|

Mike
A ke dėgjuar ndonjėherė
Tė vritet zemra
Vetėm pse dashuron
A ke mėsuar si vetmohet gruaja
Pa u nusėruar mirė
-
TRETUR NĖ NATĖN E POEZISĖ
-
-
ese e vogėl
-
-
Tė kėrkosh tė rrėfesh dhembjen tėnde, gėzimet e tua, fatin vetė nė tempullin
e poezisė ėshtė njė besim i vėrtetė dhe sinqeritet ndaj njerėzve pėrtej
tempullit. Poezia kėshtu shndėrrohet nė njė forcė hyjnore ku vetmija
jote copėzohet nėpėr tė gjithė si kristale drite dhe prej andej tė rikthehen
vezullime ndjenjash e persiatje nga mė tė bukurat.Emocione tė tilla
po ndillja,teksa po lexoja poezitė e reja tė Ajete Sh. Beqirajt,poete
kosovare.
-
Duket sikur s'ka rėndėsi se ku jeton poeti, por unė do tė kėmbėngulja
se ka rėndėsi pėr poezinė.Kosova ėshtė truall i poezisė dhe me tė drejtė
Poeti i Detit Tonė i quan kuajt e Kosovės si vėllezėr tė Pegasit.
-
Kuajt e Kosovės janė koha dhe kėnga tė ngarkuara me ėndrrat dhe mundin,
ndėrsa shtegtojnė karvan drejt ardhmėrisė qė lėkundet si njė pllajė
ku po mugėllon drita.
-
Poetja Ajete Sh.Beqiraj ėshtė njė nga kalorėset e bukura, e kapur pas
jeleve gjithė hėnė tė vargjeve dhe trokon, trokon dhe pelerinėn ja pėrhap
era nėn yje mbi barin plot vesė,lotė dhe pėrshkėnditje gjaku.Me vete
ka marrė si pajime brengat pėr tė mbėrritur atje ku pret fėmijėria ose
sinqeriteti qė megjithėse shpesh i mashtruar dhe i zhgėnjyer, ėshtė
njerėzor dhe si i tillė, duhet pranuar, edhe duhet dashur.
-
Duhet tė mėsohemi tė duam edhe humbjet tona,qė ndonjėherė na bėjnė mė
tė pasur.Pėr tė mė besuar,mund tė lexoni poezite e A-Jete-s, qė pranon
tė tretet nė natėn e tė gjithėve pėr tė qenė pjesė e dashurisė sė tė
gjithėve. Dhe kėshtu poezia arrin tė bėhet lumturi nė muzg,nė cilindo
lloj muzgu. Kurse zemra e kalit me flatra qenka varkė mbi dallgėt e
ndjenjave qė u ngjajnė vargjeve...qė do tė lexoni.
-
-
VISAR ZHITI
Prolog
Adhurim
Edhe sikur nė mua tė shkrepte dielli
Yjet tė shėndrisnin brėnda syve tė mi
Do i shkėmbeja me dashurinė njerėzore
Bukuria dhe rinia veniten nė pleqwri
Sikur fytyra ime lirizmin e hėnės tė zbehte
Bukuria e shtatit engjėjt tė afronte
Do tė dėshiroja tė ruaj besimin
Drita e shenjtė zemrėn tė ma praronte
Thesaret do t'i falja me tė dyja duart
Sikur ta dija gjuhėn e hėnės e tė diellit
Tė shpreh mirėnjohjen pėr prehjen hyjnore
Nė tė gjitha gjuhėt e tokės dhe tė qiellit
Bukurinė do falja pėr dritėn e mėndjes
Dlirėsinė e shpirtit do shkėmbeja me rininė
Pėr njė vend tė vogėl nė dy botėrat
Ku do ta adhuroja pėrgjithmonė perėndinė
Shkurt '98
Elegjitė brenda meje
Baba
Pa tė pllakosur errėsira e varrit
Drita hyjnore ta praroi trupin
Dyert e qiellit shpirtit ju hapen
Pranė Zotit do jesh deri nė pėrjetėsi
Unė dhe nėna tash kaq vjet
Kėshtu mashtrojmė njėra tjetrėn
Por trupi ende tė prehet ndėr varre
Unė e ndjej e ajo e di
Prandaj vajtojmė orė e ēast
Trupin qė ta ka dergjur varri
Kuja e shpirtit tonė tė djegur
Nė zemėr gdhendi motin kobzi
Ndonėse shpirti i zhuritur
Tė ka falur Zotit tė Madh
Qajmė me lotė zemrėn e madhe
Qė ta ka tretur dheu i zi
Vajtim nė natė
Xixėllonja qė vini
Bashkė me pranverėn
Ua kam lakmi dritėn nė natė
Do tė desha edhe unė
Tė kem njė fanar
T'mė bėj dritė njėherė
Nė kėtė rrugė tė gjatė
Ju flutura tė bukura
Qė hareshėm sjellni verėn
Ndaloni njėherė
Edhe nė kopshtin tim
Fluturoni pėrreth
Trėndafiles sė vyshkur
Ndoshta do t'ngreh kokėn
Nė ju do tė gjej shpėtim
Qyqe moj e zeza
Netwve kur tė fluturosh
Nė dritaren time
Ndalo njėherė shikimin
Nėn llambėn e ndezur
Do t'mė shohėsh Qyqe
Tek vajtoj si ti
E vetmuar mjerimin
Pėrplasje
Fidan i njomė isha
Kamxhiku i tufanit
Vringėllonte egėrsisht
Filizat fshikullonte
Bisqet e bulėzuara
Xhveshte mizorisht
Bora nė atė pranverė
Sytha e gjethe nė degė
M'i ngriu rrėnjėsisht
Frutat m'u thanė nė lulim
Kur trungu I tij pėrplas
Pwrtokw pėrjetėsisht
?!
Nė udhėkryēin e jetės
Kėmbkėputur kur mbeta
Lėmoshė kėrkoja vetėm pak lumturi
Pas ēdo zgjimi nė mjerimin tim
Kėrkoja pėrgjigjet e pyetjeve
Pėrse u linda
Pėrse jetoja
Pėrse vdekja mė harronte
Mjellma Martire
Muzg
Mjergull Mbi Moēal
Mėllenja Me Mesazhin
Monedha e Mortjes
Mburojė Mėkatarėsh
Murgesha e Manastirit
Mes Mureve Me myshk
Mbyllur Me Mote
Mbėrtheu
Mushamanė e Murrme
Me Myk Mbuluar
Mbėshtolli Mishin
Mbeti
Mumje e Muzeut Mizor
Matanė
Muaj Maj
Mimozat Mugullonin
Muzat Mė miklonin
Mua
Mjellmėn Martire
Moshė
Kur nga trungu i jetės
U shkėput njė gjeth
Dhe nė parzmėn time
Pikoi si lot
Nė faqen e zverdhur
Mynxyrėn time
Heshtazi shikova
Por kot mblodha lotėt
Si copėza qelqi
T'ngjes pasqyren xhamthyer
Tė lumturisė sime
05 Gusht '98
Dashnorja e vetmisė
Njė pėllumb i pėrgjakur
Njė rreze e thyer
Njė yll pėrtokw i pėrplasur
Nė ēerdhen e zemrės sime
Prore gjejnė strehė
Se pika gjaku
Rreze tė thyera
Yje tė shuar
Mė pėrbejnė Mua
Dashnoren e Vetmisė
Mike
Po t' mė flisje mike
Pėr mallin e vendlindjes
Me etje do tė tė degjoja
Edhe unė nė atė flakė
Po digjem si qiri
Po t'mė pyesje mike
Pėr jetėn e mbyllur
Gjatė do tė tė rrefeja
Historinė e dhėmbshme
Tė zogut nė kuvli
Po t'mė pyesje mike
Pėr shkrumbin e jetimit
Nė lotė pasqyrohet
Shpirti im i veshur
Me petkun e zi
Mike po t'mė rrėfeje
Zjarrin e dashurisė
Edhe unė jam e re
Tė kaluarwn do kujtoja
Ty do tė tė mbaja mėni
Labirinth
Nė labirinthin e jetės
Gjithė rininė brodha
Ēdo rrugė pėrtej
Shkela e kalova
Vjeshtė e pranverė
Viseve shtegtova
Tokėn pėrshkova
Nėpėr qijej fluturova
Para portės sė artė
Gjithnjė u shtangova
Se ēelėsin e lirisė
S'desha tė lėshoj nga dora
01.Dhjetor'98
Mė fal meritė
Koha zhubravit mėndafshin e rinisė
Mosha vyshk burbuqet e bukurisė
Bekime tė tjera mbi mua derdhi Zoti
Oh sa shumė fytyra tė lumturisė
Mos m'i hedh blozė dritės mike
Egon mos lejo tė t'i verboj sytė
Dekoratė durimi mė dha diellin
Mos nguro t'mė falėsh meritė
Eja Dashuri
****
Pėrse tė perēmojmė udhėkryēin
Nė tė cilin u gjetėm dikur
Ditėt e sjelljes rreth Hiēit
Mund t'i mbyllim me dry
Jemi nė nisje drejt cakut
Serish nė krahėt e tij
Tė djeshmen s'mund ta kthejmė
E nesėrmja jemi ne tė dy
Eja tė vazhdojmė ēastet
Qė pėrgjysmuam nė rini
Tė shijojmė atė qė pėrvėlon
Tė zbusim plagėt me lumturi
Jeta mund tė jetė shekull
Ndoshta zgjat vetėm njė ditė
Eja ndarja po lind falje
Afėrsia pėrtėrin dashuritė
Kot
Ma mbush zemrėn
Hidhėrim
Trishtim
Tek mė thua
Ne nuk i pėrkasim njė bote
Atje ku je Ti
Jam edhe unė
Ta dish
E fortė ėshtė
Dashuria
Sa drita
Muret e shpirtit
Do t'i shndris
Botėrat tona
Do t'i bashkojė
Njė ditė
Nė njė
14 Shkurt `99
Dashuria te ti mė bart
Me flatra tė bardha
Qepur pėrmbi krahė
Nė shtat vezullimin
Ylber dhe mendafsh
Flokėt plot me yje
Dhe pluhur tė artė
Me karrocen e argjendtė
Dashuria te ti mė bart
Me hovin e pėllumbeshės
Fluturoj nė imagjinatė
Me qetėsinė e hyjneshės
Befasisht tė vi nė natė
Nga kurorat e trėndafileve
Petale tė derdh nė shtrat
Harlisur nėpėr rreze
Portat e agimit ēdo ditė ti hap
Kurrė mos thuaj Kurrė
Kurrė mos thuaj Kurrė
Tė lutem sinqerisht
Mos u beto nė harrim
I dashur shenjtėrisht
Do tė tė tradhtojė
Fati pabesisht
Do tė tė pėrqesh
Njerėzimi pėrjetėsisht
Do tė tė mallkoj
Zemra ime e brishtė
E fyera e thyera
Pena ime e trishtė
Shpluhurosje
Syri yt gjurmėt e gjakut
Nėn penėn time do ti shoh
Dashuria mes kujtimesh
Fytyrėn time do tė gjejė
Shpirti shtegtar do tė pohojė
Se ai vetėm mua mė njeh
Buza nė prekjen e erės
Puthjen time serish do ndjejė
Puhija e fatit mbi trupin tim
Harresėn do ta shpluhurosė
Engjėlli me Porosinė e Shenjtė
Rrjetėn e artė rreth nesh do tė endė
Zemra jote vetėm pėr mua
E kėndellur prapė do tė rrah
Nė kopshtin tonė tė mbetur shkret
Trėndafili i dashurisė do lėshoj rrėnjė
Vendosmėri
Endrrėn e vrarė
Do t'a jetėsoj
Deshirėn e kahmotshme
Do t'a pėrmbush
Me dashuri do tė hap
Zemrėn tėnde tė mbyllur
Unė jam Ajo
Unė jam e vėrteta jote
Jam ėndėrra jote e fshehtė
Unė jam dashuria e madhe
E vetmja e murosur nė kujtesė
Unė jam thellė nė gjirin tėnd
Sepse unw di tė mbes
Pse s'ke fuqi tė luftosh fatin
Do t'mė pėrplaswsh nė harresė
Unė e di nė vetminė e madhe
Dėshiron heshtur trupin tim
Ndėr valet e jetės kur pėrplasesh
Faljen kėrkon nga shpirti im
Unė e ndjej kupėn e dashurisė
Do tė derdhėsh nė shtatin tim
Fėmijėn tėnd tė shohėsh tek rritet
Nė prehėrin tim nga gjiri im
Heshtja e gjatė ėshtė mundim
Nuk tė thėrras mė nė emėr
Unė e ndjej serish pret
Zėrin tim tė mėrmėrisė Zemėr
Kot mė thoshe Kosovare
Unė ty tė dua sa Kosovėn
Ti do njerėzit mė shumė se mua
Mė shumė se veten do gjithė botėn
Palloi
Flake tutje kurorėn e vjetėr
S'shkohet jeta nė fron tė rrejshėm
Mbreti im nė mėkate i zhytur
Unė tė dua ashtu siē je
Robėreshė tek kėmbėt do t'mė kesh
Edhe lypės nė varfėri mbytur
Pėrulu pallua i bukur
Gėzofi puplor
Shpirtin s'ta shpėton dot
Flake tutje krenarinė
Lutu pėr njė strehė
Te i Madhi Zot
Ti do tė kthehesh
Nė kopshtin e rinisė sime
Dikur do tė kthehesh
Ujė do tė kėrkosh
Nga gurra e hershme
Kur tė tė shoh prapė
Do mė kthehet drita e jetės
Rėketė e lotėve tė mi
Do tė derdhen nė gurrė
Pėrbuzjet e pėrplasjet
S'do i kujtoj mė kurrė
Kur tė vish qė tė kthesh
Tė bukurėn aromė
Qė bashkė e shijuam
Nė pranverėn tonė
Petalet e trėndafiles
S'do derdhen mė pėrtokė
Poleni tashmė i zhveshur
Do tė endet sikur thotė
Mortja e Dashurisė
Tradhėtia
Gjarpėr i tharė kot
28 Prill 99
Kujtime
Qetėsi nusėrore
Para tempullit Orėbardhė
Agu hapi portat mėngjesore
Kėmbėmbarė u futem
Nė atė tė diel diellore
Para nesh shtrihej parajsa
Nėn kėngė engjėllore
Nė bebzėn e syrit tim
Ēdo gjė ishte hyjnore
Por engjujt mė zhveshėn
Nga verbėria njerėzore
Gulēima e bishės mė trazoi
Qetėsinė nusėrore
Mė kujtohet
Nė errėsirėn verbuese
Flisje pėrqart
Pa druajtje mė rrėfeje
Vorbullen tėnde
Mė shtrėngoje ne gjumė
Tė strukesha nė gji
Lutesha pėr ne
Dridhesha
Djersitesha
Unė pėr Ty
5 Nėntor '99
Arrna zemre
S'mė flisje pėr stuhinė
Qė sillte psherėtimat
Tė t'i zėvendėsoja
Me frymėn e shpirtit
S'm'u rrėfeve kurrė
As nuk deshe t'a dish
Se vrragėt e sė kaluarės
Desha tė t'i arrnoja
Me copa tė zemrės
Smirėzeza
Nuri i virgjėreshės
Tė pėrdalen e verboi
Me vorbullat smirėzeza
Serish mė pengoi
Shtamba nga duart
Nė kalldrėm mė shpėtoi
Me shputat meskine
Nė thėrmia e coptoi
Me vrer tė verdhė
Ujin kristalor turbulloi
Me shpirtin kazėm
Kroin e gėzimit shterroi
Gėrhamė
Gėrhama e plakės
Mė trazoi
Gjumin fėmijėror
Krrokatja e sorrės
Mė mbyti
Nė gushė gugurimėn
Dora e shtrigės
Mė theu
Kristalin e zemrės
Gremēa hajdute
Mė grabiti
Thesarin e jetės
Shtriga magjistare
Kakofonia e ēmendur
Mė shurdhoi veshėt
Melodinė ma mbyti
Gjuhustra ziliqare
Nė telat e ē'akorduar
Kėngėn m'a bėri fėrtele
Nė dorė m'a theu kitaren
Shtriga magjistare
Blozė m'i hodhi
Lėkurės sė bardhė
Nga gishti ma vodhi
Unazėn e artė
Nė shtat m'a grisi
Petkun e sedeftė
Parasysh ma grabiti
Margaritarin nė guacė
Si nepėrkė
Kacavjerrur si merimangė
Rrjetėn e trishtueshme
Mbi jetėn time lėshoi
Epshet djallėzore shuajti
Me gjysmėn e shenjtė
Nė tempullin e bekuar
U pėrvodh rrėshqanasi
Si tenja mė brejti
Trupin e sfilitur
Edhe thelbin e shpirtit
Zvarritur si nepėrkė
Tinėzisht u fut
Nė shtratin e nusėrisė
M'a rrėmbeu kurorėn
M'a kafshoi zemrėn
Demaskim
Pėllumbi i bardhė
U shpuplua
Trėndafili i kaltėr
U zhvesh
Agimet e arta
U faniten
Princi i ėndrrave
Iku kaluar
Nė errėsirėn orėprerė
Tė asaj pranvere
U bėra ikanake
Pa datė pa orė jetoja
Ndėrrimin e stinėve
Shihja
Nė trungun e qėrshisė
Dimri mė gjeti nė dritare
Tek tė prisja
Tė pėrcillja
Dhe lakmoja heshtur
Fluturimin e harabelit
Pranvera erdhi
Qershia shpėrtheu bisqet
Lulėzoi
Por vera nuk mė gjeti
Nė vendin e vjetėr
Bashkė me petalet
U derdhėn pėrtokė
Edhe gėzimet e mia
Isha shpirtvogėl
U bėra ikanake
Vetėm Ti
E unė uloke
Princi u demaskua
Ma grabiti kurorėn
Besnikėt mė tradhtuan
ma thyen spektrin nė dorė
E unė uloke
Pėrbri fronit tė pėrmbysur
Unė mbeta aty
Kur dashurinė tonė
Pėrplase pėrdhe
Pėrbri saj u pėrplas
E gjithė jeta ime
Unė mbeta aty
Prita gjithė rininė
T'ia dėgjoj edhe njė zė
Nga buzėt e mekura
17 janar 2000
Pa strehė
Fryma jote
Mė frymėzonte
Buza jote
Mė ushqente
Shpirti yt
Mė fshikullon pėr vdekje
Qėkur nė zemėr
S'mė jep strehė
Kreshmė
Teksa me kreshma laj mėkatet
I falesha Zotit pėr tė sotmen
I lutesha pėr tė nesėrmen
Rinia shtegtoi drejt harrimit
Mė la kacavjerrė
Nė pikėpyetjen e fatit
Duvaku i nusėrisė
Duvakun ma shndėrrove
Nė kurorė xhembore
Brenga gunė e zezė
Bardhėsia poezi
Ujin e sheqerosur
Nė gishtrinjė ma bėre shėllirė
Por sykaltroshin dhe ezmeren
Mbylla nė romane histori
Etje
Nėpėr shtigjet rinore
Has nė burime tė kristalta
Mė djeg etja e pashuar
Larg teje kreshmoj
Nė anėn tjetėr tė botės
Pėr ty mė pėrvėlon malli
Dua tė vi por mė gjymtove
Unė qė atėherė ēaloj
Shpresės pėr ne tė dy
Serish dua t'i jap krahė
Pėrpėlitet buzė greminės
E unė vajtoj
30 Janar 2000
Vetėm Ti
Me fuēinė e dashurisė
Nga llastica nė ikonė
Vetėm ti mė shndėrrove
Ishe i strukur nė ēdo qeli
Ēerdhe shpirtin tim kishe
Se frymoje nė ēdo pore
Hape portėn e zemrės
Mos mė ler nėn strehė
Gjithnjė nė pritje tė kotė
Merre dorėn time
Ma jep dorėn tėnde
M'i mblidh kėta lotė
Do tė shetis botėn
Tė ta kthej prehjen
Shkėlqimin nė dy sytė
Qiellit do t'i ngjitem
Qė tė shkėpus yjet
Jetėn tė t'a bėj dritė
Ėndėrrova
Nė shkretirėn e pluhurt shkele
Me hapa tė lehta ere
Nė muzgun e jetės
Agim drite shpėrtheve
Mbi trėndafilen e vyshkur
Njė grusht vese derdhe
Nė vjeshtėn e rinisė
Pranverėn e braktisur ktheve
Aty ku mė le
Kur thinjat ta kenė stolisur
Flokun tėnd tė flakėruar
Kur rrudhat nė fytyrė
Mosha t'i ketė pikturuar
Prania jote do t'mė ringjall
Ndjenjėn e harruar tė vashėrisė
Nga buzėt e tua emri im
Do tė tingėlloj mė i bukuri serish
9 Shkurt 2000
Pritje
Unė ende tė pres
Tė mbledhim bashkė
