Krimet dhe kriminelët në Rajonin e Pejës

17 mars 2006, Dojçe Vele, Këshilli i Asociacioneve të Familjeve të Personave të Zhdukur me Zyren për Persona të Zhdukur, në Prishtinë, ku ishin prezent edhe përfaqësuesit e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut si dhe perfaqesuesit e Odës së Avokatëve, morën vendimin për hartimin e kallzimeve penale për krimet e kryera ndaj popullatës civile gjatë luftës së fundit, në Kosovë. Ndërkohë, Qendra Rajonale e KLMDNj-së, në Pejë, me shënimet e grumbulluara që nga viti 1999, tashmë ka bërë hartimin e kallzimeve penale për krimet e kryera në Rajonin e Pejës dhe ia ka dërguar Gjykatës Ndërkombtare për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi. Kjo qendër u shfrytëzua si burim informacioni edhe nga Tribunali Nderkombtar I Hagës, kundër të kërkuarit për krime lufte, Nebojsha Miniç.

Keshilli per Mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive te Njeriut-Qendra Rajonale ne Peje,qe nga gjysma e dyte te vitit ’99, mori shenime per krimet e kryera ndaj popullates civile ne rajonin e Pejes, perfshire edhe komunat e Klines dhe Istogut. Ata me Tribunalin e Hages moren pjese ne ekshumimin dhe ekzaminimin e kufomave, duke bere identifikimin e tyre. Mbi bazen e ketij materjali prej 10.000 faqesh, deklarata dhe fotodokumentacion te mbledhur nga deshmitaret e gjalle dhe gjithnje ne bashkepunim me perfaqesues te Tribunalit te Hages, u hartuan kallzimet penale per te gjitha krimet e kryera ne kete rajon.

420 te dyshuar per pjesemarrje ne krime ndaj popullates civile ne Rajonin e Pejes
“Ne keto kallzime penale jane te perfshire 420 te dyshuar te cilet kane marre pjese ne keto krime. Keto kallzime penale iu kane dorezuar me nje material shume voluminoz prokurorise se qarkut ne  Peje edhe Tribunalit Nderkombtar per Krime Lufte ne Hage”-thotë Tahir Demaj, nga Qendra Rajonale  e Këshillit për Mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive te Njeriut, në Peje, e  cila u shfrytezua si burim informacioni edhe nga Tribunali Nderkombtar I Hages, per kapjen e te kerkuarit per krime lufte Nebojsha Minic, serb nga Peja I arrestuar para disa muajsh ne Argjentine.
 “Sipas disa shenimeve qe ne disponojme dhe ne baze te disa kallzimeve penale qe I kemi ushtruar pikerisht kunder ketij te dyshuari per keto krime monstruoze qe jane kryre ne rajonin e Pejes, ne kemiporezantuar edhe ato kallzime penale dhe shenime tjera te cilat ia kemi deguar zyres se kryeminsitri te Kosoves”-shton z.Demaj.
38 vjecari Nebojsha Minic – banor i Pejes I njohur me nofken “Vdekja”, u kthy nga Mali I Zi ne Peje rreth vitit 1989 bashke me babane dhe vellane e tij. Ai ishte lider local I njesise paramilitare “Tigrat e Arkanit”, grup i Zheljko Ravnatovic-Arkanit, I cili kishte lidhje te ngushta me Miloshevicin. Vrasjet filluan ne dhjetor te vitit 1998, me doktore,avokate e afariste,te cilet rrembeheshin, masakroheshin e vriteshin. Trupat e  tyre buze rrugeve kryesore ishin mesazhe nga ana e tyre.
Mllefi i forcave serbe ndaj bombardimeve te NATO-s u zbraz ne popullaten civile

Me fillimin e bombardimeve te NATO-s, me 24 mars, vrasjet u rriten ne shkalle te larte. U kryen masakra ne familje e lagje te tera.Isa Balajt, banor autokton i Pejes dy dite para nderhyrjes se forcave te KFOR-it iu pushkatuan shtate anetar te familjes, nder t edhe pese femije. Per kete ai akuzon Nebojsha Miniçin!

“Me 12 qershor, diku kah ora nente ne mbremje na kane ardhe ne shpi-rrëfen Isa Balaj Na kane marre arin e grave e paret. Na kane qu te  qeky komandant. Vellane ma ndalen e mu me kthyen te shpia. Aty na pushkatuan te gjitheve. Une me nje djale te vogel kercyem prej dritares prej te dytit kat”.
Masakra cnjerezore ne sy te familjareve 

Nder shtate anetaret e pushkatuar te familjes Balaj ishin pese femije, prej moshes 12 deri ne kater vjec.
“…Nana o kane e paralizueme. Nje djale I vellaut ka qene te komt e nanes I mbuluar me batanije. U gezova shume, bile tashe le te met dikush. Vellain e kane masakrue. Cka me pa krejt copa copa. Krejt ia kishin heke kocken e ia kishin lane krejt tulin e kames,hunden keput,therr me thika ne shpine,cka s’kishin ba. Masaker! S’kisha shka me bo. Prape masi me pshtun qata dy femije, nje I vellait, 4 vjet -ma I vogli, a ky I jemi 8 vjet”-thotë Isa balaj, kryefamiljar I cili mbijetoi tragjedinë

Isa Balaj i di emrat e vrasesve te familjes se vet
Isa Balaj serish u kerkua te pushkatohej nga forcat paramlitare, per te humbur cdo gjurme krimi. Por, ai sot eshte gjalle dhe deshmon per vrases te tjere:
“Nuk asht nja por jan shtate a tete-thotë I mbijetuari Balaj. Une ua di emrat tonve,po me ua tregue emrat,mos po del e munden me ik,a mu fsheh.  s’po kam qejf me u tregue se I ka marre ai prokurori I Beogradit”, thote z.Balaj…
Tahir Demaj, kryetar i Keshillit per Mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive te Njeriut deshmon edhe per rastin me lart:

“Ky me banden e vet ka marre pjese ne shume vrasje ne komunen e Pejes. Nder ta jane edhe familja Bala, ne prag te hyrjes se forcabve te KFOR-it, me 12 ëershor te vitit 1999,nder ata shtate anetare te famijes jane edhe pese femije. Keta I vrasin dhe I masakrojne. Kjo bande ka qene ne udheheqjen e Nebojsha Miniçit”.

Keshilli per Mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive te Njeriut sqaron se Nebojsha Minici ishte I involvuar edhe ne shume vrasje te tjera ne Peje dhe ne rajon te Dukagjinit dhe se per kete kane shume deshmi. 

Leave A Comment

Your email address will not be published.