Ajete Shaban Beqiraj-Krijimtari

Ylli i Fatit i pushonte nė dorė | Sytė e Fatit tė Mirė | Zemra e di | Tretur nė natė | Autorja

Zemra e di


Pėr ty vashė shqiptare qė vellon ta njollosėn...
Pėr Ty dhe baballarėt, qė tradhtia I coi nė zemėrplasje e lotėt e bijave ua lėkundėn edhe eshtrat ndėr varre!

 Fjala e redaktorit:

Kuptime shenjtėruese e hyjnizuese pėr tri besnikėri apo tri dashuri I gjejmė pikėrisht nė vėllimin me poezi me titull "Zemra e di" tė poeteshės sė re(nė moshė) por jo edhe nė pjekuri tė krijimeve, tė z.Ajete Beqirajt. Nė kėtė mare sacrum(det tė shenjtė) tė kėsaj poetesheje bėhen tė pavdekshme deri nė hyjnizim dashuria nė kuptimin e thellė tė njė ėndrre tė pastėrt si burimi malit, pėr njė djalosh, mė pastaj ajo e vendlindjes, sepse autoren si duket valėt e jetės e hedhin edhe nėpėr botė, e nė kėtė edhe njė dashuri skofiare atėrore, qė zgjohet vetėm nga njė zemėr e pastėr, qė di, qė ndjen dhe qė tkurret pėr t'et.

Kur Zemra e Di, edhe metafora e saj e di se ka pėr detyrė tė qėmtojė varg tė ri, tė lirė, tė figurshėm dhe tė prirur nga butėsia njėrėzore. E shtyė nga forca e brendshme pėr tė thėnė atė qė di zemra, autorja Ajete Beqiraj ka hapur njė prolog dhe brenda njė universi poetik ka futur gjithė ėndėrrimet e saja pėr tė thėnė gjėra tė pathėna apo motivet jetėsore pėr t'I shprehur nė njė mėnyrė tjetėr, vazhdimisht dhe nė njė rrjedhė tė pasosur pėr t'I shkrirė nė kredon krijuese. Qė nga hapja e gjer nė mbyllje tė librit sikur ndodh njė tėrmet shkundullues nė shpirtin e saj, sepse ajo brėnda ėshtė vetėvetja e autores, ku shpreh individualitetin njerėzor e qytetar nė trajtėn e vet, qė deri nė kėtė process e con gjėndja e trazuar shpirtrore.

Kujtimet e pėrfytyrimet e saj lidhur me vende, situata e njerėz tė dashur, marrin njė trajtė tė gjallė dhe u blatohen kėtyre ndjenjave nė mėnyrė origjinale, me njė zė tė vetin e tingėllimė tė pėrpiktė, mė pėrjetim personal po edhe universal.

Meritė e A-Jetės ėshtė se ajo di tė mbrujė poezinė apo ėndrrėn e vet me jetėn e psikologjinė nė kohė dhe nė hapėsirė tė caktuar. Te kjo vėrtetėsi e con frymėzimi, lėnda shpirtėrore e cila pa u thėnė kėshtu nuk bėn se E di Zemra ose Zemra e Di, qė ėshtė e shqetėsuar, sic ėshtė e shqetėsuar poezia e saj qė mėton tė jetė larg cdo imitimi formal.

Kriteret e pėrzgjedhjes pėr botim tė poezive qenė nė shije tė autores po dhe tė redaktorit e tė recenzuesit, qė iu nėnshtruan asaj qė na e preku shpirtin, asaj qė na u imponua me vlerat qė bart.

ZEJNULLAH HALILI
 

Adhurim

Ti je muzgu je agimi
Loti im dhe buzėqeshja
Ti je trupi edhe shpirti
Lindja ime edhe vdekja
Ti je plaga dhe shėrimi
Je dashuria dhe mjerimi
Ti je sprova dhe shpėtimi
Je gjithė bota dhe amshimi

Tė falem o Zot
Pėr jetėn qė mė fale
Pėr shpirtin e ciltėr
Ardhmėrinė qė mė prźt
Pėr trupin e pastėr
Zemrėn e kulluar
Mu nė thelbin e saj
Drita Jote e Shenjt
 

Agim I rinisė

Kur bari loz me rrezet e diellit
Dal nė bashqen e bleruar
Lulet e bukura ma zgjasin jetėn
Me aromėn e tyre tė kulluar


Kur ulem nė barin e butė
Nė duar mė pushojnė fluturat
Mes qilimit tė gjelbėr zė vend
Dhe ua shikoj krahėt e bukur


Kur mbi fshatin e fjetur
Nata pranverore mbretėron
Kur si nėna fėmijėt
Hėna yjet pranė vetes fton
Nėn llambėn e ndezur me njė rreze ylli
Trupi im pushon
Kėngė e xhinkallave serenatė mė bėhet
E gjumi qepallat m'I rėndon


Kur agimi I bardhė
Ditėn e re lajmėron
Dashuria pėr jetėn zgjohet
Mė parė se tė zgjohem unė
2 qershor '88

 


Baladė mėrgimi


 

Pa pandehur

Kur nga trupi I nėnės
Si vesa nga lulja pikova
Nė ty toka ime
Hapin e parė hodha


Kur nė prehėrin e babait
Si bleta nė polen pushova
Krodhen e parė tė bukės
Nga dheu yt shijova


Ditėt e jetės sime
Nė ty mė lindėn e mė rritėn
Por fare pa pandehur
Ato dhe unė tė braktisėm

 

Largim

Kot ditė e natė
End pėlhurėn e shpresės
Koha me vite baba
Mes nesh po ngrit njė mur
As qilimat e ėndrrave
Atlas tė koshaisur
Atje ku je Ti
S'do t'mė shpien kurrė

Nga mėrgimi I largėt
Unė prapė tė tund shaminė
Nė njė orė tė bekuar
Ne do tė takohemi
Mirupafshim baba
Atje ku u ndamė
Kurrė mė mos u ndafshim
Kur serish tė bashkohemi

30 gusht '95

 

Trėndafil nė mėrgim

Moj erė e ngrohtė vere
Qė petalet m'I pėrkedhel si mėma ime dikur
Mos u mundo t'ma kthesh freskinė
Rrėnjėt nė kėtė tokė S'do t'mė ngjiten kurrė


Braktisa kopshtin tim nė agimin e jetės
Pėr kurorėn time kėrkova diell mė t'nxehtė
Por gjethet e mia pėrvėlojnė lotėt
Qė nė dheun tim mė binin sikur vesė


Barra e rėndė e mallit qė mė kėrrus shtatin
Qė cdo orė tė ikur mė rėndon si gur
Kot vyshkem e tretem se edhe kur tė kthehem
Vendin tim tė vjetėr s'do ta gjej mė kurrė

 

Ngrohtėsi Kosove

Kėndo bilbil
Edhe nė dhe tė huaj
Me atė zė tė ėmbėl
Qė nė atdhe dėgjova
Kėndo ashtu ėmbėl
Sic kėndove atje
Se edhe gjuhėn tėnde
Nė mėrgim mėsova


Mė kėndo bilbil
Me gjuhėn e mallit
Se vec gjuhės sė mėmės
S'desha gjuhė tjetėr
M'vajto pranverat
Qė lashė nė Kosovė
Shpirti do tė ndjej serish
Ngrohtėsinė e vjetėr

 

Lakmi

Shkruaj pėr ty shpend shtegtar
Qė sa herė tė ftohtėt tė mbėrthen
Me krahė tė lehta pushton qiellin
Nė vise tė ngrohta shkon e zė vend


Tė kam lakmi ty shpend fatlum
Qė vec ndėr rreze flatrat shkėlqen
Mė sė tepėrmi kur nė pranverė
I lirė kthehesh nė vendin tėnd


Lum si ti shpend pendshkruar
Qė panda verė pėrtėrin
Mjerė si unė e mėrguar
Qė u robėrova larg vendit tim

 

Vjeshtė

Nė njė cast tė harruar
Nė njė orė tė mallkuar
Krahėthyer u nisa tė gjej
Pranverėn e vonuar
Dhe hyra nė vjeshtėn
Kurrė tė pambaruar

 

Psherėtimė

Kur njė shikim si meteor
Nga drita e syve tė tu
U shkėput
Me shkėlqimin e yllit
Ndricoi
Rrugėn e fatit tim
Zemra dashurisė I pohoi
Ti je Ai
Qė gjithė rininė prita


Kur nė zemrėn e pėrgjysmuar
Bashkove Gjysmėn tėnde
Shpirti heshtur psherėtiu
Rri pėrjetsisht pranė meje
Unė pas teje mallkoj dashurinė

 

Vetėm Ti

Dashuri ėshtė ajo
Kur mes gjithė njerėzve
Tė shoh vetėm Ty
Dashuri ėshtė ajo
Kur dy palė buzė
Bashkohen nė njė


Ti pėr mua je Ai
Unė pėr Ty jam Ajo
Jemi dy copėza zemre
Se tė dua dhe me do

 

Vetmi

Ėndrra ime vajzėrore
Me kujtimin tek unė vjen
Dhe si ylli qė del nė natė
Edhe ti mes saj shkėlqen
Fjollat e borės plot bardhėsi
Mė thurrin njė kurorė tė kristaltė
Njė erė e hollė dimri
Mė sjell aromėn e trupit tėnd


Nata perden e saj tė rėndė
Mė ngadalė kur e ngreh zvarrė
Siē ua merr yjeve shkėlqimin
Agimi ėndrrėn ma grabit
Buzėt e etura vetėm pėr ty
Psherėtinė e pėshpėrisin
Dashuri unė tė pres
Eja tė lutem pėrsėri

 

Pritje

Nėse shumė kohė
Mė duhet tė tė pres
Petkun do ta qep
Me kujtimin pėr Ty
Edhe ti do ta ndjesh
Barrėn e pritjes sime
Kur pajėn ta qendis
Me lotėt e syve tė mi


Cdo natė me ty
Nė ėndrra do tė fle
Dashurinė do ta mbjell
Trėndafile nė shpirtin tim
Me kurorat e purpurta
Do tė erėmoj trupin
Me petalet e vesuara
Do tė lahem cdo agim

 


Agimet e arta


 

Sonte

Mendimet e heshtura
Fshehurazi do t'I kuptoj
Fjalėt e pathėna
Nė buzė do tė t'I lexoj
Visaret nė krahėror
Natėn do tė t'I gjej
Pėshpėritjet e shpirtit
Heshtur do t'I ndjej


Kur tė shuash zjarrin
Kur tė hapėsh zemrėn
Psherėtimat do t'mė rrėfejnė
Nė mė do vėrtet

 

Ylli I Fatit

Kur heshtjen e dashurisė
Trazonin psherėtimat
Pranė buzėeve ndjeja
Frymėn tėnde
Shpirti Im I dehur
Fluturonte mbi re
Zemra gjėnte veten
Mes mjegullės sė jetės

Kur dielli I ditės sė re
Derdhi rrezet mbi ne
Agimin e jetės
Me emrin tėnd thirra
Ty tė emėrova
Ylli I Fatit tim
29 tetor '96

 

Premtim

Sa shikime hodhe mbi mua
Aq yje qielli do tė mbledh
Sa herė trupin tėnd mė fale
Shpirtin do tė ta fal poaq hėrė

Sa herė zemrėn tė qėllova
Do tė tė dashuroj nė aq mėnyra
Nė njė shekull tė vetėm kohe
Do tė tė dua sa njėmijė zemra

 

Agimet e arta

Sikur dielli nė mes tė dimrit
Sikur rrezja e tij nė borė
Si gėzimi mes mjerimit
Dora jote mė bie mbi dorė


Si takimi ms pėrmallimit
Sikur uji mbi faqet e djegura
Puthjet e tua mė binė nė buzė
Si nė petale kur pushon vesa


Sikur engjėlli nėn flatrat e buta
Fshihesh nėn flokėt e mi tė gjatė
Sikur ylli mes qiellit tė kthjellėt
Sytė e tu shkėlqejnė nė natė


Netėt e mbushura pėrqafime
Puthjet e gjata qė trupin dehin
Edhe diellit ia shuajnė zjarrin
Agimit tė artė dritė ia zbehin
 

Aty ku fillon jeta

Nėse ne tė dy
Ndahemi ndonjėherė
Nė buzė pėrjetėsisht
Do tė fle buzėeqeshja e vrarė
Qielli s'do t'iu ngjasė mė
Syve tė tu tė kaltėr
Dielli do tė verbohet
Qė nė agimin e parė


Se Ti hyre atje
Ku fillon Jeta
Dhe aty do tė mbetesh
Edhe kur Ajo tė shuhet
Qėnja ime pa Ty
Do tė jetė mallkim fati
Bredhja ime si hije
Jetė me s'do tė quhet

Pa gjumė

Sonte gjumi m'ka braktisė
Mos e mbyll qepallėn e gjatė
Hapi sytė e kaltėr det
Do tė zhytem nė ta guacė


Kėndellu dhe mė shiko gjatė
Ashtu sic di vetėm Ti
Kokrra margaritarėsh
Do t'mė shkėlqejnė nė gjinj


Vetėm kur jemi bashkė
Shpirti im gjen qetėsinė
Zemra vetėm nga buzėt e tua
Pranon dhėmbjen e dashurinė

Ftesė

Kur qiellin tėnd braktisin yjet
Mos shiko retė e errėta
Por pusho nė gjirin tim
Aty do t'gjesh njė botė tjetėr
Pėrplot rreze drite
Ajo do tė tė ndihmoj
Aq sa t'I bėsh lak
Edhe njė thyerje zemre


Pusho nė gjirin tim
Kjo ėshtė ftesė
Nėse ke besė

Nektar helmi

Kupa e zemrės sime
Vetėm nga sytė e tu
Mbushet edhe zbrazet
Nektari dhe helmi
Nga buzėt e tua trazohen
Kur shkrihemi bashkė
Nė ndjenja qė pėrvėlojnė
Zemra ma thotė
Edhe mes dhėmbjes
Dashuria krijohet


Tė pres pse jam jotja
Kur mė jepesh tė falem
Ngaqė tė dua mė duhesh
Hapat tė cojnė larg meje
Por ngado qė tė shkosh
Nė qerdhen e zemrės ruhesh


Ofshamė e trazuar


Lumturia dremit

Pema e jetės sime
S'farfurit mė hareshėm
Pranė burimit tė rinisė
Qė ngadalė po shterron
Qielli I fatit tim
Nuk pikon mė shpresė
Tė zgjojė lumturinė
Qė nė t'kaluarėn dremit

Lule e venitur

Lulja me aromė joshėse
Derdh petalet pėrtokė
Shpresa e mirė
Ngadalė po mė braktis
Kėnga zėvogėl e fatit
Gjithnjė e mė larg dėgjohet
 

Tani e di

Me lulet mė tė bukura
Thura shpresat pėr ne
Nė ėndrrat e rinisė
Shtegtova gjatė me ty
Pėrse fati mė pėrqeshte
Vetėm tani e di
 

Maskotė

Kot quajte qytetin tonė
Fole e dashurive fatlume
Unė tani e di
Por ti edhe atėherė e die
Se po mashtroje
Veten edhe mua
Maskotė e bukur
 


Kėngė e ndrydhur


Pagėzim

Ti I Vetmi qe mundesh
T’mė gėzosh prehėrin
Ti I Madhėrishėm qė do
T'me pagėzosh me emrin
Nėnė
Mė fal njė qupė si hėnėn
Apo njė djalė si diellin
Vetėm me fatin tim
Tė lutem mos ma fal


Ti e Di o Zot
Ti me Sheh o Zot...

24 shkurt '97

Parandjenjė

Dicka e mistershme
Sonte ma mundon trupin
Dicka e pakuptueshme
Si pėshpėritja e vdekjes


Diēka e ftohtė akull
Ma bėn zemrėn varr
Gjithė nusėria ime
Dhėmbje plagė vrragė
 

Nė parzmė

Asnjė yll s'mė pushpi nė parzmė
Djepin pėr foshnjėn e parė
Nėna ma ruajti kot
Ngela prehėrzbrazėt
I rrejshėm ishte ai gėzim
Si e gjithė kjo botė
 

Muri i ėndėrrave

Muri I ėndrrave
Leskėrohet
Llamba e shpresės
Zbehet
Vesa e gezimit
Pėrjetėsisht avullohet
Nė trupin tim
Varr tė gjallė mbi tokė

27 shkurt '97, Dillingen a.d.Donau


Shpresėfikur


Ofshamė e trazuar

Ylberi shtrihet nė qiell
Serish nė pranverė
Engjėjt e bukur nė shi
Lajnė flatrat e bardha
Por unė s'e dua shiun
Siē e desha dikur
Kur si vashė e lumtur
Lagja flokėt e gjata


Se me kohė nė jetėn tėnde
Jam vetėm njė grua
Unazė nė gishtin tėnd
Qė s'mė heq as s'mė vė
Mes mureve tė ftohta
Ofshamė e trazuar heshtur
Nė shtratin e zbrazėt
Vajtim I pa zė.
 

Dielli im

Ti mė detyron
Ditet t'I pres ditėt pa ty
Drita e diellit shuhet
Zemra ka braktis lumturinė

Ti mė detyron
Netėt t'ia fal netėt vetmisė
Mengjesi pėr mua nuk agon
Drita e tij shuhet nė sytė e mi

Dielli im mė ngroh
Unė po ngrij nga ftohtėsi e jetės
Dashuri me mbaj nė gji
Unė po tretem nga vetmia e madhe
Lumturi kthehu tek unė
Unė po vdes nga therrja e plagėve
 

Mallkim

Kush po tė vjedh nga krahėt e mi
Vallė kush zemrės m'I vė thikėn
Dashuria jonė pėrse s'frymon mė
Lulja e shpresės mė thuaj pse vyshket

Pėrse braktis krahėrorin tim
Ndarjen tonė vallė kush po e sjell
Zot I Madh mallkoje atė
Qė fatin e huaj vjedh
 

Pa titull

Kush tė gėnjeu
Se dashuri e falur merret
Kush tė mėsoi kaq keq
Tė mė kallėsh zemrėn
Cila tė mashtroi
Cila tė vrau shpirtin
Mė lejo tė lus Zotin
Pėr ty e pėrunjur
 

Mė kupto

Kupto tė lutem zemrėn time
Qė thellė nė gji tė shtrėngon
Kupto syrin tim tė fikur
Qė lotin pėr ne nuk ndalon
Kupto trupin e kėputur
Qė po dergjet nga largėsia jonė

Mė kupto dhe mė ndihmo
Dhėmbja shpirtin panda mundon

Shpresėfikur

Ti ik nga unė
Kėmbėlehtė si era
Mu si njė engjėll
Qė s'mund ta dashuroj
Se unė I dashuri im
Do tė pres gjuhėn
Mė parė se tė tė mallkoj

Do tė pushoj edhe mė tutje
Nė renė e jetės ėndėrrueshėm
Shpresėfikur do tė ėndėrroj
Njė diell tė amshueshėm
 

Guacė e vetmisė

Nuse fatkeqe jam
Veshur nė pikėllim
Zhytur nė dhėmbje
Prehje tė trupit kam
Guacėn e vetmisė
Botėn time tė vetme
 

Dhe ike

Celėsin e asaj porte
Ty ta pata besuar

E Ti
Zemrėn time grabite
Dhe ike

Kthehu

Luginė e dashurisė
Ende ėshtė e gjelbėr
Kthehu sa s'ėshtė vyshkur
Nga lotėt e largimit
Kthehu
Pėr lumturi
Kurrė s'ėshtė vonė
Mos mė fal
Kaq shpejt harrimit

Eja tė mbledhim bashkė
Vesėn mėngjesore
Ta ujisim Trėndafilin e Dashurisė
Eja pranė meje
Zjarri I zemrave do tė ndez
Qiriun e ardhmėrisė

Kthehu
Se largimi ėshtė dėnim
Se ndarja ėshtė mallkim

Zemėr e pėrgjakur

Nuk besoja se dashuria ėshtė flakė
Gjersa vet s'u bėra prush
Se shigjetė e saj tė pėrgjak
Gjersa njė pellg nė zemėr s'u mbush

Mes netėve tė kėrkoj nė shtrat
Por nuk tė gjej mė pranė vetes
Duart e mia mbesin tė zbrazta
Unė mbyll sytė para vet jetės

Mėngjeseve qė vinė pa ty
Diellin dua t'ua fik
Netėve tė zhytura nė vetmi
Nuk kam fuqi t'iu ik
Edhe nė lotėt qė derdh
Fytyra jote shėndrit
E buzėt pas cdo ofshame
Emrin tėnd psherėtinė

Si medaljon

Shoka tė ylberta zbrite nga qielli
Trupin tim sa t'ma mbėshtjellin
Me Shigjetėn e Dashurisė
Zemrės m'ia vrave pafajėsinė
Me rreze tė bukura dielli thurre
Njė kurorė tė rrejshme fati
Hėnėn e artė saora zbrite
Medaljon pėr gjoksin tim

Ti mė premtove dy jetėra
Tė mė vjedhėsh atė tė vetmen
Shkėlqimin e lumturisė zbehe
Tash unė dua tė braktis jetėn
Se nė botė tėnde ikėn vetėm
Portėn mbyll prapa vetes
Ti s'ma fal mė dashurinė
Ti s'ma jep tė paktėn vdekjen