Yjet e shkapėrderdhur
Nėpėr qijejt e fatlumėve
Nė qiell tė kthejmė
Diellin e mbetur
Nė njė pranverė jete
Pa verė tė harruar
Lus zogun sqepartė
Tė ia thotė serish
Kėngės vargshthurur
Tė dashurisė sonė
Durim
Fjalėt plumb
Qė s'i bart as toka
Ende i ruaj nė zemėr
Me gjithė atė egėrsi
Qė atė ditė kur ti
Emrin ua ven shaka
Unė tė iu buzėqesh
Nga zemra t'i fshij
Pėrbuzjet e pėrplasjet
Ndėr erėrat e jetės
Po i vuaj e bindur
Para zėrit tėnd
Njė ditė kur tė kujtohet
Se dikush po tė pret
Mua do t'mė gjejsh
Nė tė njėjtin vend
Zemra tė do
Shpirti plagėt kot t'i rrėfen
Ti ikjen nuk e ndėrpret
As nė kujtime nuk mė gjen
Por kjo zemėr tė do shumė
Gjithnjė nė ėndėrra tek ti vjen
12 Shkurt 2000
Ende
Ende tė kujtoj
Me kujtesėn e fėmijės
Dhe tė adhuroj
Me padjallėzinė e vashės
Ende tė dua
Me dashurinė e nuses
Dhe tė bindem
Me pėrunjėsinė e robėreshės
Ende tė dėshiroj
Oh me mallin e djegur
Por do tė doja tė tė flak
Nė harresėn e moshės
Kopshti parajsor
Nė kopshtin parajsor
Ku tė pres me vite
Shtylla mė janė engjėjt
Qė pėrshėndesin durimin
Nė shuplakė tė Zotit
Kam gjetur folenė
Ti ende vėrtitesh
Nėpėr grigjat djallėzore
Lakmon vallen e mallkuar tė djerrinave
Ku shtrigat shalojnė ujqėrit
E gratė e shartuara me bushtra
Kėlluqen mbi vezėt e mbarsura nga djalli
Afėr e larg
Natyra qe veshur
Me petka acari
Nė ballin tim tė fikur
Buloi djersa e ftohtė
Nė krahėror mblodha
Dy duar tė ngrira
Zėvogėl belbėzova
Afėr ėshtė pranvera
Mbi supet e mbledhur
Lėshova kokėn rėndė
Se sytė m'i verbonte
Edhe drita e zbehtė
Pafuqishėm laga
Shkrumbin e buzėve t'mija
Heshtur pėrshpėrita
Larg ėshtė Dashuria
Shumė herė psherėtiva
Nė pikėllimin tim
Shikimin hodha pėrpara
Tė kaluarėn lashė pas
Rrėke lotėsh derdha
Pėr tė fundit herė
Kujtimet si nuse e mirė
Harresa i fshin gjithė gas
21.Shkurt
2000
Krahėtharė
Krahėtharė mbetur
Shpatėn dorėzova
Nė ate fushėbetejė
U molisa u dėrmova
Por shpirti romantik
Mbeti na atė luginė
Ngado qė ike roje
T'a bėri dashurinė
Lumi Lete
Do tė vijw koha
Mbi luginėn e zemrės
Plot ėndėrra tė gjymtuara
Do tė ēel serish pranvera
Nė buzė do tė shpėrthej
Buzėqeshja e gėzimit
Do tė trokas ora
Kur mburojė e zemrės
Do tė thyej shtizėn e fatit
Lotėt qė derdhen me vite
Do ti marr me vete
Lumi i harrimit
Mėrgimtarja jote
Kthehem jo siē ėndėrroja
Vetė e dytė as vetė e tretė
Jam krahėtharė prehėrzbrazėt
Me njė tufė kujtimesh tė gjymtuara
Po vi vetėm por jo siē ika
Zemrėn lashė aty ku e humba
Kthehem nė ēerdhen e vjetėr
Me shpresa e gėzime tė copėtuara
Portėn e shekullit shtyva rėndė
Nė rrethojat ku varrosa lumturinė
Qė t'kthehem nė viset ku u linda
Unė Dallendyshja Krahėcunguar
Le njė plagė dhe gjej njė varr
Babai s'mė pret nė vatrėn e vjetėr
Nė vend tė tij do ta puth dheun
Unė Mėrgimtarja e Pėrvėluar
12 Prill 2000
Kujtesė
Mendja ime ngreh dorė
Para yshtjes tėnde
Kujtesė
S'ka kėmbė pėr promenada
Nė bashqe tė shpyllzuara
Po largohem kaluar
Mbi krahė tė ardhmėrisė
Tė zhduk me pėrsosmėri
Mėkatet e mija
15 Prill 2000 Dilingen
Kthimi i dallendyshes
Panoramė vere
Mes qiellit tė kaltėr dielli brerore
Bari nė fusha valėvitet butė butė
Nėpėr grunaja plot kallinj tė artė
Lulėkuqet valėviten nė ēdo skutė
Befas lėkundet njė kėngė baritore
Fyelli jehon nė kreshta e livadhe
Delet kullosin nėpėr lendina
