Festa e Shtrigës së Mirë sjell gëzim te fëmijët e Deçanit

6 janar 2006, Radio Kosova. Me rastin e festes se Shtriges se Mire, e cila per te krishteret katolike paraqet diten e pagezimit te Jezu Krishtit, regjimenti I pare I armates italiane “Granatieret e Sardenjes”, me baze ne Decan, shprendane mjete shkollore dhe veshje dimerore per 60 femije bonjake te komunes se Decanit. 

Legjenda thote se “nje dite tre mbreter u nisen te ngarkuar me dhurata per Femijen Jezu. Nje plake e cila desh t’iu bashkangjitej dhe ne castin e fundit ndryshoi mendje, e penduar pas kesaj provoi t’i arriste mbreterit qe u larguan. Por, ajo Femijen Jezu nuk e pa dot kurre… Prandaj, besohet se ne mes te nates se 5 dhe 6 janarit, plaka shpirtmire fluturon mbi nje fshese me nje thes perplot dhurata dhe ato qe s’arriti t’ia fal Jezuit t’ua fal femijeve te tjere,.

“Granatieret e Sardenjes”sollen dhurata per femijet nga Italia

Diten e Shtriges se Mire apo te “Befanes”, sic njihet ne Itali, ushtaret e regjimentit te pare Granatieret e Sardenjes, e festuan duke shprendare dhurata per femijet bonjake te komunes se Decanit.

“Jemi mbledhur ketu per te shpendare pak gezim per femijet e ketij rajoni, me dhuratat qe kemi sjellur nga Italia. Sigurisht, gezimi ne fytyrat e tyre e sidomos pritja e tyre me duartrokitje ishin caste mbreselenese!”-thote toger Vincenco Dagostaro, nga ky regjiment.

Ushtaret e Regjimentit te Pare, “Granateiret e Sardenjes”, edhe festat e tjera te fundvitit I kaluan duke shperndare dhurata per femijet e ketij rajoni. Ndersa nga dhuaratat e kesaj feste, perfituan 60 femije bonjake.