Peja në krye të kronikës së zezë

Pejë-Qendra e qytetit
27 shkurt 2006, Dojçe Vele, Në Kosovë vepron policia ndërkombtare dhe ajo vendore. Mirëpo, qyteti I Pejës, qëndron në krye të kronikës së zezë. Atje ndodhin vrasje serike: politike, ekonomike, raste gjakmarrjeje… Vrasjet nga struktura të organizuara kriminale në prag të zgjidhjes së statusit përfundimtar të Kosovës, shqetësojnë qytetarët dhe po vështirësojnë përmbushjen e këtij standardi të domosdoshëm të lëvizjes së lirë dhe krijimin e institucioneve të pavarura.

“Kjo është shkelje e rëndë e të të drejtave të njeriut. Duhet të ndriçohen krimet, të zbulohen kriminelët e të realizohet e drejta për dënimin e krimit. Ky do të ishte edhe akti më efektiv edhe për parandalimin e tij. Sepse janë vrarë e po njerëzit, ndërsa vrasësit as që kanë arsye të frigohen se mund të zihen dhe të nxirren para organeve të drejtësisë”, keshtu thuhet në një deklaratë të Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të të Drejtave të Njeriut, pas një vrasjeje të kryer në Rafshin e Dukagjinit.

Tahir Demaj-Kryetar i Këshillit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut,Q.R. Pejë
Tahir Demaj, kryetar I Këshillit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut – Qendra Rajonale në Pejë, thote se: “Në përiudhën e pas luftës, që nga viti 1999, në Rafshin e Dukagjinit, kryesisht në rajonin e Pejës janë bërë  vrasje  enigmatike, si luftarë të ushtrisë Clirimtare të Kosovës, anëtar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, deputet të parlamentit të Kosoves, gazetar, policë të Shërbimit Policor të Kosovës-të njësitit të hetuesisë, pastaj afaristë dhe shumë qytetarë të tjerë. Ne si KLMDNJ kemi apeluar dhe apelojmë te organet e drejtësisë në vecanti te policia si hallkëe parë, pastaj prokuroria dhe gjykata që të merrren më seriozisht lidhur me këto vrasje që s’kanë të ndalur në komunën e Pejës. Të zbulohen aktorët e këtyre krimeve dhe këta njerëz të vinë para organeve të drejtësisë”.“Lulja e Dukagjinit” eshte shnderruar ne qerdhe krimi

Qyteti I Pejës, dikur Lulja e Dukagjinit, sot për shumekënd,nje qerdhe krimi. Sipas kryetarit të komunes se Pejës Ali Lajcit, pasiguria në këtë rajon dhe vënja e qytetit të Pejës në krye të listës së zezë ndodh nga mungesa operative e gjykatave, e policisë dhe e vijave të tjera të sigurisë.

” Edhe mund të thuhet se është në krye të listës së zezë, sepse kanë ndodh  vrasje të natyrave të ndryshme, të biznesit, të grupeve të interesave e të tjera. Është shumë me rëndësi qështja e sigurisë për qytetarët. Është dora e parë që do duhej të ishte”, thote kryetari Berisha.

Sipas raporteve të mediave, që nga përfundimi I luftës në Kosove, me 1999, në rrethana të ndryshme janë vrarë rreth 145 njerëz, pa përjashtuar gra shtatzëna dhe fëmijë. Mirëpo, duke marrë parasysh se njësiti I hetimeve I Policisë Rajonale   të Pejës ka marrë pjesë    edhe në zbardhjen e rasteve të luftës, sipas komandant Shaban Shalës, këto shifra janë të fryra dhe nuk janë reale.

Rastet e vrasjeve nuk mbesin vetem ne sirtare
Sipas tij, në vitet 2004 dhe 2005 falë efikasitetit dhe punës së palodhshme të  Shërbimit Policor të Kosovës,  ka rënje të vrasjeve si dhe zbardhje të rasteve deri në 70 per cind.
ALi Berisha-Kryetar i komunes se Pejes

“Unë jam I vetdishëm për vrasjet që janë bërë. Mirëpo, përkrah shifrës së madhe të vrasjeve, rastet nuk mbesin në sirtare. Ato janë në tavolina dhe punohet intenzivisht në zbardhjen e tyre. Mirëpo rastet që nuk janë zbardhur nuk don të thotë se janë në sirtare. Ato janë në tavolinë të punës dhe Shërbimi Policor I Kosovës shumë shpejt do të dalë me rezultate të tjera. Sepse, qëllimi ynë është që keqbërësit t’i nxjerrim para drejtësisë dhe ShPK-ja po punon pa orar, me qëllim të zbardhjes së këtyre rasteve.”-thotw komandanti Shaban Shala, komandant për Njësitin Rajonal të Rrafshit të Dukagjinit.

Mirëpo, cfarë me parandalimin e këtyre vrasjeve?


