Bjornsson: Kosova të reagojë në zgjidhjen e problemeve pa vonesë

8 shkurt 2011, Dojce Vele, Në kuadër të programit të Instrumentit të Ndihmës për Para-anëtarësim, Komisioni Evropian dhe qeveria në largim e Kosovës tashmë kanë nënshkruar marrëveshjen e programit të asistencës në vlerë prej 63.9 milionë eurosh. Për përiudhën 2007-2012, Bashkimi Evropian ka ndarë për Kosovën 561.1 milione euro.

Ajetë Beqiraj: Z. Bjornson, Komisioni Evropian dhe qeveria e Kosovës kanë nënshkruar marrëveshjen e programit të asistencës prej 63.9 milionë eurosh. Dic më shumë lidhur me këtë?
 
Kjartan Bjornsson: Programi i Instrumentit të Ndihmës për Paraanëtarësim 2010(Instrument for Pre-Accession Assistance), mbulon një sërë prioritetesh, sic është forcimi I sundimit të ligjit, projekte të zhvillimit ekonomik, mbështetje të Kuvendit të Kosoves, vazhdimi I reformave në administratën publike sic ështe shkollimi I të rinjve kosovarë në shtetet e BE-së dhe rikthimi I tyre në administratë e poashtu, ka disa projekte teknike të lidhura me agrokulturë, veterinari dhe mbrojtje të mjedisit. Këto janë disa nga projektet e programit i cili vërtet mbulon një game të gjërë prioritetesh.
 
Ajetë Beqiraj: Në c´formë bëhet përzgjedhja e pojekteve që do të financohen?
 
Kjartan Bjornsson: Cdo vit, me administratën dhe vecanërisht me Ministrinë për Integrime Evropiane në diskutojmë për prioritetet. Ndërkohë po diskutojmë prioritetet e IPA-s 2011, me c´rast ne ftojmë administraten të shohë në Raportin e Progresit(në këtë rast në raportin e vitit 2010), se cfarë janë prioritetet e identifikuara në sektorë specifike dhe si do mund të shfrytëzonim paratë e IPA-s për tejkalimin e disa problemeve të identifikuara. Për në është shumë e rëndësishme që programi i IPA-s tía adresojë BE-së prioritetet më të rëndësishme politike, te cilat kane te bejne me Kosoven. Pra, ne nuk dëshirojmë të shohim se programi i IPA-s po adreson qështje “Ad Hoc” ose qështje të cilat nuk kanë një pikëpamje të qartë karrshi BE-së. Është e rëndësishme poashtu që të shqyrtojmë nëse gjërat janë të realizueshme, se është e mundur që kohe pas kohe të gjendemi në situata me prioritete më të rendesishme politike, por për të mbështetur atë prioritet s´të duhen paratë por të duhet dicka tjetër. Kështu që ne shikojmë priorietet politike dhe pastaj shohim sa janë të realizueshme. Në thelb, ky është nje dialog i vazhdueshëm në mes të Komisionit Evropian dhe të ministrive përkatëse të udhëhequra nga Ministria për Integrime Evropiane, që merr rreth 12 muaj për të kompletuar programin.
 
Ajetë Beqiraj: Kosova është në formim të qeverisë së re. A do të shtyjë kjo fillimin e implementimit të projekteve? 
 
Kjartan Bjornsson: Sipas këndveshtrimit tim, programi IPA-s 2010 nuk do të ndikohet nga formimi i qeverisë, në kuptimin që ne tash do të bëjmë tenderimet. Oferta bëhet nga ne, me c´rast duhet lansuar procedura të ndryshme prokurimi të cilat do të marrin disa muaj para se të fillohet implementimi. Pra, edhe një vonesë shtesë, para se këto fonde të futen në punë dhe qytetarët të mund të shohin rezultatet. 
 
Ajetë Beqiraj: A jeni të kënaqur me qasjen e institucioneve të Kosovës sa ju përket mjeteve të ndara nga KE për Kosovën? 
 
Kjartan Bjornsson: Kemi parë progres, gjithnjë e më shumë pwrgjegjwsi nga qeveria dhe kemi parë përmiresime poashtu, në kuptimin e dhënies së prioriteteve strategjike. Por, ende ka hapësirë për përmirësim. Përshtypja ime është se ne edhe më tej kemi shembuj të shumtë ku projektet e disa ministrive apo departamenteve janë të vecuara, individuale dhe ne sigurohemi që koncepte të tilla të mos futen në programin tonë. Poashtu, ne edhe më tej kemi situata të shumta ku qeveria nuk reflekton me kujdes në prioritetet kyqe por nxjerr përpara projekte më pak të dobishme.
 
Ajetë Beqiraj: Këto para vinë në kuadër të Instrumentit të Ndihmës për Paraanëtarësim të KE-së. A ështe Kosova në rrugën e duhur drejt Bashkimit Evropian? 
 
Kjartan Bjornsson: Rruga për në Evropë është e gjatë dhe është vështirë të thuhet nëse Kosova është në rrugën e drejtë. Une personalisht mendoj se, progresi do mund të ishte më i shpejt dhe mendoj se janë humbur disa raste ku e ndjej se aty do mund të ishim më të fokusuar dhe sikur qeveria të ishte më e dedikuar në në një numër qështjesh ne do mund të kishim një progres më të shpejt. Nga ana tjetër, duhet pranuar se ky është një proces që kërkon kohë për t´u mësuar me mekanizmin të cilin e kemi përpara. Por, do të dëshiroja që Kosovën ta shohë më të fokusuar në Dialogun e Stabilizim Asociimit se pas reformave që kemi bërë, ky dialog është shumë i fokusuar në aksionet konkrete dhe mendoj se është pak zhgënjyese të shohësh se jo gjithnjë qeveria apo administrata po reagojnë shpejt për t´i adresuar ato konkluzione duke e lënë kështu kohën të ikën. Dhe unë mendoj, nëse do të kesh një progres më të shpejt në integrimin në BE, duhet te fillosh nga ato konkluzione dhe t´i adresosh ato pa vonesë. 
Ajetë Beqiraj
Intervistuar për Dojçe Vele, shkurt 2011
(Visited 2 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *