Ajete Shaban Beqiraj-Krijimtari
Ylli i Fatit i pushonte nė dorė | Sytė e Fatit tė Mirė | Zemra e di | Tretur nė natė | Autorja
Tretur nė natė
|
|
|
|
Mike |
|
|
|
|
Prolog |
|
|
Adhurim Edhe sikur nė mua tė shkrepte dielli Yjet tė shėndrisnin brėnda syve tė mi Do i shkėmbeja me dashurinė njerėzore Bukuria dhe rinia veniten nė pleqwri Sikur fytyra ime lirizmin e hėnės tė zbehte Bukuria e shtatit engjėjt tė afronte Do tė dėshiroja tė ruaj besimin Drita e shenjtė zemrėn tė ma praronte Thesaret do t'i falja me tė dyja duart Sikur ta dija gjuhėn e hėnės e tė diellit Tė shpreh mirėnjohjen pėr prehjen hyjnore Nė tė gjitha gjuhėt e tokės dhe tė qiellit Bukurinė do falja pėr dritėn e mėndjes Dlirėsinė e shpirtit do shkėmbeja me rininė Pėr njė vend tė vogėl nė dy botėrat Ku do ta adhuroja pėrgjithmonė perėndinė Shkurt '98 |
|
Elegjitė brenda meje |
|
|
Baba Pa tė pllakosur errėsira e varrit Drita hyjnore ta praroi trupin Dyert e qiellit shpirtit ju hapen Pranė Zotit do jesh deri nė pėrjetėsi Unė dhe nėna tash kaq vjet Kėshtu mashtrojmė njėra tjetrėn Por trupi ende tė prehet ndėr varre Unė e ndjej e ajo e di Prandaj vajtojmė orė e ēast Trupin qė ta ka dergjur varri Kuja e shpirtit tonė tė djegur Nė zemėr gdhendi motin kobzi Ndonėse shpirti i zhuritur Tė ka falur Zotit tė Madh Qajmė me lotė zemrėn e madhe Qė ta ka tretur dheu i zi |
|
|
Vajtim nė natė Xixėllonja qė vini Bashkė me pranverėn Ua kam lakmi dritėn nė natė Do tė desha edhe unė Tė kem njė fanar T'mė bėj dritė njėherė Nė kėtė rrugė tė gjatė Ju flutura tė bukura Qė hareshėm sjellni verėn Ndaloni njėherė Edhe nė kopshtin tim Fluturoni pėrreth Trėndafiles sė vyshkur Ndoshta do t'ngreh kokėn Nė ju do tė gjej shpėtim Qyqe moj e zeza Netwve kur tė fluturosh Nė dritaren time Ndalo njėherė shikimin Nėn llambėn e ndezur Do t'mė shohėsh Qyqe Tek vajtoj si ti E vetmuar mjerimin |
|
|
Pėrplasje Fidan i njomė isha Kamxhiku i tufanit Vringėllonte egėrsisht Filizat fshikullonte Bisqet e bulėzuara Xhveshte mizorisht Bora nė atė pranverė Sytha e gjethe nė degė M'i ngriu rrėnjėsisht Frutat m'u thanė nė lulim Kur trungu I tij pėrplas Pwrtokw pėrjetėsisht |
|
|
?! Nė udhėkryēin e jetės Kėmbkėputur kur mbeta Lėmoshė kėrkoja vetėm pak lumturi Pas ēdo zgjimi nė mjerimin tim Kėrkoja pėrgjigjet e pyetjeve Pėrse u linda Pėrse jetoja Pėrse vdekja mė harronte |
|
|
Mjellma Martire Muzg Mjergull Mbi Moēal Mėllenja Me Mesazhin Monedha e Mortjes Mburojė Mėkatarėsh Murgesha e Manastirit Mes Mureve Me myshk Mbyllur Me Mote Mbėrtheu Mushamanė e Murrme Me Myk Mbuluar Mbėshtolli Mishin Mbeti Mumje e Muzeut Mizor Matanė Muaj Maj Mimozat Mugullonin Muzat Mė miklonin Mua Mjellmėn Martire |
|
|
Moshė Kur nga trungu i jetės U shkėput njė gjeth Dhe nė parzmėn time Pikoi si lot Nė faqen e zverdhur Mynxyrėn time Heshtazi shikova Por kot mblodha lotėt Si copėza qelqi T'ngjes pasqyren xhamthyer Tė lumturisė sime 05 Gusht '98 |
|
|
Dashnorja e vetmisė Njė pėllumb i pėrgjakur Njė rreze e thyer Njė yll pėrtokw i pėrplasur Nė ēerdhen e zemrės sime Prore gjejnė strehė Se pika gjaku Rreze tė thyera Yje tė shuar Mė pėrbejnė Mua Dashnoren e Vetmisė |
|
|
Mike Po t' mė flisje mike Pėr mallin e vendlindjes Me etje do tė tė degjoja Edhe unė nė atė flakė Po digjem si qiri Po t'mė pyesje mike Pėr jetėn e mbyllur Gjatė do tė tė rrefeja Historinė e dhėmbshme Tė zogut nė kuvli Po t'mė pyesje mike Pėr shkrumbin e jetimit Nė lotė pasqyrohet Shpirti im i veshur Me petkun e zi Mike po t'mė rrėfeje Zjarrin e dashurisė Edhe unė jam e re Tė kaluarwn do kujtoja Ty do tė tė mbaja mėni |
|
|
Labirinth Nė labirinthin e jetės Gjithė rininė brodha Ēdo rrugė pėrtej Shkela e kalova Vjeshtė e pranverė Viseve shtegtova Tokėn pėrshkova Nėpėr qijej fluturova Para portės sė artė Gjithnjė u shtangova Se ēelėsin e lirisė S'desha tė lėshoj nga dora 01.Dhjetor'98 |
|
|
Mė fal meritė Koha zhubravit mėndafshin e rinisė Mosha vyshk burbuqet e bukurisė Bekime tė tjera mbi mua derdhi Zoti Oh sa shumė fytyra tė lumturisė Mos m'i hedh blozė dritės mike Egon mos lejo tė t'i verboj sytė Dekoratė durimi mė dha diellin Mos nguro t'mė falėsh meritė |
|
Eja Dashuri |
|
|
**** Pėrse tė perēmojmė udhėkryēin Nė tė cilin u gjetėm dikur Ditėt e sjelljes rreth Hiēit Mund t'i mbyllim me dry Jemi nė nisje drejt cakut Serish nė krahėt e tij Tė djeshmen s'mund ta kthejmė E nesėrmja jemi ne tė dy Eja tė vazhdojmė ēastet Qė pėrgjysmuam nė rini Tė shijojmė atė qė pėrvėlon Tė zbusim plagėt me lumturi Jeta mund tė jetė shekull Ndoshta zgjat vetėm njė ditė Eja ndarja po lind falje Afėrsia pėrtėrin dashuritė |
|
|
Kot Ma mbush zemrėn Hidhėrim Trishtim Tek mė thua Ne nuk i pėrkasim njė bote Atje ku je Ti Jam edhe unė Ta dish E fortė ėshtė Dashuria Sa drita Muret e shpirtit Do t'i shndris Botėrat tona Do t'i bashkojė Njė ditė Nė njė 14 Shkurt `99 |
|
|
Dashuria te ti mė bart Me flatra tė bardha Qepur pėrmbi krahė Nė shtat vezullimin Ylber dhe mendafsh Flokėt plot me yje Dhe pluhur tė artė Me karrocen e argjendtė Dashuria te ti mė bart Me hovin e pėllumbeshės Fluturoj nė imagjinatė Me qetėsinė e hyjneshės Befasisht tė vi nė natė Nga kurorat e trėndafileve Petale tė derdh nė shtrat Harlisur nėpėr rreze Portat e agimit ēdo ditė ti hap |
|
|
Kurrė mos thuaj Kurrė Kurrė mos thuaj Kurrė Tė lutem sinqerisht Mos u beto nė harrim I dashur shenjtėrisht Do tė tė tradhtojė Fati pabesisht Do tė tė pėrqesh Njerėzimi pėrjetėsisht Do tė tė mallkoj Zemra ime e brishtė E fyera e thyera Pena ime e trishtė |
|
|
Shpluhurosje Syri yt gjurmėt e gjakut Nėn penėn time do ti shoh Dashuria mes kujtimesh Fytyrėn time do tė gjejė Shpirti shtegtar do tė pohojė Se ai vetėm mua mė njeh Buza nė prekjen e erės Puthjen time serish do ndjejė Puhija e fatit mbi trupin tim Harresėn do ta shpluhurosė Engjėlli me Porosinė e Shenjtė Rrjetėn e artė rreth nesh do tė endė Zemra jote vetėm pėr mua E kėndellur prapė do tė rrah Nė kopshtin tonė tė mbetur shkret Trėndafili i dashurisė do lėshoj rrėnjė |
|
|
Vendosmėri Endrrėn e vrarė Do t'a jetėsoj Deshirėn e kahmotshme Do t'a pėrmbush Me dashuri do tė hap Zemrėn tėnde tė mbyllur |
|
|
Unė jam Ajo Unė jam e vėrteta jote Jam ėndėrra jote e fshehtė Unė jam dashuria e madhe E vetmja e murosur nė kujtesė Unė jam thellė nė gjirin tėnd Sepse unw di tė mbes Pse s'ke fuqi tė luftosh fatin Do t'mė pėrplaswsh nė harresė
|
|
|
Palloi Flake tutje kurorėn e vjetėr S'shkohet jeta nė fron tė rrejshėm Mbreti im nė mėkate i zhytur Unė tė dua ashtu siē je Robėreshė tek kėmbėt do t'mė kesh Edhe lypės nė varfėri mbytur Pėrulu pallua i bukur Gėzofi puplor Shpirtin s'ta shpėton dot Flake tutje krenarinė Lutu pėr njė strehė Te i Madhi Zot |
|
|
Ti do tė kthehesh Nė kopshtin e rinisė sime Dikur do tė kthehesh Ujė do tė kėrkosh Nga gurra e hershme Kur tė tė shoh prapė Do mė kthehet drita e jetės Rėketė e lotėve tė mi Do tė derdhen nė gurrė Pėrbuzjet e pėrplasjet S'do i kujtoj mė kurrė Kur tė vish qė tė kthesh Tė bukurėn aromė Qė bashkė e shijuam Nė pranverėn tonė Petalet e trėndafiles S'do derdhen mė pėrtokė Poleni tashmė i zhveshur Do tė endet sikur thotė Mortja e Dashurisė Tradhėtia Gjarpėr i tharė kot 28 Prill 99 |
|
Kujtime |
|
|
Qetėsi nusėrore Para tempullit Orėbardhė Agu hapi portat mėngjesore Kėmbėmbarė u futem Nė atė tė diel diellore Para nesh shtrihej parajsa Nėn kėngė engjėllore Nė bebzėn e syrit tim Ēdo gjė ishte hyjnore Por engjujt mė zhveshėn Nga verbėria njerėzore Gulēima e bishės mė trazoi Qetėsinė nusėrore |
|
|
Mė kujtohet Nė errėsirėn verbuese Flisje pėrqart Pa druajtje mė rrėfeje Vorbullen tėnde Mė shtrėngoje ne gjumė Tė strukesha nė gji Lutesha pėr ne Dridhesha Djersitesha Unė pėr Ty 5 Nėntor '99 |
|
|
Arrna zemre S'mė flisje pėr stuhinė Qė sillte psherėtimat Tė t'i zėvendėsoja Me frymėn e shpirtit S'm'u rrėfeve kurrė As nuk deshe t'a dish Se vrragėt e sė kaluarės Desha tė t'i arrnoja Me copa tė zemrės |
|
|
Smirėzeza Nuri i virgjėreshės Tė pėrdalen e verboi Me vorbullat smirėzeza Serish mė pengoi Shtamba nga duart Nė kalldrėm mė shpėtoi Me shputat meskine Nė thėrmia e coptoi Me vrer tė verdhė Ujin kristalor turbulloi Me shpirtin kazėm Kroin e gėzimit shterroi |
|
|
Gėrhamė Gėrhama e plakės Mė trazoi Gjumin fėmijėror Krrokatja e sorrės Mė mbyti Nė gushė gugurimėn Dora e shtrigės Mė theu Kristalin e zemrės Gremēa hajdute Mė grabiti Thesarin e jetės |
|
|
Shtriga magjistare Kakofonia e ēmendur Mė shurdhoi veshėt Melodinė ma mbyti Gjuhustra ziliqare Nė telat e ē'akorduar Kėngėn m'a bėri fėrtele Nė dorė m'a theu kitaren Shtriga magjistare Blozė m'i hodhi Lėkurės sė bardhė Nga gishti ma vodhi Unazėn e artė Nė shtat m'a grisi Petkun e sedeftė Parasysh ma grabiti Margaritarin nė guacė |
|
|
Si nepėrkė Kacavjerrur si merimangė Rrjetėn e trishtueshme Mbi jetėn time lėshoi Epshet djallėzore shuajti Me gjysmėn e shenjtė Nė tempullin e bekuar U pėrvodh rrėshqanasi Si tenja mė brejti Trupin e sfilitur Edhe thelbin e shpirtit Zvarritur si nepėrkė Tinėzisht u fut Nė shtratin e nusėrisė M'a rrėmbeu kurorėn M'a kafshoi zemrėn |
|
|
Demaskim Pėllumbi i bardhė U shpuplua Trėndafili i kaltėr U zhvesh Agimet e arta U faniten Princi i ėndrrave Iku kaluar Nė errėsirėn orėprerė Tė asaj pranvere |
|
|
U bėra ikanake Pa datė pa orė jetoja Ndėrrimin e stinėve Shihja Nė trungun e qėrshisė Dimri mė gjeti nė dritare Tek tė prisja Tė pėrcillja Dhe lakmoja heshtur Fluturimin e harabelit Pranvera erdhi Qershia shpėrtheu bisqet Lulėzoi Por vera nuk mė gjeti Nė vendin e vjetėr Bashkė me petalet U derdhėn pėrtokė Edhe gėzimet e mia Isha shpirtvogėl U bėra ikanake |
|
| Vetėm Ti | |
|
E unė uloke Princi u demaskua Ma grabiti kurorėn Besnikėt mė tradhtuan ma thyen spektrin nė dorė E unė uloke Pėrbri fronit tė pėrmbysur |
|
|
Unė mbeta aty Kur dashurinė tonė Pėrplase pėrdhe Pėrbri saj u pėrplas E gjithė jeta ime Unė mbeta aty Prita gjithė rininė T'ia dėgjoj edhe njė zė Nga buzėt e mekura 17 janar 2000 |
|
|
Pa strehė Fryma jote Mė frymėzonte Buza jote Mė ushqente Shpirti yt Mė fshikullon pėr vdekje Qėkur nė zemėr S'mė jep strehė |
|
|
Kreshmė Teksa me kreshma laj mėkatet I falesha Zotit pėr tė sotmen I lutesha pėr tė nesėrmen Rinia shtegtoi drejt harrimit Mė la kacavjerrė Nė pikėpyetjen e fatit |
|
|
Duvaku i nusėrisė Duvakun ma shndėrrove Nė kurorė xhembore Brenga gunė e zezė Bardhėsia poezi Ujin e sheqerosur Nė gishtrinjė ma bėre shėllirė Por sykaltroshin dhe ezmeren Mbylla nė romane histori |
|
|
Etje Nėpėr shtigjet rinore Has nė burime tė kristalta Mė djeg etja e pashuar Larg teje kreshmoj Nė anėn tjetėr tė botės Pėr ty mė pėrvėlon malli Dua tė vi por mė gjymtove Unė qė atėherė ēaloj Shpresės pėr ne tė dy Serish dua t'i jap krahė Pėrpėlitet buzė greminės E unė vajtoj 30 Janar 2000 |
|
|
Vetėm Ti Me fuēinė e dashurisė Nga llastica nė ikonė Vetėm ti mė shndėrrove Ishe i strukur nė ēdo qeli Ēerdhe shpirtin tim kishe Se frymoje nė ēdo pore Hape portėn e zemrės Mos mė ler nėn strehė Gjithnjė nė pritje tė kotė Merre dorėn time Ma jep dorėn tėnde M'i mblidh kėta lotė Do tė shetis botėn Tė ta kthej prehjen Shkėlqimin nė dy sytė Qiellit do t'i ngjitem Qė tė shkėpus yjet Jetėn tė t'a bėj dritė |
|
|
Ėndėrrova Nė shkretirėn e pluhurt shkele Me hapa tė lehta ere Nė muzgun e jetės Agim drite shpėrtheve Mbi trėndafilen e vyshkur Njė grusht vese derdhe Nė vjeshtėn e rinisė Pranverėn e braktisur ktheve |
|
|
Aty ku mė le Kur thinjat ta kenė stolisur Flokun tėnd tė flakėruar Kur rrudhat nė fytyrė Mosha t'i ketė pikturuar Prania jote do t'mė ringjall Ndjenjėn e harruar tė vashėrisė Nga buzėt e tua emri im Do tė tingėlloj mė i bukuri serish 9 Shkurt 2000 |
|
|
Pritje Unė ende tė pres Tė mbledhim bashkė Yjet e shkapėrderdhur Nėpėr qijejt e fatlumėve Nė qiell tė kthejmė Diellin e mbetur Nė njė pranverė jete Pa verė tė harruar Lus zogun sqepartė Tė ia thotė serish Kėngės vargshthurur Tė dashurisė sonė |
|
|
Durim Fjalėt plumb Qė s'i bart as toka Ende i ruaj nė zemėr Me gjithė atė egėrsi Qė atė ditė kur ti Emrin ua ven shaka Unė tė iu buzėqesh Nga zemra t'i fshij Pėrbuzjet e pėrplasjet Ndėr erėrat e jetės Po i vuaj e bindur Para zėrit tėnd Njė ditė kur tė kujtohet Se dikush po tė pret Mua do t'mė gjejsh Nė tė njėjtin vend |
|
|
Zemra tė do Shpirti plagėt kot t'i rrėfen Ti ikjen nuk e ndėrpret As nė kujtime nuk mė gjen Por kjo zemėr tė do shumė Gjithnjė nė ėndėrra tek ti vjen 12 Shkurt 2000 |
|
|
Ende Ende tė kujtoj Me kujtesėn e fėmijės Dhe tė adhuroj Me padjallėzinė e vashės Ende tė dua Me dashurinė e nuses Dhe tė bindem Me pėrunjėsinė e robėreshės Ende tė dėshiroj Oh me mallin e djegur Por do tė doja tė tė flak Nė harresėn e moshės |
|
|
Kopshti parajsor Nė kopshtin parajsor Ku tė pres me vite Shtylla mė janė engjėjt Qė pėrshėndesin durimin Nė shuplakė tė Zotit Kam gjetur folenė Ti ende vėrtitesh Nėpėr grigjat djallėzore Lakmon vallen e mallkuar tė djerrinave Ku shtrigat shalojnė ujqėrit E gratė e shartuara me bushtra Kėlluqen mbi vezėt e mbarsura nga djalli |
|
|
Afėr e larg Natyra qe veshur Me petka acari Nė ballin tim tė fikur Buloi djersa e ftohtė Nė krahėror mblodha Dy duar tė ngrira Zėvogėl belbėzova Afėr ėshtė pranvera Mbi supet e mbledhur Lėshova kokėn rėndė Se sytė m'i verbonte Edhe drita e zbehtė Pafuqishėm laga Shkrumbin e buzėve t'mija Heshtur pėrshpėrita Larg ėshtė Dashuria Shumė herė psherėtiva Nė pikėllimin tim Shikimin hodha pėrpara Tė kaluarėn lashė pas Rrėke lotėsh derdha Pėr tė fundit herė Kujtimet si nuse e mirė Harresa i fshin gjithė gas 21.Shkurt 2000 |
|
|
Krahėtharė Krahėtharė mbetur Shpatėn dorėzova Nė ate fushėbetejė U molisa u dėrmova Por shpirti romantik Mbeti na atė luginė Ngado qė ike roje T'a bėri dashurinė |
|
|
Lumi Lete Do tė vijw koha Mbi luginėn e zemrės Plot ėndėrra tė gjymtuara Do tė ēel serish pranvera Nė buzė do tė shpėrthej Buzėqeshja e gėzimit Do tė trokas ora Kur mburojė e zemrės Do tė thyej shtizėn e fatit Lotėt qė derdhen me vite Do ti marr me vete Lumi i harrimit |
|
|
Mėrgimtarja jote Kthehem jo siē ėndėrroja Vetė e dytė as vetė e tretė Jam krahėtharė prehėrzbrazėt Me njė tufė kujtimesh tė gjymtuara Po vi vetėm por jo siē ika Zemrėn lashė aty ku e humba Kthehem nė ēerdhen e vjetėr Me shpresa e gėzime tė copėtuara Portėn e shekullit shtyva rėndė Nė rrethojat ku varrosa lumturinė Qė t'kthehem nė viset ku u linda Unė Dallendyshja Krahėcunguar Le njė plagė dhe gjej njė varr Babai s'mė pret nė vatrėn e vjetėr Nė vend tė tij do ta puth dheun Unė Mėrgimtarja e Pėrvėluar 12 Prill 2000 |
|
|
Kujtesė Mendja ime ngreh dorė Para yshtjes tėnde Kujtesė S'ka kėmbė pėr promenada Nė bashqe tė shpyllzuara Po largohem kaluar Mbi krahė tė ardhmėrisė Tė zhduk me pėrsosmėri Mėkatet e mija 15 Prill 2000 Dilingen |
|
|
Kthimi i dallendyshes |
|
|
Panoramė vere Mes qiellit tė kaltėr dielli brerore Bari nė fusha valėvitet butė butė Nėpėr grunaja plot kallinj tė artė Lulėkuqet valėviten nė ēdo skutė Befas lėkundet njė kėngė baritore Fyelli jehon nė kreshta e livadhe Delet kullosin nėpėr lendina Mes tyre baresha porsi njė sorkadhe Fytyrėn e bukur era ia miklon Fluturat pushojnė mbi flokėt e zeza Llėrėt e bardha e kush s'ia lakmon Me farfurime bukurezash Shih si ka ngulitur bebėzat nė shuplakė T'ja rrėfejė krushka rrugėn qė s'e dinte Bariu matanė priste mbi njė kreshtė Bukureza nusen e bukur t'ja shpiente 23.Korrik 2000 Bogė-Rugovė |
|
|
Ti je e vetmja dritė Kur dikur kapėrceva qiellin Kalėruar mbi ylberin Kush mė verboi Dashuri Kur mė ishe kaq pranė Ē'fuqi e ligė tė lidhi gjuhėn Qė s'mė the se ti u ktheve Kush tė mbėrtheu gjymtyrėt Qė nuk erdhe fare tek unė Pėrse me muaj dhe me vite M'ju fshihesh syve pamėshirė Nė bebzat e tyre tė ruaj gjithnjė Pėr ta Ti je e vetmja dritė Vallė gjithė jetėn do t'i ikėsh Shpirtit tim tė pėrvėluar Ti e di se nė ēerdhen e zemrės Flen dhe zgjohesh natė e ditė 08 Mars 2001 Strellc |
|
|
Besnikėri Buzėt gjithė rininė Do tė thėrrasin emrin tėnd Nė shekullin e gjatė Zemrėn pėr ne do tė djeg Edhe nė muzgun e jetės Lotė pėr ne do tė derdh Vetėm para Zotit Tradhėtare tė mos jem Trupi as nė vdekje S'do t'mė prehet i qetė Eshtrat do tė trondisin Tutje tokėn e shkretė Dheun e varrit shpirti Do tė m'a ēoj peshė Hija do tė kėrkojė hakun E zemrės sė vrarė nė jetė |
|
|
Nuse pa kurorė Frymėn e shenjt nė shtat Tufani jetės shkapėrderdhi Jetėn e re qė duhej tė pikonte Ē'grusht i zi nė bark ma dėrmoi Dora e jetės mė ndrydhi zemrėn Goditja e fatit m'i theu gjymtyrėt Dita kobzezė gėzimin tim Me velin e zi pamėshirė mbuloi Njė copė zemre m'u shkėput Kur shtriga shtatin ma shitoi Vesa e shenjt para kohe Mė pikoi nga trupi i hollė Gjuhėlidhur e buzėnemitur Mallkova atė burim vese Vėrshoi nėma e u ngujua Pjellė mėkati nė njė bollė Nuse shtatzėnė mė braktise Pėr shtrigėn me lungė Buzėplasur e fatprerė Ju bashkova zanave tė malit Pėr unazėn e kėputur Qė kurrė s'na lidhi kurorė Pėr foshnjėn tonė tė humbur Qė zėvendėsove me njė doē mėkati 20.Mars.2001 |
|
|
Zotin kam strehė Nė lutje tė gjata errem e gdhihem T'mi vesh balsam thelbit tė shpirtit Nga goditjet e paprera Qė mbi dhembje mė hapin plagė Zhgėnjimi keq m'i ka lidh nyjet Frytin e lutjeve ma grabiten Foshnja e tij nė strofull shtrige Nė gropė tė zemrės mė ka hap varr Sa herė bie Ti Zot mė ngritė Netėve tė errėta mė bėn dritė Nė Dorėn Tėnde ėshtė prehja ime Tė kam shtrat tė kam mbulojė Mirėsinė Tėnde tė paskaj Mėkatarėt vallė ta gėzojnė Unė besimtarja e gjorė Gjithnjė nė ėndėrra tė jetoj Grusht i jetės panda godit Egėrsisht m'i verbon sytė Dritėn Tėnde qė praron botėn Ngadhnjimi i djallit mjegullon Yllin e Shenjtė dritėruar Shpresėfikur kėrkoj serish E kapur fort pėr Litarin Tėnd Verbėrija njerėzore s'mė trishton 23.Mars 2000 |
|
|
Rini mynxyrė Mos me pyetni mua te sfilituren Pwrse zemren pa faj bujrgosa Ishte e ēiltėr e kthjellėt si vesa Mbrujtur e gatuar nė mirėsi Mos mė gjykoni pėrse nė thelb Ēdo hap thika tė egra i vura Me vuajtje tė pėrgjakshme Shpagova jetėn kėtė Mėkat tė Zi Mos m'ia pėrtėrini shkrumbin zemrės Mos m'ua gėrrithni plagėve dregzėn Heshtur mė pėrcillni edhe ndėr varre Kur n'qepallė stepur tė mbetet shikimi Trupin nė arkivol kur t'ma shtrini Mos m'vajtoni por lutuni pėr mua Ato duar qė m'u prenė nė jetė Tė mė zgjaten drejt amshimit Trupi i dergjur do tė gjej prehjen Vetėm nė varr ku mbretėron heshtja Rinia ime ishte Mynxyrė Nė gur tė varrit gdhendni mbishkrim Kur nė Ditėn e Madhe tė Gjykimit Zemra nė shpirtin tim tė ankohet Aty tė gjithė do ta kuptoni Domethėnjen e Amanetit tim 27.Mars 2001 |
|
|
Muri i shenjt Kur fati dikur na pat buzėqeshur Me thonjt e duarve qendisa diellin Mes botėrave qė ndanin oqeanet Shtriva krahėt t'u bėra urė Me gėrsheta gardh kurore thura Rriskun e jetės gurw kalaje bėra Nė themele palosa ėndėrrat Foshnjen tonė flijova nė mur Kur tė hapen portat e rruzullimit Vetėm njė dritė botėn praron Gjurmėt e mėkateve ndaj shpirtit tim Do t'i shohėsh nė Librin e Shenjtė Do tė rrėfehet Syri i Drejtėsisė Qė gjithė jetėn me mua ka qarė Nė ballė mallkimin do tė tė vulos Zoti i Madh qė vran e kthjell |
|
|
Aty Sa herė vė duart nė bark Prekja shpluhuros kujtimet Prehėri i zbrazėt Me kujen shurdhe Mallkon shterpėsi Dėshpėrimi i dėshtimit Brumoset e gatuhet me lotė Aty Nė magjen e zemrės sime Ku mbarset e pjell mynxyra |
|
|
Tretur nė natė Nėnė A ke dėgjuar ndonjėherė Tė vritet zemra Vetėm pse dashuron A ke provuar si vetmohet gruaja Pa u nusėruar mirė Zgjodha verbėrisht nėnė Me sytė e zemrės Dashurova ēiltėr Shpresova kurorėn Pse mė linde besnike Mbeta Pre e dashurisė tradhtare Tash jam tretur nė natė Velloja mė mbet shkret Kėrpudha myku Nė shtratin e larė me lotė Fotografitė M'i ka mbuluar pluhuri Ai nuk deshi t'i ruaj As pėr kujtim Prandaj nėnė Mos mė kėrko mė ndėr nuse Do tė martohem me mortjen Veshur e tėra me lule Nė varreza do tė kurorėzohem Mos m'a dėshiro as jetėn Do tė ik atje ku bie aromė parajse Praruar nė dritėn hyjnore Meloditė engjėllore Tė m'a pėrkundin shpirtin Do tė shkoj nėnė Oh tė ēmallem Me babėn zemėrplasur Mallkuar ēoftė jeta Nė kėtė botė mėkatare 28 Tetor 2001 |
|
Pėr Ty |
|
|
Ishulli i shpresės Nė kėtė mugėtirė Pulėbardhat Pėrgjithmonė u arratisen Tufani pėrmbyti anijen time E mua Vetėm nė frymėn e fundit mu kujtua Ishulli i Shpresės sė Mirė Lakmova t'ia prekja Gjelbėrimin e virgjėr Me vesėn e sheqerosur Mbuluar Teksa shiu i kripur Mė kallte buzėt E dallgėt e ēmendura Mė bartnin kėrmėn nė liman |
|
|
Vallėzim gjarprinjsh Desha tė sjell pranverėn Tė bėj kopsht njė djerrinė Nė vend tė rėrės Tė bėnin shtrat lumenjtė Ku krrokasnin korbat Tė kėndonin kanarinat Nė atė botė tė ēmendur Ku vallėzonin gjarprinjtė Tė zhbija kėrpudhat Tė mbillja jorgovanė Ku mbinin hithėrat Tė shpėrthenin jaseminė Aty ku tokėn Pėrjargnin kėrminjtė Tė lindeshin tė rriteshin Tė vlonin kėrthinjtė |
|
|
Ai Prapė dua t'i shkruaj Gjatė pėr dashurinė Mė kėputen duart Mė vdesin gishtrinjtė Me penė e lutje Ia ndjelli bekimin Muzat mė thonė S'e vlen as mallkimin Ai shpirt i ēoroditur Zemėr e gjymtuar Un' i bastardhosur Dy syshė i verbuar 28.Korrik 2001 |
|
|
Hapa kohe Kur tradhwtia me vrau shpirtin Do tė tė fshija nga kujtesa Pa mė tė voglin ngurim Do ktheja kohėn tė t'thėm Shko Sa s'ėshtė vonė e pėrgjithmonė Kur nuk ka fund as fillim Yllin e Fatit do tė t'a grabisja Tė nemitur e duarzbrazėt Do tė tė zhysja nė trishtim Dashurisė zėngjirur kur t'i kėndoje Atė kėngė tė shurdhėr Do tė t'a flakja nė harrim |
|
|
Jeta s'ėshtė mė Jetė Kujto moj Kohė e Harlisur Pesė vjet tė hidhura Nga trungu i jetės m'i shkėpute Mos harro Fat i Harbuar Se ēdo orė mė mbyt ngadalė Qėkur nė dallgė tė zeza mė fute Ditėt e mia s’janė mė ditė Nga mėngjesi nė tjetrin mėngjes Bota ime ėshtė e verbėr Me dritėn qė vdes Kjo ėshtė jeta ime Qė vetėm unė jetoj Unė nuk jam mė Si i gjithė njerėzimi Rinia e zezė ēdo ditė Mė hap plagė tė re Kėshtu jetoj Jetėn Nė formė perėndimi 05.Gusht 2001 |
|
|
Atėbotė Gėrshetat e gjata Shkrifėroja pa ngurim Kaēurrelat era Si nėnė m'i ledhatonte Tani mosha si njerkė Mė kreh me gėrhanė Ma zbeh nga fytyra Nurin qė verbonte Syve tė zez ulli Buzėve luleshtrydhe Iu gėzohem nė kujtime Nga vera e rinisė e dehur Kur nė pasqyrė shoh Bukurinė e zbehur Jam buzėvrarė syfikur Lotėt mė bėjnė esėll |
|
|
Legjendė Ditėn thurja shporta Natėn mblidhja yje T'ja shwndrisja rrugėn Princit tek kalėronte Koha haparėndė Mė bindi pafjalė Princi nė kali tė bardhė Nė legjenda jetonte Kėshtjellėn e bukur Shembi fatkqėsija Ēdo gur i ėndėrrave U rrokullis nė greminė Kurorėn e shpresuar S'trashėgova kurrė Nė luginėn e pritjes Kot varrosa rininė |
|
|
Kotėsi Gjithė rininė kėmbkėputur Shtigjeve vetėm u zvarrita Kotėsia e bredhjes sime Sytė e zez m'i treti nė natė Kot zgjata duart e zbrazta Ta gjej ndėr qijejt e kaltėr Sytė e tij u zhytėn e u mbytėn Ndėr valė tė detit nė shtrėngatė Moj mėndje e shkretė Qė kurrė s'tė lashė tė qetė Sa ēudi si s'mė braktise Nė arrati tė kėrkosh pushimin Rrėmbyer nga kthetrat e ēmendurisė Ti s'mė lejove tė marr dhenė Kėmbėzbathur flokėshprishur Tė trishtoj gjithė njerėzimin |
|
|
Pėrse mė ike Po t'mė ktheheshe mėkatar I penduar pėr tradhėtinė Mishit tė zhveshur lėkurė tharė Nė kocka do ia ndizja dashurinė Tė coptuar nė njėmijė copa Aromėn e trupit do t'a njihja Tė gjymtuar kėmbėsh e duarsh Bukurinė e vjetėr do t'a pėrtėrija Po tė dėbonin mes shkretirės Me ty do vija ta prisja vdekjen Me thonjtė e mi do rrėmoja tokėn Tė gjeja burime tė t'a shuaj etjen Gjakun e zemrės do tė ta bėja Ballsam pėr buzėt e shkrumbuara Shkrumbin e trupit do tė ta vėja Mehlem mbi plagėt e pezmatuara Mė parė se t'i dėgjoja rėnkimet Zemrėn time do ta ndrydhja nė gji Mė parė se tė t'shihja tė pėrvuajtur Do t'i nxirrja dy sytė e mi Po tė ishe tretur kaherė nėn dhe Varrit tėnd do t'i qėndroja besnike Ti pėr sė gjalli e le tė ve Dashurinė time dhe ike...ike 20.Gusht 2001 |
|
|
Oh Mė mirė tė tė palosja Me kėto duar nė dhe Se tė thėrmoj gishtrinjtė Tek pragu i shtėpisė Kojrillė e mjerė nė pritje Nga larg tė t'i dėgjoj hapat Mė mirė nė krematoriume Tė bėheshe shkrumb e hi |
|
|
Hapa mizorė Mishi nė dhėmbje Mė ėshtė pjekur Lėkura mė ėshtė regjur Eshtrat mė brehen heshtur Ndėrsa kafka rrokulliset Nėpėr vitet e zisė time Mbi plagėt e zemrės shkelin Hapat e tu mizor |
|
|
Njėditėzaj Ahu i zemrės sime Do t'i mbėrthej gjymtyrėt Bryma e acarit orėzi Do tė t'a ngrij shikimin Me blozė mbuluar Do tė kujtosh Brishtėsinė e trupit tim Tė burgosur nė vetmi Do tė kėrkosh faljen e atij Qė nėn hijen i blirit I dergjen eshtrat me mote 25 Gusht 2001 |
|
Epilog |
|
|
Grua as engjėll Pas rėnjes pingulthi Tė prirur nga djalli Shpirti i paepur Nė ēipin e jetės Mbeti kacavjerrė Unė pas asaj Grua as engjėll Sirenė nė tokė Zanė nė ujė Ēdo gjė e Asgjė 28 Tetor 2001 |
|
Fund |
|
|
Ajete Sh. Beqiraj |
|
|
Botoi dhe shtypi: "VATRA", Shkup |
|
|
|
|
|
| ©2007-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org |