“Unë e cilësoj si kyce. Mirëpo si fazë e parë parandaluese është prezenca e policisë nëpër të gjitha rrugët. Unë përsonalisht  i kam dhënë prioritet në të gjithë rajonin e Dukagjinit që të jetë prezencë më madhe e policëve në autopatrolla, policia e komuniteti e cila vazhdimisht I viziton pothuajse të gjitha fshatrat me qëllim të ndihmës së qytetarëve”-thotë komandant Shala.

Bashkepunimi i qytetareve ndihmon ndricimin e rasteve

Ngurimi I qytetarëve të raportojë për krimet si dhe vështirësia e komunikimit ka qënë një barrierë tjetër. Sipas komandant Shalës, bashkëpunimi me dëshmitarët ka filluar vetëm në dy vjetët e fundit dhe SHPK-ja gjithnjë e më tepër po merr formën e një force mbrojtëse popullore dhe po krijon besueshmëri te popullata. Si arsye të ngurimit dhe të bashkëpunimit të dëshmitarëve, komandant Shala I sheh këto:
“Po në fillim ndoshta nuk ka qënë një besim I mirëfilltë. Mirëpo, tani është një ombrellë e strukturimit të SHPK-së ku për mos rezultate ne marrim edhe masa adekuate ndaj pjesëtarëve të SHPK-së. Unë e di gjatë punës së përditshme që qytetarët nuk hezitojnë të raportojnë informacione të tilla ku me siguri parandalohet kryerja e një vepre penale. Unë shpresoj që jemi në rruge të mirë në këtë drejtim të prandalimit dhe shresoj se do të kem sukses”.

Deri tash vonë, qëndronte arsyetimi se në zbardhjen e rasteve SHPK-ja nuk ka kompetenca sa duhet. Mirëpo, komandant Shala mendon ndryshe:
“Kjo nuk qëndron dhe unë në asnjë mënyrë nuk do ta anashkalojë faktorin ndërkombtar, sidomos në profesionalizimin e kuadrove e në metodën e punës. Ne kemi autorizime dhe ne do të dëshmojmë para opinionit se me të vertet I kemi duart e lira”.
Vrasje e policeve dhe deshmitareve qe bashkepunojne
Mirëpo, hetimi I këtyre rasteve shpalosi një veçori tjetër të dhunës në Kosovë: vrasjen e pjesëtarëve të Shërbimit Policor të Kosovës dhe të dëshmitarëve që bashkepunuan: “Ju e dini se kemi se diku tetë policë të vrarë në kryerje te detyrës, cka nënkupton se në pjesëtarët e SHPK-së ekziston një perkushtim i madh dhe një qasje shumë serioze në këtë shërbim, me qëllim që të krijohet një jetë më e lirë dhe më e sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës e në vecanti për rajonin e Pejës”-thotë, komandant Shala.

 Kryetari I komunes së Pejës Ali Lajci, është optimist për të ardhmen e situatës së sigurisë në Rrafshin e Dukagjinit, sipas te cilit: “Tash ka një vetdijësim gjithnjë e më të madh. Por ende ka nevojë për reforma ligjore. Besoj se do të jetë në përmirësim e sipër dhe besoj se tashti statusi do të jap shansë lidhur me rregullimin e gjëndjes, në ristrukturim dhe plotësime juridike”.

Ndriqimi i rasteve prioritet

Për komandant Shalen, mbrojtja e qytetarit dhe ndricimi I rasteve të pazbuluara do të jetë prioritet për vitin 2006.
Shaban Shala, komandant i Policisë Rajonale, në Pejw
“Duhet ta kemi të qartë se për një muaj, për dy nuk bëhen mrekullira. Por, jemi në rrugë të mire dhe besoj se në këtë vit prioritet do të jetë zbardhja e këtyre vrasjeve. Unë kam një besim të plotë në pjesëtarët e SHPK-së, të cilet me përkushtim dhe me devotshmëri po I kryejnë detyrat e tyre”-thotë komandanti I Sherbimit Policor të Kosovës për rajon të Dukagjinit, z. Shaban Shala.                                                                                                           Megjithatë, tik-taku i bombës vazhdon, sepse mbrëmë një sulm tjetër tronditi banorët e Rajonit të Pejës. Sipas zëdhënësit të Komandës Rajonale të SHPK-së në Pejë, Avni Morina, mbrëmë rreth orës 19-të, persona të panjohur shtinë me rafale automatiku drejt një lokali, në Deçan. Nga burime të tjera, kuptojmë se me këtë rast mbeti i vdekur Afrim Osaj nga Deçani, 40 vjeç. Plagë të rënda mori pronari i lokalit, Zekë Osaj, përderisa të plagosur lehtë janë dy djemtë e tij si dhe dy të afërm të tjerë, ndërkohë qw nuk dihen dorasit e as motivet.
Ajete Beqiraj, Dojce Vele

Leave A Comment

Your email address will not be published.