Kujtohet 8-të vjetori i fillimit të fushatës së NATO- kundër Serbisë

26 mars 2007, Dojçe Vele-Populli I Kosovës dhe institucionet e saj i shprehin mirënjohje bashkësisë ndërkombtare lidhur me vendimin e përbashkët për të penguar spastrimin etnik të Kosoves nga pushteti i Sllobodan Milloshevicit



“Kemi provuar me muaj të tërë, apo me vite që të gjejmë një zgjidhje politike për këto kriza. Dhe, vetëm kur këto përpjekje kanë dështuar, sepse Milloshivici nuk e pranoi ndonjë, ne vendosëm të përdorim forcën”-kështu pat deklaruar Havier Solana, sekretari atëhershëm i Aleancës Veriatlantike, pak kohë pas fillimit të bombardimit të forcave të NATO-s mbi caqet serbe në Kosove, vendim i cili erdhi si pasojë e refuzimit të Beogradit për nënshkrimin e marrëveshjes së hartuar nga komuniteti ndërkombëtarë në Konferencën e Rambujesë. 

Me 24 mars të vitit 1999, kur Aleanca Euroatlantike filloi, forcat policore e paramilitare serbe filluan fushatën sistematike kundër popullatës civile, duke vrarë qindra njerëz e duke dëbuar mijëra të tjerë nga vatrat e veta. 

Fatmir Nimani, dëshmitar i kësaj ngjarjeje, sjell përjetimin e tij. 

“Në njëfarë mënyre e dinim se dicka do të ndodhte, ngase gezimi ish shumë I madh për të qenë realitet. Si pasojë, ata bënë masakra në popullatën shqiptare, bënë  dëbimin e saj se donin të linin etnikisht, një Kosovë etnikisht me serb. Unë, gjatë bombardimeve të NATO-s, kam qënë në Shqipëri. Okupatori serb na pat dabuar me  dhunë dhe s’kishim rrugëdalje tjetër veç me shku në Shqipëri dhe Maqedoni”. 

Atifete Papuqi, është një tjetër e përndjekur: “Ndërhyrjen e NATO-s, e kam ëerjetu si një si një shpëtim prej paramilitarëve me maska e me thika. Prisnim shpëtim prej dikujt!” 

Pas 78 ditësh bombardimesh të NATO-s me qëllim të shmangjes se katastrofës humanitare, forcat serbe nënshkruajnë kapitullimin. 

“Pikërisht me atë intervenim 78 ditësh, iu dha shancë jetes, lirise, investimit në të ardhmen për demokracinë e përgjithshme në Kosovën e re”-thotë sot, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu. 

Atëbotë, kampet e Maqedonisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi, u zbrazen përnjëherësh. Kolonat e të përndjekurve kosovare iu kthyen vatrave të rrënuara. Lufta gati 
dyvjeçare mori fund dhe në qershor të vitit 1999, Kosova vëhet nën administrimin e Kombeve të Bashkuara. 

Në Kosovë, kremtimi i këtij përvjetori vazhdoi edhe sivjet, me homazhe pranë varreve të dëshmorëve dhe me vizita pjesëtarëve të KFOR-it, dy faktorë kryesorë për fillimin dhe fundin e luftës për liri dhe demokraci në Kosovë. Përfaqësues të institutcioneve kosovare dhe të partive politike, këtë datë e quajtën si fillim të një etape të re për Kosovën. Përderisa presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, në mesazhin e tij theks të 
veçantë vë në rolin e presidentit historic, Ibrahim Rugovës dhe në vizionin e tij të qartë politik. 

“Ai kishte hetuar se çka mund të ndodh dhe çfarë planifikohej për Kosovën. Prandaj, ai donte që në Kosovë ta kishim një ndërhyrje e cila do të pengonte planet ogurzeza për zhbërjen e qënies sonë. Ata erdhën dhe janë bashkë me ne, në këto procese të mëdha të ndërtimit të Kosovës”. 

Tetë vjet pas fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet e forcave serbe në Kosovë dhe falë angazhimeve të gjithanshme të strukturave vendore e ndërkombtare, propozimi I kreynegociatorit ndërkombtar, Marti Ahtisaari, për një pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën është në duart e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.  Ndërkohë që, mbi 17 mijë trupa të udhëhequra nga NATO-ja kujdesen për sigurinë e popullit të Kosovë.

Ajetë Beqiraj,DW
(Visited 1 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *