PANO Taçi: “Poeti lind dhe gdhendet, sigurisht”

Pano Taçi

22 maj 2004, Pavarësia,  Per poetin Pano Taçi, ky lumë i madh botimesh, ky det i trazuar ku ka pak pika ujë që mund të pihen ka nevojë për kritikë që t’i ndihmojë gjithë kesaj morie të dijë se ku është? Këtu ka dy gjëra: je poet-s’je poet. Poeti lind, ai nuk formohet.Poeti gdhendet, sigurisht!

Ajetë Beqiraj: Perse emri juaj ka arritur te degjohet ne Kosove tek pas viteve 90-të? Mos nuk jemi te informuar sa duhet?
Pano Taci: Eshte e vertet se emri im ne Kosove eshte degjuar shume vone. Ndersa, une botimin tim te pare e kam ne vitin 1941-42. Por, pikerisht ne ate vit u burgosa. Ma botoi Lasgush Pogradeci,per te cilin thuhet se u be tutor ne krijimtarine time. Ai ne varferine e tij te skajshme me sillte edhe ushqime ne burg. Ne vitin 1946 kam qene edhe anetar i Lidhjes se Shkrimtareve.
Poezinë e parë ma botoi Lasgushi
Ajetë Beqiraj: Cka kujtoni nga takimi i pare me Lasgushin?
Pano Taci: Kur me 1942, me dajon tim e pashe per here te pare, e preka me dore. “Perse me prek?”-me pyeti Lasgushi. “Po,ia se une poetet i di hyjnor. Ti qenke njeri!”-ia ktheva. “Edhe ky shkarravit.I ben ca vargje!-i tha dajua. “Pa me bej nje varg?”-me tha Lasgushi. Une i thashe nje poezi “Gjeegjeze”. Me tha t’ia shkruaja. E mori dhe ma kish botuar ne gazeten “Bleta”, qe ishte atehere. Kur e pashe thirra: “Uh, qenkam edhe une poet!”.
Ajetë Beqiraj: Po ju, si mik i Lasgushit, ku keni gjetur frymezimet?
Pano Taci: C’eshte e verteta une jam ushqyer me poezine e Fan Nolit. Para tij jam ushqyer me poezine e Poetit te Detit-Cajupit, te Naimit, te de Rades, me vone jam ushqyer edhe me poezine e Fishtes, te Ndre Mjedes e te Migjenit. Jam ushqyer me poezi klasike,te mirefillta qe kur ta lexosh ta asimilon shpirtin. Une jam per poezine me kembe ne toke dhe jo per ate poezine ekstravagante qe shkruhen dhe tash: “Gjeje c’dua te them une!”
Unë e dua poezinë e Kosovës-Për mua është Azem Shkreli
Ajetë Beqiraj: Po per poezine e sotme cili eshte mendimi juaj?
Pano Taci: C’eshe e verteta, ky lume i madh botimesh, ky det i trazuar ka pak pika uje qe mund te pihen. Mire bejne qe shkruajne! Por, ketu mungon kritika ose studimi kritik, qe t’i ndihmojne gjithe kesaj morie te dine se ku jane. Bejne promovime librash dhe dalin me fjalet me te mira, pa i bere asnje lloj studimi asaj vepre. C’eshte kjo, c’thurje ka, c’te re ka, ku eshte e bukura? Lasgushi thoshte: “Kur te vendos nje shkemb te madh dhe ai s’me rri dot,marr nje guralec dhe e ve qe te mos shembet!” Poezia le te rri nje muaj, dy muaj, dy vjet, deri atehere kur s’kam c’te them me. Kur te t’vie frymezimi, ta marresh, ta zgjedhesh Poezia duhet te dal nga shpirti, pastaj shkon ne avujt e kokes. Po s’qe e tille eshte e thate, cerebrale. Une jam per poezine e shpirtit! Mua me pelqen poezia e Kosoves. Ali Podrimja eshte poet i mire. Per mua eshte Azem Shkreli. Edhe Xaje Nura eshte poet. Ketu ka dy gjera: je poet-s’je poet. Kur thua me te drejt se je poet, ke thene gjene me te madhe. Poeti lind,ai nuk formohet. Poeti sigurisht gdhendet!
Bugosja nga regjimi ia gofiti fatin e jetes…
Ajetë Beqiraj: Jeni denuar tri here, nje here per poezi direkt kunder Enver Hoxhes. Dic me shume lidhur me kete…
Pano Taci: Kur kreva burgun e pare per tentim arratisje, pas ikjes sime per ne Amerike u denova per thyes kufiri. Pas kesaj u lirova,por nuk me pranuan ne Tirane,sepse “kisha nje emer te keq”. Atehere firmosa internimin ne rrethin e Lushnjes, ku qendrova gjashte vjet me te persekutuarit. Pasi u be nje amnesti, u lirova dhe erdha ne Tirane. Ketu u njoha me Jorgo Bllacin, nje poet shume interesant. Ishte nga krahina ime. Fillova te botoja me pseudonime, me “PT” ose “TP”. Sepse, ne cdo redaksi kisha emrin, qe duhej te mos me botonin. Ne kete kohe une i shkrova poezite e mia direkt kunder Enverit “Shokut Zot” per te cilat edhe u denova. Poezine “Gjoni-Kembanari” ma botoi Kadareja. Per kete pati edhe probleme. Ai kish thene se i ka pelqyer poezia dhe nuk e ka ditur kush ishte ai. E ne fakt, me ka dashur, me ka respektuar dhe sigurisht edhe i dhimbsesha…Bera kete burg te dyte ne Spaq. Atje u mesova te jem nje montator i mire, nga halli, sigurisht!
Ajetë Beqiraj: Kur keni filluar jetën e vërtet?
Pano Taçi: Këtë u perpoqa ta bëj pas internimit, sigurisht. Babai me thoshte te martohesha. Ishte nje vajze  e partizaneve gege, ne gjimnaz te Lushnjes. Babai punonte marangoz. Shkova e i propozova vajzes. U druajt. I shkova ne shtepi. Pranoi familja dhe u fejuam. Kjo ndodhi ne vitin ’61. Mirepo, mbetem bashke vetem dy vjet sepse me ’63 u arrestova. Kur erdha ne Tirane me moren ne Uzinen e Traktorit. Erdha me qellim te rregulloj biografine ne Metalurgjik. Por, ketu me dhane nje pesembedhjete vjetëshe”si njeri i cili fut ne klasen punetore mendime dekadente perendimore”. Dhe,e regullova mire! E lashe gruan me nje djale te vogel. Nga burgosja ime e gjate dhe presioni i rrethanave, u nda. Me vone e mori djalin dhe shkoi ne Greqi. Djali u rrit atje dhe pas njezet vjetesh me vjen ajo foshnje qe e kisha lene gjashte muajsh. Ishte martuar me nje vajze nga keto Top’t e Tiranes dhe kishte dy vajza, njera prej te cilave me shume eshte rritur te une.
Viktima të diktaturës, njerëzit e ndërgjegjes
Ajetë Beqiraj: Nen diktaturen komuniste burgoseshin personalitete te larta dhe njerez te ndergjegjes.A mund te kujtoni ndonje prej ketyre figurave?
Pano Taçi: Kam njohur njerez te medhenj e kolege artiste,prej te cileve kam marre kulture. Jam njohur edhe me Ali Asllanin,se Lasgushi e kishte mik Aliun. Kam njohur Martin Camajn, kur ka qene denuar ne gjyqin e Postripes. Por, ai e mori motren dhe ia mbathi per t’u bere sot njeri i shquar dhe poet me vlera. Mirepo, me ka bere pershtypje sidomos takimi me Marash Ivanajin-njeri nder personalitetet e arsimit shqiptar. Marashi ka qene edhe poet dhe mua me deshi meqe isha i ri dhe merresha me letersi. Ishte i vetmi njeri qe erdhi nga emigracioni. Kur e pyeten se ku shkonte, ua ktheu: “Ne Shqiperi!” “A e di kush ka fituar ne Shqiperi?Komunistet!”, i thanë. “Jane shqiptar. S’jane komuniste!”-tha dhe u kthy i shkreti ne Shqiperi per t’u denuar shtate vjet si agjent. Gjashte vjet e gjysme beri burg dhe vdic ne burg. Njeri fisnik!
Unë botova poezinë e parë për Kosovën
Ajetë Beqiraj: E dime se poezite e para per Kosoven jane shkruar nga ju dhe Fatos Arapi.Cili ishit i pari?
Pano Taçi: Me date,jam une para. Kete e di edhe Fatosi. Mua me dhimbsesh Kosova! Une kam qene ne Peje dhe ishte nje fitore e madhe kur u lejua gjuha shqipe, sepse serbi nuk iu linte te mesonit shqip. Ernest Koliqit eshte per ti ngrite monument. Me kujtohet se kur ra Italia dhe ne Shqiperi ishte krize, erdhen karvanet kosovare dhe na sollen ushqim dhe iu shperndane fukarenjve. Ajo Kosove,ata kosovare! Prandaj, nga dashuria e Kosoves,duke pare ata njerez fisnik, te dashur, shikoja ate varrin e Shote Galices dhe kjo ka ndodhe ne vitin 1955. Kur erdha ne Prishtine,pas luftes,c’eshte e verteta tere naten brodha lagjeve. U mbusha Kosove,u mbusha dashuri!
Ajetë Beqiraj: Kur keni qene per here te pare ne Kosove?
Pan Taçi: Une isha ne Kosove me ’44-5, kur nga Tropoja Brigada jone shkoi ne Gjakove. C’eshte e verteta me pelqen Gjakova sepse eshte shume patriotike, shume shqiptare. Ndersa,ne “Festivalin e Poezise”, shkuam me Xhevahirin dhe mora nje cmim. “Per here te pare ne Kosove?”-me thane.”Jo,per here te dyte ne Kosove!Per here te pare isha ne vitin ’44 me brigaden ’43 dhe iu cliruam nga gjermanet!”-iu thashe. “A na cliruat vertet dhe s’late asnje gjarman ketu brenda?”-me pyeten. “Jo!”-iu thashe. “Por, ketu ka serish!”-me thane. Dhe, qeshem bashke.
“Poezi “klandestine” që Shqipëria të mos firoset”
 
