Ajete Shaban Beqiraj - Krijimtari

Ylli i Fatit i pushonte nė dorė | Sytė e Fatit tė Mirė | Zemra e di | Tretur nė natė | Autorja

Ajete Shaban Beqiraj - Sytė e fatit tė mirė (pjesa e dytė)

BOTIMET TOENA

mars 1998

Redaktore: Rina Cela

Recenzente: Natasha Lako

Pėrkujdesja grafike: Irena Toēi

Botues: Fatmir Toēi

ISBN 99927-1-145-5

Copyright: Autorja

Nė vend tė parathėnjes:

Nė horizontin letrar tė viteve ’90-tė, nė prozėn femėrore fillojnė tė shfaqen krijues, emra tė rinj dhe shpresa tė reja qė vinė nga diaspora, si I themi nė mėnyrė pėrmbledhėse tė gjithė shqiptarėve tė shpėrndarė nė tė katėr anėt e kėrij dheu.

Njėra prej tyre ėshtė edhe Ajete Beqiraj, e cila jeton nė Gjermani.

Po tė bėjmė njė rrugė tė gjatė historike letrare, tė pashkėputur nga ngjarjet e mėdha tė popullit tonė, tragjeditė dhe shpresat, mund tė kujtojmė me kėtė rast penėn e dhuruar nga vajzat shqiptare Dora D’ Istrias, duke shprehur kėshtu dėshirėn e tyre pėr tė hyrė nė botėn e madhe tė letrave tė zėrit femėror shqiptar.

Rilindja Kombtare Shqiptare, e cila po vazhdon deri nė ditėt kur nga dheu qė u takon shqiptarėve mes kėsaj botė tė madhe po vahdojnė tė ikin dhe tė braktisin trojet e tyre qindra e mijėra njerėz pėr tė mos folur pėr masakrimet e vendbanimeve prej tė cilave vjen edhe autorja, ndjehet edhe nė dritėn qė vjen prej njė shpirti femėror, I cili tradicionalisht ka qėnė vetėm se I ndrydhur. Por, ka ditur tė frymėzojė me nina-nanėn dhe me djepin nė krah. Ajo ėshtė e vetmja grua e botės ndoshta, qė e ka kėnduar nina-nanėn nė kėtė eksod pa fund.

Duke lexuar librin e Ajetės, befasohesh nga tema e zgjedhur, ai idil I bukur qė rrjedh nga kujtimi pėr atdheun, ajo botė romantike dhe e idealizuar, jashtė halleve dhe derteve, por qė tregon nje shprishje dhe ndeshje shpirtėrore brėnda botės tradicionale, e cila hyn nė qytetėrimin e sotėm pėrmes tė rinjve.

Brenda kėtij imazhi fshihet sigurisht ajo marrėdhėnie e martesave ose dashurive qė lindin nė mėnyrėn mė komplekse, duke pasur brenda edhe ndjenjėn e fajit, nė njė rrugė realiste kompromisesh midis tė kaluarės dhe tė sotmes.

Ajo qė tė bėn tė jesh mė I interesuar pėr kėtė liėr tė shkruar me njė mundim gjuhėsor, vecanėrisht pėr sintaksėn, si mund tė jetė pėr cdo njeri tė shkėputur nga burimi I parė I gjuhės shqipe, ėshtė pėrshkrimi I detajuar I marrdhėnieve familjare dhe shoqėrore nė detaje tė imta, krijimi I njė jete e cila ėshtė brėnda zemrės sė autores. Nė kėtė rast unė kujtoj shkrimtaren e madhe Ketrin Mensfild, jo pėr paralelizėm, por pėr t’ju kujtuar lexuesve se botimet e saj tė mbushura plot jetė nuk kanė qėnė asnjėherė paralele me tragjeditė e viteve kur janė shkruar tregimet mė tė bukura pėr botėn shpirtėrore tė njeriut.

Kėshtu ndodh edhe me kėtė libėr dhe kjo e papritur njerėzore krijon vlerėn mė tė mirė.

Natasha LAKO

Shqiponjė moj: Amanet!

Kudo qė je e frymon

Sa herė qė hap krahėt

Ngado qė fluturon

Nė qiejt e botės

A nėn qiellin shqiptar

Nė tokėn time tė djegur

Mbi atė varr tė madh

Bart vargjet e shkėputura

Nga shpirti I drobitur

Rreze pėr popullin tim

Nga dielli I grabitur.

Mars ’98, Dillingen a.d.Donau

***

Familja e Agron Agajt edhe mė tutje ruante mėnyrėn e parė tė jetės dhe nga jeta pėrpiqeshin tė zgjedhnin vetėm tė bukurėn.

Drita, njė grua rreth tė pesėdhjetave, me njė fytyrė tė butė e plot dashamirėsi, mbi tė gjitha kishte familjen dhe punėn e saj si edukatore nė cerdhen e fėmijėve. Fati I kishte dhuruar dy gjėrat mė tė vlefshme, profesionin qė donte dhe dy fėmijė shtatbukur, Besnikun dhe Artlindėn, tė cilėt I rriti nė frymėn e nderit. E vetdijshme pėr dy gjėrat mė tė cmueshme qė kishte, e donte jetėn dhe ishte e lumtur me familjen e saj.

Agroni, ende ishte ai njeriu I madh e shpirtgjerė, tė cilin e cmonin nė gjithė qytetin. Me punėn e tij tė palodhshme, gjithnjė arriti t’I ofrojė familjes ato qė I nevojiteshin pėr njė jetesė tė mirė. Ndėrsa, pėr bashkėshortėsinė e lumtur, ai kishte meritėn mė tė madhe. Shpirtgjėrėsia I kishte dhėnė njė qetėsi tė vėrtetė.

Besniku, mundohej t’I ishte krah tė atit nė cdo gjė dhe e shoqja e tij Arbresha, tė njėjtėn gjė bėnte pėr Dritėn.

Ndėrsa, njė fat tjetėr qė kishte rėnė mbi familjen e Agronit ishte Artlinda e re, e cila pėrvec qė kishte njė bukuri tė vecantė, ajo ishte njė nxėnėse shembullore e cila dy vitet e fundit tė maturės I kishte marrė brėnda vitit.

Por, kjo familje nuk mund tė paramendohet pa dy binjakėt e Besnikut, tė cilėt me inteligjencėn e tyre tė gjithė I linin gojėhapur. Mendimet qė pjellnin nė mėndjen e tyre tė brishtė dhe fjalėt e cuditshme qė nxirrinin nė mėnyrė tė beftė, tė habisnin. Bile, ata nuk harronin tė pėrmendin as motrėn e Ilrit dhe tė Arbėrit, e cila ishte martuar nė Ulqin kur ata kishin nėntė muaj jetė. Dhe dėshironin aq shumė qė Era tė vinte njė ditė pėr vizitė jo vetėm me Valdetin, por edhe me njė cupė, tė cilėn ata do ta thėrrisnin;motėr!

***

_Mėmė!…Ata erdhėn!..Ata erdhėn tė mos ikin mė kurrė!-kumtoi atė lajm Arbėresha, porsa lėshoi telefonin.

Njė lajm qė shpresohej aty e nėntė vjet me radhė, u dha brėnda castit e njė cast I vetėm mbushi me lumturi zemrat e tė gjithė atyre qė e kishin pritur nėn ethet e pritjes e tė padurimit. Trokitjet e asaj ore tė shenjtė do tė pushonin pėrgjithmonė dhėmbjet e njė plage tė vjetėr dhe pas atij casti s’do tė kishte mė lamtumira. Se, ata ishin aty!…Fuqia e fatit kishte kaluar nė anėn e tyre, qė me kthimin e serishėm t’ua shpaguante nėntė vjetėt e mbytura nė lotė malli.

***

Rrezet e kuqrremta tė diellit nė perėndim po derdheshin mbi Bjeshkėt e Nemuna, duke mbėshtjellė cdo shtėpi tė maturantėve me dritė si shkėlqim lumturie: po pregatiteshin pėr Mbrėmjen e Maturės.

Gjallėri tė vecantė kishte sidomos shtėpia e Agronit, ku meqė ai dhe Besniku ishin nė shtėpinė e Petrit Gurit per t’iu uruar mirėseardhjen, shtėpinė kishte pushtuar bota femėrore: Drita, Arbėresha dhe Mimoza, flokėtarja e re e cila kishte ardhur tė rregullonte flokėt e Artlindės.

Por, ndėrsa dy tė parat ndihmonin Mimozėn, Artlinda dukej e hutuar. Ajo ishte e vetdijshme se trupi I saj shkėlqente vetėm nga ajo qė ia kishte falė natyra: se sytė e saj tė kaltėr mes qepallave tė zeza shkėlqeni si dy liqenj; nė ballin e gjerė, vetullat e zeza I ngriheshin si dy pendė korbi; buzėt si njė kupė gonxheje I falnin fytyrės njė pamje tė kėndshme, ndėrsa flokėve tė verdha, dielli ua kishte falur shkėlqimin!

Ajo kishte mėndjen vetėm tek teksti qė duhej ta lexonte. Meqė e ndjente se ishte e cmuar si nga profesorėt ashtu edhe nga nxėnėsit, dėshironte t’I shpėrblente pėr misionin e besuar. Mbajtja e Fjalės sė Hapjes, nė pogramin e mbrėmjes nuk ishte ngjarje e vogėl pėr tė. Por, cuditėrisht, as kėnaqėsia qė ndjente nuk ia mbyste dot frikėn. Atė natė, tė tjerėt do tė provonin zjguarsinė e saj. Dhe ajo nuk guxonte t’I zhgėnjente!

Ora e madhe nė mur , me tik-takun monoton po shkelte mbi kohėn. Ndėrsa familja e Petriti po bėheshin gati tė pėrcillnin Artlindėn, Besi ende po pastronte makinėn e bardhė tė Ilirit, tė cilėn do ta voziste sonte. Ajo sonte do tė ishte shoqėruesja e vecantė e Artlindės. Prandaj, atėherė kur po derdheshin cicėrimat e fundit tė zogjėve nė parkun e gjelbėruar, kaloi shkallėt dhe u fut nė dhomė me nxitim duke pėrplasur derėn nga pas.

Edhe vetėm nga mėnyra se si futej brėnda, tė gjithė e kuptonin qė po vinte motra capkėne e Ilirit dhe Arbėrit. Ajo gjithnjė kishte ruajtur qėndrimin prej cunaku, qė tashmė gėrshetuar me bukurinė femėrore, I jepte pamjen e njė djali plot finesė. Sonte ajo dukej edhe mė e vecantė. E veshur me njė smoking tė ri dhe me flokėt e krehur me kujdes, linte pėrshtypjen se vetėm ajo ishte e denjė tė ishte ’pėrcjellėsi’ I bukuroshes flokėartė.

_Arta, u bėre gati? Nxito se tė gjithė po dalin-fliste me nxitim, duke shikuar nga dritarja makinėn e bardhė qė ende shkėlqente nga cipa e ujit.

_Zot, pse s’mė fale njė vit mė vonė? Atėherė, ndoshta do tė siha unė e pėrcjellė nga ky zotėri I bukur!-filloi tė ngacmonte Mimoza me ta parė Besin.

_Apo edhe njė dėshirė mė tepėr: qė Besi tė jetė vėrtet’zotėri’!-shtoi Arbėresha.

Besi, pa I bėrė pėrshtypje ia zgjati dorėn Artlindės duke I thėnė:

_Edhe po tė ishte vėrtet ashtu, ajo qė do tė kishte fatin tė ecte pėrkrah meje, do tė ishte Arta!

Artlinda u ngrit nga vendi. Ishte kthyer nė njė dritė tė bardhė. Tė bardhė fare- si fjollė bore! Fustani I mėndafshtė I shtrėngohej pas trupit, si tė ishte pjesė e saj, duke krijuar nga ajo njė figurė tė porcelantė. Ndėrsa nė shpinė I derdheshin flokėt e gjatė si ujėvarė e artė.

Tė gjithė e vėshtronin me admirim. Por, nė sytė e Dritės shkėlqente njė buzėqeshje e pėrzier lumturie e mallėngjimi. Ajo nuk largonte sytė nga vajza e vetme, ndėrsa mendja shkonte tutje, nė atė kohė kur Arta hidhte hapat e parė. Ajo, tanimė po ngarendete drejt jetės! Kishte ikur ajo kohė, kur cupėn e saj tė vogėl e vishte e e krihte vet. Asaj tani I duhej mė tepėr! Kurrė mė parė nuk kishte ndjerė kaq thellė hapat e kohės. Dhe, njėkohėsisht, kurrė mė parė nuk ishte ndjerė aq krenare pse cdo vit I kaluar Artės sė saj ia kishte falur nga nje lule, edhe pse ai pėrshpejtim I pashpjegueshėm bukurie nė trupin e sė bijės, nė njė mėnyrė ia mbolli frikėn. Ndoshta, poaq shpejt do tė bėhej edhe nuse?!

Dera u hap serish dhe nė tė u shfaqėn Agroni dhe Besniku me familjen e Petritit. Nė cast dukej se s’po mund tė pėrshendeteshin pas aq shumė vite largėsie. Pėrqafimet ishin tė gjata e plot pėrmallim. Vetėm kur I erdhi radha Artės, tė gjithė ngrinė shikimn nė tė. Ata nuk e kishin mė pėrpara Artėn qė kishin lėnė para nėntė vjetėve. Madje as atė tė para tre viteve. Ajo dukej sikur kishte ardhur nga njė botė tjetėr. Petriti e pėrqafoi me mall vajzėn e vogėl tė mikut tė tij. Por, Shpresa kishte mbetur pagojė. Madje, as pėrqafimin e Artės nuk pranonte, sikur frigohej se cdo prekje do t’I lėnte njollė bardhėsisė sė saj prej mjellme.

_Uf!…Mos moj!…Mos mė puth se do tė tė prishet karmini!…Mos me shtrėngo, se do tė tė zhubroset fustani!-fliste Shpresa, duke e larguar nga vetja.

_Po, si thua kėshtu?! Ka tri vjet qė s’tė kam parė!

_Edhe dhjetė po mos t’mė shihje, e tillė do tė isha sonte. E sheh se hodhe poshtė mundin e tė gjithave? Pastaj, c’tė duhem unė plaka, kur ka kaq shumė djem qė dėshirojnė tė tė prishin karminin e tė ta zhubrosin fustanin?!

Shpresa fliste e ngacmonte. Por, si gjethi qė shkėputet nga pema, nė zemėr I pikoi njė dėshirė: qė ai fatbardhė tė cilit do t’I pėrkiste Arta tė ishte Iliri I saj!

__Mėmė! Do tė doja tė vinit edhe ju!…Tezja Shpresė, do tė dalėsh tė shohėsh sė paku kur ta bėjmė parakalimin?…Baba, ti nuk guxon tė mungosh! - ngarendte Artlinda sa tek njeri-tek tjetri me entuziazėm.Por, kur nė radhėn e tyre nuk gjeti Ilirin, pyeti e papėrmbajtur:

_Po Iliri ku ėshtė? Do doja tė vinte edhe ai t’mė pėrcillte!

_Do tė tė pėrcjellim ne!-u dėgjua zėri I dyfishtė I binjakėve.

Ata, tė harruar gjer atėherė, me lulet e mbledhura nė kopsht po prisnin tė nisej Artlinda. Ajo u pėrkul qė t’I pėrqafonte. Emi me tė marrė puthjen nga halla e tij e re paralajmėroi tė vėllanė:

_Ta dish se unė do t’ia jap I pari lulet Artės se I kam tė bukura!

Por, me tė diktuar kamerėn ndėrroi mėndje:

_Apo, mė mirė jepja ti I pari…Edhe tufėn time po deshe, se unė kam punė tjetėr!

Ermali shikoi pėrreth dhe duke parė se asnjėri s’shikonte drejt tij, pasi liroi duart nga tufa e luleve, si hajdut shfrytėzoi rrėmujėn. Arbėri, me mendimin se ndonjėri kishte filluar tė xhironte, iu bashkangjit tė tjerėve. Por, se ai qė po xhironte ishte Ermali e kuptoi vetėm kur e thirri me tė madhe qė nga lart:

_Xhaxhi Arbėr. Shikoje zogun!

Arbėri, ngulmoi nė syrin e kamerės, e cila pėr befasinė e tij po qėndronte nė duart e Emit. Nė verandė plasi njė e qeshur e madhe. Ndėrsa, nga verandat fqinjė dėgjoheshin duartrokitje, tė cilat iu drejtoheshin sa Artės dhe Besit, sa kameramanit tė vogėl dhe pėrcjellėsit tė tij, tė cilin e kishin mundur tufat e mėdha tė luleve.

Kur makina e bardhė u fsheh prapa kthesės, erdhi Iliri. Ai ndėrkohė kishte bėrė gati njė tufė lule pėr maturanten e re.

***

Qielli ishte plot yje, tė cilėt si Sy tė Fatit tė Mirė, nga lart sodisnin natėn mė tė madhe tė rinisė. Qyteti shkrihej nė shkėlqimin e moshės sė pafajėsisė, ku cdonjėri ishte I veshur me petkun e njė bukurie tė papėrsėėritshme, thelbi I sė cilės ishte njomėsia. Zėrat dilnin tė rrjedhshėm si uji dhe gėrshetoheshin me gurgullimėn e Bistricės sė Pejės. Ndėrsa, buzėqeshjet qė me harenė rinore shpėrndaheshin tė pastra si lulet nė agim, plotėsonin natėn si kėnga e bilbilave pranverėn.

Tanimė, tė gjithė ishin mbledhur nė sheshin e madh tė Korzos. Cdo vajzė qėndronte pėrkrah me pėrcjellėsin e saj. Rreshti fillonte me Artlindėn, shfaqjen e sė cilės e prisnin tė gjithė me kurreshtje. Cdo maturant qė s’ishte cift, diku thellė shpresonte se ajo do tė pranonte pikėrisht ftesėn e tij. Ecja pėrkrah saj ishte ėndėrr e cdo tė riu.

Atėherė, kur tė gjithė nė heshtje po pyesnin veten se cili do tė ishte I zgjedhuri I saj, para tyre ndaloi makina e bardhė e Ilirit, tė cilėn e ngiste Besi.

_C’makinė e bukur!-klithi njėra nga vajzat.

_Shiko vozitėsin, pa do tė harosh makinėn!-ia ktheu tjetra.

_Pa shiko, shiko! Pranė tij ėshtė edhe njė femėr dhe asaj qė ia zgjat dorėn ėshtė…Arta!

Grupi I vajzave nė cast mbeti I hutuar, tek shihnin Artlindėn, e cila po dilte nga makina me gjithė bukurinė e saj pėrallore. Vetėm zėri I njėrės nga ato vajzat llafazane, qė gjithnjė gjendet diku, u shkėput nga turma:

_Uaa!…Arta, qė gjer dje thoshte se ende nuk kishte vendosur se cili do tė jetė shoqėruesi I saj, sonte shfaqet para tė gjithėve me dashnor!

Komentet e tė rejave ishin tė ndryshme, tek shikonin tė befasuara”bukuroshin”, I cili qėndronte pėrkrah Artlindės. Tė rinjve befasia e papritur sikur ua kishte lidhur gjuhėn. Vetėm Astriti ishte ai I vetmi, qė nė fytyrėn e Besit njohu butėsinė e femrės. Andaj, teksa duarlidhur e nė heshtje po dėgjonte komentet e vajzave, nė cast ua ktheu:

_Bota ėshtė pėrplot budallenj. Por Arta nuk duket tė jetė ndėr ata!

Astriti ishte fqinji I Artės dhe banonte nė krah tė shtėpisė sė saj. Ishte vėllai I Blerimit dhe axha I Yllit tė vogėl, I cili gjithė ditėn nuk ndahej nga binjakėt, mu si ata qė vepronin dikur. Ai ishte shoku mė I mirė I Artės dhe edukata e dallonte ndėr tė gjithė. Kishte pėrfunduar maturėn para tri vjetėsh dhe tani po vazhdonte studimet e larta. Nė mbrėmjen e maturantėve ishte mysafir nderi. Ai admironte nė heshtje natyrėn simpatike tė Besit, duke e ditur se prapa pėrcjellėsit tė Artės fshihej po ai fėmija rrebel I klasės sė tij, Besartė Guri, e cila I hutonte tė gjithė me emrin e cupės e me qėndrimin e cunakut, duke shtyrė edhe nxėnėsit edhe profesorėt tė pyesnin veten se c’gjini kishte nė tė vėrtet?

Vajza gjysmė-cunak, sikut tė ishte para publikut nė teatėr uli kokėn nė shenjė pėrshėndetje dhe filloi paraqitjen:

_Mirėmbrėma, tė gjithėve! Unė jam Besi qė nga vet zonjusha u zgjodha shoqėrues I saj. Mė vjen keq pse pikėrisht sonte u shfaqa nė skenė, poaq sa e kam tė qartė se cdonjėri nga ju do tė dėshironte qė unė tė prisja tė paktėn gjer nesėr. Por, skenari pėr rolin tim ishte qė gjer sonte tė qėndroja prapa perdes. Ėshtė film I shtrenjtė dhe shfaqet vetėm njė herė, apo nuk ėshtė ashtu? Koha ėshtė cfarė ju bėni nga ajo. Dhe, kėtė shpresoj ta dini, vecanėrisht ju djema! Unė e di se nuk jam I denjė tė eci tėrė jetėn pėrkrah Artės. Prandaj, meqėnse Mbrėmja e Maturės nuk zgjat pėrgjithmonė, unė qė nesėr e tutje do tė jetoj nė ėndėrra. Edhe ato janė pjesė tė jetės! Ndėrsa, atyre qė padashje I zhgėnjeva sonte, u propozoj qė tė nxitojnė tė zenė tė nesėrmen. Se, kushedi? Ndoshta, dikush mė fatlum se ju dhe unė do tė shfaqet nė skenė. E ajo do tė jetė njė befasi e pakėndshme pėr tė gjithė ata qė vonohen!

Njė duartrokitje e gjatė pasoi prezantimin simpatik tė Besit. Por, ndėrsa Besi nuk kursente komplimentet merituese pėr shoqėrinė e re, e cila po e pranonte krahėhapur, Arltinda kėrkoi profesorin me sy.

_Besi. Besi!-thirri Artlinda, duke u munduar ta tėrhiqte nga ai lėmsh qė ishte krijuar rreth saj.

_C’ėshtė?!

_Profesorin.Profesorin nuk e shoh askund. Ai mė ka premtuar se do tė jetė kėtu para profesorėve tė tjerė. Ndėrsa tani nuk ėshtė askund!

-Mos ėshtė ai ‘fatlumi’, I cili nuk do tė pres as nesėr?-I pėshpėriti nė vesh.

-Oh, Besi! Mė dėgjo tė lutem se, ėshtė mė rėndėsi! Pas pak duhet tė fillojmė parakalimin. Duhet tė flas me tė patjetėr para Fjalės sė Hapjes!

Besi kuptoi nga brengosja e Artlindės se I vetmi qė jepte siguri ishte prania e profesorit. Andaj, vetėm atėherė e mori mė seriozisht.

-Po, ku vajti ai?!

-Ai, me siguri ende nuk ka dalė. Ndėrsa mua mė duhet ta takoj, me cdo kusht!

-Oh, jo pikėrisht tani!-u tmerrua Besi, duke e parė tė largohej.

-Mos u btrengos se nuk do tė vonohem. Profesori banon matanė Bistricės. E, nėse vonohem, filloje parakalimin me Ilirijanėn!-tha ajo dhe iku.

“Parakalimin me Ilirjanėn!”-mendoi Besi nė heshtje. Kjo nuk kishte ide se si mund tė ishte nė krye tė tė gjithėve kur nuk e dinte se c’duhej tė bėnte. Dhe, c’ishte mė e keqja, si mund tė kėrkonte ndihmė nga njė I panjohur? Aty kuptoi se Artlinda e hodhi nė njė situatė tė vėshtirė, duke kėrkuar nga ajo tė pamundurėn. Por, duke e patur tė qartė se nuk mund tė tėrhiqej, ia hodhi vėshtrimin Ilirijanės. Vajza e profesorit ishte e bukur, por ajo nuk ishte Artlinda! Megjithatė, me gjithė pasigurinė qė ndjente, u mundua tė buzėqesh. Por, buzėqeshja e sforcuar I doli zgėrdhimje!

Artlinda nuk pati vėshitrėsi tė cantė turmat e tė rinjve. Ata largoheshin para saj si figurat e shahut kur kalon mbretėresha!

Me t’u shkėputur nga tė rinjtė, nxitoi tė kalonte urėn e Bistricės. Kėpucėt me taka e pengonin tė ecte dhe nė cdo hap I bėhej se do tė binte. Por, qė ky nuk ishte vetėm njė mendim, e bindi rrėshqitja e kėmbės qė na shkallėn e parė qė mori tė zbriste. U mundua tė mbante ekuilibrin por trupi e kishte humbur drejtpeshimin. Me kot u mundua tė kapte hekurin e urės qė ishte larg saj. E sigurt se do tė behej copė, nxori njė klithmė tė thekshme dhe iu dorėzua fatit. Por, atėherė kur priti tė plandosej pėrtokė, dy duar tė fuqishme e mbajtėn pezull. Nga shtrėngimi I fortė kafshoi buzėt, ndėrsa flokėt e gjatė u derdhėn mbi duart e tė panjohurit.

-Oh!!!

Ishte njė rėnkim I vetėm ai qė shprehu gjithė shqetėsimin qė ia kishte kapluar shtatin. Por, asgjė nuk shihte nga flokėt qė ia kishin mbuluar sytė.

Kush ishte ai qė e shpėtoi sot kur tė gjithė prisnin mė sė tepėrmi nga ajo? Tė kujt ishin ato duar qė me rėshqitjen e tyre po ia rėnqethnin shtatin? Ishte fati, tė cilit pak caste mė parė I ishte dorėzuar, apo fati ia kishte lėnė radhėn dikujt tjetėr?

Ai ishte Iliri, I cili kishte nxituar ta takonte nė qytet. Ishte dora e tij qė po I pushonte mbi faqe dhe, me njė prekje tė lehtė, po ia largonte palėn e flokut. Fytyra e saj edhe pėrmes errėsirės shkėlqente nga njė dritė misterioze qė shtangonte. Nėn kacurrelat e saj tė verdha, shkėlqenin dy sy tė kaltėr qė magjepsnin. Nė sytė e tij nuk u pasqyrua vetėm ndjenja e adhurinit pėr tė bukurėn. Kishte dicka mė shumė se aq: kishte etje!…Nė krahėt e tij nuk pushonte njė vashė e rėndomtė. Por njė zanė e denjė vetėm pėr imagjinatėn!

Nė krahėt e tij pushonte njė engjėll:hėna vet!

Artlinda, me njė shpejtėsi rrufeje u largua nga duart e tė panjohurit, duke mbuluar me shuplaka fytyrėn qė I digjej.

C’ishin ato ndjenja qė I pėrplaseshin nė krahėror? Ajo ngrohtėsi qė I digjte faqet?!

Ishte shoqėrimi frikės sė para pak casteve, ndjenja e turpit qė papritur u gjet nė duart e panjohura apo ishte njė ndjenjė e papėrcaktuar ende?

Kur largoi duart nga fytyra, vėshtrimi I tij flakėn nė faqe ia bėri prush. Ndjenjat qė I gufonin krahėrorin, I mbollėn frikėn. Pse gjithė ajo tronditje?…C’e zuri vallė?!

…Ajo ndjenjė afėrsie, si tė ishin takuar mė parė!

…Ajo ndjenjė e cuditshme dashurie, sikur tė ishin takuar diku nė njė jetė tjetėr!

Profesori, I cili ishte vonuar t’iu bashkangjitej tė rinjve, tani po qėndronte nė ghysmėerrėsirė duke shikuar atė skenė me mallėngjim.

-Po me kė ishte moj? Kush ish ai?- pyeti profesori posa u afrua duke qeshur nėn mustaqe.

-Ku di unė?!-mblodhi krahėt ajo, ndėrsa nata ia mbulonte skuqjen nė faqe.

-Atėherė, mė mirė ėshtė qė tani tė fillosh tė dish. Ėshtė I gjatė, ėshtė I bukur. Mu si ti!

Edhe pse, aty ndjehej sikur tė ishte zgjuar nga njė gjumė plot ankthe nate, pyetja e tmerrshme se ku do tė pėrfundonte po mos tė kishte qenė ai aty, I sillej vėrdallė kokės. E ajo, nuk I kishte thėnė as falemnderit!

Nė cast ktheu kokėn prapa. Ura qėndronte e ftohtė dhe e hekurt, nė tė njėjtėn gjendje tė pamėshirshme statike, sikur tė mos kishte tė bėnte me pėrplasjen e saj. Por hija e tij ishte zhdukur tanimė!

***

Nė atmosferėn rinore, edhe veprimi mė I parėndėsishėm merr kuptimin e vet. Falė pėrkujdesjeve tė nxėnėsve dhe profesorėve, cdo gjė ishte e vecantė.

Pas parakalimit nėpėr rrugėt e e qytetit, ku cdo qytetar pėrcillte me admirim paradėn e tė rinjve, nė sallėn e madhe tė gjimnazit u mbajt edhe ceremoniali festiv qė filloi me Fjalėn e Hapjes nga nxėnėsja mė e mirė e shkollės. Pastaj u bė zgjedhja e ciftit mė tė bukur. Dhe ,meqėnse askush nuk mbeti gjakftohtė para maturantes sė bukur dhe shoqėruesit tė saj simpatik, tė gjitha votat iu drejtuan Artės dhe Besit!

Nė shtėpinė e Agronit, kot mbeten dritat e hapura, nė pritje pėr Besin dhe Artlindėn. Arta ra pa hequr as fustanin, as kėpucėt, as grimin nga fytyra dhe nuk u zgjua gjer pasdite vonė.

Ajo u zgjua nga gjumi atėherė kur tufa e luleve qė ia kishte sjellė Iliri po thithte rrezet e fundit tė diellit. Gjėja e parė qė pa porsa hapi sytė, ishin lulet buzė shtratit. Ishin kaq tė bukura dhe duke dashur tė dinte kush ia kishte sjell, I mori nė odrė dhe doli pėrjashta. Besniku, I ulur pranė tavolinės me tė tjerėt, me tė parė Artlindėn me fustanin e zhubrosur dhe flokėt e shpupurishur ia krisi sė qeshurės.

-Vė bast, se po tė tė shihnin nė kėtė mėnyrė, cdo pjesėmarrės I Mbrėmjes sė Maturės do t’I tėrhiqte votat. Pot ė flije nė bredh do tė dukeshe mė mirė!- ngacmoi Artlindėn.

Artlinda qeshi, duke u munduar tė lakojė trupin e ngrirė nga lodhja e natės sė kaluar. Kur pa diellin nė perėndim e kuptoi se ishte harruar nė gjumė pa u penguar nga njeri.

-Kush m’I solli kėto lule kaq tė bukura?-pyeti, duke treguar tufėn qė mbante nė krahė.

-Sonte natėn, kur tė gjithė po flinin, papritur pashė tek zbriste nė oborr njė princ me kalė tė bardhė. Ai po kėrkonte me sy njė flokėverdhė qė kishte jetuar aty dikur. Por, kur kuptoi se ajo kishte shkuar tė merrte dicka qė I pėrkiste e qė quhej Kurora e Bukurisė, ia la buzė shtratit vetėm njė tufė lule qė shprehnin dashuri, dhe iku!

Besniku u pėrpoq t’I lidhte mendimet e tij tė fshehura me realitetin e saj, nė formėn e njė pėrralle tė bukur. Por, pėrderisa Drita dhe Arbėresha ia krisėn sė qeshurės, Agroni e ftoi t’I ulej pranė.

_Pa, afrohu e tregoi babit se cfarė ndjenje krijohet kur je nė qendėr tė vėmendjes?

-Agron, atė pėrgjigje mund tė marrėsh pasi Artlinda tė hajė dicka. Dhe, meqėnse koha e drekės ka kaluar dhe darka ende nuk ėshtė gati, po dal tė marr nbdonjė gjė nė dyqanin e Blerimit.

-Oh, mėmė, sa mirė ma kujtove! Teksa po kthehesha nga puna, Arbėri mė tha se pasi tė clodhen Artlinda dhe Besi, do tė dalim tė darkojmė bashkė-iu kujtua Arbėreshės porosia qė ia kishte lėnė Arbėri.

-Po ti, pse nuk flet moj?! Apo, gjithnjė duhet tė tė shkund qė nga ty tė marr ate qe dua?!-tha Besniku duke nxituar pėr tek telefoni.

Por, kritika e Besnikut, e cila mė tepėr ishte njė ngacmim pėr gruan e tij fjalėpake, nuk I bėri tė qeshin si gjithnjė. Fakti se me Arbėrin tash e tutje duhej tė takoheshin gjetkė e jo nė shtėpinė e tyre si gjer mė tani, tė gjithėve u shkaktoi zbrazėti. Dhe, sa I bėnte tė lumtur fakti se familja e Petritit serish ishte njė familje e plotė, aq I dhembshėm ishte fakti se Arbėri kurrė nuk do tė ishte I tyre aq sa ishte vetėm deri dje. Ai, pas nėntė vjetėve tė gjata, mė nė fund iu bashkua familjes. U kthye nėn kulmin qė pėrkiste, edhe pse nė gjirin e familjes sė Agronit kurrė nuk ishte ndjerė I huaj.

Agroni e dinte se lumturia e Arbėrit ishte para tė gjithave dhe se vetėm nė gjirin e familjes sė vėrtet, ai mund tė gjente prehjen qė ia mohoi mungesa e tyre. Andaj, duke pranuar atė fakt sa tė lumtur poaq tė hidhur, theu heshtjen:

-Atėherė, nxitoni qė tė mos iu presin. Dhe, Besnik, dėgjo kėtu! Po qe se rastėsisht kaloni nga shtėpia e Petritit, I thuaj qė tė dalė me Shpresėn sonte.

-Mirė baba!-ia ktheu ai plot bindje, si gjithnjė.

Derisa Arbėresha mblodhi filxhanet, edhe Artlinda lau fytyrėn dhe u ndėrrua me nxitim. Ishte e uritur ndaj u pėrpoq tė mos humbasė asnjė grimcė kohe. Aq e uritur saqė I bėhej se, do tė kapėrdinte cfarėdo qė tė gjėnte vetėm tė mbushte barkun e mbetur bosh.

Nuk iu desh shumė kohė qė tė gjendeshin para restorantit. Besniku porsa I la ato tė dyja para tij, nxitoi tė shkonte tek Petriti qė tė kryente porosinė e tė atit, me shpresė se ndoshta do t’I gjente Ilirin, Arbėrin dhe Besin ende pa dalė.

Por, edhe pse nė cast makina e parkuar e Ilirit I mashtroi, nga Shpresa kuptoi se ata kishin dalė nė kėmbė.

Arbėreshėn dhe Artlindėn, porsa hynė nė sallė, I mirėpriti kamarieri, duke I drejtuar nė tavolinėn e rezervuar nga Abrėri qė mė parė. Kamarieri I ri nuk u largua gjersa e vėrtetoi se, ishte pikėrisht ajo princesha e natės sė kaluar. Por, me ta parė se u largua, Artlinda radhiti pyetjet me kurreshtje:

-Po, mė trego Arbėresha, si dukej Iliri mbrėmė? A e pyete si ndihej nė rrethin e vjetėr, pas kaq kohe largėsie? A ishte pėrmalluar shumė pėr neve? A ishte ende I dashur dhe I afėrt si dikur?

-Sonte do t’I marrėsh vesh tė gjitha. Le tė mbetet befasi!

Por, Besniku, I cili porsa u kthye nga Petriti, me tė dėgjuar pyetjet e saj, nxitoi t’I pėrgjigjej:

-Iliri ishte po aq I dashur dhe I afėrt si dikur. Ai do tė mbetet gjithnjė I tillė! Por, njė gjė duhet tė ta them. Se, po mos t’I shkoja nė shtėpi dhe po mos ta gjeja tė rrethuar vetėm me familjen e tij, me tė vėrtetė do ta ngatėrroja me dikė tjetėr. Ai kishte pėsuar kaq shumė ndryshime saqė, as vetė nuk do mund ta njihja. Jeta, nė rininė e tij e rrahu me vaj dhe me uthull. Por, vuajtjet dikuan qė nga ai djalosh I hollė tė dalė njė njeri I matur dhe I pjekur, tė cilit cdokush do t’ia ketė zilinė.

Artlindės, vetėm aty iu kujtua se, edhe nė kėtė shekull realiteti I tyre fare rastėsisht kishte ndodhur si nė legjenda. Ata nuk kishin as foto tė tij. Dhe kjo, vetėm pse Iliri nuk ishte ndėr ata njerėz qė jetojnė nė tė kaluarėn. Arta e dinte kėtė fakt. Por, sa ndjente dhėmbje pėr Ilirin pse nė moshėn mė tė mirė kishte njohur anėn mė tė egėr tė jetės, aq I vinte keq pse ai nuk mendonte shumė pėr tė kaluarėn. Asaj tė kaluare I pėrkiste edhe ajo. Dhe, se cdo e kaluar ėshtė e lidhur me tė ardhmen, e ndjente mė sė tepėrmi aty, tek shikonte nėpėr dritaren e hapur ato rrugė ku kishin shetitur bashkė dikur. Ajo kishte ruajtur tė freskėt cdo kujtim tė asaj kohe dhe, mezi priste ta shihte dhe t’i pėrsėrisnin tė gjitha. Por, ndoshta Iliri ka harruar cdo gjė. Dhe kjo, vetėm sepse gjithcka ishte e kaluar!

Por,sa kishte tė drejt tė mendonte ashtu?

Iliri, derisa ishte nė mėrgim, nuk kujtoi kurrė tė kalaurėn qė la nė vendlindje, se ajo dhėmbte nga vet fakti se nuk e dinte as kur do tė vinte dita e kthimit tė serishėm. Ndėrsa fotografi nė dheun e huaj nuk bėri kurrė, vetėm tė mos mbeteshin gjurmė qė do t’I kujtonin nė kohėn e zhytur nė dhėmbje e mall. Ai, po tė kishte fuqi, do tė fshinte edhe kujtimet e mėrgimit, I cili pėr tė ishte njė traumė qė do ta pėrcillte gjithė jetėn. Por Arta ishte shumė e re tė kuptonte dic tė tillė. Aq e re sa tė mos dinte as tė mendonte se sa e pamėshirė di tė jetė jeta nganjėherė!

Nėpėr dritaren e hapur ku gjer atėherė kishte ngrirė shikimin, krejt papritur pikasi shoqėrinė e saj.

-Ja ku janė shoqėria ime!-rrahu shuplakat e lumtur.

-Duket se tė gjithė janė atje-tha Arbėeresha.

-Po, tė gjithė. Vetėm une…Dhe, Besi!

-Dėshiron t’u bashkangjitesh?-kuptoi Arbėresha dėshirėn e saj.

Ajo mblodhi karhėt. Dėshira tė bashkohej pėr tė zgjatur kohėn e pėrbashkėt, e tėrhiqte tė dalė nė rrugė menjėherė. Por, malli pėr Ilirin dhe dėshira ta shihte pas kaq kohėsh, me gjithė fuqinė e ndalnin aty.

-Hė e dashur. Nga tė ngreh zemra? Se, po tė pyesėsh mėndjen time, ajo thotė qė ti tė jesh kėtu, sė paku sot. Iliri mbrėmė erdhi tė tė pėrcjell. Por erdhi vonė. Menjėherė mė pas, ka dalė nė qytet t’ju takojė. E shoh se, edhe atje s’tė ka gjetur. Ndėrsa sot ai meriton qė ti ta presėsh-ndėrhyri Besniku.

-Oh, Besnik! Ti e di se edhe unė dėshiroj aq shumė ta shoh. Por Iliri tanimė ėshtė kthyer pėrgjithmonė dhe koha e tij bashkė me ne, serish po fillon. Ndėrsa, koha me shoqėrinė time po ikėn!

Ai shikoi drejt tė rinjve, qė hap pas hapi po largoheshin. Dhe duke tėrhequr propozimin e tij, I cili mė sė paku tingėllonte si urdhėr, ngacmoi:

-Atėherė, nxito pas kohės qė tė mund ta zėsh nė hap. Por, mos harro t’I thuash nga unė tė ngadalėsojė hapat se pak si shpejt po m’I vjedh vitet!

Artlinda, u largua e pėrcjellė nga qeshja e Arbėreshės. Ajo harroi se kishte porositur ushqimin se, tani nuk ndihej mė e uritur! S’ka gjė pse as sonte nuk do ta takonte Ilirin. Zhgėnijmi qė do t’I ofronte, nuk ishte punė e madhe! Ai ishte kthyer tani dhe pas tyre shtrihej gjatė filli i kohės, ku mund tė takoheshin. Sė shpejti do t’ia kompenzonte mungesėn e mbsrėmshme dhe ikjen e sontme.

Me ato mendime, u gjet nė rrugė. Shokėt e saj ishin larguar dhe qė t’I arrinte duhej tė nxitonte. Por ishte e pamundur tė kalonte ne rrugėn qė conte te shesh I qytetit: njė kolonė makinash nuk kishte tė shkėputur. Teksa priste rastin tė dilte matanė rrugės, nė cast, njė shqetėsim I brendshėm ia kaploi trupin.

Ishte Ai. Ishte heroi I natės se kaluar, shpėtimtari I saj!

Ai afrohej me po atė ritmin e parė tė hapave, duke mos hequr vėshtrimin prej saj. E asaj cdo hap mė afėr ia shtonte dridhjet. Kur ndjeu praninė e tij, me gjithė shqetėsimin qė e kishte kapluar, u pėrpoq tė kalojė nė anėn tjetėr tė rrugės.

-Mos!…Mos ik!

Zėri I tij u mbyt nė sirenėn e gjatė tė makinės, e cila pėrcolli hapat e saj.

Por edhe kur doli nė anėn tjetėr, tmerrsisht ndjeu praninė e dikujt. E, kur nė kokė I pushoi njė dorė, u hodh e trembur.

Ishte dora e profesorit qė gjithnjė kishte njė ngrohtėsi pridėrore. Nėn flokėėt e tij tė thinjura lėvrinte njė mėndje e ndritur. Nėn veshjen e tij tė varfėr fshihej njė figurė e shquar, qė nė krahėror ruante tė pastėr dashurinė pėr profesionin e tij, I cili ishte guri themeltar I njė shoqėrie njerėzore. Vullneti I paepur pėr tė punuar me tė rinjtė, qė ishin shpresė e vazhdimėsisė sė hapave tė tij, rriste moralin shpirtėror e forconte imunitetitn pėr jetė. Idetė pėrparimtare bartte nė gjeneratat e reja, si era polenin. Dhe, qoftė kohė mėsimi apo pushimesh ai gjithnjė kthente nė shkollė, e cila pėr tė ishte vatėr e dytė.

-Pse nxiton bija ime?

-Doja tė arrisja shokėt!

-Kujdes. Nuk e vlen tė jesh viktimė e pakujdesisė sate. Mė mirė ėshtė tė shkosh pesė minuta mė vonė se pesėdhjetė vjet mė heret!-e qortoi ai.

Profesori e dinte ku do tė sihin ata sepse ishte nė shtėpi kur ata e morėn Ilirjanėn nė telefon. Por, duke ditur arsyen e shqetėsimit tė saj, shikoi drejt tė rinjve tė cilėt nga larg dukeshin si njė grup pinguinėsh. Dhe, duke bėrė me shenjė drejt vendit ku bukuroshi I natės sė kaluar iu afrua Kaltrinės, ia ktheu me buzėqeshje:

-Ata si duket tė besuan nė duar mė tė sigurta!

Arta kafshoi buzėt. Evetdishme se profesori rastėsisht ishte dėshimtar i edhe njė skene tė jetės sė saj ktheu shikimin prapa. Por ai, sikur nė natėn e kaluar, ishte zhdukur.

-Pa tregoi profesorit, kush ėshtė ai djali? E ke takuar mė parė? Prej nga vjen?…Mė duket fytyrė e re!

Ajo mblodhi krahėt e hutuar.

Profesori serish ia lėmoi flokėt me ngrohtėsinė prindėrore.

-S’ke faj ti, moj cupėz. S’e ke fajin ti! Xhevahirin cdokush e lakmon!…Po ik! Ik tani se u bė vonė! Ata do t’I gjesh nė vendin e vjetėr. Bashkoju tė tjerėve dhe merrni cdo gjė tė bukur qė ju ofron jeta se kjo ėshtė koha juaj!

Pas pėrshėndetjes, profesori mori rrugėn e shtėpisė duke u mbajtur nė bastunin e tij. Ndėrsa Arta vuri re Arberin dhe Besin. Por, me sy kėrkoi Ilirin!

-Hė bukuroseh. U bėre merak pse u vonuam?-pyeti Arbėri, me mendimin se Artlinda u kishte dalė pėrpara.

Artlinda, e turpėruar nga vetja, nguroi. Por Besi, sikur ta kishte ndjerė shqetėsimin e saj, I doli mburojė.

-Nuk ėshtė me rėndėsi arsyeja pėrse je kėtu. Rėndėsi ka fakti se mua nuk mė le tė mundohem e tė vi gjer nė restorant tė tė marr por, fare rastėsisht u gjete para meje-tha Besi dhe duke tėrhequr Artėn nga dora, iu drejtua Arbėrit:

- Arbėr. Mua mė vjen keq qė mė duhet tė tė lė vetėm. Por, sic e pe edhe vetė, unė sapo fola me shoqėrinė simpatike tė natės sė kaluar. Dhe, meqėnse kam fituar simpatinė e tyre, nuk kam ndėr mend tė refuzoj ftesėn qė ma bėnė me aq pėrzemėrsi. Tash, mund tė vazhdosh pa mua. Ilirin, besoj, do ta gjesh nė restorant. Sepse, meqėnse unė premtova se do tė shkoj…bashkė me Artėn sipas porosisė, atė edhe do ta bėj!

Arbėri kroi kokėn, duke ua shikuar shpinėn tek largoheshin.

“Nga shtėpia u nisėm tre-mendoi. Iliri nxitoi para nesh, qė tė blinte cigare. Besi u nda tė shkojė me Artėn. Gjer nė restorant kam edhe nja dyzet metra. Me siguri, gjer atje, edhe unė do tė gjej arsye tė zhdukem!

Petriti dhe Shpresa atė natė kaluan me Dritėn dhe Agronin. Besniku, Arbėresha, Arbėri dhe Iliri darkuan nė restorant ku mbetėn gjer vonė. Ndėrsa Arta dhe Besi iu bashkangjitėn tė rinjve qė tė kalonin bashkė edhe njė natė. Dhe, sikur mos t’u kishte mjaftuar gjithė ajo kohė bashkė, vazhduan tė komentojnė mbresat edhe pėrmes telefonit.

Vetėm Artlinda atė natė nuk pranoi t’u pėrgjigjej telefonatave. Menjėherė iku nė dhomėn e vet, duke u mbyllur nė botėn e mendimeve. Por, edhe pse gjithnjė e mė thellė futej nė natė, dicka e pakuptueshme ia mbante larg syve gjumin e rehatshėm qė bėnte gjithnjė. Dicka qė sa vinte e qartėsohej, duke I pėrngjarė fytyrės sė tij.

Netėt e pagjumė kishin filluar. Netėt ėndėrrimtare, qė nuk do tė kėputeshin as pas agimit…

***

Ditėt I ngjanin njėra tjetrės. Qytetit errėsohej e gdhinte nė vapėn verore, ndėrsa rrokaqiejt qė pėrqafonin qiellin digjeshin nėn rrezet pėrcėlluese tė diellit.

Por, mbi shtėpinė e Artlindėsnė periferi, sikur edhe natyra hedhte vetėm ato qė ia ushqenin bukurinė. Shtėpia nuk njihte vapėn mbytėse se, gjithė verėn hijet e bredhave sjellin freski. Ndėrsa, ne dimrin e egėr qė tė pren me ftohtėsi, parku ruan nė vete njė ngrohtėsi tė butė. Banorėt e tij nuk ndjenin tė ftohtėt se krahėt e dendur tė bredhave ishin foleja mė e mirė. Edhe ne acarin mė tė egėr, kurorat e tyre tė bėjnė tė ndihesh si nė njė kasolle tė ngrohtė. Nė atė kėnd qytetit, prnavera qel mė e bukura. Dhe, kur natyra mbulohet me jorganin e saj larosh, mbi lulet qė ngrejnė kokat sulen bletėt e tė gjitha zgjojeve. Punėtore si gjithnjė, mbledhin nektarin nė cdo kurorė dhe, pas fikjes sė ditės, mbushin kosheret plot.

Dritaren e Artlindės e zbukuronte njė trėndafil I bardhė, I mbjellė poshtė murit, qė me aromėn e tij tė fuste freskinė nė shpirt. Sa herė e shikon ajo kujton djalin e teze Shpresės, ndėrsa aroma e tij e kthen nė fėmijėrinė e saj, e cila ishte e lidhur ngushtė me rininė e hershme tė Ilirit.

Ajo, nuk mbante mend kur kishte takuar Ilirin pėr herė tė parė. Vetėm e dinte se dikur gjithnjė gjendej aty pari t’I bashkangjitej nė lojėrat fėmijėrore. Se, dikur edhe ai kishte qenė aty prnė saj, mu nė atė fole tė thurrur me krahė bredhash. Por ajo, e ndoshta as ai ende nuk mund tė shpjegonin se, cfarė ishte ajo fuci e cuditshme qė I shtynte drejt njėri-tjetrit edhe pse qė tė dy kishin vėllėzėrit e motrat nė mosha tė njėjta: ai Besartėn e ajo Besnikun.

Ajo, edhe sot ruante nė kujtime takimin e fundit para nėntė vjetėsh.

…Edhe atė ditė Iliri kishte ardhur si gjithnjė. Por, atė ditė nuk I kishte sjellė dhuratėn e zakonshme. Artlinda e kishte pyetur serish nė I kishte sjellė edhe sot cokollatė. Por, ai ia pati kthyer atėbotė:

-Sot tė kam sjellė dicka qė ka aromėn mė tė kėndshme se cokollatat!

Ajo, kishte hapur syckat me kėrshėri. Nė duart e Ilirit ishte njė fidan, qė I kishte shpuar gishtat me gjembat e tij. Ndėrsa kur kishte kuptuar se ai kėrcell I hollė dikur do tė bėhej po aq I bukur sa tė gjithė trėndafilat e parkut tė tyre, I kishin shndritur sytė. Iliri kishte mbjellė fidanin me duart e tij. Dhe, duke e puthur nė faqe I kishte thėnė:

-Ja, engjėlllushe! Ky do tė jetė trėndafili yt. Tė rritesh bashkė me tė e tė bėhesh edhe mė I bukur se ai!

Iliri, pasi I kishte treguar se si duhej tė pėrkujdesej pėr trėndafilin ishte larguar me premtimin se qė nesėr do tė vinte.

Mirėpo, tė nesėrmen ai nuk erdhi!…As tė pasnesėrmen. Kaluan shumė ditė tė tjera. Por, ajo kot priste tė hapej dera e tė shfaqej Ilirir. Trėndafili u rrit e zuri gjeth, por ai nuk dukej askund. Madje as atėherė kur mes gjetheve tė blerta nxorėn kokėn gonxhet e bardha, ai nuk erdhi tė shihte se si trėndafili rritej nga duart e saj e ajo nga aroma e tij!

Arta e vogėl qė atėherė u bind se , jeta nuk ėshtė gjithnjė aq e bukur sa duket nė fillim. Se, Iliri jo qė nuk erdhi nė vendin e Besnikut por, iku edhe nga vendi I tij, duke germuar njė shpellė tė madhe nė zemrėn e saj tė vogėl.

-Mėmė! Pse nuk vjen mė Ilirir?…Mos ėshtė zemėruar me mua?!

Kėtė pyetje shpeshherė ia bėnte Dritės. Por, mė parė se t’ia jepte pėrgjigjen asaj gjithnjė I njomeshin sytė nga lotėt.

-Ai, vogėlushja ime, ka shkuar pėrtej detrave tė na sjell ėmbėlsirat mė tė ėmbla nė botė!

Artlinda, vetėm atėherė merrte frymė lirshėm. Dhe, pėr kushedi tė satėn herė pėrsėriste pyetjen pėr tė dėgjuar serish pėrgjigjen qė I pėlqente. Dhe, nė vete numėronte ditėt me njė numėr cokollatash tė ėmbla. Por, sa mė shumė rritej, thesi I cokollatave zvogėlohej. Pėrralla pėr kthimin e Ilirit me ėmbėlsirat mė tė ėmbla nė botė, po mbetej nė gjirin e fėmijėrisė vetėm si njė ėndėrr. Se, Iliri u kthye nė vendin e lindjes vetėm atėherė kur, nė shtėpinė nė periferi, dy fidanė tė vegjėl ishin rritur dhe mes vete po masnin bukurinė!

Arta serish iu afrua trėndafilit tė Ilirit tė largonte barishtat e kėqija, sic kishte vepruar qėkur ishte fėmijė. Dhe, si gjithnjė serish fuste hundėn e vockėl nė cdo kurorė, duke thithur aromėn me gjithė mushkėritė, sikur nė to tė thithte nektarin e lumturisė. Por, kur ndėr gjithė trėndafilat qė nxirrnin kokėn prapa gjetheve dalloi njė gonxhe kokėulur, e afroi nga vetja dhe I foli si foshnjes:

-Hė, moj gonxhe e bukur! Pse ke ulur kokėn? Vallė, nuk tė pėlqen jeta?!…Prit edhe pak sa tė hapėsh kurorėn dhe tė shijosh rezet e diellit. Atėherė do ta duash edhe ti poaq sa e dua unė se ėshtė aq e mirė!…

“Vetėm se, nganjėherė tė dhėmb dicka. Dicka qė vjen nga krahėrori…Nga zemra! Nga atje ku nuk arrijnė rrezet e diellit!”-mendoi nė heshtje, pa guxuar t’I rrėfehej as gonxhes se atė kishte filluar ta ngrohte njė zjarr tjetėr.

-Arta. Me kė flet atje? Eja se do tė hamė drekėn!-u dėgjua nga brėnda zėri I Dritės.

Arta hyri nė kuzhinė, megjithėse nuk kishte uri. Ushqimi ishte vėnė nė tavolinė edhe pėr tė. Por, ajo shikoi pėrreth se si secili po gjerbte supėn me shije. Kėshtu do tė kishte bėrė edhe ajo para dy-tre ditėve. Por, dicka ia kishte humbur oreksin.

Drita e kishte vėnė re ndryshimin e saj tė papritur. Edhe pse e dinte se Artlinda nuk ishte mė cupėza e saj e vogėl, megjithatė qėndrimi I saj e mundonte. Ajo ende nuk ishte pėrgatitur tė mendonte se koha kishte filluar t’ia largonte cupėn nga gjiri I saj.

-Arta, pse nuk ha?-pyeti e merakosur.

-Nuk mė hahet.

-Si ka mundėsi kur asgjė nuk ke futur nė gojė?!

-Oh mama!-bėri ajo e mėrzitur nga pėrgjigja qė as vet nuk e dinte.

Agroni, I cili gjer atėherė po diskutonte me Besnikun rreth pushimeve, ndėrhyri:

-Po lėre cupėn moj Dritė!-dhe duke parė nga Arta, shtoi:-Arta. Shiko ne frigorifer se mos gjen dicka qė tė hahet.

Ermali dhe Erblini, me tė dėgjuar gjyshin ngriten kokat, tė vetdijshėm se, ajo “dickaja”e gjyshit, gjithnjė ėshtė e ėmbėl. Kur panė tortėn nė duart e Artlindės, iu shndritėn sytė.

-Pasi tė keni ngrėnė gjellėn, do tė fitoni tortėn-u tha Artlinda, porsa I diktoi tė lėpinin buzėt.

Ata, filluan tė kapėrdinin bukėn me kafshata tė mėdha, gati me t’u mbytur. Ndėrsa, Arlinda po merrte pjatat plot durim. Teksa po e prente tortėn edhe aty u kujtua se tė njėjtat copa po u sillte kamarieri, nė ėmbėltoren nė tė cilėn e conte Iliri. Nė cast iu duk vetja serish fėmijė dhe ndjeu mall tė papritur. Ilriri me familjen e tij ishte kthyer para pesė netėve ndėrsa ajo ende nuk e kishte parė. Nė Mbrėmjen e Maturės, nuk kishte arritur ta takonte, edhe pse kishte dėshiruar aq shumė. Ai e kishte pritur gjer vonė nė shtėpi, por ajo nuk u kthye gjer nė agim. Edhe sot I vinte keq pse nuk ishte kthyer mė heret nė shtėpi dhe ta falenderonte pėr kujdesin qė kishte ndaj saj qėkur ishte fėmijė. Edhe pėr ato lule tė bukura qė ia kishte sjell atė natė e nė mungesėn e saj, ia kishte lėnė buzė shtratit. Nė cast I erdhi tė qesh me pėrallėn e bukur tė Besnikut, pėr princin nė kalė tė bardhė!

Iliri, qė nga ajo natė nuk kishte ardhur mė. Te tjerėt e kishin takuar disa herė nė qytet apo tek xhaxhi Petriti. Por, ai nuk po vinte si dikur. Mos vallė ngaqė ajo kishte ikur atė natė qė e kishin ftuar pėr darkė, ai ishte hidhėruar?

Tani I turpėrohej gjestit tė saj. Kot dėshiroi tė kthente kohėn prapa, se ajo natė kishte kaluar. Sot do tė shkonte. Sot! Do tė shkonte dhe do t’I dėshmonte se ende ishte ajo e para. Se, edhe pas kaq kohėsh nuk kishte harruar kujdesin e mirėsinė e tij. T’I fliste pėr cdo gjė e mė sė tepėrmi pėr trandafilin se si ishte rritur dhe, si ndėr gjithė lulet e tjera, atė e don mė sė shumti. Ah, jo! Do tė shkonte nesėr se, ata sonte do tė vinė sic kishte premtuar Besi. Do tė vinė tė gjithė, mu si dikur!

Kur preu pjesėn e fundit tė tortės, aty preu edhe mendimet qė zinin fill atje diku, nė hapat e parė tė jetės.

Binjakėt kohė mė parė po qėndronin para pjatave tė zbrazta, duke pritur tortėn me padurim. Por Arta I vėrejti vetėm kur ia treguan pjatat.

Tė tjerėt po diskutonin pėr temėn mė aktuale nė ato ditė tė nxehta vere.

-…Andaj baba, sic tha edhe Besniku, Artlinda do t’I kalojė pushimet bashkė me ne. Ndėrsa, porsa tė merrni pushimin edhe ju tė dy, mund tė ikni e tė pėrtėrini kohėrat e bukura e tė vjetra-po fliste Arbėresha.

-Shumė mirė, nuse. A nuk rinohemi edhe njėherė dhe tė pėrtėrime edhe dashurinė-qeshi Agroni, duke shikuar vajzėn e vogėl e cila po hante njė copė tė vogėl torte.

-Mami. Po unė me kė do tė ik?-pyeti Ermali, I cili kurrė nuk merrte mundimin tė pyeste edhe pėr vėllanė e tij binjak.

-Ou. Po ti Arbėresha, harrove fare tė planifikosh edhe pushimin e binjakut tė vogėl-shpotiti Besniku.

Ermalit, tė cilit I ishte tepruar ai emėr, e me tė cilin e thėrriste I ati shpeshherė, shpėrtheu gati nė vaj:

-Babi. Unė nuk quhem ‘binjak’. Unė jam Ermali!

Nė tavolinė plasi njė e qeshur e madhe e plot habi. Si duket, nė befasinė e tė gjithėve, ata ende kishin mbetur tė painformaur rreth domethėnjes sė fenomenit tė vecantė tė cilit pėrkisnin, atė e kuptuan edhe me mirė nė pyetjen direkte tė Elit, I cili duke mos ditur nė duhej t’u bashkangjitej tė tjerėve qė qeshnin, apo tė vėllait qė gati s’ia kishte krisur vajit, pyeti plot kurreshtje:

-O mami. Po kujt I thonė ‘binjak’ se, nuk e kuptoj dot?!

Arbėresha, duke e ndėrprerė pėr njė cast tė qeshurėn, ua afroi tė dyve kokat pranė vetes dhe u mundua t’ua sqaroj:

-Po ja. Ti dhe Emi jeni binjak. Jeni lindur brėnda orės, rriteni pėrnjėherė, kurse edhe ditėlindjen do ta keni gjithnjė bashkė dhe jo vetėm, si Arta. Pra Emi, babi nuk tė ka ofenaur me atė emėr por, ėshtė I lumtur pse jeni binjak dhe mburret me tė dy!

Fytyra e Ermalit u ngrys edhe njė herė mė shumė, duke pyetur veten nė heshtje:”A gjithė jetėn duhet tė kem vetėm njė gjysmėditėlindje?!”

Derisa, Eli I lumtur pse ishte binjak pyeti serish:

-O mami. Jeni ti dhe babi binjak?!

Serish plasi e qeshura. Ata e dinin se, I vogli mendonte nė festimin e pėrhershėm tė pėrvejtorėve tė martesės dhe nė tortėn e madhe, e cila pėrngjante me njė tortė ditėlindjeje.

Mes gjithė asaj atmosfere gazmore, edhe Dritės I shkrepi nė mėndje dicka, e cila do tė kthente buzėqeshjen edhe nė buzėt e Artės. Si nuk ishte kujtuar mė parė?

-Arta. Tė pėlqen fshati si mė parė?

-Oh, mėmė! Ti e di se e adhuroj!

-Atėherė, para pushimit nė bregdet, mund tė shkosh tek gjyshi. Por dua tė mė premtosh se, kur tė kthehesh, do tė jesh po ajo e para!

Artlinda iu gėzua propozimit tė sė ėmės, me shumė se c’e priste. Ajo iu hodh nė pėrqafim duke e puthur parreshtur.

-Oh, mėmė!...Cfarėdo qė tė duash. Cfarėdo!…Ti je e mrekullueshme!…Ti je nėna mė e mirė nė botė!…Qė sot do tė shkoj.Qė sot!… Apo mė mirė nesėr, se sonte do tė vijė Iliri!

Porsa rreshtoi njė varg tė puthurash, Arta menjėherė ngarendi nė oborr, sikur tė frigohej se nėna pas pak kohe do tė ndryshonte mėndjen.

***

-Po t’mė pyeste Zoti se cila ėshtė dėshira e vetme, unė do t’I thosha: ‘Vetėm edhe Ilirin tė shoh me nuse!’ E, po tė pyeste se, cilėn do nuse pėr djalin, unė do t’I thosha: Vetėm Artėn e Agronit!-pati thėnė Shpresa njė ditė.

-Po ti moj grua s’pate njė dėshirė tė vetme. Dhe, Zoti do tė hidhėrohej dhe s’do tė tė plotėsonte asnjėrėn!-qeshi Agroni.

“Po t’pėrbej pashė perėndinė

ti qė m’je si molla n’rren

ta kam njoftė moj bukurinė

qysh se t’ka rritė nana n’djep”-ia tha kėngės Arbėri, duke shpotitur Ilirin.

-Marrėzi mė tė madhe s’kam dėgjuar kurrė!-tha Iliri, I cili deri atėherė po dėgjonte heshtur.

--Vėrtet? Na thuaj tė lutem njė arsye-ia ktheu Arbėri, duke marrė qėndrim serioz.

-Se ajo ėshtė vajza e Agronit, qė e respektoj si prind tė dytė. Se, ajo ėshtė motra e Besnikut, tė cilin ende e cmoj si shokun mė tė mirė. Se, deri dje Artlindėn e kam dashur si motėr dhe pėr mua ėshtė njė absurd ta thėrras me atė emėr qė kėrkoni ju!-radhiti Iliri njė sėrė arsyesh, tė cilat pėr tė ishin mjaft bindėse.

Por, jo edhe pėr Arbėrin,I cili ia hodhi tė gjitha poshtė me qesėndi.

-Ha! Sė pari, askush nuk tė ndalon qė Agronin serish ta respektosh si mė parė. Ky ėshtė rasti qė, atė vėrtet ta bėsh sic thua “prind tė dytė”. Besniku vėrtet tė cmon poaq sa ti atė. Por, kjo nuk e pengoi qė tė martohej me kushėrirėn tonė, Arbėreshėn. Dhe, nga kjo vetėm sa u afruam mė shumė. Ndėrsa, sa I pėrket arsyes sė fundit, aq mė mirė! Artlindėn deri dje e ke dashur si motėr dhe tani nuk ke nevojė tė mundohesh ta duash. Vetėm kthe dashurinė nė trajtė tjetėr. Dhe nė njė tė siguroj-asnjėri nuk do tė tė detyrojė ta thėrrasėsh-grua!

Ata qeshėn me pėrgjigjet e Arbėrit, qė I kishte gjithnjė nė xhep, pėrderisa Petriti iu bashkangjit:

-Ilir. Te kėrkosh fatin tek njė vajzė, me familjen e sė cilės tė lidh njė shoqėri e pastėr pas asnjė lidhje gjaku, nuk ėshtė turp as mėkat. Nga ajo e “djeshmja” jote, kanė kaluar plot nėntė vjet. Ndėrsa, ajo ‘marrėzi’qė ne dėshirojmė ta bėsh, ndoshta ėshtė pikėrisht lumtura jote!

Sikur vajza qė propozojnė ata tė ishte kaltroshja e bukur, ai nuk do tė dėshironte tjetėr. Sikur, pikėrisht ajo tė futej nė jetėn e tij, ajo do tė ishte mrekullia e tetė. Por…

-Ėshtė e vėrtet ajo qė thua ti, baba. Por, cfarė nėse ajo nuk ėshtė lumturia ime?!

-Ilir. Sikur ta shihje tani, dyshoj se do tė mbeteshe aq I sigurt nė mendimin se ajo nuk ėshtė ajo cfarė kėrkon. Njė vashė e tillė s’gjendet pėrditė. Ajo ėshtė ndėr ato qė mbjellin dashuri nė shikim tė parė!-tha Abrėri.

-Sikur ta shihje nė Mbrėmjen e Maturės. Ilir! Mė beso, ajo shkėlqente! –shtoi Besi dhe sikur t’I ishte kutjuar dicka, shtoi:-Po ti, a dole menjėherė pas nesh? Si nuk ia dole ta shohėsh, kur ajo po qėndront pikėrisht pranė meje. A ishe atypari nė atė kohė, apo jo?

“Unė e kam parė. E kam parė nė sheshin e qytetit, piėrkisht pranė teje. Asgjė e vecantė!”-mendoi Iliri nė heshtje.

Sa keq gabohej!

-Po Besi. Unė nė atė kohė isha aty pari dhe nė krahė mė pushonte njė engjėll!

Tė gjithė kthyen vėshtrimin drejt tij. Ai kishte thėnė se Besin dhe Artlindėn nuk I kishte parė. Por, njė shkėlqim tė tillė kurrė nuk kishin parė nė sytė e tij. Fjalėt e tij tė bėnin tė pyesje veten se cili ishte ai engjėll qė ia kishte falur atė shkėlqim?!

As vet nuk e dinte!

Gjithė cfarė dinte ishte se, vetėm vasha qė kishte takuar ishte e denjė pėr dashuri nė shikim tė parė; mrekullia e tetė!

Kjo bisedė, nė familjen e Petrit Gurit ishte zhvilluar vetėm dy netė pas pėrfundimit tė Mbrėmjes sė Maturės. Por, ai propozim qė nga ajo natė kishte mbetur pezull se, nė thelbin e Ilirit ishte zgjuar njė person tjetėr.

Atė e nevrikoste vetėm pėrmendja e Artlindės, duke e shtyrė tė dalė e tė kėrkojė me kėmbėngulje atė qė dėshironte ta gjėnte.

Kishin kaluar pesė ditė nga takimi I parė e katėr ditė nga takimi I fundit. Ai burrė mustaqethinjur, tė cilin tė dyja heart e kishte parė pranė saj, dukej se e pėrcillte si hije. Por, edhe pse dikush duhej tė dinte dicka pėr bukuroshen e ‘panjohur’ dhe ‘prindin’ e saj megjithatė, ai asnjėherė nuk pyeti pėr ta. Sikur cdo shteg drejt saj dėshironte ta hapte vet!

Qė nga ajo natė, filloi tė mbyllej gjatė nė vetmi, duke u munduar tė gjėnte rrugėn drejt saj dhe pahetueshėm filloi tė shkėputej nga argėtimet, tė cilat mund t’I haste pas kthimit nė atdhe. Kishte nevojė pėr mbėshtetje mė shumė se kurrė. Ai e ndjente se shpėtimi pėr monotoninė mbytėse, e cila e pėrcillte nė cdo hap ishte vetėm ajo. Por, vajza qė I duhej qėndronte larg qėnjes sė tij. E ai, nė vetminė e madhe e pranonte se krejt papritur ishte qėlluar nga shigjetat e syve tė kaltėr. Se, nė zemrėn e tij kishte lindur ajo ndjenja e pastėr e e pashpjegueshme, qė I beson dhe tė besohet.

Shpresėn e mundonte ndryshimi I tij. Qėndrimi I tėrhequr dhe heshtjet e gjata, tė cilat gjithnjė e bėnin mė tė vecantė, tani kishin rėnduar tepėr karakterin e tij. Ndėrsa, presioni qė e mbėshtillte, pikėrisht tani kur kishin shkelur nė ėndrrėn e tyre tė kahmotshme, I dukej I pakuptimtė.

Shpeshherė provonte tė hynte nė botėn e tij. Por, pėrgjigjet e tij tė rralla e ndihmonin shumė pak tė kuptonte thelbin e asaj qė e mundonte tė birin. Heshtja e tij e gjatė I kujtonte se ende nė krahėrorin e tij ishte ai sirtari I vjetėr sekret, brėnda tė cilit s’mund tė depėrtonte njeri. Dėshironte tė fliste me tė si nėnė e bir dhe serish t’ia thoshte atė qė I flinte nė zemėr. Por, ftohtėsia e tij shkatėrronte edhe themelin e planeve qė kishte filluar tė thurrte pėr vajzėn e Agronit, nė atė natė takimesh dhe pėrcjelljesh tė gėzuara.

Kishte rėnė muzgu. Era joshėse e verės po frynte ngrohtė. Lulet shumėngjyrėshe qė vareshin nga vazot e dikurshme pėrrreth verandės, kishin mbyllur kurorat e po bėnin gjumė. Nė njėrėn nga ulėset pėrbri murit qė ndante verandėn nga salloni, ishte ulur Iliri. Dritat e porsahapura nė sallonin e madh reflektoheshin nė dyshemenė e mermertė, duke lėshuar njė dritė rrėshqitėse. Drita doli me njė filxhan kafeje nė dorė dhe kėrkoi me sy Ilirin. Ndaloi pėrballė dhe zu ta shikonte. Hijen e natės qe kishtė mbuluar qytetin, e pa edhe nė fytyrėn e tij tė bukur.

-C’po ndodh me ty, Ilir?

-Pse mė bėn gjithnjė tė njėjtėn pyetje, nėnė?!

-Se, gjithnjė pyetjes m’I pėrgjigjesh me pyetje! Jam e lodhur nga gjithė kjo dhe nga ty dua njė pėrgjigje qė do t’mė qetėsojė. Unė e di se dicka po ndodh rreth teje. Dhe, si nėnė qė jam, meritoj njė sqarim. S’mund tė pajtohem me faktin se, pikėrisht tani qe jemi kėtu, mė duhet tė t’shoh nė kėtė gjėndje. Ti kurrė nuk ke qėnė I tillė! Kjo mė bėn tė mendoj se ti le atje dicka qė tė grabiti edhe buzėqeshjen. Kjo ėshtė cfarė dėshiruam tė gjithė, apo jo?! Tė kthehemi nė atdhe dhe tė jetojmė jetėn tė qetė, pa barrėn e rėndė tė mėrgimit. A nuk e deshe edhe ti njė gjė tė tillė?! Mė thuaj Ilir! Thuaj cfarėdoqoftė, por mos mė jep pėrgjigje me heshtje!

Ai, pėrkuli kokėn I mėrzitur e zėri I ndėrgjegjes iu pėrplas ne fytyrė. Nė cast deshi t’I hapte zemrėn, t’I tregonte se ishte dicka tjetėr qė ia kishte grabitur qetėsinė. Dicka e fortė qė ia mbyllte gojėn me heshtje e nė netė ia rėmbente gjumin. Por, zemra deshi serish qė ajo ndjenjė qė ushqente tė mbetej vetėm brėnda saj. Ndoshta, fati do tė qėllonte qė serish tė takohej me vajzėn qė e kishte magjepsur qė nė castin e parė. Ndoshta, njė ditė, do t’u vinte radha edhe atyre fjalėve dhe ajo qė ruante nė qerdhen e zemrės, nuk do tė quhej mė fshehtėsi.

Ai puthi dorėn e sė ėms, ledhatimi I sė cilės gjithnjė kishte qėnė ngushėllimi mė I madh pėr tė.

-Mė ndjej mėmė!…Mė ndjej, nė jam fajtor pėr brengosjen tėnde dhe tė lutem mos mendo atė qė nuk guxon tė mendosh. Kėtė desha edhe unė, atė e di edhe ti. Kjo ishte dėshira e nėntė vjetėve larg kėtij dheu. Ishte ėndrra e jetės! Por…

-Unė e di cfarė tė mundon. Unė e di edhe pa ma thėnė!

Ai heshti, I vetdishėm ku po e hidhte e ėma. Larg sė vėrtetės qė e mundonte por, nė njė shqetėsim qė e lodhte. Biseda e asaj dite, serish I erdhi nė kokė. Mendimi qė t’I kėrkonte dorėn motrės sė shokut tė fėmijėrisė e rrėnqethi. Ideja qė vogelushja e dikurshme ishte rritur pėr nuse tė tij, e bėri tė qesh. Ndėrsa, fakti qė ndoshta ajo familje s’do t’ia falte njė hap tė tillė, serish e bėri tė ndjehej keq.

-Ilir. Nėse njė propozim I nėnės ėshtė fajtor pėr gjithė kėto shqetėsime, kurrė mė s’do tė ta zė nė gojė. Por, nėse do tė lejosh qė njė dėshirė e marrė nėne tė shkatėrrojė brėnda pak ditėsh atė qė me vite ushqeve pėr atė familje, kurrė s’do tė ta fal!

Iliri, me gjithė peshėn e atyre mendimeve, pohoi rėndė.

-Ajo ėshtė e vėrtet, nėnė!…Mė ndjej pse nuk mund tė luftoj veten e mos tė tė them se, propozimi juaj mė bėn fajtor pse unė dalgnadalė po largohem nga familja e Besnikut. Do njė tė vėrtet, nėnė?! Do njė tė vėrtet, tė cilėn e fsheha me mendimin se do tė mjaftojnė pengesat qė nxora pėrpara, vetėm qė ju tė mos kėrkoni kaq shumė nga unė? Unė Artlindėn e kam parė! E kam parė qė nė Mbrėmjen e Maturės, tek qėndronte nė Korzo pėrkrah Besit. Por, edhe pse kaluan nėntė vjet pa e parė, edhe pse e dėshirova gjate kėtė takim, atė natė m’u bė se kisha pėrpara njė njeri tė huaj. Njė tė panjohur, tė cilėn po shihja pėr herė tė parė. Nėnė! Nėna ime! Ti qė ke njė zemėr kaq tė mirė, ti qė je kaq e arsyeshme saqė cdokujt t’I ofrosh mirėkuptim, mė kupto edhe mua ashtu sic kam nevojė. Mė ndjej pse nuk mund tė ta pėrmbush kėtė dėshirė tė vetme. Do tė doja qė ajo qė dua unė tė jetė edhe zgjedhja jote; qė ajo tė jetė zgjedhje e tė gjithė juve. Por, atė nuk e dua!

Nuk e dua nėnė, e di cfarė do tė thotė kjo?! Dhe, as nuk do mund ta dua pėr hir tė askujt. Ajo kurrė s’mund tė jetė gjysma tjetėr e qėnies sime. Cdonjėri ka njė rast tė vetėm tė zgjedh njeriun e jetės. Mos m’ia moho zemrės dashurinė, prehjen shpirtit duke lidhur martesėn me dikė qė nuk e dua. Mos mė shtyj tė hy nė shtėpinė e Besnikut…nė shtėpinė time, si njė dhėndėr. Mjaft vuajta pėr gjithė kėtė kohė. Dhėmbja qė pėrjetova nė rininė time, mė mjafton pėr gjithė jetėn. Mė kupto, nėnė, tė lutem! Mundohu t’mė kuptosh se mua mė duhet mė shumė. Se me duhet dikush…vetėm dikush qė e dua!-flsite ai, duke ia puthur duart.

Syte e Shpresės ishin njomur nga lotėt. Tanimė ishte e sigurt se arsyeja qė e pengonte Ilirin tė shkonte nė shtėpinė e Agronit, ishte pikėrisht arsyeja qė atė e tėrhiqte drejt tyre mė sė tepėrmi. Kishte lakmuar njė vajzė tė bukur pėr djalin. Por, njė yll qė nuk kishte shkėlqimin qė I duhej atij. Ishte munduar t’ia ofrojė lumturinė si cdo nėnė fėmijės sė vet, e, nė tė vėrtet, gati kishte bėrė mėkat. Pėr njė vajzė ndėr tė gjitha, gati kishte humbur djalin, tė cilin nuk mund ta zėvėndėsonte me asgjė. Si kishte mundur tė harrojė se zgjedhja I pėrkiste atij?! A nuk kishte ndodhur ashtu edhe me Erėn dhe Arbėrin? Dhe, qė tė dyve ua kishte dhėnė bekimin?!

-Pse nuk mė tregoje, bir?!…Pse nuk mė thoshe se nė jetėn e askujt nuk kam tė drejt tė ndėrhyjė, qoftė edhe nė atė tė djalit qė e dua mė sė tepėrmi?!

