Date Archives December 2005

Lëshohet urdhërarresti për 22 bashkëpunëtorë të CIA-s

27 dhjetor 2005, Dojçe Vele, Prokuroria milaneze lëshoi të premten urdhërarrestin kundër 22 agjentëve të CIA-s, të dyshuar për pjesëmarrje në rrëmbimin në shkurt të vitit 200ë të imamit egjiptian, Abu Omar. Rrëmbimi i udhëheqësit shpirtëror Osama Mustafa Hassan alias Abu Omar, prej Milanos në Egjipt ka qenë një kohë të gjatë temë kryesore në Itali dhe ka rënduar raportet e saj me SHBA-në. Burime jozyrtare në SHBA thonë se shërbimi sekret italian ka qenë i njoftuar para rrëmbimit. Abu Omar u arrestua si i dyshuar për terrorizëm dhe u mbajt nën… Read More

Duhen garanci për rikthimin e Millosheviqit në Hagë

23 dhjetor 2005, Dojçe Vele, Nuk ka asnjë garanci për atë, se Millosheviçi pas një trajtimi mjekësor jashtë shtetit do të vazhdonte sërish procesin-tha prokurori Geoffrey Nice, të ejten ku përmes një komunikate hodhi poshtë kërkesën e ish-presidentit të Jugosllavise Sllobodan Millosheviç, për një lirim të përkohshëm për trajtim mjeksor në klinikën e Moskës. Prokuroria argumentoi, se përderisa nuk ofrohet një garanci e tillë, atëherë as nuk mund të merret ndonjë vendim lidhur me këtë. Gjithsesi ekziston frika se nëse Millosheviçi gjendet një herë në liri, do t’i ikën vazhdimit… Read More

“Rrugëtimi i gjatë për paqe”

Fatos Lajci, regjisor dhe ambientalist 9 dhjetor 2005, Dojçe Vele, Këtë javë në kinemanë ABC në Prishtinë u shfaq premiera e filmit dokumentar “Rrugëtimi i gjatë për paqe” në regji të Fatos Lajçit. Dokumentari i mbështetur nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe Zyra e Vullnetarëve të Kombeve të Bashkuara, në Prishtinë, është promovues i idesë së krijimit të Parkut ndërkufitar të Paqes në Ballkan, mes vendeve fqinje, Kosovës, Malit të Zi e Shqipërisë. Projekti ballkanik për “Parkun e Paqes” ka për qëllim mbrojtjen e mjedisit, stimulimin e punësimit… Read More

Bonn: Politika duhet t’i hapë rrugën energjisë së rigjenerueshme

2 dhjetor 2005, Dojçe Vele, Në Bonn përfundoi punimet treditore Asambleja Botërore për Energjinë e Rigjenerueshme. Aty doli në pah rëndësia e veçantë e kësaj energjie për mposhtjen e varfërisë dhe rritjen e zhvillimit ekonomik. “Ka shumë çështje për t’u diskutuar. Për të vepruar ka edhe më shumë. Botës i duhet një energji e re – energjia e rigjenerueshme!” Kështu e nisi fjalën e tij përshëndëtese kryetari i bashkisë së Bonnit, Peter Finger në pritjen e delegatëve të Asamblesë Botërore për Energjinë e rigjenerueshme. Me rastin e kësaj konference, rreth… Read More