Ajetë Beqiraj: Sa jam e informuar, ju keni botuar edhe poezi si te them, klandestine…
Pano Taçi: Eshte e vertet. Kam botuar dy libra qe jane shitur shume. Kam nje te trete,ne te cilin i kendoj ‘vendlindjes’. Te kujtoj nja dy vargje me kete rast: “Perse te kemi turp te themi me goje/ate qe s’pati turp perendia te krijoje?!” Edhe une them: „Perse duhet te turperohem kur ajo dihet? Nuk ka pse te kete dro njeriu te thote kete. Poezia ka edhe ate humorin brenda dhe ngacmimin. Pastaj Shqipërise i leverdis, sepse po firosemi. Ky lloj poezie na ben te shtohemi! Une jam per Shqiperine!Dhe me behet qejfi pse Kosova do behet para Shqiperise.Ne do te vime te punojme ne Kosove jo ne Greqi,sepse ketu s’po e bejne Shqiperine.Nuk duan ta bejne,keta hajna!Keta nuk jane as komuniste.Keta jane hajdute.Te ne morali ishte gjithcka.Tash ai le gruan dhe femijet dhe merr nje vajze te re,nje bukuroshe dhe kalon kohen.Grinden,shahen me fjale.Kjo nuk ndodh ne kosove. Kosova ka kulture evropiane.Ne jemi te ndrydhur shume!Edhe shqiptaret e Maqedonise jane me fanatik. Prandaj une e kam bindjen se Kosova do behet dhe do behet shpejt.
Të fala Kosovës dhe një tufë lule te varri I Azem Shkrelit
Ajetë Beqiraj: Mesazhi juaj per fund?
Pano Taçi: Une do porosisja ata burra te Kosoves,qe t’e shkojne te varri i Azem Shkrelit dhe t’i vene nje tufe me lule per mua. T’mi besh te fala Ali Podrimjes. E dua! Eshte pedagogu i madh Ramiz Kelmendi, dhe shume te tjereve te cilet i dua dhe me siguri se edhe ata me duan, sepse kaq i keq nuk jam!
T’mi besh te fala asaj Kosoves tende…Asaj Kosove te mrekullueshme!
Publikuar në gazetën “Pavarësia”
Foto: Qerim Vrioni

Leave A Comment

Your email address will not be published.