Ajete Shaban Beqiraj-Krijimtari

Ylli i Fatit i pushonte nė dorė | Sytė e Fatit tė Mirė | Zemra e di | Tretur nė natė | Autorja

YLLI I FATIT i pushonte nė dorė (pjesa e parė)

YLLI I FATIT I pushonte nė dorė

(Novelė-Pjesa e parė)

Biblioteka "SHKĖNDIJA"

Redaktor:
Jonuz FETAHAJ

Recenzent:
Hajro ULQINAKU

Lektor:
Rrahman PAQARRIZI

 Prishtinė, prill 1995

 

Librin tim tė parė ua kushtoj

dy vėllezėrve tė rinj, mėrgimtar!

Parathėnie:

Me tė marrė nė dorė kėtė roman, bindesh se ky ėshtė njė roman I veēantė ndėr tė gjithė ata qė u botuan gjer mė tani. Ėshtė njė roman I mirėfilltė rinor; njė romancė e dashurisė sė parė nė moshė tė re dhe sit I tillė, ėshtė njė roman I rrallė, nė mos I vetmi nė letėrsinė tonė kėtu.

Tregimi nė roman ėshtė sa I bukur poaq edhe sentimental, por I mundshėm. Ngjarja fillon nga qyteti rrėzė Bjeshkėve tė Nemuna pėr t’u lidhur mė pas me njė urė dashurie, me qytetin mė tė bukur tė Adriatikut. Pėrshkrimet me aq trill prej shkrimtarit tė lėnė pėrshtypjen se autorja nuk ėshtė fillestare, por krijuese e cila ka talent tė shkruajė. Nė kėtė tė bind guximi I saj qė, qė me hapin e parė tė depėrtojė nė nje sferė letėrsie tė pashkelur gjer mė tani. 

Lexuesit e rinj do ta kenė nė dorė njė libėr tė bukur pėr dashurinė e sinqertė rinore, ndėrsa letėrsia jonė-njė krijuese tė re.

Hajro Ulqinaku-shkrimtar

 

Me buzėt e tua
Petalet e trėndafilta
desha t'I krahasoj
por nga ato u turpėrua
edhe gonxhja qė shpėrthente

Me njė valė deti
Sytė e tu
Desha t'I pikturoj
Por mė pas vetėm ngurrova
Se dora ime e varfėr ishte

Fytyrėn tėnde
Me diellin krahasova
Por rrezet u zbehėn
Nga buzėqeshja
Qė nė buzėt e tua shkėlqente.

***

    Nė qytetin rrėzė Bjeshkėve tė Nemuna, edhe sivjet pushonte njė verė plot vapė. Nė kupėn e kaltėr tė qiellit, dielli shkėlqente si njė margaritar I madh qė pėr cdo sy shkapėrderdh rrezet pakursim, duke mos harruar se ato ditė aty  ishte kthyer edhe nėe familje e cila shtrinte dorėn pėr njė grusht rreze qė tė ngrohnin zemrat e ngrira nga toka e ftohtė e mėrgimit.

    Largimi I tyre,atėbotė, nuk kishte ndryshuar asgjė nė jetėn qytetare. Lumi I kohės kishte vazhduar rrjedhėn pa u trazuar. Dielli prapė kishte lindur dhe pas tyre edhe yjet kishin shkėlqyer nė qiell. Madje edhe pranvera kishte ēelur si kurdoherė. Por, nga shpirti I tyre ishte shkėputur diēka pėrgjithmonė. Ėndėrrat e lidhura pėr kėtė tokė, dėshirat qė sapo kishin filluar tė ngrehin kokėn e shpresat pėr njė kthim tė serishėm u shpartalluan nga ajo furtunė fati, e cila papritur pėrfshiu jetėrat e tyre, duke bėrė rrėmujė gjithė ēfarė kishin krijuar gjer atėherė. Shtėpia e tyre u shkretua pėr njė kohė tė gjatė, se ata u detyruan ta braktisin gjirin e saj tė ngrohtė pėr t’u lėshuar nė duart e fatit; tė njė fati, qė pasi tė jenė larguar prej kėtu me mijėra kilometra, tė kuptojnė nė ishte ajo njė rrugė fatlume ku do tė gjenin shėrimin e zemrave tė lėnduara, apo njė rrugė edhe mė fatkeqe sesa fatkeqsia qė I shkėputi nga atdheu?

Gjashtė pranvera kaluan, por ata me fijen e artė tė beharit nė vėndlindje thurėn vitet e rinisė e gjashtė dimra qė zbardhėn, nė zemrat e tyre nuk e ngrinė dashurinė, por ruajtėn kujtimet tė freskėta si luleborat. Dhe, ndonėse tė humbur nė mesin e njė kontinenti, ata as pėr njė cast nuk harruan se edhe ata ishin njė grimcė e vogėl e Kosovės nė Amerikėn e madhe dhe kurrė nuk pushuan sė ushqyeri zemrat e mallėngjyera me ngushėllimin se  nėn atė qiell tė kaltėr shtrihej edhe vendlindja e tyre dhe se diellin ende kishin tė pėrbashkėt.

Kur kthenin kokėn nė kujtimet e fėmijėrisė, tė fatkeqėsisė dhe kohėn e gjatė qė I ndante nga ato pėrjetime, gjithė ato I bėnin tė mendojnė se mbi jetė kishin ecur njė shekull tė tėrė. Por, tani kur shuanin mallin me ujin e ajrin e vendlindjes dhe hedhnin hapat nė tokėn ku pėr herė tė parė panė bardhėsinė e jetės, vetėm aty e dinin pėrse nuk ishin thyer gjer atėherė dhe pse nuk I kishte penguar asgjė tė ecin, tė ecin, gjersa tė arrinin aty ku ishin tani. Me shpresėn pėr njė kithim tė serishėm  kishin lufutar fatkeqsinė, duke flijuar njė copė tė jetės qė tani tė shkelnin nė ėndrrėn e tyre tė ėmbėl...nė realitetin e pėrgjysmuar!

Pėrkrah pritjes krahėhapur tė gjirit tė ngrohtė tė atdheut, kėputja e cdo lidhjeje tė vjetėr, nė fillim I bėnte tė ndihen si tė pakrahė. Por, vizita e mikut tė vjetėr, me tė cilin si me cdo vend tjetėr I kishte larguar rruga e gjatė e migrimit, ato mendime i treti pėrgjimonė. Dhe, ndėrsa bindeshin me faktin se ajo dashuri, gjithnjė e freskėt nė kujtime, nuk kishte pushuar sė jetuari, vetėm aty e ndjenin se sa I sigurt ndjehet njeriu kur diku ka dikė nė tė cilin mund tė mbėshtetet. Se c'peshė ka kur nė njė vend, kudoqoftė ai, ekziston dikush qe lirisht mund ta quash me emrin e shenjt: mik. Se sa e pakuptimtė do tė ishte cdo gjė, sikur tė kishin mbetur tė vetmuar qė nga dita qė erdhėn dhe si tė huaj tė riktheheshin nė qytetin e lindjes, me tė cilin nuk do t'I lidhte asgjė vec kujtimeve tė palosura nė kthinat e zemrės, qė ruanin si gjėnė mė tė shtrenjt. Ku asgjė nuk do tė provonte lidhjen e tyre me atė qytet vec asaj shtėpie, e cila qėndronte si njė fakt I ngrirė-e pandjenja t'I gėzohej kthimit tė tyre, pa sy tė lotojė nga lumturia, e pagojė tė fliste dhe t'I tregonte botės se dikur brėnda mureve tė saj u bashkuan dy qėnie dhe krijuan familje, tė cilėt fatkeqėsia I shkėputi nga qerdhja e vet. Se ata tė rinj, qė dikur prapa atyre dyerve mbyllėn fėmijėrinė dhe morėn rrugėt e botės, tani I ishin rikthyer qerdhes sė vjetėr si dallėndryshet nė behar dhe me harenė rinore po mbushnin skutat e saj tė shkretuara.

Sot, ndėrsa qėndronin nė afėrsinė e njėri-tjetrit si zogjtė e njė qerdheje, ata dėshmonin se njė miqėsi tė sinqertė nuk e tret largėsia dhe se vetėm atė qė ėshtė e rrejshme e bart koha dhe si pluhurin e rrugėve e flak nė harresė. Ata nuk I  ndante njė dimėr I vetėm. Gjashtė dimra mes tyre kishin lėshuar fillin e largėsisė. Por, ata , serish nė vendin e vjetėr po mundoheshin tė lidhnin njė fije tė kėputur dikur.

Ndėrsa dielli lundronte nga gjysma e qiellit dhe njė erė e hollė vere shtynte vapėn, bashkė me aromėn joshėse tė pishave bartte edhe zėrat e tyre si cicėrima tė pėrmalluara tė zogjve shtegtar, kur nga ishujt e largėt kthehen nė pranverė. Atje, nė njė fushė tė vecuar nga parku I gjelbėruar ishte Besniku. Ai ishte djali I vetėm I Agronit; I atij burri tė mirė tė cilin e njihte I gjithė qyteti. Besniku ngjante tė atit kryekėput, me flokėt e zezė qė I falnin njė pamje tė kėndshme fytyrės sė tij dhe me krahėt e gjėrė e shtatin e lartė si ato trungje qindvjecare. Ai edhe mencurinė dhe motivin e planifikimit tė rrugėve nė jetė e kishte trashėguar nga ai.

Pak me tej, nė lojėn me top iu ishte bashkėnjgitur Abrėri, djali I Petritit-mikut tė Agronit. Ata ishin katėr fėmijė dhe dy palė shorte. Iliri-vėllai I madh dhe Eranda-motra pas tij, ishin njė degė e pandarė e trungut tė familjes. Dy zeshkanė tė bukur e shramantė, tė cilėt qėndrimi I heshtur e I tėrhequr I bėnte tė vecantė. Edhe ata pėrngjanin nė tė jatin, ndėrsa Arbėri dhe Besarta mė tepėr anonin kah e ėma. Por, flokėt e verdhė qė asaj I falnin njė pamje tė butė, tek ata merrnin njė kuptim krejt tjetėr , ndėrsa sytė e kaltėr kishin mėvete thelbin e njė djallėzie tė cilėn do ta kenė nga djalli peshqesh. Por, djallėzitė e tyre nuk shkonin nė dėm tė askujt. Ata kurthet e veta simpatike I shijonin tė parėet . Arbėri qė nga fillimi kishte mbetur nė Kosovė tek famlja e Agronit. Tashmė studionte nė Akademinė e Arteve nė Prishtinė, ndėrsa nė fundjavė gjithnjė vjen nė shtėpinė e Agronit, pjesė e sė cilės ishte bėrė tash gjashtė vjet. Ai gėzonte dashurinė tyre, sepse nuk ishte vetėm djali I mikut tė vjetėr, por ishte Amaneti I tij; qė frytin e tij ta rriste nė njė pemė, e cila sic pati rrėnjėt nė vendlindje edhe tė mbetej aty pėrgjithmonė!

Edhe Besarta nė ato caste ishte nė fushėn e gurėzuar, duke u orvatur t’ua grabiste topin. Ajo ėshtė njė shtatėmbėdhjetė vjecare, e cila gjithnjė bie ndesh me tė vėrtetėn e saj pa mundur tė pajtohet mė faktin se u lind femėr dhe se heret ose vonė duhet tė marr rolin qe iu nda qe nga fillimi. Ajo nė familje ende ruan statusin e ‘djalit mė tė vogėl’.

Ndėrsa Artlinda, motra e vetme e Besnkut e cila porsa kishte shkelur nė tė katėrmbėdhjetat, rrjedh nga njė botė fare e kundėrt. Ajo qė nė fillim lė pėrshtypjen e njė vajze tė ėmbėl. Gjithnjė e urtė dhe mė e vogla e familjes, gezon dashurinė e tė gjithėve. Nga prindėrit ka trashėguar tiparet mė tė mira, qė me to tė krijohej njė figurė e artė e cila tėrheq cdo sy. Ndėrkohė, e tėrhequr nga tė gjithė dhe e strukur nėn njė shkurre, po orvatej tė mblidhte ca lule vere qe sapo I kish diktuar.

Pjesė e piknikut tė sė dielės ishte Arbresha-nusja e bukur e Besnikut, tė cilėn e deshi qėkur ishte njė qupė e lagjes fqinje. Ata ishin martuar para tri vjetėsh dhe pas njė viti, Zoti ua fali dy binjakė tė ngjashėm si ylli me yllin. Dhe, nė kėto caste, teksa po kujtonte tė kaluarėn, fytyrėn e saj tė bukur kishte mbuluar njė hije mallėngjimi.

...Ishin ata dikur njė trio capkenėsh, tė cilėt e bėnin lagjen rrėmujė: ajo, Besniku dhe Iliri. Besniku e donte shumė Ilirin. E donte edhe ajo atė, sepse pothuaj u rritėn bashkė. Ata vinin nga dy anė tė qytetit. Por, Besniku pothuaj kishte braktisur lagjen e tij dhe kohėn mė tė madhe e kalonte me ata tė dy. Mirėpo, pas fatkeqėsisė sė Ilirit, pėr njė kohė tė gjatė nuk mundėn tė binė nė ritmin e vjetėr se cdo vend ua kujtonte lojėrat e pėrbashkėta. Prandaj, pas ikjes sė tij, lojėrat e tyre nuk I pėrsėritėn e kur vinte koha e ngrėnjes ushqimin prapė e ndanin nė tri vende. Por, copa e Ilirit githnjė mbetej e paprekur!

_Zot! Sa kohė na ndan nga ato ditė tė bukura!-psherėtiua Arbresha, sikur Eranda gjer atėherė  tė kishte lexuar mendimet e saj dhe duke e shikuar nga koka nė kėmbė, duke ia shtrėnguar duart, shtoi:

_Teksa te shikoj dhe bėj krahasime, mė bėhet se krejt tjetėrkėnd kam pėrpara!

Era nėnqeshi dhėmbshėm, duke mbėshtjellur heshtjen e shkurtėr me ofshama mallėngjimi,  tė cilat kishin burimin nė fatin qė nė vendin e tyre ngadalė po I bėnte tė huaj, nė kohėn qė po ua grabiste vitet mė tė mira larg vendlindjes apo nė atė tokė tė largėt e cila po I lidhte pėr vete me prangat mė tė forta.

_Eh, Arbėreshė! Kur koha ndryshon cdo gjė, njerėzit janė kafshatė e vogėl pėr tė. E kur nė mes shtrihen kaq vjet, ai mision I lehtėsohet edhe me shumė. Kur ikėm atje, cdo ėndėrr e shpresė imja kishte burimin nė vendlindje. E tash, ja ku jam! Me moshė tjetėr, me plane tjera e me dėshira tė cilat kanė burimin nė anėn tjetėr tė botės...

Aty, mendime tė trishtuara iu mblodhėn brėnda castit. Shtrėngoi ballin me dorė, sikur deshi tė mbsyte ato kujtime qė sa herė I vinin e lodhnin, e rrahnin. Ato kujtime qė dukeshin si njė ėndėrr e mundimshme tė cilėn s'do donte ta pėrjetonte. Se, sado e hidhur qoftė e kaluara, mbetet prapa. Por, njė pikė gjithnjė mbetet e pashlyer nė zemėr qė tė tė kujtojė se ajo ėshtė pjellė e njė pėrjetimi tė hidhur.

 Arbresha e dinte tė vėrtetėn e tyre. Prandaj u mundua t'I vėnte kapak asaj bisede qė pėrtėrinte dhėmbjen e vjetėr.

_Ėshtė roli I jetės,Era, qė njeriu ta pėrplas hap pas hapi, qė ta kuptojė nė ėshtė I denjė pėr atė qė gezon. Tė hedh nė lojėra tė ndryshme nė tė cilat jo rrallė dukemi tė marrė. Por, ai ėshtė njė mėsim pėr hapa tė tjerė nė jetė. Tė hedh pengesa nga mė tė vėshtirat,  tė cilat ndjehemi tė pafuqishėm t'I tejkalojmė. Por,  kėmbėngulja dhe durimi gjithnjė shpėrblehen. Ndėrsa jona ėshtė qė tė jemi sa mė imun ndaj shqelmimeve tė fatit. Pas cdo rėnjeje tė ngritemi dhe nė udhėkryėin e jetės tė gjejmė tė duhurėn, duke kaluar cdo pengesė drejt asaj qė ėndėrron secili: lumturisė! Ju kėshtu keni vepruar dhe pėr lumturinė qė pėrjetoni askujt nuk I keni borxh!-fliste Arbėresha tė vėrtetėn e jetės, ndonėse  vet sapo kishte bėrė zgjedhjen nė rrugėn e degėzuar tė fatit, tė cilat hap pas hapi cojnė drejt njė pylli mė tė dendur.

 

Besniku dhe Arbėri edhe me tej po luanin, ndėrsa Besi, qė tė fitonte kushtin po orvatej t'ua grabiste topin. Artlinda e re, e ulur nė njė karrikė nga kėndi I parkut me lulet e mbledhura po thurrte njė kurorė. Kushedi cfarė mendonte, teksa me gishtrinjtė e holle kapėrthurte lule e gjethe dhe era verore ia ledhatonte flokėtr e verdhė e tė valėzuar? Ndoshta edhe ajo po shetiste nė kujtimet e fėmijėrisė jo tė largėt, kur kishte ekzisutar dikush qė dikur nuk e linte vetėm as pėr njė cast dhe edhe pse nuk ishin moshatar, gjithnjė I bashkangjitej nė lojėrat e saj.

...Ishte ky Iliri, djali I madh I tezes Shpresė, I cili fare papritur ishte shkėputur nga jeta e saj e njomė! Dhe, teksa shihte Arbėrin ndoshta edhe aty e pyeste vetesn si njėmijė herė mė parė: pėrse nuk ike ti atje dhe Iliri tė mbetej kėtu?! Por, ishte Iliri ai qe duhej tė ikte, atė e dinte edhe ajo! Dhe, kur kujtonte fatkeqėsinė e tij pėr tė cilėn pas shumė kohe kishte kuptuar, edhe tani I vinte tė qante si njėherė e dikur,  kur pėr herė tė parė pati mėsuar pėr fatkeqėsinė. Atėherė kur truri I saj I njomė pat filluar tė kuptonte gjėrat e mėdha, e ėma I pat treguar se Ilriri me prindėrit kishte pėsuar fatkeqėsi nė komunikacion. Fati kishte dashur qė makina tė godiste nė anėn e Ilrit, prej nga kishte marrė lėndime tė rėnda. Pas intervenimit tė mjekėve vendor dhe mossuksesit tė tyre, marrin udhėzim qė ta dėrgojnė jashtė pėr shėrim. Petriti I shtyrė nga dashuria prindėrore kishte flijuar cdo gjė tė arritur deri atėherė dhe kishte udhėtuar nė tokėn drejt sė ciles e tėrhiqte shpresa e madhe pėr shėrimin e djalit. Pas muajsh  tė gjatė mundimi, nėn barėn e mallit dhe me plagen e hidhur pėr djalin, arriti shėrimin e tij pėr tė cilin mishte braktisur cdo gjė.

Por, shėrimi I Ilirit nuk ishte gezimi I vetėm tė cilin e pėrjetoi qysh se shkeli nė atė tokė tė huaj. Ndjenja e mirėnjohjes sė tė birit ia largoi vuajtjen qė kishte lėshuar rrėnjė. Kur filluan tė punojnė sė bashku, pėr herė tė parė nuk e ndjeu veten tė vetmuar e tė humbur praqpa diellit si deri atėherė, por me gjithė shpirt falenderoi Zotin pėr shėrimin e zemrave qė pas nje fatkeqėsie tė tillė ishte njė lindje pėr sė dyti.

 Dheu I mėrgimit si shumė tė tjerė edhe ata I zui peng pėr gjashtė vjet tė gjata, por nje fryme nga trupoi I tyre, njė jetė e shkėputur nga gjiri I tyre mbeti kėtu, nė Kosovė, qė me fijen mė tė fortė t'I ngrehte tė ktheheshin aty ku pėrkisnin dhe aty ku lindėn edhe tė vdesin. Ishte Arbėri ai-djali I dytė I Petritit, tė cilin para gjashtė vjetėsh e la tek miku I tij, Agroni.

Kur kishte perfunduar mamaja tregimin, Artlinda kishte qare bashkė me tė pėr djalin e tezes Shpresė qė e deshi shumė. Por, fatkeqėsinė e tyre s'kish mundur ta largojė dashuria qė ushqenin pėr njėri tjetrin, ndėrsa rrugėn e gjatė qė I ndante s'mundėn ta shkurtojnė lotėt as malli I atyre qė ikėn!

Dita po rreshqiste ngadalė prapa kodrave, ndėrsa era qė paralajmeronte muzgun vinte e ngrohteė Dielli pas pak do tė rrokullisej nė perėndim, ndėrsa hijet e dendura tė pishave ishin bėrė njė. Arbėresha duhej tė kthehej tek binjkaėt e vegjėl qė e presin krahėhapur. Artlinda tek e ėma, tė cilėn nuk e ka mėsuar t'I ndahet shpesheherė. Ndėrsa, tė tjerėt duhej tė iknin qė pas kėsaj tė bėheshin gati pėr mbrėmjet qytetare.

_U bė vonė, kurse binjkaėt do ta kenė cmendur mamanė! - tha Arbėresha, duke palosur shportėn e zbrazėt tė ushqimit.

_Besnik,Arbėr, Besi!-thirri Eranda, duke u afruar t'I ndihmonte.

Pėrderisa Artlinda menjėherė drejtoi kah ato dhe ata mėrmėruan tė merzitur pėrse mu atėherė kur koha pėr lojė ishte me e mira ata po ngriteshin, Besi shfrtyėzoi habinė e tyre t'ua grabiste topin. Vrapoi me tė si njė ketėr, ndėrsa qė tė dy iu qepėn pas.

***

Vapa verore sa vinte e rritej, duke e bėrė tė pamundur qėndrimin nė qytet. Si cdo krijesė qė krijon rehatinė, edhe me qytetarėt ndodhte e njėjta. Kush shtrihej prapa perdeve tė lėshuara, kush futej nen hijėn e pemvė dhe bisedonin pėr jetėn nė rrethana tė pėrbashkėta, ndėrsa gratė si gjithnjė, porsa I kryenin punėt mblidheshin tek njėra-tjetra dhe pas komenteve besimkota nė filgjanet e kafesė, nuk harronin qė me gjuhėn e mprehtė tė pėrshkruanin gjėndjen nė qytet.

Pėr tė rinjtė, shpėtimi nga vapa pėrvėluese ishte uji I freskėt I Bistricės. Buzė saj gjenin argėtimin qė mund t'ua ofrontė mosha e tyre e bardhė. Por, lumi nuk ishte as pa gazin fėmijėror. Tė pabrenga e tė hareshėm si gjithnjė, sa vraponin nė bregun e lumit, sa futeshin nė ujė, por asnjėri nuk ishte aq I shkathėt sa tė pėrcillte hapin e tyre dhe tė kuptonte se cfarė bėnin nė tė vertet?

Edhe Arbėri atė ditė I ishte bashkėngjitur asaj gjallėrie. Por, edhe pse nė atė grumbull njėrėzish numėrohej njė mė shumė, ai ishte I vecuar nga tė gjithė.  Ulur nė njė gur tė madh me kėmbėt e futura nė ujin kristalor, kėnaqej me freskinė e tij ndėrsa tingujt e lartė tė muzikės gjallėronin atmosferėn. Por, atėherė kur i humbur nė melodinė qė shpėrndante ajo kuti magjike, nga ana tjetėr e lumit ,krejt papritur u gjet njė shoqėri edhe pėr tė.

_Ej,Kaltrina!-thirri shoqen nga fakulteti, nė shoqėrinė e sė cilės me ėndje do ta kalonte pasditėn.

Ajo, biondina e bukur, ktheu kokėn andej nga po I thirrej emri. Me tė parė Arbėrin qė me thirrje, me duar e nė cdo mėnyrė mundohej t'ia bėnte me die ku ishte, buzqeshi lehtė. Pa humbur kohė, kėrceu gurėt si njė drenushė dhe pas pak u gjet praėn tij.

_Sa mirė I sheh gjėrat ti. Ndėr tė gjithė kėta, vetėm unė isha I vetmuari!-I tha, posa iu afrua.

_Nuk do t'I shihja, po t'mos mė ndihmoje!-ia ktheu, duke kėrkuar vend tė ulej.

_Ka gjėra tė cilat duhet t'I kuptosh edhe pa ndihmėn time, si kjo psh. qė sa herė mė duhet e kam pranė!- tha, duke bėrė me shenjė nga kėngėtarja nė kasetė.

Kaltrina, e vetdishme tash e shumė kohė pėr atė qė ndjente pėr tė shoku I fakultetit, edhe aty u fsheh pas nje naiviteti qė aktronte.

__Nėse pėr t'u shoqėruar me ty mė duhet tė bėhem kėngėtare, atėherė qė nė fillim po dorėzohem. Nuk jam e lindur pėr atė, mė vjen keq! Dhe, e tillė s'mund tė bėhem as me ndihmėn tėnde. Gjithė cfarė di ėshtė, tė aktroj. Prandaj, mė mirė tė ik derisa mundem!-vazhdoi nė tė parėn, duke marrė tė largohet.

Mirėpo, dora e tij e ndaloi dhe e folura me nxitim e bėri tė qesh:

_Oh,jo! Ti nuk do ta bėsh atė, se ke njė zemėr tė butė qė s'tė lejon tė bėsh gjėra tė tilla. Ti nuk do tė lėsh njė djalė si mua, tė vetmuar, pa shoqeėi as dashuri e c'ėshtė mė tragjike, me kėtė statua e cila gjithė cfarė di tė bėj ėshtė t’mė shikojė dhe tė buzėqesh me atė buzėqeshje tė ngrirė. S'je e detyruar tė bėhesh kėngėtare, pasi as unė s'jam instrumentist. Mė mjafton vetėm fakti qė ti je e gjallė!

Ajo ia krisi sė qeshurės, duke injoruar serish atė qė fshihej prapa atij vargu fjalėsh. U ul nė gurin e madh dhe me tė zbathur sandalet, futi kėmbėt nė ujė. Por, shikimi I tij ngulmues nė kėbėt e saj dhe zgjatja e kokės, teksa mundohej te shihte sa mė shumė, prapė me shumė e bėri tė qesh se sa e turpėroi.

-Arber!-klithi e prekur,  duke mbuluar kėmbėt.

-Se mos do te t'hargjohen!-ia bėri ai, duke mbledhur vetullat nė mėnyrė qesharake.

Mori kasetėn qė mbante afėr dhe duke e shikuar bukuroshen qė figoronte aty I foli:

_Tė paktėn ty mund tė tė shikoj me orė tė tėra, dhe as s'do tė ngritesh e as do mund tė cirresh: Arbėr!

Kaltrina buzqeshi vjedhurazi,e vetdishme se pranė tij ishte e pamundur tė ishte serioze. Sikur mu nė atė cast t'I ishte kujtuar dicka, hapi cantėn dhe nxori cokollatėn.

_O sa shume I dua cokollatat!-rrahu shuplakat Arbėri I gezuar, duke shkėputur njė rend nga ajo.

Ndėr tingujt e muzikės qė perziheshin me gurgullimėn e ujit, u dėgjua serish zeri I saj:

_Arber.Kur do tė shkosh ne det?

_Kėto ditė. Prandaj rri nė pishė tė diellit dhe ha cokollatė tė marr ngjyrėn. Po ti, do ia dalėsh qė sė paku sivjet tė shohėsh mė shumė se vec lumin e qytetit?

Ajo gjykoi me shikim ngacmimin e tij. Dhe, duke mbledhur buzėt ia ktheu:

_Pyet sikur mos ta die si ėshtė mamaja. Ka aq kohė qė jeton nė njė rreth tė qytetruar, por pluhurin e prapambeturive assesi ta tret!

_Po ti lute babanė.Pastaj, dhe vet ji mė kėmbėngulėse.

_Falė kėmbėnguljes sime jam sot kėtu-tha duke kujtuar skenėn e para pak casteve dhe shtoi: -Por,a e vlen qė vetėm me grindje tė fitoj atė qė mė pėrket? Kjo s'mė ushqen Arbėr, se pas kėsaj s'mund ta shijoj si dua!

Ai mblodhi krahėt pėr ndihmėn qė s'mund t'ia ofronte.

 

Orėt e pasdites dukej se vraponin. Rrezet e fundit tė diellit po laheshin ne Bistricėn gjarpėrore. Ata, qėndronin prnė e pranė si dy pėllumba tė bardhė, ndėrsa gurgullima e ujit I bashkangjitej ėmbėl asaj melodie qė I kėndonte njė dashurie tė strukur nė gji kohė mė parė…

Ndėrkohė qė Arbėri buzė lumit po pėrjetonte njė takim fati mė vashėn qė dashuronte, Shpresa me vajzat ishte nė vizitė te familja e Agronit. Tė ulura nė tavolinė mes oborrit tė gjelbėruar, po vazhdonin fillin e gjatė tė bisedave tė cilat kishin buzeqeshjen si ilustrimin mė tė bukur. Degėt e bredhave me hijet e dendura zbusnin vapėn mbystėse, ndėrsa ndonjė rreze aty kėtu pėrvidhej mes degėsh duke shtrirė nga njė fashė drite mbi mbulojėn e bardhė tė tavolinės. Binjakėt e vegjėl, tė ulur nė njė batanije po luanin bashkė, herė duke buzėqeshur me gazin e shkėlqyeshėm fėmijėror dhe herė duke u ngatėrruar rreth lodrave tė pėrbashkėta. Por aty ishte Abėresha, e cila pėrkrah kujdesit rreth tyre iu ofronte mikpritje mysafireve tė kėndshme.

_Era, kur do tė niseni pėr pushime?-pyeti Arbėresha me tė lėshuar mbi tavolinė shportėn me pemė.

_Meqė mamaja kėto ditė do tė udhėtojė pėr nė Amerikė, se babai dhe Iliri kanė mbet vetėm, me t'u lajmėruar se shkoi mirė do tė nisemi.

Arbresha e pa se aty ishte rasti mė I mirė t'ia falte dhuratėn. Por, duhej tė kuptonte nė kishte punuar pėr shijen e saj?

_Po fustanet tė pėlqejnė si dikur?

_Ti e di se I adhuroj,kuptohet,nėse janė tė bukura!

_E nėse janė tejet tė bukura?

_Oh,ti edhe mė shpotit tani!-qeshi Eranda.

_Edhe nėse po, ia vlen, kur si dhuratė pėr kthimin nė atdhe tė kam punuar njė fistan tė bukur. Por, kėsaj radhe, me dizajn tė njė kosovareje.

_Nga Xheraldina?-ndėrhyri ajo me padurim-Nėse vėrtet ėshtė kreacion I Xheraldinės, nuk do doja dhuratė mė tė bukur!

Arbresha, duke parė Erandėn e emocionuar, buzėqeshte e kėnaqur sepse kishte arritur ta befasonte kėndshėm. Prandaj, pa humbur kohė u zhduk pėr njė cast pėr t'u shfaqur me fustanin nė dorė. Eranda e pa e mahnitur se ishte ishte ndėr tė rrallėt qė po kėnaqte shijen e saj specifike. Ajo edhe kafenė la pėrgjysmė nga padurimi ta provonte, qė pas pak tė shfaqej njė figurė krejt ndryshe. Me vete mori paqyrėn e madhe dhe duke e mbėshtetur nė trungun e bredhit mė tė afėrt, ua tėrhoqi vėmendjen me zerin e saj gjallėrues:

_Tezja Drite, mama, Arbėreshe.Si dukem?

Ato me ta parė nė fustanin e bardhė, nė tė cilin I qartėsohej vija e bukur e trupit, si tė magjepsura klithėn njėzėri:

_Oh, sa bukur! Eshte I mrekullueshėm!

Era, me tė diktuar Besin, e cila ndėrkohė po afrohej tė merrte njė pemė nga shporta, u soll ne vend dhe duke filluar atė ecjen me naze sic bėn sa herė do tė luaj me nervat e Besit, ua ktheu:

_Jam unė e mrekullueshme!

_Padyshim bija ime. Pa njeri-tjetrin, s'do tė shkėlqenit nė mėnyrėn qė shkėlqeni bashkė!-shprehu Drita adhurimin sinqerte, pa kuptuar qėllimin e Erės.Por, jo edhe Besi e cila e pa vėngėr nga koka nė kėmbė dhe ia bėri me gjėsendi:

_Bah!...Kujdes se do tė plas ajo pasqyrė nga marazi!

Te gjitha ia krisėn sė qeshurės, ndėrsa Shpresa I buzėqeshi me dashuri 'djalit tė saj tė vogėl', e cila me tė marrė pjeshkėn iku vrik nė anėn tjetėr tė oborrit,pėr tė vazhduar lojėrat nė tė cilat e kishte futur edhe Artlindėn.

_Arbreshė, tė falemnderit pėr fustanin. Kurse, pėr pushime presim qė edhe ti e Besniku tė na bashkėngjiteni!

_Edhe unė shpresoj kėshtu, Era! Por, kėta kolopuce janė pranga tė forta. Mamaja mė thotė tė vi pa brengė, por unė druaj se do ta lodhin!

_E moj nuse! Poqese kėta tė dy do t'mė lodhnin, ku do t'pėrfundoja me njė qerdhe fėmijė?-ia bėri Drita me tė qeshur.

Qeshja e tyre serish u bashkua me cicėrimėn e zogjve qė kishin foletė nė bredha.

_Do tė jetė pushim I bukur,mama. Vėrtet do tė jetė se kėshtu kam parandjenjėn!-fliste Era e lumtur, duke ia shtrėnguar duart sė ėmės. Por, nė cast mblodhi vetullat dhe psherėtiu:

_Por, sikur tė ishit ju me ne do tė ishte edhe me I bukur...Dhe Iliri!

_Jeta ėshtė e gjatė, bija ime-ndėrhyri Drita duke ia lėmuar flokėt. Tri vjet do tė ikin si tri ditė dhe ju serish do tė jeni njė familje e plotė. Qėndruat larg Arbėrit pėr gjashtė vjet, ndėrsa pa Ilirin merr tragjik njė pushim tė vetėm!

Era nėnqeshi si njė fėmijė e zėnė nė faj, me sytė qe po I mbėshtilleshin nė lotė. Ndėrsa Shpresa psherėtiu dhėmbshėm:

_Edhe pak kohė, bijė...Pas pak kohe, tė gjithė do tė braktisim atė tokė. Shpreso, beso dhe duro!

***

Pas njė udhėtimi qė nga muzgu e deri para agimit, nė rrugėn plot kthesa tė rrezkishme, mė nė fund Arbėri me motrat u gjetėn nė qytetin bregdetar. Nė mungesė rezervimi, pas njė kėrkimi tė gjatė pėr vende tė lira nė hotele, pėrkundėr dėshirės sė tyre iu desh tė vėndoseshin nė shtėpi private. Por, tė paktėn pėr atė nuk u desh shumė mundim, sepse nė parkingun buzė plazhit njė mesoburrė iu ofroi mikpritje.

Kur u gjetėn para shtėpisė sė madhe qė ngjante nė hotel, peisazhi i vecantė para saj dhe dritaret e mėdha qė kthenin kah deti, zhdukėn pendesėn pse s'kishin rezervuar qė nga fillimi.

Pas njė pritjeje tė shkurtėr nė terrasėn e gjėrė para sė cilės shtrihej plazhi, deti dhe kalaja madhėshtore, nė derė u duk pronarja duke hapur gojėn e pėrgjumur. Nė fytyrėn e saj ende vėreheshin shenjat e bukurisė tropikale. Ajo pas pėrshėndetjes I ftoi tė hynin brėnda, ndėrsa ata iu qepėn pas teksa ajo hapte dyert e dhomave njėrėn pas tjetrės.

_Kjo ėshtė dhoma me shtretėr ku mund tė fle qifti. Ndėrsa, nė dhomėn me njė shtrat mund tė flė ky djali. Televizori ėshtė imi, por ndėrkohė mund t'iu bėjė shoqėri.

Ata e pėrcillnin pafjalė, herė-herė duke qeshur vjedhurazi me 'ciftin'-sic I quante Erėn dhe Arbėrin dhe 'djalin', sic e quante Besin. Por, ata qė aty e vėrejtėn se ndonėse nuk kishte emrin Hotel, megjithatė cdo gjė ishte nė nivel.

_Tė dyja palėt keni banjon. Qė tani mund tė laheni e tė shtriheni, ndėrsa mėngjesin do ta hamė bashkė-tha pronarja me parė se tė ikte.

Me t'u larguar pronarja, Arbėri I dėrmuar nga vozitja gjithė natėn, menjėherė iku tė fle. Era mbeti duke varur nė kremastarė garderobėn, e cila nga qėndrimi I gjatė nė valigje ishte bėrė rrėmujė.

_Ej Era, si na tha pronarja? 'Televizori ėshtė imi, por ndėrkohė do t'iu bėj shoqėri se unė jam njė 'djalė' I vetmuar, ndėrsa ju jeni'qift'.

Eranda largoi valixhet nga rruga dhe e shpėrqėndruar nga pagjumėsia, duke hapur gojėn ofshau:

_Oh, po vdes pėr gjumė!

Se, edhe pse para se tė niseshin me vete kish marrė jastėkun qė tė shtrihej nė ulėset e pasme, zhurma mėrzitėse e makinės ia kishte rėnduar kokėn, ndėrsa rrugėt zig-zage ia sillnin tė vjellat. Dhe tash, kur nga lodhja I bėhej se do t'I thyheshin kockat, u lėshua nė njė gjumė tė rehatshėm tė cilin e kishte dėshiruar tėrė natėn. Por, e njėjta nuk ndodhi edhe me Besin. Ajo, me shikimin e ngulitur nė orėn e bardhė e cia mezi dallohej nga muri, numėronte minutat. Ishte shumė heret qė te mund tė luftonte padurimin qė e tėrhiqte qė tani tė dilte nė plazh dhe pėr sė afėrmi tė shijonte Adriatikun kaltėrosh, I cili nga fėmijėria e largėt dukej si njė ėndėrr e bukur.

 Era po pushonte nė njė gjumė te rehatshėm, kur akrepat nė orėn e murit shėnuan orėn gjashtė. Besi u ngrit dhe me hapa tė lehtė doli pėrjashta. Nė korridor njė fashė e zbehtė drite depėrtonte nga dera e hyrjes. Shikoi dyert e njėjta tė dhomave, tė cilat tė radhitura mezi dalloheshin nga njėra-tjetra. U mundua tė kujtoj serish se nė cilėn prej tyre u fut Arbėri, por kot. Ato edhe me tej mbeteshin te njėjta! Pėrgjoi te vrima e derės, s'pa asgjė. Shtyu njėrėn- mbyllur. Shtyu tjetrėn- u gjet nė banjė. Me frikėn se nė tė tretėn do tė futej nė dhomėn e pronarėve, belbezoi:

_Cila ishte, djalli e marrte?!

Por, kur nė tė tretėn gjeti atė qė kėrkonte, mori frymė lirisht. Arbėri po flente nė njė gjumė tė thellė. Krisma e derės dhe hapat e saj nuk e trazuan fare. Ajo nuk ia prishi gjumin  nė tė cilin nuk kishte pushuar as dy orė. U afrua pranė dritares dhe me njė shikim pėrshkoi panoramėn e bukur qė shtrihej parasysh. Ajo pa e mahnitur shtėpitė e punuara me njė shije karakteristike, tė cilat tė radhitura nėpėr kodra si mur I zbukuruar me lule rrethonin detin. Ato shtriheshin gjėrė para qytetit ende tė fjetur, ndėrsa kalaja shekullore qendronte krenare, si pronare e asaj kaltėrsie. Nga peisazhi I bukur, I denjė vetėm pėr qytetin e lashtė e ndjeu se sa I bukur do tė ishte pushimi nė gjirin e tij, ndėrsa kur freskia e detit ia ledhatoi fytyrėn atėherė e kuptoi se edhe pse me Ilirin kishte shetitur botėn, askund deti nuk kishte kėtė aromė. Se nuk kishte gjė mė tė bukur, sesa tė kalosh pushimin nė njė vend qė I pėrket popullit tėnd, nė mesin e njėrėzve tu, ku flitet gjuha jote!

_Oh, sa bukur!-pershpėrtiti, duke pėrshkuar qytetin me shikim.

Arbėri,duke ndjerė praninė e dikujt nė dhomė, hapi sytė dhe me njė zė tė pėrgjumur, trazoi  mendimet e ėmbla tė Besit:

_Besi, ti nuk po fle?

_S'me flihet!-mblodhi krahėt ajo.

Ai nėnqeshi I pėrgjumur, duke kuptuar padurimin e motrės sė vogėl dhe dėshirėn qė tė dilnin qė atėherė pėr tė thithur ajrin e pastėr tė bregdetit. Dhe, ndonėse zgjimi ishte gjėja e fundit qė I duhej nė ato caste, vetėm pėr t'ia plotėsuar dėshirėn asaj, s'deshi tė mendojė se gjumi I paktė vecsa e kishte drobitur.

_Oh, ti po ngritesh!-thirri Besi, duke e ptuhur e lumtur.

Duke nxituar qe tė merrte cdo gjė qė iu duhej pėr plazh, e bėri cantėn rrėmujė dhe teksa orvatej t'I fuste nė torbėn e plazhit, fliste:

_Do tė ikim para tė gjithėve, do tė ngremė cadrėn nė buzė tė detit dhe do tė thithim ajrin...

_E pashfrytezuar ende nga askush!

 

Njė tufė nga rrezet e para pat nxituar tė derdhej edhe nė shtratin e Erės, sikur ta dinte se nė atė dhomė flinte ajo qė mė sė tepėrmi dėshironte agimin. Por, lodhja sot e ksihte dėrmuar. Prandaj, edhe atėherė kur bashkė me valėt qė shpėrlanin murin e Kalasė edhe qyteti ishte zgjuar nga gjumi, ajo po flinte si qengji. Vetėm zėra tė thekshėm fėmijėvesh qė vinin nga shtėpia fqinje e tėrhoqėn nga bota e ėndrrave. Kot mbuloi kokėn me carcaf. Ai ishte tepėr I hollė qė ta shpėtonte nga zgjimi. Mendimi se cdo ditė duhej tė zgjohej nė kėtė mėnyrė, e tmerroi dhe ndonėse nuk kishte kaluar as ora dhjetė, nxitoi tė vishej e bindur se kishte kaluar edhe kohė e drekės. Dhėmbja e muskujve tregonte qartė sa pak kishte fjetur. Por, u ngushėllua me mendimin se do tė flinte nė plazh.

Kur doli nė rrugė, vapa mbytėse ia zuri frymėn. Drita e diellit ia vėrboi sytė. Ndėrsa hidhte hapat e lehta e fustani I dedikuar pėr klimėn bregdetare I pėrdridhej nė shtatin e hedhur, vuri syzet qė mbulonin edhe mė shumė thelbin e saj misterioz. Kur iu afrua murit tė plazhit, e kuptoi se pothuaj kishte harruar atė hapėsirė plot rėrė e cadra qė tė pėrngjante nė njė livadh plot kėpurdha laroshe. Zėrat e shumtė qė I bluanin veshėt pėr njė cast ia bėnė tė pamundur kalimin e gjithė pushimit nė atė zgjua bletėsh, ndėrsa mendimi I mėparshėm tė flinte ne plazh e bėri tė qesh.

Zbriti shkallėve dhe u mundua tė depėrtonte nėpėr hijen e cadrave, ku rėra e valė s'ia pėrvėlonte shputat. Vetėm kur doli nė hapėsirė mori frymė thellė, duke mbushur mushkėritė me aromėn e kėndshme tė detit. Zbathi sandalet dhe duke ecur sa nėpėr rėrėn e lagur, sa nėpėr ujin e cekėt mundohej t'I gjėnte Arbėrin dhe Besin.

_Mė nė fund ia dole!-njohu mes tė tjerėsh zėrin e Arbėrit I cili e kishte pikasur qė nga larg.

Ajo u afrua dhe duke hequr torbėn nga krahu, u lėshua rėndė mbi peshqirin tė cilin Besi kohė mė parė e kishte shtruar pėrkrah dy tė tjerėve. Largoi flokėt tė cilat edhe me shumė ia shtonin vapėn duke psherėtirė:

_Mė plasi vapa!

_Plase ti atė!-ia ktheu Arbėri, duke bėrė me shenjė nga deti qė ishte vetėm njė metėr larg.

Ajo buzeqeshi dhe sikur atė fjalė tė kishte pritur, hoqi fustanin. Nga bardhėsia e trupit, flokėt e saj dukeshin edhe mė tė zez. Nxoti kremin pėr rrezitje dhe leu lekurėn, e cila nuk kishte shijuar diellin pėr aq ditė. Kur hodhi shikimin pėrreth, tė gjithė njerėzit argėtoheshin nė mėnyrėn e vet; disa luanin shah, disa letra, ca nga ata laheshin e ca tė tjerė luanin me top, e cfarė tjetėr nuk bėnin qė s'tė ngrehnin t'iu bashkėngjitesh? Brėnda castit u bind se mendimi I para pak casteve ishte I gabuar dhe se edhe ajo do tė kenaqej poaq sa tė tjerėt. Nxori tranzistorin nga torba dhe me kufjet ne vesh, hodhi shikimin nė det. Deti pėrkundej lehtė nė shtratin e tij, ndėrsa valėt dukej se vallėzonin. Harfa e dashurisė me tingujt e ėmbėl padiktueshėm po thurrte njė melodi tė re, kur nė mesin e valėve qė sillnin gjumin ia nxori paraysh atė qė kish mundur ta shohė vetėm nė ėndrra. Ajo fytyrė ė bukur ia ngriu shikimin nė qepallė. Buzėqeshja e tij ia kujtoi shkėlqimin e diellit. Mburoja e zemrės u shkatėrrua nga njė tronditje krahėrori, e nė atė tik-tak tė lehtė pushuan hapat e tij... 

Edhe libri qė do tė lexonte ruante nė gjirin e tij po atė lojė ndjenjash. Nėn rrezet e diellit reflektonte titulli I tij "Zjarri I dashurisė”. Por, zemra e tėrhoqi serish nga dicka e paqartė; atje ku po digjej njė zjarr tjetėr. Por,ajo ktheu kokėn nė anė tjetėr. Aty pranė,  Besi e shtrirė barkas po lexonte gazetė. Nėn fanellėn e lagur I diktoi jelekun, tė cilin po ia shihte pothuaj pėr herė tė parė. I erdhi tė qesh meqė ai nuk I vishte kurrė, ndėrsa nė dy vitet e fundit nuk shkonte me vėllain e motrėn nėpėr bazene. Ajo duke fshehur ato dy mollė qė sa po nxirrnin kokėn, mundohej qė sė paku para familjes tė vazhdonte tė gėzonte statusin si "djali mė I vogėl". Por, ato qė iu turpėrohej, nė njė tollovi tė tillė ishte e pamundur t'I fshihte e aq mė pak para vėllait e motrės. Prandaj, vetėm me atė fanellė qė e mbante, si nė plazh ashtu edhe nė ujė, ia dilte tė ndjehej mė rehatshėm.

_Po kėta c'tė duhen?-pyeti, duke ia ngrehur llastikun me djallėzi.

Besi u ngrit me tė shpejt, shikoi pėrreth dhe duke mbledhur peshqirin pėr trupi, shfryu:

_Marroqe!

_Tė pa I gjithė plazhi, ndėrsa unė duhet tė mbyll sytė?-ia ktheu ajo me njė buzėqeshje lozonjare.

_Prit sa tė hymė nė ujė, pa do t'I mbyllėsh pėrgjithmonė!-iu kėrcėnua.

_Nuk guxon!- ia ktheu ajo e sigurt, sikur pėrreth tė kishte truprojėn, I cili pėrcillte me buzėqeshje lojėn e tyre tė hareshme. Pse e afronte ai shikim dhe pėrse cdo gjė e tij I dukej e largėt?

 

Nė orėt e fundit tė ditės, vapa e madhe u mbyt nė ujin e detit. Nė mesin e gjithė njerėzve qė zhyteshin panda nė ujin e ngrohtė ishin edhe Arbėri dhe Besi, ndėrsa Era e liruar nga frika e djegjes, kishte dalė nėn rrezet e buta tė diellit qė tė merrte ngjyrėn pa e lėnduar lėkurėn. 

Pas njė ore u gjetėn nė hyrjen e shtėpisė ku po banonin. Arbėri menjėherė u fut nė banjo, kurse vajzat hynė nė dhomė tė pushojnė pėr pak kohė nga lodhja e plazhit. Nga dera e hapur u dėgjua zėri kurreshtar I pronares, e cila po shihte Besin e ulur nė shtratin e saj:

-E moj! Cili nga kėta flen me ty? Cili ėsht' yti?

_Te dy! Ai ka fjetur mbrėmė, ndėrsa ky do tė fle sonte-ia ktheu Era.

Ajo shqeu sytė dhe duke lėkundur kokėn, mori tė largohet. Por e ndaloi zėri I Erės:

_Zonja Vjollcė. C'ėshtė e vėrteta, unė me asnjėrin nuk "fle", se qė tė dy kanė shtretėrit e tyre. Ai qė pastrohet ėshtė vėllai, ndėrsa kjo kėtu, motra.

_Mo...Motra?!-nxori ajo njė zė plot habi, duke ngulmuar ne Besin.

Besi, e cila gjer atėherė e thelluar nė gazetė nuk kishte pėrcjell bisedėn e tyre, vetėm reagimi I pronares ia tėrhoqi vėmendjen. Ndėrsa ngulmimi nė krhėrorin e saj, e qeshura e zėshme dhe gjesti me dorėn e saj tė trashė e bėnė tė qesh.

_Uh, ti plac!…Kurse unė mendova se vėrtet bėn atė qė thua!

Ato ia krisėn sė qeshurės me tė qeshurėn e saj tipike ulqinake dhe simpatike. Ndėrsa pronarja, me tė parė Arbėrin tė dilte nga banja ua bėri:

_Epo, ju 'qifti' I sotėm ngrehuni tė laheni se banja u lirua!

Tashmė muzgu kishte pushuar I qetė mbi det, ndėrsa qyteti kishte marrė gjallėrinė e vecantė tė netėve bregdetare. Besi, kohė mė parė kishte dalė tė shihte cdo cdo gjė nė detaje. Ishte e pamundur qė kujtimet tė mbesnin tė freskėta qėkur ishte pėr herė tė fundit. Prandaj, cdo gjė qė shihte I bėhej se po shihte pėr herė tė parė. Ato qė madheshtonin atė qytet e magjepsnin, kurse shija e saj tashmė e pjekur, vlerėsonte cdo gjė me vlerėn qė meritonte.

Edhe Era tashmė po dilte, veshur nė garderobėn e bukur dhe me flokėt e derdhura, pėrkrah Arbėrit. Nga prapa I pėrcolli zėri I pronares nga kuzhina:

_Po ende s'I erdhi radha kėrij qė pate mbrėmė!

_Kėtė e kisha mė afėr!-ia ktheu Era dhe qeshėn qė tė tre.

Kur zbritėn, menjėherė kuptuan se muzika qė dėgjohej vinte nga restorani matanė rrugės. U afruan. Por, nga njerėzit qė rrethonin travolinat e mbushura nuk mundėn tė depėrtojnė. Prandaj, pėrkrah atmosferės sė gjallė dhe zėrit tė bukur tė kėngėtarit, iu desh tė pajtohen me faktin se sonte s'mund tė uleshin aty. Por, ndėrsa Arbėri menjėherė filloi tė mendoj se si t'ia bėnin netėt e ardhshme, Era mezi priti tė ikte nga tollovia e krijuar rreth atij kėngėtari sharmant I cili mezi diktohej nga larg.

Ndaluan nė restoranin pėrballė rrugės, qė pas kėsaj tė takonin Besin qė tė mund tė pėrmbushnin planin e skenuar gjatė udhėtimit: qė cdo natė tė vizitonin njė pjesė tė re tė qytetit mė tė bukur tė Adriatikut. Por, kur u futėn brėnda dhe Era kalimthi pa nė pasqyrėn e varur nė mur, nga tavolina u shkėput zėri I dikujt:

_Ou! Tashmė edhe kėtu do shtyhesh me pasqyrat?

Ajo menjėherė njohu zėrin e motrės qė I kujtoi ditėn kur nga Arbėresha pat fituar fustanin si dhuratė.

_Besi! Ku ishe gjer mė tani?-pyeti e gėzuar.

_Po te dinim tė rezervonim njė tavolinė aty ku po mbahej muzikė e gjallė-ndėrhyri Arbri.

_Dhe tėrė nata tė na kalojė aty? Oh, jo Arbėr! Ti e di se unė s'mund tė qėndroj gjatė nė njė vend. Pastaj, poqese do tė rrimė tėrė mbrėmjen aty, si mund tė vizitojmė gjithė qytetitin?-nxitoi tė fliste Era e frikėsuar se atė qė nuk e bėnė sonte do tė bajnė gjatė netėve tė ardhshme.

_Po tė ulesh pėr pak kohė aty dhe tė shijojmė atmosferėn, dyshoj se do mund tė luftosh dėshirėn qė tė mbetemi aty cdo natė-tha Besi, e cila kishte parė nga afėr.

_Atėherė, mė parė se tė shijojmė atmosferėn, le t'I plotėsojmė dėshirėn bukuroshes-tha Arbėri duke ia afruar karrigen Erės.

Kur porositėn darkėn, kamarierit nuk iu desh shumė tė shfaqej ma tabakanė nė dorė. Mirėpo, derisa Arbėri pranoi pafjalė pulėn e pjekur, Eranda shqeu sytė mbi qoftet e stėrmėdha qė I rrethonin patate tė fėrguara, njė domate nė flegra, disa rriska trangulli dhe sallata sipas porosisė.

_Ku t'I fus gjithė kėto, o Zot?

Besi, e cila deri atėherė po e shihte dhe po ziente pėrbrėnda, ia krisi me tė madhe. Ndėrsa Arbėri, duke vazhduar ngrėnjen mė buzėqeshjen e tij provokuese, ia tkheu:

_Kėta ende nuk kanė informacion pėr hobin tėnd. E deri kur tė kuptojnė se pėr balet duhet edhe ushqim dietal, ha c'tė ėshtė hedhur pėrpara dhe tėpricėn fute nė xhepat e Besit.

Besi qeshte. Por, Era pa ia vėnė veshin Arbėrit luti:

_Besi, te lutėm ha me mua!

_Tė falemdnerit Era. Unė sapo darkova. Kurse, sic e shoh, Arbėrit mė shumė I hahet ai shpend I lakuricuar!

Ata edhe pasi dolėn qeshėn me darkėn e Erandės. Teksa zbrisnin rrugės, Besi si gjithnjė futej nėn krahėt e Arbėrit. E teksa krahu I tij I fuqishėm e ndante nga toka, ashtu pezull tė ngjante nė ndonjė ketėr tė varur nė degėt e lisave. Me tė zbritur nė korzo, era bregdetare ua ledhatoi fytyrat. Ata panė mė admirim gjallėrinė qė mbretėronte nė rrugėn tė cilėn vetėm njė mur e ndante nga plazhi. Vargun e gjatė tė tė rinjve me ngjyrėn e njėjtė tė cokollatės, vetėm veshja e dallonte nga njėri-tjetri e hapat qė rrahnin asfaltin ende tė ngrohtė nga vapa e ditės, tė kujtonin mbajtjen e ndonjė riviste mode. Aty, lumturia me bukurinė e pėrjetshme, shkallė shkallė ngjitej nė zemrat e rinsiė. Gezimi I tyre buronte I kthjellėt, shpėrthente buzėqeshjet si gonxhe, duke gėrshetuar kėngėn e lumturisė me gjithė ata zėra qė ne jehonė I kėndonin rinsiė, jetės, dashurisė. 

***

Tė lodhura nga qėndrimi nė qytet deri nė orėt e hershme tė mengjesit, Besi dhe Eranda atė ditė fjetėn deri vone. Arbėri pak para tyre ishte ngritur dhe kishte shkuar nė plazh. Ndėrsa ato, sot kafenė e mėngjesit e pinė bashkė me pronaren, duke qeshur shumė me atė grua e cila me shprehje fytyre e me tė folurėn karakteristike I bėnte te gajaseshin.

Pas njė ore tė kėndshme ndeje me kafe dhe biseda plot gaz, dolėn nė rrugė. Vapa mbytėse nuk largohej mė nga ajo erė e hollė. Rrezitja e ditės paraprake ua digjte lėkurėn e temperaturėn qė vlonte pėrbrėnda trupit. Por, pėrderisa Besi kishte ruajtur krahėt me fanellė, krahėt paksa tė pėrcėlluar tė Erės lėndontė canta edhe mė shumė. Por, pėrderisa nė ecje e sipėr mundohej tė gjėnte njė vend ku nuk do tė lėndonte lėkurėn qė digjte, ndoshta bukuria e saj, njė zemėr aty po qėllonte edhe mė keq?

_Era. Mos ishte ky kėngėtari?-pyeti Besi, duke parė kalimtarin qė posa kaloi atypari.

_Ku di unė?-ia ktheu pa interesim-Pastaj,si mudne ta dallosh nga ajo largėsi?

_Kur isha unė, nuk ishte tollovi. Harrove se nuk dolėm bashkė? Ti e di mirė qė unė nuk harroj figurat, kurse ky qe kaloi kėtupari ėshtė kėngėtari vet!

_Po mire. A s'ka edhe ai tė drejt tė ecėn rrugės qė ecim ne?-ia ktheu, duke lėshuar mė nė fund cantėn aty ku nuk I lėndohej lėkura e skucur.

Pas ngrėnjes nė lokalin mė tė afėrt, ikėn nė plazh. Bėnė njė lojė tė gjatė me letra dhe kur I dogji vapa, dolėn nė ujė. Besi dhe Arbėri menjėherė u hodhėn nė not, pėrderisa Era pa u nxituar mori dushekun dhe u fut nė ujin qė mbyste vapėn e diellit. Ajo shkoi gjer larg, nė fillim me hapa e pastaj me not dhe aty ku gjeti njė sipėrfaqe mė tė qetė, e lėshoi dyshekun dhe u shtri mbi tė. Besi, me tė diktuar motrėn e cila por rrinte nė thellėsinė e detit krejt e vetmuar, notoi drejt saj. Me t'iu afruar, kapi skajin e dyshekut duke dashur tė fillojė lojėrat e pėrditshme.

_Tash tė sheh peshkaqeni dhe thotė: Paska ardhė  njė e bardhė 'taze', pėr mengjes dhe tė ha!

_Nuk ėshtė mėngjes dhe as unė mė nuk jam mė e bardhė-ia ktheu pa u trazuar. Por, kur ia pa dorėn nė skajin e dyshekut e bindur se ajo s'do tė pushonte me kaq, shtoi:

_Besi, tė lutem mos mė nga se dua tė rri paksa kėshtu.

Por, Besi e vetdishme se tashmė e kishte nėn mėshirėn e saj, vazhdoi me tė parėn:

_Nuk do tė tė ngas nėse mė premton... Mmmmm....se do t'mė dėgjosh cfarė tė them unė dhe gjithė pushimin do tė veprosh vetėm ashtu si dua; se do t'ndėrpresh t'mė lodhėsh me ato'nuk dua nė kėtė muzikė','dua nė korzo','dua nė diskotekė'. Hė, si thua? Do t'mė premtosh apo do tė tė pėrmbys?

_Besi, tė lutėm largohu!

_Jo, pėrderisa nuk mė premton se qė tani unė jam mė e madhja!

Ajo, duke parė dyshekun qė sa vinte e anohej, filloi tė luste e trembur:

_Besi budallaqe, largohu. Unė s'kam faj pse u linde pas meje!

_E di ti mirė nė cfarė mendoj. Epo e dashur, kjo ishte zgjedhja jote!

_Besi, do tė pėrmbysem!

_S'ka gje. Ti di not!

Nga tė qeshurat e Besit dridhej dysheku e ajo me duart e lagura s'mund tė mbahej. Dysheku filloi tė rrotullohej, ndėrsa Era e bindur se s'kishte shpėtim, iu hodh Besit nė krahė dhe qė tė dyja mė njė 'Bllam!' canė sipėrfaqen e ujit.

_Marroqe!...E tėra jam bėrė cull!- bėrtiti Era duke u kollitur.

_Edhe nė ujė deshe tė mbetesh e terur?-qeshte ajo teksa I sillej me not pėrreth.

Meqė asnjė fije floku s'kishte tė palagur, ajo u zhyt nė ujė duke lėnė Besin me dyshekun qė pėrkundej si njė barkė. Depėrtoi thellė nėpėr tunelet e kaltėr, sikur desh tė gjej sekretin qė ruante nė gjirin e tij me shekuj. U ngrit lart mbi sipėrfaqen e ujit, si njė delfin qė ka jetėn plot me valė. Por, mbi sipėrfaqen e ujit zbuloi njė sekret tjetėr...Njė valė qė notonte mes tjerash duke ia pėrfshirė qėnien e saj, qė t’ia mohonte pa u ndierė njė zemrė lirinė vajzėrore. Trupi iu derdh nga dicka e pakuptueshme, duke ia ndėrprerė hapat e notit. Ajo si njė sirenė iu dorėzua shikimit tė tij. C'ishin ata hapa tė butė nė tik-takun e zemrės? C'ishin ato psherėtima tė lehta qė I rrėshqisnin nga buzėt...Ajo aromė joshėse qė ia freskonte shpirtin? Vallė, ajo ishte dashuria e cila po e qėllonte mė parė se kishte mundur ta vėrejė se kishte drejtuar shixhetėn drejt saj?

Ai po vazhdonte lojėn e tij tė vecantė, tė cilėn e filloi qė nė castin qe u qėllua nga ata sy. Shikonte pandėrprerė nė bebėzat qė ia preknin thelbin e shpirtit.  Panda pėrcillte notin e saj mė tė lehtė se era,si njė skifter qė nga tufa e thėllėzave do tė shkėpus atė mė tė bukurėn. Kur ajo shkrihej nė buzėqeshjet rinore, a nga larg shikonte lojėrat e saj dhe nė zemėr ushqente dėshirėn qė nė lojėn e saj tė futej pėrgjithmonė. E kur nė ujė pėrdridhte trupin, thellė nė shpirt ndjente dėshirėn tė ishte valė deti…Vėrtet njė valė, e jo vetėm njė emėr simbolik I asaj kaltėrsie!

Me muzg, kur vapa e ditės shtyhej lehtė nga freskia e mbrėmjes, ata dolėn serish. Por, sonte nuk u drejtuan nga njė anė tjetėr e qytetit, por ndaluan te  muzika qė I shoqėronte cdo natė, derisa bėheshin gati. Kur u afruan tė shohin mė pėr sė afėrmi, vėrejtėn serish atmosferėn e gjallė. Edhe sonte, salla ishte e mbushur plot dhe askund nuk shihej vend I lirė pėr t'u ulur. Nė anėn tjetėr tė sallės, nė njė tavolinė rrinin vetėm dy veta. Ata pa humbur kohė, dėpertuan dhe plotėsuan tė vetmet vende tė lira. Njė kamarier I shkathėt solli karrige edhe pėr Arbėrin, I cili bashkė me Besin menjėherė I hynė bisedės me ata dy tė rinj qė ishin nė tavolinė. Kurse Eranda, pa pėrfillur shikimet e fshehta tė bashkėbiseduesit tė tyre, hodhi shikimin pėrreth. Salla ishte e rregulluar nė njė mėnyrė modeste dhe edhe skajin mė tė vogėl  kishte tė mbushur me mysafirė. Rrethi I valles sa vinte e rritej, ndersa nė ballė tė saj njė orkestėr nė tė cilėn shkėlqenin moshat mė tė mira, prej 17 deri ne 21. Menjėherė e deshi atė orkestėr simpatike qė gjithnjė lėnte pėrshtypjen se dashuria e vetme pėr ta ishin instrumentet.

_Ja njė orkestėr qė premton. Tė rinj, por njė shpresė e madhe pėr muzikėn tonė-qėllon Arbėri mendimet e saj.

_Pikerisht atė po mendoja edhe unė, Arbėr. Kėta mund tė kenė efektin e duhur te mysafirėt kur ende janė nė dallgėn e dėshirės pėr arritjen sa mė tė shpejt tė qėllimit.

Arbėri vazhdoi me pėrshtypjet rreth orkestrės, kur atė si me njė dorė tė fshehtė e tėrhoqi nga biseda dikush qė po qėndronte nė tavolinėn pėrballė. Ishte serish ajo fytyrė qė e shqetsonte pandėrprerė. Edhe aty njė tronditje e ėmbėl dhe rėnja e ndjenjave me ritmin e njėjtė. Ajo largoi shikimin nga ata sy qė qėllonin panda zemrėn e saj tė ndieshme. Ngritjen e bashkėbiseduesve e shfrytėzoi qė tė ndėrronte vend, pėr tu fshehur nga ai qė po depėrtonte nė qėnien e saj me hapa tė shpejtė. Se, edhe pse nga shtylla para tyre, gjithė cfarė shihte ishte rrethi I valles, vetėm pas saj mund tė ndjehej e sigurt. Kur u dėgjua zėri I kėngėtarit, aty e kuptuan se sa dallim kishte ky zė nga ai qė dėgjonin nga larg, apo kur vetėm disa tinguj shkėputeshin e futeshin nėpėr dritaret e hapura. Se c'vlerė artistike mbante nė vete. Vargu I gjatė I valles, tingujt e thekshėm tė klarinetit dhe zėri I tij nagcmonin gjakun nė damarėt e Besit. Ajo s'mund tė rrinte qetė por lėvizte vazhdimisht, si tė ish ulur nė xhemba. Me tė dėgjuar ritmin e gjallė tė kėngės sė sapofilluar, tė cilėn e dėgjonte pėr herė tė parė: "Lujma, gishtin-o"!

_Unė s'mund tė qėndroj mė kėshtu!-tha e emocionuar dhe duke terhequr karriken me tė shpėjt, u hodh nė valle. Pasi u soll dy tri herė nė rrethin e saj, u shkėput me vajzėn qė kishte afėr. Kur filluan vallėzimin nė duete, rrethi I valles u zgjerua duke iu liruar hapėsirėn. Ajo hidhte hapat me mjeshtėri dhe derisa me ritmin e muzikės luante me krahė duke ngacmuar vajzėn, mysafirėt sa me valle sa me duartrokitje shprehnin admirimin. Asnjėri nuk deshi fundin e atij vallėzimi djallzor, por me njė "Oooo!"-tė gjatė, shprehėn pakėnaqėsinė.

Besi, me tė ardhur te tavolina, zbrazi pijen me njė gllėnjkė, duke injoruar duart e Abrėrit qė I bėnin aplaus para hundės.

_Pėrse s'ftove atė valltaren nė pijė? A s'e sheh se tė pėrpin me sy?- nxiti Arbėri.

_Tė vjen keq qė tė bėj konkurencė?-shfrytėzoi rastin t'I hakmerrej pėr tė dyja.

Eranda ia krisi sė qeshurės, ndėrsa Arbėri duke nėnqeshur ia ktheu I dorėzuar:

_Po, s'ėshtė edhe konkurrencė e fortė, por fatkeqėsisht, mjafton!

Nata ecte nė rrjedhėn gjallėruese tė atmosferės bregdetare, ndėrsa tingujt e ėmbėl pėrziheshin me oshėtimėn e valėve dhe aromėn e detit, duke rrėnjosur edhe mė thellė dashurinė pėr kėngėn e bukur shqipe.

***

Ndoshta, edhe dashuria ka fijet e saj tė fshehta tė cilat shtrin rreth vetes, kur dėshiron tė bashkojė dy qėnje nė njė dhe me frymėn e shenjt lidh zemrat pėr gjithė jetėn. Nė hallkat qė do tė radhiteshin nė zingjirin misterioz tė fatit, ishin piėkrisht Arbėri dhe Kaltrina.

Njė erė e lehtė trazonte detin butėsisht. Rrezet e arta tė diellit derdheshin mbi Kalanė madhėshtore, e cila ruante brėnda mureve legjendėn e saj me shekuj. Era nėn cadėr lexonte romanin e saj, kurse Arbėri dhe Besi po ecnin buzė plazhit I cili shtrihej gjėrė pėrgjatė ujėrave tė kaltra e cadrat e radhitura u bėnin hije vizitorėvė qė po shijonin bukurinė e verės nė qytetin e lashtė. Ngjyra e bronztė nė lėkurėn e tė gjithėve tė vėshtirėsonte njohjen e njeriut mė tė afėrt. Por, ajo nuk ndodhi edhe me biondinėn,  e cila n mesin e tė gjithėvė po thithte rrezet e diellit. Ajo befasi e shtangu Arbėrin. Ai fėrkoi sytė duke mos besuar nė atė qė shihte, ndėrsa gėzimin qė I shpėrtheu nė krahėror e zbėrtheu nė njė bėlbėzim tė vetėm:"Kaltrina!".

_Oh, mrekulli!...Cdo gjė mund tė ndodh nė kėtė plazh!-admiroi bregdėtin ai, duke hapur krahėt me gjithė lumturinė e atyre qasteve.

Besi ia hapi sytė Arbėrit, I cili kish humbur para asaj skene qė I kish shtangur gjymtyrėt.

_Dhe ti gjete vendin t'mė shndėrrohesh nė statujė. Ne dalim tė shetisim, ndėrsa ky I hedh syrin njėrės!

Ai ia ktheu duke fėrkuar duart:

_Nuk ėshtė cdonjėra, e krisur, por ėshtė ajo qė tė kam folur. E tash, zhduku!

Besi pa duart e tij qė I bėnin me shenjė tė largohej dhe qeshi me lumturinė qė e shtynte tė hidhej si djalli. Ndėrsa Arbėri, me t'ia parė shpinėn, rregulloi syzet, shtrembėroi kapelėn prej kashte dhe iu afrua vajzės qė po rrezitej. Atij iu drodhėn gjunjtė para trupit tė saj, tė cilin ashtu tash e shihte pėr herė tė parė. Por, duke pėrmbajtur veten me mundim, me gishtin e madh ia largoi rėrėn nga kėmba. Ajo, ndonėse ndjeu prekjen, nuk lėvizi me mendimin se prindėrit u kthyen nga uji. Por, kur hapi sytė dhe pa njeriun nėn hijen e tė cilit po qėndronte, u mblodh e trembur dhe klithi:

_U cmėnde?

Por, me tė dėgjuar qeshjen e njohur, sa e lumtur aq e befasuar thirri:

_Arbėr! Unė fare s'tė njoha. Sesi qėnke bėrė si djalli!

_Ndėrsa unė, edhe tė lakuriquar si engjėll tė njoha-ia ktheu ai, duke zėnė vend pranė saj.

Ajo ia ktheu shpinėn, duke u munduar tė mbulohej me ato pak gjėra qė kishte.

_Ku jeni vendosur?

_Po ta them, mė rrah mamaja!-ia ktheu me njė buzėqeshje hakmarėse, me tė parė prindėrit qė dolėn nga uji.

Shfaqja e tyre nė buzėt e Abrėrit, ia kėputi fjalėt si me gėrshėrė.

_Po, mė trego moj se erdhėn!

_Ncuk!

Atij, sikur t'I ishte kujtuar mėnyra mė e mirė tė merrte atė qė donte dhe tė zhdukej prej aty, u ul nė rėrė dhe duke u munduar tė rehatohej, ia ktheu:

_Po mirė. Do t'I pres kėtu dhe do t'I pyes ata!

Ajo e pa e tmerruar nė fytyrėn e tij, sikur desh tė kuptonte nė ishte shaka apo seriozitet, I cili asaj do t'I kushtonte mė sė tepėrmi. Kur pa prindėrit qė sa vinin e afroheshin, filloi ta shtynte e shashtisur:

_Arbėr,ik!...Largohu tė lutem, se mamaja do tė bėj skandal nė plazh!

Por, pavarėsisht se Arbėri mė tepėr I frigohej vet asaj gruaje sė cilės nuk I duhej shumė pėr tė bėrė skena, nuk u largua pa kuptuar ku banonin. Dhe, si njė mi qė me tė diktuar macen kėrkon vrimė ku tė futet, edhe ai duke vėshtruar pėrreth nga cila anė t'ia mbante, ia mbathi me tė katra.

 Kur u largua, zemra sa s'I dilte nga krahėrori. Gjėrat kishin shkuar mė mirė se qė kish mundur ta paramendojė ndonjėherė. Ajo ishte nė bregdet dhe mundėsia pėr t'u takuar ishte krijuar e bukur, si nė ėndrra. Dita iu duk mė e gjatė se asnjėherė mė parė. I bėrė gati, endej nėpėr dhomė qė tė humbaste kohėn e cila sot ecte kaq ngadalė. Tik-taku I orės vazhdonte nė ritmin e tij monoton, e atij I vinte t'I shtynte me dorė akrepat e saj tė lodhur. Por, dora e tij ishte e vogėl tė shtynte kohėn!

Mė nė fund, pėr hir tė zemrės sė dashuruar, muzgu hapi krahėt e hirtė. Ai qė gjer atėherė po priste me padurim, ngarendi pėrjashta. Kaloi shkallėt me nxitim dhe me hapa tė mėdhenj, pėr pak kohė u gjet para hotelit. Iu afrua vendit ku duhej tė binte dritarja e Kaltrinės dhe me njė fishkėllimė tė hollė, u mundua t'I bėnte shenjė. Fishkėlloi njė herė, dy dhe nė tė tretėn, Besa trashalluqja u duk nė dritare.

_C'mė fishkėllon dritareve tė qytetit si brumbull?!

_Vafsh nė djall!-mėrmėroi Arbėri, duke u fshehur nė errėsirė._Tash shetitja prapa diellit!

_C'rini e mbrapshtė-shfryu Besa, duke pėrplasur dritaren.-Vjen djali I botės nė pikė tė natės dhe tė fishkėllon para dritares. Kurse ti, kij mėndjen, se do dėgjosh cfarė nuk tė pėlqen nga yt atė, pastaj!

_Por, c'faj kam unė?-pyeti Kaltrina, e cila po priste ndėr ethe.

_Posi, posi. Nuk ke ti asnjė faj!-emitoi me cinizėm pėr tė shtuar:-Se mua mė fishkėllon ai!

_Unė vėrtet jam fajtore pse tėrė kohėn jam me ty dhe kur ti do shkas pėr grindje, unė gjithnjė jam kėtupari qė t'I dėgjoj kritikat e tua!-reagoi Kaltrina, duk u munduar t'I ikte edhe njė grindjeje.

_Kjo ėshtė pėr tė mirėn tėnde, se si njė qė tė kam, dua tė jesh si ar I kulluar. Kurse ti, nesėr do t'mė falenderosh, nė vend qė tė cirresh si tani!-ia ktheu ajo, e gatshme si gjithnjė tė mbronte teorinė e saj.

_Po nė c'kohė po jetojmė, mama? Vallė, kurrė s'do tė pushosh me ato marrėzira qė po dėgjoj qė nga fėmijėria? Sa herė mendoj se tashmė jam rritur sa duhet dhe erdhi koha pėr dicka mė tė mirė, kritikat tua rriten mė shumė! Se, pėr ty gjithmonė duhet tė mbetem njė qupė e mbarė, e cila duhet tė veprojė vetėm si I thotė mamaja, pavarėsisht se koha nuk ndalon. Ky ėshtė pushim, mama! Pushim, ku cdokush kėrkon pak freski nga monotonia e vitit. Ndėrsa unė, qėprejse erdhėm, s'pashė mė shumė vec relacionit hotel-plazh dhe pėrderisa tė gjithė tė rinjtė kėnaqen, unė duhet tė mbyllem nė kėtė kotec se s'pyet njeri pėr moshėn time. Deri kur duhet tė zgjas kjo? Cfarė mė mungon nga tė tjerat? Pse s'mund tė kem edhe unė lirinė time? Pse mė mundon kėshtu,mama?! Ndoshta meritoj pak mė shumė, kur pėr gjithė kėtė kohė veprova vetėm ashtu sic deshe ti. Jam e lodhur. Jam e mėrzitur nga cdo gjė qė mė rrethon. Dua tė shijoj edhe unė pak kėtė rini tė vetme qė kam!-fliste ajo, me sytė e mjegulluar nga lotėt qė ia mjegullonin tė parėt. Sepse, aty kishte ardhur rasti tė zbrazte ato qė ishin mbledh me vite.

_E me atė do tė 'shijosh rininė tėnde'!-thartoi turinjtė Besa, duke bėrė me shenjė nga dritarja.

_Unė atė s'e zura nė gojė. Unė vetėm kėrkova pak mė shumė nga kjo qė kam!-ia ktheu. duke fshirė dy pika loti qė I ishin varur nė qepallė.

Pėrkrah natyrės grindavece qė nuk e lėnte tė qetė njė copė tė vogėl kohe, Besa nuk ishte aq e pandjenja sa tė mos e preknin as lotėt e sė bijės. Reagimi I saj me atė ton tė cilin vetėm kohėve tė fundit kish filluar ta njoh, e shtynė tė mendoj pak me kokė tjetėr dhe jo si gjithnjė nga mendja e saj e varfėr, e cila me kėmbėngulje mundohej tė impononte idetė e saj tė prapambetura. Por, njė cast I vetėm s'mund tė ndryshonte idetė qė I kishin lėshuar rrėnjė nė tru dhe edhe pse u mundua t'I ofronte dic mė tė mirė, nuk ishte dicka e panjohur pėr Kaltrinėn. Ajo u mundua tė dilte nga situata me arsyetimin e pėrhershėm:

_Gjėj ndonjė shoqe dhe dil!

_Por ti as shoqėri s'mė lejon tė kem dhe sa herė shoqėrohem me ndonjė, nuk ėshtė aq e mirė sa tė kėnaq shijen tėnde, thuase shoqėrohem pėr ty dhe jo pse dua tė thyej kėtė monotoni qė mė mbyt. Gjithnjė mė largon nga cdokush, thuase do t'mė hajė djalli! Kėrkon dicka tė pėrsosur...Dicka qė nuk ekziston. Jo, pėrderisa as unė s'jam e tillė!

_Duhet tė jesh, pėrderisa je vajza ime e vetme!

Arbėri, I cili gjer atėherė rrinte I mbėshtetur pėr mur duke u munduar tė gjej rrugė, sikur tė kishte dėgjuar bisedėn e tyre, saora u largua. U mundua me nxitim tė shponte turmat e njerėzve, qė tė mund t'I arrinte vajzat para se tė dilnin nė qytet. Kur u gjet nė dhomėn e tyre, me tė hapur derėn kėrkoi Erandėn me sy. Ajo po mbathte kėpucėt kur ai me ta parė, e ngrehu pėrdore duke I folur me nguti:

_Era...Eja shpejt me mua!

_Arbėr!...Prit sa tė mbath kėpucėn!-ia ktheu ajo, duke u munduar t'i shkėputej nga dora.

_Po nxito moj, se do t'bėhet vonė!-u alarmua ai, duke bredhur nėpėr dhomė dhe pa I dhėnė kohė as ta pyeste, me njėrėn kėpucė nė dorė e ngrehu drejt derės.

Por, Besi e cila e kuptonte pėrse gjithė ai nxitim, nxori kokėn nga banjoja duke thirrur:

_O I dashuruar e marrėzuar! Mė ngadalė se do t'ia thyesh kėmbėt vajzės. Pėrse s'mė fton mua? I frigohesh konkurrences?

Por, ata tashmė ishin nė rrugė dhe pėr njė cerek ore u gjetėn para hotelit ku banonte Kaltrina. Era e tėrhequr nga dora e Arbėrit e pėrcillte nga pas, derisa ashensori ndaloi tek njė derė e cila nuk e dinte e kujt ishte as kush do tė shfaqej prapa saj?

_Era. Vepro si tė duash, thuaj cfarė tė duash por vetėm ma nxjerr Kaltrinėn jashtė asaj dhome!-I tha I mbushur frymė, duke ikur vrik nga shkallėt pothuaj I pashpresė pėr njė fund tė mirė.

Por, pas njė pritjeje tė shkurtėr, shfaqja e Kaltrinės pėrkrah me Erėn ishte dėshmia mė e mirė se, Ylli I Fatit gjithnjė ėshtė nė anėn e tė dashuruarve.

_Psst! Afrohuni!

Kaltrina, e cila deri atėherė po shihte e habitur bukuroshen qė ia doli ta nxirrte nga e ėma, vetėm kur pa Arbėrin tek hidhej si njė fitimtar, e kuptoi se ajo ishte Era e bukur. Por, ajo s'pati kohė as t'I falenderohej, sepse dora e Arbėrit e tėrhoqi duke iu drejtuar se motrės:

_Tani ti ik se po te presin!

 Sepse, mezi po besonte faktin se ajo vėrtet ishte aty dhe duke fėrkuar duart nga gėzimi, I vinte ta pėrqafojė.

_Kjo ėshtė njė mrekulli! Si ia doli tė tė nxjerr?

_C'ėshtė e vėrteta, asaj s'iu desh t'mundohej shumė, se mamaja ndonėse me ta parė m'u drejtua:"Po ti, sikur nuk pate shoqe?", e prekur nga mirėsjellja e saj, ma ktheu:"Por, megjithatė s'e fsheh dot se kjo ėshtė njė shoqe pėr ty!"

_Bukuri! Pėrse nuk I the se vėllau I Erės ėshtė edhe mė I mirė pėr 'hasretin' e saj?

_Do tė shkoj t'I them tani?

Ai ngrehu barkun pėrpara dhe me krahėt e hapur, emitoi reagimin e mundshėm tė Besės.

_Arbėr!- reagoi Kaltrina duke shpejtuar hapin.

Ai vrapoi pas saj ta zinte nė hap dhe duke mbledhur duart si para njė tė shenjti, zu tė lutej:

_Aman, mos ik! Do te qaj...Do te zhgėrryhem, ja… mu kėtu!-luste, duke bėrė me shenjė nga njė copė vend pa njerėz nė rrugė.

Ajo I buzėqeshi mėnyrės sė tij tė cuditshme.

_A duhet tė shprehėsh gjithnjė ndjenjat mė kėtė dozė tė tepruar?

Ai mblodhi krahėt si I dorėzuar.

_Duhet t'mė kuptosh. Ėshtė dobėsi imja!

Ajo ia zgjati dorėn dhe pėrkrah njėri-tjetrit u futen nė gjirin e qytetit, ku jehona e zėrave pėrshkonte qytetin e me ėmbėlsi mbushte zemrat rinore qė nė gji ruanin dashurinė.

***

Dy familjet kishin planifikuar qė tė kalojnė pushimet bashkė. Por, pėrderisa Arbėri me motra me t'u lajmėruar Shpresa nga Amerika u nisėn pėr nė qytetin bregdetar, Besniku dhe Abėresha pėr shkak tė obligimeve familjare duhej tė prisnin njė orė mė tė mirė. Por, meqė rezervimin kishin bėrė nė kohėn kur Drita do tė merrte pushimin si edukatore e fėmijėve qė qerdhen e fėmijėve, ata pritėn mė durim ikjen e javės sė parė. Dritės, si adhuruese e fėmijėve qė ishte, kujdesi ndaj dy nipėrve binjakė I ofronte kėnaqėsi. Ndėrsa, Artlinda e re, si pjesė e pandarė e prindėrve qė ishte, serish mbeti me ta qė pas kthimit tė Besnikut dhe Arbėreshės, tė ikte bashkė me prindėrit nė bregdet.

Dita e parė e javės sė re, qiftin e ri I gjeti nė udhėtimin I cili zgjati qė nga mėngjesi nė muzg. Prandaj, me tė arritur, tė lodhur nga rruga e vapa, mbyllėn sytė para atmosferės qė mbretronte dhe u pėrplasėn nė shtrat duke pushuar nė njė gjuė tė rehatshėm gjer nė zbardhjen e mėngjesit tė ri.

Qyteti ende pushonte nė gjumin e natės, kur ata u gjetėn nė plazh, si pėr tė plotėsuar edhe mė fort panoramėn e bukur tė agimit. Hapat e tyre nė rėrėn e lėmuar ishin tė parėt, ndėrsa shoqėri  e vetme, pulėbardhat. Dielli kish derdh rrezet mbi ujėrat e njelmėta, tė cilat tė trazuara nga njė erė e lehtė, formonin valėt dhe lagnin rėrėn e freskėt nga nata. Ato valė ua lanin edhe kėmbėt e zbathura, dhe sa iknin dhe dukej se I pėrpinte deti, ato prapė ktheheshin nė vendin e parė. Ato iu kujtonin dicka! Ato ishin si kujtesa, e cila atėherė kur mendon se cdo gjė e pėrjetuar harrohet, me krahėt e lehtė tė kthen nė tė kaluarėn e me puhinė e saj tret pluhurin e harresės. Tash, kaltėrsia e qiellit, valėt qė shkėlqenin nėn rrezet e para dhe ajri qė shpėrlante shpirtin, ua solli pėrpara njė kujtim, ashtu tė freskėt e tė dashur, si atėherė kur e pėrjetuan.

_Besnik...Tė kujtohet pushimi ynė I parė?

_Si mund ta harroj...

_Cdokund ishim bashkė..Nė plazh, nė ujė, nė qytet...kudo, e dielli rrallėherė lindte pa e soditur ne lindjen e tij.

Ai ia ledhatonte flokėt e gėshtenjta, e nė sytė e shkruar-pasqyrė, ndėrronin tabllotė e bukura tė pushimit para martesės.

_Ishin kohė tė bukura...

Ai ia mbėshteti dorėn nė faqe dhe me njė siguri sikur nė dorė tė mbante lumturinė  amshuar, ia ktheu:

_Ishin, janė dhe gjithmonė do tė jenė, kur ne kemi dashurinė...

***

Kishin kalaur shumė netė, qėkur Kaltrina dhe Arbėri pėrsėrisnin mėnyrėn e njėjtė pėr dalje dhe ishte Eranda ajo, e cila ia dilte tė nxirrte Kaltrinėn nga e ėma. Se, pas grindjes me tė bijėn, kur ishte fjala pėr dalje Besa mbyste cdo mendim tė lig me bindjen se asnjėri nuk e njeh Kaltrinėn mė mirė se ajo. E sa I pėrkiste tė shoqit, sikur tė gjithė njerėzit tė ishin si ai, bota do tė kishte emėr tjetėr. Por, botėkuptimet e ndryshme ia zbehnin bukurinė, duke shndėrruar nė njė betejė tė paskrupullt ku cdonjėri grabit atė qė mundet. Fijen e artė qė na lidh me jetėn e tėhollojnė mė prapėsi, duke na bėrė tė hėrrojmė atė qė u tha shekuj mė parė: "Jeta ėshtė e bukur dhe vlen ta jetosh, qoftė edhe vetėm pėr njė lindje dielli!"

Arbėri gjithnjė ishte I druajtur, kur ishte fjala pėr ndjenjat e tij. Por, shpresa se njė ditė do tė gjėnte prehjen e bėntė tė durueshėm. Tashmė ishte mėrzitur nga pėrsėritja e lojės sė njėjtė dhe bredhjet e kota. Mė nuk I majftonte ajo qė mezi kishte arritur, por mė shumė se kurrė ndjente nevojė pėr njė ndryshim, ku ndjenjat e tij do tė pushonin tė qeta. Nga daljet e pėrnatshme, pothuaj asnjė skutė e qytetit nuk kishte mbetur pa shkelur, ndėrsa laokalet pėrherė tė mbushura njerėz, me kohė po bėheshin monotone. Thesi I shakave po zbrazej, se prania e vashės qė dashuronte e shqetsonte panda. Raporti shoqėror e bėnte tė cmendej. Herė-herė dėshironte tė harronte cdo gjė rreth vetes dhe bile njė herė tė provonte tė ndante me tė mė shumė se vec fjalėt dhe buzėqeshjen. Tė provonte tė pushtonte zemrėn e saj pergjithmonė dhe dashurinė e tyre ta lidhte me njė urė mė tė fortė. Por, frika se do ta humbiste edhe atė qė kishte, ia mbyste guximin e castit.

Ndoshta ajo natė kishte dicka tė vecantė, kur qė nė fillim ia mbolli parandjenjėn se do t'I ndodhte dicka e bukur. Se sonte e vlente ta provonte fatin. Prandaj, teksa po ecnin perdore rrugėve tė gėrshetuara tė qytetit plot njerez, e pyeti:

_Kaltrina, a ke parė ndonjėherė sa e bukur bie nata mbi det?

_Jo. Asnjėherė mė parė!

_Po sikur te iknim sonte?-pyeti I druajtur.

_Por, pėrse pikėrisht sonte? A s'e sheh c'atmosferė e bukur ėshtė?-pyeti ajo pa tė keq.

_Kėtu ėshtė gjithnjė bukur. Por, le tė shkojmė atje ku s'ishim asnjėherė. Tė lutem, Kaltrinė!

Kaltrina largoi njė fije floku qė era ia hodhi nė sy, duke heshtur pėr njė cast. Ndėrsa atė edhe heshtja e saj e mundonte. Por, pas pak pasoi mu ajo qė priste. Atėherė kur tė gjithė njerėzit po drejtoheshin nga qyteti, ata tė dy u shkėputėn nga ai.

Yjet mbi qiellin e kthjellėt vezullonin. Hėna buzėqeshte mbi detin e hapur  e ndonjė valė aty-kėtu e ngacmuar nga drita e argjendtė, shkėlqente si margaritar.

Era e natės sillte qė nga larg tingujt e muzikės, duke thurrur perreth edhe mė tė bukur petkun e dashurisė. Rinia kėrkonte tė veten, ndėrsa pėshpėritjet shkėputeshin tė mbytura nė psherėtima, nė atė natė tė krijuar pėr dashuri...

 

Ndėrsa Arbėri po kalonte castet mė tė ėmbla me tė dashurėn e tij, Besi dhe Era ishin ne diskotekė. Meqėnse, aty cdo natė mund tė takoje tė rinjtė, me tė cilėt Besi, jo rrallė shoqėrohej nė plazh, sonte iu ishte bashkangjitur me tė cilat nuk bėri qejf deri nė orėt e vona. Kot lutjet e Erės tė ktheheshin nė shtėpi. Ajo ende nuk donte tė ikte nga kėnaqėsia qė sillte ai klub pėr tė rinj. E dehur nga vallėzimet e shkujdesura nėn dritat shumėngjyrėshe, sikur mundohej qė pėrnjėherė tė kompenzonte gjithė kohėn qė iu kishte qėndruar larg. Kėmbėngulja e Erės ia mohoi atė kėnaqėsi tė tepruar. Por, ajo me makinėn pėrplot me vajzat qė e shoqėronin, lėshoi Erėn para shtėpisė dhe vazhdoi vozitjen. E sigurt qė nė atė orė tė vonė nuk kishte policė komunikacioni, shtypte gjithnjė e mė fort sustėn e shpejtėsisė. Shixheta e shpejtėsisė shkonte gjithnjė kah e djathta. Faret e makinės ndanin rrugėn nė dysh. Fishkėllima e gomave cante qetėsinė e natės,  teksa pėrbėnda kumbonin tė qeshurat e vajzave. Por, se kėnaqėsia ishte jetėshkurtėr ua bėri tė qartė zėri I njėrės nga vajzat:

_Besi, policia!

Nė retrovizor shkėlqyen dritat e motocikletave, tė cilat ishin fshehur prapa murit tė njė lokali. Ajo s'pati kohė as tė mendoj, kur njėra nga to I doli pėrpara duke I bėrė mė shenjė tė ndalonte. Me t'u ndalur nė vend u dėgjua edhe zėri I policit:

_Mirėmbrėma. Ku shkoni?

_Askund!-ia ktheu e hutuar.

_Don tė thotė, kėtu gjendeni fare rastsisht?

_Jo. Por, thamė tė bėjmė njė xhiro rreth qytetit.

_Po mirė. Shetitėt mjaft?

_Por, ne sapo filluam ju erdhėt!- mblodhi buzėt njėra nga vajzat.

_Me vjen keq, vogėlushe!-ia ktheu me qėsendi dhe duke u kthyer nga Besi, shtriu dorėn para Besit:- Patentėn,ju lutėm!

_Nuk e kam!-mblodhi krahėt ajo.

_Ėhė. Po ne, pa patentė u dashka tė dalim?

Ajo ia ktheu pa tė keq:

_Jo. Por, s'mund t'mė fajsoni pėr njė dokument kur unė di tė ngas.

-Edhe mend do t'm shesėsh tani! Por, le ta zėmė se gabimi I parė falet. Kur di tė ngasėsh, duhet ta dish edhe shpejtėsinė e kufizuar nė kėto orė tė vona. Dhe ju lutem, mos mė thuani se kishit rast urgjent!-tha polici, si I mėrzitur nga ai arsyetim.

_Deshėm tė mos na ikte vallėzimi.

_C'vallėzim ore?

_"Flashdance"-ndėrhyri njėra nga vajzat, me njė tė qeshur djallzore.

Njė buzėqeshje e fshehur pėrshkoi buzėt e policit tjetėr, I cili po pėrcillte bisedėn nė heshtje. Me tė parė shenjėn e shokut, ndezi motorin dhe u pėrgatit t'I vinte makinės pas, derisa I pari ua ktheu:

_Atėherė, ejani pas meje se atje do tė vallėzojmė "Breakdance"!

Besi kroi kokėn e mėrzitur. Ai e kishte me gjithė mend dhe ia tani problemi krejt papritur, e c'ishte mė e keqja, nė njė vend nė tė cilin nuk e dinte mė kėnd kishte tė bėnte. Ėshtė dashur tė dėgjontė Erėn dhe qė ateherė tė kthehej na banesė. Apo mė mirė tė kishte rėnė njė rruge tjetėr...Nė mendimin e tretė tė pendesės, u gjetėn nė stacionin policor. Ndėrtesa e madhe kishte shumė dhoma, nė njėrėn prej tė cilave I futėn edhe ato. Njė trashalluq kokėtullac nė tavolinėn pėrballė, filloi menjėherė me pyetjet. Zėri I trashė qė dilte si nga njė kacė rrushi, ua futi tmerrin.

_Cije je vozilo!

Besi shqeu sytė dhe duke kthyer kokėn nga vajzat, pyeti me gjysmėzė:

_Cfarė thotė dreqi se s'e kuptoj dot?

Ato ia krisėn sė qeshurės sė tyre me nota, duke mbushur zyrėn me zėra tė thekshėm. Por, krisma e fortė nė tavolinė ua kujtoi prezencėn e kokėtullacit dhe hija e tij e rėndė ua ngriu buzėqeshjen nė buzė. Tash, vec njė zė I mbytur I shkėput:

_Pyet, e kujt ėshtė makina?

_Po, e vėllait ore, e vėllaut!...Nuk e kam vjedhur!-dha pėrgjigjen me nguti.

Ndėrkohė polici qė I ndaloi nė rrugė u shfaq serish nė derė. Me shenjėn e kokėtullacit u afrua dhe pas njė bisede tė shkurtėr, u kthy nga Besi:

_Pra, edhe kėtu do tė kem 'nderin'tė t'marr nė pyetje, meqėnse ky nuk e njeh gjuhėn-dhe sikur kėtė ta kishte pritur, filloi me pyetjet menjėherė: -Ke prindėr?

_Mė thanė se po!

Polici, nė fillim u duk se mundohej tė ruante gjakftohtėsinė. Por, aty duke lidhur duart prapa shpinjės iu afrua I mllefosur.

_Do t'I ikėsh paksa kėsaj vape tė verės?-e pyeti dhe duke ngritur zėrin, ia shkrepi: -Do tė tė mbyll!

Nga reagimi I tij dhe nerikosja qė I shihej nė fytyrė, kuptoi provokimin qė iu kishte bėrė nervave tė tij. Por, duke bėrė krahasimin nė mes tė kėsaj dhe policisė amerikane, mori frymė me hundė dhė shfryu si e lodhur:

_Uf!...Sa tė shpejt qėnkeni nė vendime!

-Me kė jeni kėtu?

_Ma familje-gjegji ajo.

_Thirrni prindin!-urdhėroi ai.

_Do mjaftonte vetėm vėllai?

_Thrr kė tė duash, vepro si tė duash, por le tė jetė sa mė shpejt, se saora dua tė tė shoh jashtė nga kjo ndėrtesė...Apo nė ndonjė birucė tė saj. Zgjedhja ėshtė jotja!