Mes tyre baresha porsi njė sorkadhe
Fytyrėn e bukur era ia miklon
Fluturat pushojnė mbi flokėt e zeza
Llėrėt e bardha e kush s'ia lakmon
Me farfurime bukurezash
Shih si ka ngulitur bebėzat nė shuplakė
T'ja rrėfejė krushka rrugėn qė s'e dinte
Bariu matanė priste mbi njė kreshtė
Bukureza nusen e bukur t'ja shpiente
23.Korrik 2000 Bogė-Rugovė
Ti je e vetmja dritė
Kur dikur kapėrceva qiellin
Kalėruar mbi ylberin
Kush mė verboi Dashuri
Kur mė ishe kaq pranė
Ē'fuqi e ligė tė lidhi gjuhėn
Qė s'mė the se ti u ktheve
Kush tė mbėrtheu gjymtyrėt
Qė nuk erdhe fare tek unė
Pėrse me muaj dhe me vite
M'ju fshihesh syve pamėshirė
Nė bebzat e tyre tė ruaj gjithnjė
Pėr ta Ti je e vetmja dritė
Vallė gjithė jetėn do t'i ikėsh
Shpirtit tim tė pėrvėluar
Ti e di se nė ēerdhen e zemrės
Flen dhe zgjohesh natė e ditė
08 Mars 2001 Strellc
Besnikėri
Buzėt gjithė rininė
Do tė thėrrasin emrin tėnd
Nė shekullin e gjatė
Zemrėn pėr ne do tė djeg
Edhe nė muzgun e jetės
Lotė pėr ne do tė derdh
Vetėm para Zotit
Tradhėtare tė mos jem
Trupi as nė vdekje
S'do t'mė prehet i qetė
Eshtrat do tė trondisin
Tutje tokėn e shkretė
Dheun e varrit shpirti
Do tė m'a ēoj peshė
Hija do tė kėrkojė hakun
E zemrės sė vrarė nė jetė
Nuse pa kurorė
Frymėn e shenjt nė shtat
Tufani jetės shkapėrderdhi
Jetėn e re qė duhej tė pikonte
Ē'grusht i zi nė bark ma dėrmoi
Dora e jetės mė ndrydhi zemrėn
Goditja e fatit m'i theu gjymtyrėt
Dita kobzezė gėzimin tim
Me velin e zi pamėshirė mbuloi
Njė copė zemre m'u shkėput
Kur shtriga shtatin ma shitoi
Vesa e shenjt para kohe
Mė pikoi nga trupi i hollė
Gjuhėlidhur e buzėnemitur
Mallkova atė burim vese
Vėrshoi nėma e u ngujua
Pjellė mėkati nė njė bollė
Nuse shtatzėnė mė braktise
Pėr shtrigėn me lungė
Buzėplasur e fatprerė
Ju bashkova zanave tė malit
Pėr unazėn e kėputur
Qė kurrė s'na lidhi kurorė
Pėr foshnjėn tonė tė humbur
Qė zėvendėsove me njė doē mėkati
20.Mars.2001
Zotin kam strehė
Nė lutje tė gjata errem e gdhihem
T'mi vesh balsam thelbit tė shpirtit
Nga goditjet e paprera
Qė mbi dhembje mė hapin plagė
Zhgėnjimi keq m'i ka lidh nyjet
Frytin e lutjeve ma grabiten
Foshnja e tij nė strofull shtrige
Nė gropė tė zemrės mė ka hap varr
Sa herė bie Ti Zot mė ngritė
Netėve tė errėta mė bėn dritė
Nė Dorėn Tėnde ėshtė prehja ime
Tė kam shtrat tė kam mbulojė
Mirėsinė Tėnde tė paskaj
Mėkatarėt vallė ta gėzojnė
Unė besimtarja e gjorė
Gjithnjė nė ėndėrra tė jetoj
Grusht i jetės panda godit
Egėrsisht m'i verbon sytė
Dritėn Tėnde qė praron botėn
Ngadhnjimi i djallit mjegullon
Yllin e Shenjtė dritėruar
Shpresėfikur kėrkoj serish
E kapur fort pėr Litarin Tėnd
Verbėrija njerėzore s'mė trishton
23.Mars 2000
Rini mynxyrė
Mos me pyetni mua te sfilituren
Pwrse zemren pa faj bujrgosa
Ishte e ēiltėr e kthjellėt si vesa
Mbrujtur e gatuar nė mirėsi
Mos mė gjykoni pėrse nė thelb
Ēdo hap thika tė egra i vura
Me vuajtje tė pėrgjakshme
Shpagova jetėn kėtė Mėkat tė Zi
Mos m'ia pėrtėrini shkrumbin zemrės
Mos m'ua gėrrithni plagėve dregzėn
Heshtur mė pėrcillni edhe ndėr varre
Kur n'qepallė stepur tė mbetet shikimi
Trupin nė arkivol kur t'ma shtrini
Mos m'vajtoni por lutuni pėr mua
Ato duar qė m'u prenė nė jetė
Tė mė zgjaten drejt amshimit
Trupi i dergjur do tė gjej prehjen
Vetėm nė varr ku mbretėron heshtja