Nė kafaz

Mė more bilbil
Nga kopshti I rinisė
Nė kafaz mė fute
Tė mė thuash
Kėndo

Mė shkėpute yll
Mes qiellit tė jetės
Tė gjallė mė varrose
T'mė thuash nė fund
Jeto

Vargu I mllefit

Tė daltė tymi moj shtėpi
Gėzim t'prita po c'me shkrumbove
Tė ėndėrova kopsht pėrplot lule
Brenda mureve mė robėrove

Unazė moj zingjir I trupit
Nga pesha e shpirtit si s'u kėpute
Ma zure diellin ma zbeve hėnėn
Atė ditė qė nė gishtin tim u fute

Moj pranverė mos ardhsh tjetėr
Nga duvak I zi s'mund tė t'shijoj
Mos m'pusho mė kurrė nė dritare
Se ėshtė mėkat tė tė mallkoj

Ngushėllim

Nė martesėn tonė
Tė ftohtė si vjeshtė e vonė
Edhe kur thellė ndjej
Se dicka mė mungon
Mendja ime prapė
Zemrėn e vrarė mashtron
Por zėri I bilbilit
Kot mė ngushėllon
Se pėr dashurinė tonė
Ende nuk ėshtė vonė

Mos

Kur gjumė nė sy
Natėn nuk kam
Mos ma merr hėnėn
Dritėn e vetme
Shkėlqimin e diellit
Ti ma more

Kur s'kam fuqi
Zemrėn ta pajtoj
Mos ma merr lotin
Ngushėllimin e fundit
Vesėn e lumturisė
Ti ma vodhe

Mė lejo edhe kėtė natė
Mė lejo edhe kėtė mėngjes
Njė vrushkull lotėsh
Tė derdh vetėm pėr ne
Se dashurinė time tė vrarė
Po braktis durimi

Portat e jetės

Sa pak shijuam
Dashurinė bashkė
Gishtėrinjtė e trishtuar tė ndarjes
Trokasin nė portėn tonė
Mbėrthimit tė thonjve tė djallit
S'u liruam gjer nė largim
Engjėlli roje
Na braktisi pėrgjithmonė

Dhe pas kėsaj
Cilėn portė ta hapim
Vallė nuk ke frikė

Nusėri

Edhe sonte dua tė pushoj
Nė gjirin tėnd Nusėri
Pėr ndarjen e rrugėve tona
Kupa lotėsh do tė pimė
Hallall do tė tė kėrkoj
Pėr vajtimet e pa zė
Thėrrmiat e zemrės sime
Prapė do t'I bashkoj nė njė

Qė nesėr do tė fluturoj
Me krahėt e Shpresės sė Mirė
Qė tė vazhdoj tutje
Njė rrugė pėrgjysmė tė lėnė
Do tė shkel serish
Nė botėn e braktisur
Por ti Nusėri do mbetesh
Plagė nė mes tė zemrės

28 prill '97 Strasburg


Kthim nė muzg


Kthim nė muzg

Zemrėn lashė
Kujtimin mora
Atė muzg kur u ktheva
Me qepallat e pėrlotura
Errėsirėn mallėngjeva

Sytė e jetės

Unė e di se cdo fillim ka fundin
Por fundi ynė erdhi shumė shpejt
Unė e di se pas natės vjen agimi
Por drita e tij do tė jetė e zbehtė

Unė e di se cdonjėri mbi vete
Njė barrė tė jetės mban
Njė sy I buzėqeshur tjetri I pėrlotur
Nė cdo fytyrė njeriu janė

Unė e di se dhėmbja ėshtė ēmim
Pėr lumturinė qė pėrjeton
Por do tė doja edhe ti ta die
Se cdo dashuri ndarja s'kurorėzon

Kėnga e pikėllimit

Shkrova notat e kėngės sonė
Ajo s'do tė kėndohet kurrė
Thurra vargjet e poezisė sonė
Tretėn lotėt e mi gurrė

Shpresat e mia koha I vyshku
Dėshirat e mbledhura humbėn
Ėndėrrova kurorėn tonė
Pa e trashėguar ėndėrrat u kėputėn

Pėr dashurinė zgjodhėm ndarjen
Pas mbeti kėnga e pikėllimit
Pa numėr qava me pėnėn time
Poezinė tonė thurra dėshtimin

Mė ndjej

Mė ndjej pse edhe pas ndarjes
Unė prapė zhgrehem nė vaj
Ngado qė tė shkoj
Shpirtin kam tek ti
Mė ndjej pse s'pata fuqi
Atė hap tė ta fal
Ti nuk ndjeve kurrė
Peshėn e lotėve tė mi
Se tradhetia dhemb
Oh dhemb e vret
Si nuk e dite kurrė
Se tė pata vetėm ty

Mė kthe nė pragun e vjetėr
Tė lindim fėmijė
Largohu prej saj
Ajo ėshtė fatkeqėsi
Unė jam vetėm jotja
Mos m'pėrplas nė vetmi
Pėr njė shushunjė
Qė po ta thith rininė

Vetėm edhe njė herė

Kur tė zgjohem nė mėngjes
Para syve po tė tė shihja
Jastėku do tė mbushej perla
Nė vend tė lotėve gurrė
Sikur vetėm edhe njė herė
Tė fleja nė krahėt e tu
S'do tė dėshiroja
Tė zgjohem mė kurrė

Pendohem pse nuk derdhja
Pikėllimin nė dashuri
Pėrse nuk e trazoja
Helmin me mjalt
Pse ashtu tė hidhura
I mbaja nė gji
Dhe ty tė largoja
Gjithnjė e mė larg

Dhe tė urrej pse shikoje
Luginėn tonė I heshtur
Nga lotėt e mi shi
Tek binin kėpurdhat
Petalet e trėndafileve
Tek derdhja me stuhi
E barin pėrvėloja
Me ofshamat e djegura

Trėndafili I bardhė

Vetėm pėr Ty
Desha pranverėn
Trėndafili im I Bardhė
Vetėm pėr Ty
U dogja nga etja
Larg buzėve tė tua mjalt

Vetėm pėr Ty desha jetėn
Me kujtimin tėnd
Ushqeva zemrėn nė pritje
Por tani tradhari im
Gjithė ēfarė dua ėshtė
Njė varr pėr vdekje
Unė do tė vdes dije

Pėr dashurinė tonė
Se ajo mė kushtoi
Sa njėmijė jetė
Por do tė ringjallem
E nė shtegtim pėr ty
Me shekuj do tė ec
Mbi kėtė jetė tė shkretė

Porosi

M'I thuaj se dielli im
Ndizet e shuhet
Vetėm nė sytė e tij
M'I thuaj
Akoma e dėshiroj pranė
Serish dua t'mė vi

Se toka edhe qielli
Po tė rrokullisen
Zemra ime kurrė
S'do tė ndryshoj vend
Le t'mė pėrbuz njerėzimi
Bota le t'pėrmbyset
Vetėm Zoti e Di
Shpirti sa mė dhemb

Mos mė pyet

Cfarė duhet t'mė bėsh
Qė unė tė tė harroj
Njė herė e pėrgjithmonė
Do tė tė pėrgjigjem
Tė mė marrėsh jetėn
Se vdekje mė e mirė
Pėr mua s'ekziston

Sytė e fikur nga malli
Do tė t'thosha t'm'I verbosh
Buzėt e djegura pa puthje
Do tė t'thosha t'm'I pėrgjakėsh
Zemrėn qė ma mban nė dorė
Do tė t'thosha ta ndrydhėsh
Trupin qė mė bren vetmia
Do tė t'lusja ta vrasėsh

Se nėse nė jetė s'mė do
Nė pritje pėrjetėsisht mbes
Do tė tė zhvarros nga varri
Nė krahėt e tu do tė vdes

Mė kujto

Nėse erėrat e jetės tė pėrplasin
Ylli I Fatit nuk di tė tė gjej
Le tė trokas nė portėn e zemrės sime
Aty pėrgjithmonė do tė jesh

Nėse rrugėt e jetės tė kthejnė
Nė vendet tona tė vjetra
Ndalu dhe shikoi gjatė
Kujtimet do tė mbesin tė freskėta

Nėse dikur mbetesh I vetmuar
Era fytyrėn ta ledhaton
Mė kujto
Ato janė duart e mia
Ai ėshtė shpirti qė rėnkon

Betohu Dashuri

Nėse vetmia e gjatė
Dhėmbjen pas teje do ta mund
Era e stuhishme e fatit
Nė krahėt e tjetrit mė pėrplas
Zemra do ta ndjej
Ajo s'ėshtė Dashuria
Por ligji I patundshėm
I jetės mizore

Kur duart e tjetrit
Trupin t'mė grabisin
Buzėt e mia mekur
Do tė pėshpėrisin
Betohu Dashuri
Se mua ma fale shpirtin
Qė zemrėn pas kėsaj
Nė jetė ta mbaj ngushėllimi
Se trupi I pėrket tokės
E shpirti frymės sė shenjt
Qė gezon amshimin

16 maj '97, Dillingen a.d.Donau

Schėoere Dir Liebe

Ėährend die Lange Einsamkeit
Die Trauer nach dir Besiegt
Und dash Sturmisches Ėind des Schiksals
Mich in die Arme eines Anderes stöst
Das Herz ėird es Spüren
Das ist nicht die Liebe
Sondern das
Gesezt
Des Grausames Lebens

Ėen die Arme des Anderes
Meinen korper rauben
Meine trokene Lippen
Ėerden Kraftloss flustern
Schėöre dir Liebe
Das du mir die Seele schenktest
Das der Trost nach dir
Das Herz in Leben hielt
Den das Körper gehort zu die erde
Une die Seele zu den heiligen geist
ėelche die Eėigkeit geniest.

Poezia Betohu Dashuri (Schėore dir Liebe) eshte publikuar per here te pare
Ne librin e vitit 2000,”Das Gedicht des Gegenėart”, te “Shoqatės sė Gotes" nė Frankfurt nė Main.
Poashtu, libri Zemra e Di, me titull pune “Nuse pa kurorė, ėshtė zgjedhur pėr botim nga Shtėpia Botuese “Foque”, po nė Frankfurt.


Marshi I vdekjes


Kthim I vonuar

Kjo furtunė e stuhishme
Nė kodrinėn e jetės
Rrėnjėsisht treti gjelbėrimin
Vdekja loz vallen llahtarshėm
Nga buzėt e mia
Uratė pranon mallkimin

Se ai lumė I gjatė lotėsh
Qė u shtri pėrgjatė jetės
Nuk e ndaloi rrjedhėn
Gjersa u bė njė det
E unė notova baba
Krahėthyer drejt teje
Tė gjej qetėsinė e humbur
Serish nė prehėrin tėnd

Se ti nuk erdhe tek unė
Por as s'mė prite tė vi
Vallė mė pak mė deshe mua
Se kėtė varr tė zi

E mėrkurė, 21 maj '97, Strellc I Poshtėm

Vajtim

Po tė t'shihja edhe kėtė herė
Pa le tė verbohesha
Pas shuarjes sė mallit
Po t'me flisje edhe njė herė
Zėrin tim do tė mbyllja
Nė heshtjen e varrit

Sikur tė mė jepje
Vetėm njė shenjė dėshpėrimi
Tė betohem do tė dergjesha
Nė tė njėjtin vend
Sikur t'kisha fuqi
Dje njė herė tė ta kthej frymėn
Gur varri do tė bėhesha
Fli pėr trupin tėnd

Si tė t'kujtoj

Hija jote e dendur
Serish mė ofroi prehjen
Por nga plaga e dėshpėrimit
Pa u ndier qėnke dergjur
Krahėt e tu tė gjėrė
Prore mė ishin strehė
S'ma thoshe se thelbi
Tė kullonte gjak heshtur

Fati I zi kurrė nė jetė
Nuk mė ledhatoi
Qėkur tė mundi edhe ty
Cdo ditė e mė I kobshėm
Se nuk tė shoh mė
Tė ngrehur pėrkrah diellit
As s'mund tė t'kujtoj dot
Tė pėrplasur pėrmortshėm

Pa krahė

Ndoshta mbaje mėni
Babai im I mirė
Prandaj me braktise
Pa Lamtumirė
Mė le krahėthyer
Pa ty jam e mjerė
Nuk ma zgjate dorėn
Qoftė pėr tė fundit herė

Ti s'deshe t'mė presėsh
Tė cmallemi bashkė
Mbylle sy pėrgjithmonė
Kur shpalosa plagėn time
Sikur tė mė prisje
Vetėm edhe pak kohė
Pritjen do tė ta shpaguaja
Me Lulen e Jetės sime

Amanet

Cdo ditė mė rrezet e diellit
Ta puthi dheun baba
Nė heshtje lus qiellin
Me shi t'na vajtoj fatin
Amanet iu lė engjėjve
Roje tė t'bėjnė mbi gur
Me shkrumbin e shpirtit
Ta shkruaj epitafin

Se bota e mashtrimit
Ishte e panjohur pėr ne
Toka e tradhtisė
Fushė e pashkelur
Djerrinė
Ti shkove pranė Zoti
Tė gjesh tė vėrtetėn
Unė nė botėn e djallit
Do t'mundohem gjithė jetėn
Ta kthej bekimin tėnd

2 shtator '97


Krahėthyer


Shtegtim

Botėn mora nė sy
Tė ik nga ti dhėmbje
Pėr trupin e lodhur
Tė gjej dhe njė rini
Por ti mė ndoqe pas
Dhe mė zure nė hap
Me fytyrė tjetėr
Por me armė tė njėjtė
Se ti u mėsove
Mu nė thelb tė zemrės
T’ma ngulėsh shtizėn
Vec tė shesėsh trimėri

Nė mua thonjtė e pėrgjakur
Me vite katrithe
Si gjarpėr gjaku
Ujin e jetės ma thithe
Zemrėn ma pėrvėlove
Trupin e njomė ma dogje
Por shpirti im I mbrujtur
E I gatuar nė lotė
Duron e nuk plas dot

Unė nuk tė njoha

E vogėl ishte
Bota qė na ndante
Mbi bjeshkėt
Qė shtriheshin pėrgjatė
Kalova si nė njė oborr tjetėr
Edhe pėr njė hap
Nė atė udhė
Pėr njė urė
Mes botėrave tona
Dhe njė gur
Nė kėshtjellėn e vjetėr

Por buzėt mė folėn
Me gjuhėn e djallit
Nga sytė shkrepėtiu
Egėrsia e bishės
Trupi yt I njomė
U shndėrrua nė gur
Ishin po ata sy
Qė ndėr tė gjithė I zgjodha
Po ai trup
Qė m'rrėfeu c'ėshtė dashuria
Edhe ato buzė
Qė m'puthėn dikur

Por unė s'tė njoha mė

Hipokrizi

Po ta dinit edhe ju
Sa keq tė lidh gjuhėn
Nyje e fatit mashtrues
Ju dorėn do t'ma zgjasnit
Kur pikat e gjakut
Nga trupi tė pikojnė
Edhe ato si mua
Pėrdhe nuk do t'i pėrplasnit

Po ta dinit tė gjithė
Si lexohet dhėmbja nė sy
Kur kėpurdhat e dėshpėrimit
Nė zemėr tė shpėrthejnė
Atė qė nė lumturi e deshėt
E nė mjerim e braktisėt
Do ta pagėzonit
Me njė emėr te shenjt

28 tetor '97

Plagė e gjallė

Plagė mbi plagė
Baba I mbolla shtatit
Vec tė shpėrlaj shpirtin
Nga bloza e mėkatit
E pėrulur e pėrplasur
Lus vdekjen t'mė rrėmbej
Me njė varr aty pranė teje
Rininė time dua ta shkėmbej

Se drita e jetės
Mė ėshtė fikur nė sy
E gjithė bota ime
Ėshtė kthyer nė skėterrė
Dritė e shenjt e Zotit
Kot ma ndircon rrugėn
Asnjė hap mė tutje
S'kam fuqi ta hedh

Dua tė lirohem
Barrės sė rėndė tė jetės
Kėtė zemėr tė pėrgjakur
Pėrjetė ta palos nė dhe
Dyert e shpėtimit
Shpirtit le t'mi happen
Trupit tim tė dergjur
Pranė teje le t'm,I gjejnė strehė

M'u dėfto

Nga kush tjetėr pėrvec teje
Tė kėrkoj dorėn e mėshirės
Pse s’ma kthen serish bekimin
Drita e amshuar shkėlqen matanė
Unė s'ngjitem dot kėsaj rrėpire
Mė liro tė lutem mallkimit

Pėrse nuk mė dėftohesh
Nga thellėsia jote e ndritur
Pėrse nuk mė ngushėllon o Zot
Duke mė folur pėr pavdekėsinė
Pėrse nė kėtė botė tė egėr
Mė lejon tė zvarritem
Ma shpėto shpirtin e dėlirė
Se trupin ma hodhėn si fundėrrinė

Shko

E tėra ishte kjo
Dashuri lotė e gjak
Ishin sakrificė e kotė
Jam e pėrbuzur
E harruar
E lėnė qyqe nė kėtė botė

Mallkim

Njė kohė tė gjatė
Sa mjerimi im
Pėr ty ruajta zemrėn
Trėndafile
Erdha e tė thashė
Ėshtė jotja
Thurr kurorė pėr dashurinė
E pėrbuze
Pėr epshet e vona tė rinisė

Shumė netė mbeta pa gjumė
Tė mbledh rrezet e shpirtit
Dritė
Erdha e t'u rrėfeva
Ėshtė gjithė cfarė kam
Ndricoje rrugėn e ardhmėrisė
Me pėrqeshe
Syhapur u fute nė errėsirė

Derdha lotė
Tė luta
E pėrunjur tė pėrgjėrova
Kthehu
Mė mbaj fort
Se dielli yt ėshtė nė duart e mia

Mė pėrplase pėrdhe
Dhe shkove drejt humnerės

Nėse unė vdes

Mallkimi im me shekuj
Do t'rėndojė mbi atė shtėpi
Vajet e mia tė gjata
Do tė shembin muret
Tjegullat si gjaku im
Do t'pėrplasen pėrtpokė
Si lotėt e syve tė mi
Do tė rrokullisen gurėt

Pesha e tij Shkėmb
Do tė mbyll atė derė
Hija ime do tė bredh
Edhe mbi atė gėrmadhė
Ofshamat do tė mbysin kėngėn
Tupana dasmeje
As vaj fėmije kurrė
S'do tė degjohen nė atė prag

Do tė vijė koha kur do t'kuptosh
Vdekja s'ėshtė dėnim pėr tė gjithė
Rėndė e egėr godet jeta
Mėshiron mė pak se vrasėsi
Nė gjirin e varrit
Prore ėshtė shpėtimi
Kur troket ora e mallkuar
Tė paguajmė borxhin-t'lajmė mėkatin

10 dhjetor '97

Dikur do t'pendohesh

Hija e dashurisė sime
Zgjohet nė dhomėn tonė
Sa herė ti me tjetrėn
Shtrihesh nė atė shtrat
Por je I verbėr ta shohėsh
I shurdhėr ta dėgjosh
Tek psherėtin heshtur
Sonte e pėr ēdo natė

Me kohė do tė shohėsh
Sa keq verbon epshi
Vaji I fėmijės sė palindur
Do tė t'I shpoj veshėt
Klithma ime e thekshme
Serish do tė ēaj muret
Pse ma vratė pa arritur
Ta mbaj njė herė nė prehėr

Breshėrimat e lotėve tė mi
Nė shpirt do tė t'bėhen gur
Do t'mallkosh kush ndan
Ata qė bashkon Zoti
Aty ku mbylla nusėrinė
Do tė qash do t'vajtosh
Por lutjet e pėrgjėrimet
Do t'I bėsh kot sė koti

Nga realiteti do tė shkundesh
Si nga njė ėndėrr e ligė
Nga magjia e zezė
Atė ditė qė tė kthjellohesh
Duart e saj tė venitura
Kur tė ndjesh nė trup
Do tė stepesh, do t'djersitesh
Do tė dridhesh, do t'tmerrohesh

Aty do ta ndjesh
Peshėn e rėndė tė mėkatit
Dhe do tė shohėsh
Nė atė plakė njė shtrigė
Do t'pendohesh pse zhbive
Bimėn e dashurisė sonė
Pėr njė nepėprkė qė t'pjell
Bolla e gjarprinj


Epilog


Krenaria e Kobi yt

Unė isha
E fejuara e martuara
Vasha nusja
Virgjėresha e gruaja
Unė isha
E dashuruara e tradhtuara
Nėnė prehėrzbrazėt
Me foshnje tė gjymtuar

Unė isha
Njėmijė femra nė njė
U murosa hije nė atė prag
Bekim e mallkim
Pėr nderin e njollosur
Pėr zemrėn tėnde tė plasur
Unė
Krenaria e Kobi yt


Strasbourg - Strellc - Dillingen
( 1995 - 1997 )


Redaktor: Zejnullah HALILI
Recenzues:
Rifat KUKAJ, Sabit JAHA
Ilustrimet: Ajete Sh. Beqiraj

Shtepia Botuese:


ILIRIKU


Prishtinė, 2000

©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org