Besi, vetėm nga pėrmendja e burgut u rrėnqeth, ndėrsa mendimi se duhej tė kalonte qoftė edhe vetėm njė orė pushimi aty, ia futi dridhjet. Se, edhe pse mė e guximshme se moshataret e saj, megjithatė pamja e jashtme nuk ndryshonte dot zemrėn e femrės nėn atė kėmishė mashkulli. Mori telefonin dhe solli numrin, derisa polici shfletoi dokumentet e Besit. Pėrkrah tė folurės nė shqip, pos shihte nėnshtetėsi tjetėr. Por, mendimin se kishte tė bėjė me njė vizitor tė ri amerikan e turbulloi mbiemri I saj shqiptar. Prapė kishtė dicka tė paqartė aty qė s'e kuptonte. Duke u munduar tė lexontė emrin e saj, pa ngritur sytė nga dokumentet pyeti:

_Si iu quajnė ju?

_Besartė Guri.

_Ju, pėrvec nėnshtetėsisė do tė ndryshoni edhe gjininė me atė emėr qė keni. Ne kėtij I themi emėr femre!

_Kurse, edhe unė sa di po femėr jam!-ia ktheu ajo nė tė njėjtėn mėnyrė dhe me njė buzėqeshje nxitėse, ia shkeli syrin.

Ai shqeu syte I hutuar nga kontrasti I gjestit tė tanishėm dhe qėndrimit tė deriathershėm. E shikoi nga maja e gishtrinjve deri nė majė tė kokės, duke mos ditur mė cfarė tė mendonte dhe si t'I drejtohej. Por, butėsia e femrės nė tiparet e saj ia dha pėrgjigjen mė tė qartė. Ai solli kokėn I habitur, ndėrsa reagimi I vajzave tė cilat shikonin vozitėsin e tyre simpatik duke belbėzuar:-"Be...Besi fe...femėr?!", I dha tė kuptojė se nuk ishte I vetmi qė e kishte bėrė tė marrė deri atėherė. Vetėm trashalluqit nuk I bėntė pėrhstypje asgjė, por me gishtin qė kohė pas kohe conte te hunda pėrcillte bisedėn dhe dukej sikur nuėmronte orėt qė mė pas tė ikte e t'ia kriste gjumit. Ndėrsa Besi, e mėsuar nga ato skena tė pėrditshme shihte nga dera dhe me padurim priste kur do tė hapej ajo dhe nė tė tė dukej Arbėri. Lozte me nervozizėm me rripin e orės, duke u munduar tė mos mendonte se ende ishte nė atė birucė qė ia zinte frymėn.

Pas njė qerek ore qė asaj iu zgjat kaq shumė, Arbėri u shfaq nė derėn e zyrės. Ajo menjėherė rendi drejt tij, derisa njėra nga vajzat pėshpėriti:

_Mos ėshtė edhe ky femėr?

Tė tjerat ia krisėn sė qeshurės sė tyre tė njohur. Ndėrsa Arbėri, duke ua hedhur njė nga ato shikimet djallėzore pyeti:

_Po kėto, Besi? Erdhėn tė tė shoqėrojnė nė vallėzimin "Breakdance"?

Besi iu bashkangjit qeshjes se vajzave dhe duke u futur nė mesin e tyre, mori nga dera duke thėnė:

_Besove apo jo, kjo ėshtė kėshtu! Ti vėrtet je aktor, por sharmi im cmohet mė shumė. Pėrvec kėsaj, jam edhe I parrezikshėm!

Nė zyrė mbeti jehona e qeshjes sė vajzave, qė Arbėrin e bėri te qeshte ndėrsa policin tė cmendej fare.

***

Qė nga nata qė I falėn dashurinė njėri-tjetrit, Arbėri dhe Kaltrina tėrė kohėn ishin bashkė.  Kaltrinės as mamaja nuk I shkatonte mė telashe si mė parė, edhe pse nga daljet e tepėrta kishte filluar tė nuhaste mė shumė. Ndėrsa Arbėrin, dashuria e ėndėrruar gjatė dhe e arritur papritur, e kishte bėrė tė harrojė cdo gjė rreth vetes dhe tė kėnaqej nė romancėn qė I solli vera.

Edhe sot si gjithė ditėt e tjera, kishte ngarendur drejt njė takimi tjetėr. Ndėrsa po depėrtonte nėpėr plazhin plot njerėz, takoi Besnikun dhe Arbrėreshėn tek po gapėrronin nėpėr cadra pėr t'I gjetur Besin dhe Erėn. Besniku, posa I pa, I vetdishėm se sot do tė njiheshin me vajzėn e tij, ia shkrepi syrin Arbėreshės:

_Arbėri nuk erdhi nė det vetėm pėr t'u larė, por edhe pėr tė zėnė peshq!

  Arbėri, pa u shqetėsuar nga fjalėt qė I fliteshin pėrreth, kishte ngarendur nė shtėpinė ku banonte. Aty ost kishte lėnė pikėpjekjen edhe me Kaltrinėn. Prandaj, pa humbur kohė hodhi tutje gjėrat e plazhit dhe u fut nė banjė. Kur doli I qejfuar, filloi tė rregullojė dhomėn, mu ashtu sic lipset kur prźt njeriun e dashur. Cdo veprim e bėnte me njė aktrim, sikur edhe aty tė ishte nė skenė teatri dhe I lumtur endej nėpėr dhomė me hapat e tangos Pas pak, kur cdo gjė pėrreth shkėlqente, vetėm ai mbeti i pandrequr. Hyri nė banjė dhe kur nė pasqyrė pa flokėt e shpupurishur qė I kishte lėnė dushi, ia nxori gjuhėn asaj fytyre qesharake. Mori krėhrin dhe nga ai leshko u mundua tė nxirrte dicka tė vecantė. Kaltrina ishte e bukur, prandaj edhe ai duhej tė ishte I bukur. U dha flokėve nė tė majtė, nė tė djathtė, pėrpjetė, por asnjėra nga figurat qė ndėrronin nė pasqyrė nuk I pėlqente. Thartonte turinjtė duke menduar:"Kjo si budala!"... "Kjo si palaco!"Ndėrsa, kur nga flokėt e lėshuar ndau njė fije floku dhe lėshoi nė ballė, nga ajo fytyrė nė sytė e tė tjerėvė aq simpatike, ia plasi sė qeshurės. Vuri dy gishtėrinjtė nė kokė dhe duke nxjerr pėrjashta dy dhėnmbėteė parė, bėri:

_E tani dukem si njė lepurush!

Derisa ai shpotitej me veten e tij, cingėroi zilja. Ai, me hapat e lehta te lepurit u gjet para derės. Hapi derėn dhe duke u pėrkulur me nderime, tha:

_Mirėserdhėt nė strofkėn time tė pėrkohshme!

_Abrėr!-mbuloi Kaltrina fytyrėn posa e pa.

_O moj e ndershmja e lalės! Po ne nė plazh tė veshur dalim?-e shpotiti ai, duke e futur nė vallen e tij tė pa melodi.

Kaltrina, kur ndjeu trupin e tij pranė, u shqetsua edhe mė shumė. Se, ajo asnjėherė nuk e kishte parė kėshtu, nė njė afėrsi tė tillė. Ambienti nė tė cilin gjendeshin dhe trupi I tij I puthitur pėr tė sajin, e rrėnqethėn, duke e bėrė tė shkėputej shpejt nga krahėt e tij. Ai psherėtiu nga ndjenja e saj e turpit e cila mundonte zemrėn e tij tė dashuruar. Por, gjithnjė I gatshėm pėr mirėkuptim, edhe aty ndrydhi ndjenjat duke I ofruar kohė tė lirohej nė afėrsinė e tij. Me t'I ofruar tė ulej, ngarendi t'I sillte pije. Ajo e pėrcillte me sy derisa nxitonte, e pamja e tij e bėnte tė qesh.

_Si je katandisur!

Ai shprishi flokėt me tė shpejt dhe duke ia ofruar pijen, u nxor si gjithnjė:

_Nuk po t'prisja ty por mamanė tėnde me fshesė nė dorė. Ndaj thashė, t'ia fus tmerrin njė herė e mirė a s'mė le tė qetė pastaj!

_Do tė pushosh tė bėsh mamanė timė objekt talljeje, apo si e ke hallin?

Ai nėnqeshi I dorėzuar, para dobėsisė qė nuk mund ta fshehte. U ul para gjunjve tė saj dhe duke ia marrė dorėn nė dorė, I tha:

_Kėshtu jam katandisur pėr hir tėndin, se dua tė jemi njė qift, ku asnjėri s'do tė digjet. Desha tė ndryshoj dicka nga vetja, qė pas asaj tė ndjehem I denjė pėr ty!

Ajo I buzėqeshi me dashuri, sinqeritetit tė tij tė pastėr. I mbėshteti dorėn nė faqe dhe e puthi ngrohtė...gjatė, dikur desh tė mbyste nė buzė ato fjalė pėrjgihtmonė.

_Ti je cift pėr mua, Arbėr! Unė edhe ashtu, nė mesin e tė gjithėve tė shoh vetėm ty dhe ti do tė mbetesh zgjedhja ime, pėrgjithmonė. Unė tė dua, kėtė kurė mos e harro dhe po tė ishe ndryshe, nuk do tė isha dashuraur nė ty!-I foli ngadalė, si njė fėmije I cili I frigohet njė dickaje qė nuk ekziston.

_Ndėrsa tani, ngritu dhe nxito tė sjellėsh pėrpara atė Arbėrin qė dashuroj. Dhe kujdes, pa ndryshime, se mos ndryshoj mėndjen!-shtoi, duke pulitur sytė e saj tė gjelbėr.

Ai pa humbur kohė u ngrit, duke marrė me vete ngrohtėsinė e buzėve tė saj. Ndėrsa ajo mbeti nė vendin e mėparshėm, duke parė dhomėn ku I dashuri I saj po kalonte pushimin. Pėrkrah rregullit tė tėrėsishėm tė asaj shtepie,  asaj nuk I shpėtoi nga sytė pastėrtia e vecantė nė dhomėn e tij.

_Arbėr. A ke folur ne telefon me Ilirin?

_Kush do tė vraponte pas teje pėr mua, pastaj?

Ajo nėnqeshi.

_Cili jeni mė I madh, ti apo Iliri?

_Unė jam mė I madh, kurse Ilirin e lindi mamaja mė parė.

Ajo qeshi, sa me pėrgjigjet e tij sa me mėnyrėn se si I pėrgjigjej, duke nxjerr kokėn prapa murit.

_Po  Era, pse nuk vjen asnjėherė me ne, kur cdo natė mė ndihmon tė dal?

Arbėri doli nga qoshku I veshur bukur dhe duke ia kapur faqen me gishtėrinj, ia ktheu:

_Nuk e lė unė, e dashur, se dua tė jem vetėm me ty!-dhe duke bėrė me shenjė nga vetja, shtoi:-Mos kam rrezikuar gjė, padashje?

Ajo zgjati duart dhe pohoi:

_Po. Ke rrezikuar sigurinė time! Tani, sa herė tė dalim bashkė, mė duhet tė ndėrmarr masa sigurimi pėr konkurrencėn qė mė kėrcėnohet.

Atij, gėzimi qė I shkėlqeu nė sy, ia pėrshkoi fytyrėn dhe I pushoi nė buzė. Pranoi duart e zgjatura dhe pėrdore dolėn pėrjashta.

Teksa po zbrisnin rrugės pėr nė restoran, Arbėri e paralajmėroi pėr befasinė e pergatitur. Por, pėrderisa  Arbėri ndjehej sikur tė kapte diellin me dorė pse do tė prezantonte para familjes bukuroshen e vet, me Kaltrinėn nuk ndodhi e njėjta. Ai pa nė fytyrėn e saj, duke dashur tė vėrejė nė ishte vėrtet shqetėsimi aq I madh sa dukej ai krycėsoi duart dhe me njė pamje qesharake ne fytyrė, tha:

_Unė atė fytyrė tė zymtė mbaja vetėm atėherė kur isha dashuruar nė ty. Por, mė tragjikja ishte kur gjatė pėrgatitjes sė provimeve, nga psherėtimat e mia tė gjitha letrat merrnin fluturimin!

Qeshja e saj e gjatė mbyti emocionet e para pak casteve, duke e bėrė tė pendohej pėrse atėherė kur ai po  priste qė edhe ajo tė ishte e lumtur poaq sa ai, ajo e kish zhgėnjyer.

_Kurse unė, pėr humbjen e provimeve tua duhet tė paguaj, duke mbyllur njėrin sy edhe atėherė kur gjėrat mė tė rėndėsishme ti I kthen nė befasi. Por, mbaje mend, unė gjithnjė njėrin lė tė hapur!

Para tyre u duk restorani I rrethuar me kurorat e dendura te fiqve. Kokrrat pėrvidheshin prapa gjetheve tė gjelbra, derisa nėn hijen e tyre freskoheshin mysafirėt. Nė njėrėn nga tavolinat  ishin lur Era, Besi, Arbresha dhe Besniku.

_Ja ku po na sjell Arbėri, peshkun e tij mė kėmbė-tha Besnkiu me t'I diktuar.

Tė gjithė panė drejt tyre. Era, kur pa se sot po dukej mė e bukur se cdoherė, I shkėlqyen sytė nga lumturia. Besi pas njė ngulmimi tė shkurtėr nuk bėri asnjė koment, ndėrsa Arbesha rrahu shuplakat e emocionuar:

_Oh, sa e bukur qė ėshtė!...Yll!

Me t'u afruar, Arbėri prezantoi para tyre Kaltrinėn, si ndonjė gjė tė cmuar:

_Tė dashurit e mi, ky ėshtė rezultati I peshkimit tim!

Tė gjithė e pėrgėzuan me buzėqeshje, duke ia ofruar ngrohtėsinė e njė familjeje tė dytė. Kursė Besniku, pasi e mati edhe njė herė me sy nga