Rinia ime ishte Mynxyrė
Nė gur tė varrit gdhendni mbishkrim
Kur nė Ditėn e Madhe tė Gjykimit
Zemra nė shpirtin tim tė ankohet
Aty tė gjithė do ta kuptoni
Domethėnjen e Amanetit tim
27.Mars 2001
Muri i shenjt
Kur fati dikur na pat buzėqeshur
Me thonjt e duarve qendisa diellin
Mes botėrave qė ndanin oqeanet
Shtriva krahėt t'u bėra urė
Me gėrsheta gardh kurore thura
Rriskun e jetės gurw kalaje bėra
Nė themele palosa ėndėrrat
Foshnjen tonė flijova nė mur
Kur tė hapen portat e rruzullimit
Vetėm njė dritė botėn praron
Gjurmėt e mėkateve ndaj shpirtit tim
Do t'i shohėsh nė Librin e Shenjtė
Do tė rrėfehet Syri i Drejtėsisė
Qė gjithė jetėn me mua ka qarė
Nė ballė mallkimin do tė tė vulos
Zoti i Madh qė vran e kthjell
Aty
Sa herė vė duart nė bark
Prekja shpluhuros kujtimet
Prehėri i zbrazėt
Me kujen shurdhe
Mallkon shterpėsi
Dėshpėrimi i dėshtimit
Brumoset e gatuhet me lotė
Aty
Nė magjen e zemrės sime
Ku mbarset e pjell mynxyra
Tretur nė natė
Nėnė
A ke dėgjuar ndonjėherė
Tė vritet zemra
Vetėm pse dashuron
A ke provuar si vetmohet gruaja
Pa u nusėruar mirė
Zgjodha verbėrisht nėnė
Me sytė e zemrės
Dashurova ēiltėr
Shpresova kurorėn
Pse mė linde besnike
Mbeta
Pre e dashurisė tradhtare
Tash jam tretur nė natė
Velloja mė mbet shkret
Kėrpudha myku
Nė shtratin e larė me lotė
Fotografitė
M'i ka mbuluar pluhuri
Ai nuk deshi t'i ruaj
As pėr kujtim
Prandaj nėnė
Mos mė kėrko mė ndėr nuse
Do tė martohem me mortjen
Veshur e tėra me lule
Nė varreza do tė kurorėzohem
Mos m'a dėshiro as jetėn
Do tė ik atje ku bie aromė parajse
Praruar nė dritėn hyjnore
Meloditė engjėllore
Tė m'a pėrkundin shpirtin
Do tė shkoj nėnė
Oh tė ēmallem
Me babėn zemėrplasur
Mallkuar ēoftė jeta
Nė kėtė botė mėkatare
28 Tetor 2001
Pėr Ty
Ishulli i shpresės
Nė kėtė mugėtirė
Pulėbardhat
Pėrgjithmonė u arratisen
Tufani pėrmbyti anijen time
E mua
Vetėm nė frymėn e fundit mu kujtua
Ishulli i Shpresės sė Mirė
Lakmova t'ia prekja
Gjelbėrimin e virgjėr
Me vesėn e sheqerosur
Mbuluar
Teksa shiu i kripur
Mė kallte buzėt
E dallgėt e ēmendura
Mė bartnin kėrmėn nė liman
Vallėzim gjarprinjsh
Desha tė sjell pranverėn
Tė bėj kopsht njė djerrinė
Nė vend tė rėrės
Tė bėnin shtrat lumenjtė
Ku krrokasnin korbat
Tė kėndonin kanarinat
Nė atė botė tė ēmendur
Ku vallėzonin gjarprinjtė
Tė zhbija kėrpudhat
Tė mbillja jorgovanė
Ku mbinin hithėrat
Tė shpėrthenin jaseminė
Aty ku tokėn
Pėrjargnin kėrminjtė
Tė lindeshin tė rriteshin
Tė vlonin kėrthinjtė
Ai
Prapė dua t'i shkruaj
Gjatė pėr dashurinė
Mė kėputen duart
Mė vdesin gishtrinjtė
Me penė e lutje
Ia ndjelli bekimin
Muzat mė thonė
S'e vlen as mallkimin
Ai shpirt i ēoroditur
Zemėr e gjymtuar
Un' i bastardhosur
Dy syshė i verbuar
28.Korrik 2001
Hapa kohe
Kur tradhwtia me vrau shpirtin
Do tė tė fshija nga kujtesa
Pa mė tė voglin ngurim
Do ktheja kohėn tė t'thėm Shko
Sa s'ėshtė vonė e pėrgjithmonė
Kur nuk ka fund as fillim
Yllin e Fatit do tė t'a grabisja
Tė nemitur e duarzbrazėt
Do tė tė zhysja nė trishtim
Dashurisė zėngjirur kur t'i kėndoje
Atė kėngė tė shurdhėr
Do tė t'a flakja nė harrim
Jeta s'ėshtė mė Jetė
Kujto moj Kohė e Harlisur
Pesė vjet tė hidhura
Nga trungu i jetės m'i shkėpute
Mos harro Fat i Harbuar
Se ēdo orė mė mbyt ngadalė
Qėkur nė dallgė tė zeza mė fute
Ditėt e mia s’janė mė ditė
Nga mėngjesi nė tjetrin mėngjes
Bota ime ėshtė e verbėr
Me dritėn qė vdes
Kjo ėshtė jeta ime
Qė vetėm unė jetoj
Unė nuk jam mė
Si i gjithė njerėzimi
Rinia e zezė ēdo ditė
Mė hap plagė tė re
Kėshtu jetoj Jetėn
Nė formė perėndimi
05.Gusht 2001
Atėbotė
Gėrshetat e gjata
Shkrifėroja pa ngurim
Kaēurrelat era
Si nėnė m'i ledhatonte
Tani mosha si njerkė
Mė kreh me gėrhanė
Ma zbeh nga fytyra
Nurin qė verbonte
Syve tė zez ulli
Buzėve luleshtrydhe
Iu gėzohem nė kujtime
Nga vera e rinisė e dehur
Kur nė pasqyrė shoh
Bukurinė e zbehur
Jam buzėvrarė syfikur
Lotėt mė bėjnė esėll
Legjendė
Ditėn thurja shporta
Natėn mblidhja yje
T'ja shwndrisja rrugėn
Princit tek kalėronte
Koha haparėndė
Mė bindi pafjalė
Princi nė kali tė bardhė
Nė legjenda jetonte
Kėshtjellėn e bukur
Shembi fatkqėsija
Ēdo gur i ėndėrrave
U rrokullis nė greminė
Kurorėn e shpresuar
S'trashėgova kurrė
Nė luginėn e pritjes
Kot varrosa rininė
Kotėsi
Gjithė rininė kėmbkėputur
Shtigjeve vetėm u zvarrita
Kotėsia e bredhjes sime
Sytė e zez m'i treti nė natė
Kot zgjata duart e zbrazta
Ta gjej ndėr qijejt e kaltėr
Sytė e tij u zhytėn e u mbytėn
Ndėr valė tė detit nė shtrėngatė
Moj mėndje e shkretė
Qė kurrė s'tė lashė tė qetė
Sa ēudi si s'mė braktise
Nė arrati tė kėrkosh pushimin
Rrėmbyer nga kthetrat e ēmendurisė
Ti s'mė lejove tė marr dhenė
Kėmbėzbathur flokėshprishur
Tė trishtoj gjithė njerėzimin
Pėrse mė ike
Po t'mė ktheheshe mėkatar
I penduar pėr tradhėtinė
Mishit tė zhveshur lėkurė tharė
Nė kocka do ia ndizja dashurinė
Tė coptuar nė njėmijė copa
Aromėn e trupit do t'a njihja
Tė gjymtuar kėmbėsh e duarsh
Bukurinė e vjetėr do t'a pėrtėrija
Po tė dėbonin mes shkretirės
Me ty do vija ta prisja vdekjen
Me thonjtė e mi do rrėmoja tokėn
Tė gjeja burime tė t'a shuaj etjen
Gjakun e zemrės do tė ta bėja
Ballsam pėr buzėt e shkrumbuara
Shkrumbin e trupit do tė ta vėja
Mehlem mbi plagėt e pezmatuara
Mė parė se t'i dėgjoja rėnkimet
Zemrėn time do ta ndrydhja nė gji
Mė parė se tė t'shihja tė pėrvuajtur
Do t'i nxirrja dy sytė e mi
Po tė ishe tretur kaherė nėn dhe
Varrit tėnd do t'i qėndroja besnike
Ti pėr sė gjalli e le tė ve
Dashurinė time dhe ike...ike
20.Gusht 2001
Oh
Mė mirė tė tė palosja
Me kėto duar nė dhe
Se tė thėrmoj gishtrinjtė
Tek pragu i shtėpisė
Kojrillė e mjerė nė pritje
Nga larg tė t'i dėgjoj hapat
Mė mirė nė krematoriume
Tė bėheshe shkrumb e hi
Hapa mizorė
Mishi nė dhėmbje
Mė ėshtė pjekur
Lėkura mė ėshtė regjur
Eshtrat mė brehen heshtur
Ndėrsa kafka rrokulliset
Nėpėr vitet e zisė time
Mbi plagėt e zemrės shkelin
Hapat e tu mizor
Njėditėzaj
Ahu i zemrės sime
Do t'i mbėrthej gjymtyrėt
Bryma e acarit orėzi
Do tė t'a ngrij shikimin
Me blozė mbuluar
Do tė kujtosh
Brishtėsinė e trupit tim
Tė burgosur nė vetmi
Do tė kėrkosh faljen e atij
Qė nėn hijen i blirit
I dergjen eshtrat me mote
25 Gusht 2001
Epilog
Grua as engjėll
Pas rėnjes pingulthi
Tė prirur nga djalli
Shpirti i paepur
Nė ēipin e jetės
Mbeti kacavjerrė
Unė pas asaj
Grua as engjėll
Sirenė nė tokė
Zanė nė ujė
Ēdo gjė e Asgjė
28 Tetor 2001
Fund
Ajete Sh. Beqiraj
Tretur nė natė
poezi
Botoi dhe shtypi:
"VATRA", Shkup
-
-
Redaktor:
Visar ZHITI
-
Recenzent:
Ali PODRIMJA
-
Ilustrimet & kopertina:
Ajete Sh. BEQIRAJ
-
Botues:
Halil ZENDELI
|