Avulli I kafesė mbi tavolinė tanimė ishte shkapėrderdhur, ndėrsa mendimet e Ilirit po radhiteshin nė njė drejtim tė vetėm.

***

Errėsira po ndėrtonte muret. Perden e hirtė tė muzgut e griste lehtė drita e llambave tė rrugės. Qetėsinė e trazonin hareshėm zerat e tė rinjve, te cilėt dilnin nė mbrėmje e nė pjesėn periferike tė qytetit, dritat shkėlqenin nga larg si vargje margaritarėsh.

Edhe nė anėn lindore tė qytetit nata po hapte krahėt.

Zogjėt flinin ėndėrrueshėm nė gjirin e parkut. Por, kėngėn e tyre tė gėzueshme e zėvėndėsonin zėrat e thekshėm tė fėmijėve, tė cilėt po luanin symbyllazi, tė lumtur pse iku vapa e ditės.

Agroni, nė dhomėn e pritjes po shihte televizor. Drita po pėrgatiste gjellėn, ndėrsa Arbėresha dhe Artlinda pėrgatisnin sallatėn.

Nė dhomė dėgjohej edhe njė zė I katėrt. Ishte Diana-nėna e Yllit sė cilės nuk I mungonte ėmbėlsia edhe nė castet mė tė hidhura. Martesa e saj me Blerimin ishte bėrė dy javė pas asaj tė Arbėreshės me Besnikun. Edhe Ylli ishte katėr vjec-moshatar me binjakėt e tyre.

Ajo, tani kishte ardhur tė marrė tė birin I cili gjithnjė shoqėrohej me Erlamin dhe Erėblinin.

-Kur Blerimi u kthy nga qyteti, mė gjeti duke pėrgatitur darkėn. E lashė nė kuzhinė derisa tė kthehem me Yllin, se ky ka kohė qė ka harruar ku ka shtėpinė!

-Oh e dashur. Po c’tė keqe ka kėtu? Fėmijėt e duan aq shumė dhe do tė ishte mirė sikur edhe tė hante me ta. Aq shumė kanė oreks kur hanė bashkė.

-Kėta edhe ashtu vetėm gjumi I ndan, moj Dritė!

-S’ka gjė. I pėrziejmė pėr fare!-ndėrhyri Arbėresha.

-Oh, Arbėreshė, edhe ajo na mungon dhe tamam tė hapim edhe kėtu njė qerdhe dhe teze Dritėn ta angazhojmė me honorar. Por, sidoqoftė, ju falemnderit!-tha Diana dhe duke marrė djalin nė krahė, shtoi:

-Tani, mė mirė tė nxitoj se edhe unė si Ylli im, gati u harrova fare!

Ylli I vogėl, me tė ndjerė krahėt e sė ėmės, filloi me ato tregimet, tė cilat nganjėherė ishin aq tė gjata saq dukeshin se nuk do tė kishin tė mbaruar.

-Prapė ai cuni I paedukatė mė nevrikosi. Kuku, o mami, sa I keq qė ėshtė! Unė isha ulur nė ulėset e oborrit tė qerdhes, kur ai mė doli nga prapa dhe me kėpucė, ma bėri mantelin pis!-fliste I merzitur, ndėrsa zėri I tij I hollė humbte nė errėsirė bashkė me hapat e sė ėmės.

Binjakėt, me tė dėgjuar qė u pėrmend darka, iu qepėn Dritės pas, duke klithur njėzėri:

-O gjyshe,edhe ne duam bukė si Ylli!

-Menjėherė, pėllumbat e mi! Tani ikni tek gjyshi dhe, porsa t’I tregoni se si luajtėt sot, pjatat do tė jenė nė tavolinė-ua ktheu Drita, duke larguar gjėllėn sa tė ftohet pak.

Ata hynė nė dhomėn e pritjes me vrap dhe iu hodhėn Agronit nė prehėr, duke I kapur mustaqet e dendura.

Ermali, I shkathėt si gjithnjė nxitoi tė fliste I pari:

-Gjysh, unė sot kam gjetur Yllin dhe Elin, ia aty, prapa bredhave. Kjo do tė thotė se cili do tė fitojė cokollatėn I pari, do tė ma japė mua se ashtu kemi vėnė bast.

-Oh sa mirė ua ke punuar! Po ti Eli, c’bėre sot? - pyeti nipin tjetėr.

-Unė?…Asgjė nuk bėra, por njė teto mė tėrhoqi veshin-u ankua ai, duke fėrkuar veshin nė tė cilin pyetja e gjyshit ia pėrtėriu dhimbjen.

-Po pse?

-Pėr fajin e Emit! Ai ia ngacmopi cupėn, ndėrsa, ajo mua…-prapė mbajti veshin.

Agroni dhe aty qeshi me faktin se ai paguante gabimet e Ermalit. I pari hidhte gurin e fshihte dorėn, ndėrsa I dyti gjithnjė gjėndej atypari tė paguante kusurin e vėllait qė zhdukej. Zoti I kishte krijuar tė ngjashėm si ylli me yllin. Por, pėr ndryshim, njėrin e kishte falur engjėll derisa tjetrin si djallin vet.

-Ti gjithnjė I ngacmon cupat nė atė mėnyrė?-pyeti Agroni Ermalin duke qeshur.

-Po se pata me tė keq o gjysh! Por, ishte e mirė dhe thashė, hajt ta puth njė herė!

Agroni me tė parė gjestin e tė nipit, I cili jo vetėm qė fliste si I rritur por edhe puthte gishtėrinjtė, ia krisi asaj tė qeshurės sė bucitshme prej sė ciles krisej shtėpia.

Drita me Arbėreshėn u futėn nė dhomė.

-S’po ndodh kėtu, Agron?-pyeti Drita, duke parė Agronin dhe Ermalin tek qeshnin nė njėrėn anė dhe Erblinin nė anėn tjetėr.

Agroni, tek dėgjonte zėrin e thekshėm tė Erėblinit, pėrziente tė folurėn me gaz:

-Me kėta…Me kėta djaj qeshem!

-Prapė kanė bėrė ndonjė marrėzi? Se do t’ua kėpus gjuhėn njė ditė-ndėrhyri Arbėresha, duke treguar thikėn me tė cilėn po priste sallatėn.

Erblini me tė parė thikėn qė shkėlqente nė dorėn e sė ėmės, I frikėsuar se atė qė thoshte edhe do ta bėnte, klithi:

-Oh, jo mami! Mos mua!…

Arbėresha, me tė parė reagimin e tij, kafshoi buzėt tė ndalonte tė qeshurėn. Duke mos harruar se shpesh pėr fajin e tė tjerėve paguan djali I saj I vogėl, e pėrqafoi krahėhapur.

Artlinda u qėndronte larg kėtyre skenave familjare. Iliri nuk kishte ardhur sic kishte premtuar Besi. Madje as Besi nuk ishte dukur atypari. Kurse ajo mendonte tė ikte nė fshat tė nesėrmen dhe kushedi sa do tė qėndronte?

Menjėherė pas darkės, kur binjakėt ranė nė gjumė dhe tė tjerėt po thithnin ajrin e pastėr tė natės nga dritarja e hapur, ajo doli nė verandėn e dhomės sė saj. Ajo, edhe sonte kishte nevojė tė rrinte e vetmuar e larg tė gjithėve.

Edhe sonte, retė lundronin nėpėr qiell, si copa tė mėdha pambuku. Qielli I kuqrremtė serish lajmėronte ditė mė diell. Hėna dhe yjet shkėlqenin, ndėrsa trėndafilit tė bardhė qė ishte mbushur me gonxhe tė qelura, puhia e hollė e natės ia pėrkėdhelte petalet kėndshėm. Njė fashe e argjendtė dritė u shkėput nga hėna e u shkri mbi tė, duke pikturuar me mjeshtėri hijen e gjetheve shpatuke. Si papritur, nė pėrfytyrime iu shfaq fytyra e tij, ashtu…e bukur, me sytė ngjyrė ulliri e me flokėt e zeza e tė lėmuara si atlas. Njė ngrohtėsi serish I shpėrtheu nga ai burim I fshehtė. Njė kurorė trėndafili trazuar nga era e natės, iu mbėshtet lehtė nė faqe. Aty iu bė se ndjeu prekjen e dorės sė tij. Nė cast errėsira iu mbėshtoll pėrreth trupit, duke e bėrė tė ndjehej e vetmuar.”Oh, jo!… Jo unė!”-belbėzoi me gjithė frikėn e sė vėrtetės, qė dalngadalė po depėrtonte nė unin e saj. Ai fresk nate trazonte qetėsinė vajzėrore. Por shpirti I saj serish u ngrit sipėr atyre reve tė turbullta qė I trazonin lumturinė.

Ajo ishte e lumtur dhe jetėn e jetonte e pabrenga, si njė flutur. Pėrse ajo ndjenjė kur mund t’I ikte? “Nėse dashuria ėshtė aq e padrejtė saqė gjithnjė tė shpėrthejė tradhėtisht, pse mos ta luftojė edhe unė me gjithė fuqinė time?!”-mendonte, se vetėm ashtu ndjehej e sigurt.

“Dashuri apo vrasje shpirtėrore?”-tmerrėsisht kujtoi rrugėt e vetme qė shtriheshin nė atė fushėbetejė.

Por ajo ende nuk kishte shkuar aq larg!

As Era nuk kishte shkuar larg, kur tentoi tė triumfonte mbi dashurinė. Por, ishte njė rrugė e vetme ku mund tė ecte pa u lėnduar. Ajo, nė emėr tė dashurisė braktisi cdo gjė dhe nė mes tė gjithave zgjodhi prehjen e shpirtit!

E vėrteta e Erės, prapė shkapėrderdhi sigurinė e castit.

-Arta! Arta!-u dėgjua zėri I Arbėreshės qė po e kėrkonte.

-Ah, kėtu qėnke. Pse rri nė eresirė?

Ajo shikoi rrezet e hėnės qė po derdheshin nėpėr bredha, duke krijuar hije si nė dritėn e ditės.

-Nuk ėshtė errėsirė. A nuk e sheh hėnėn si shkėlqen? Ja, njė yll si shėndrit atje. Oh, c’shkėlqim magjepsės ka! Se si tė mbjell saora dėshirėn qė tė kesh krahė, vetėm sa ta arrish dhe pėr pak caste ta mbash nė dorė!

Arbėresha buzėqeshi heshtur. Nė cast I erdhi parasyh vajzėria e saj; netėt tė cilat dashuria I bėnte ndėr mė tė bukurat. Nė Artėn iu bė se po shihte veten e saj.

-Edhe mua mė pėlqenin netė tė tilla, Arta. Panumėr qėndrova buzė dritares dhe dhomės sime dhe e vetmuar shikoja shkėlqimin e cdo ylli. Isha e dashuruar atėherė!

Arbėresha, nė njė heshtje tė vogėl kontrolloi mendimin qė nė cast I erdhi nė kokė. Dhe, duke shikuar pėrmes errėsirės sytė e saj me kėrshėri, e pyeti:

-Arta. Mos fryu ndonjė erė dashurie edhe nė zemrėn tėnde?

Pyetja e Arbėreshės ia rrėnqethi shtatin si duart e zeshkanit e faqet iu skuqėn nga realiteti qė nuk donte ta shihte nė sy. Vallė, ishte e mundur qė nė zemrėn e saj tė kishte lindur njė ndjenjė e re dhe ajo tė mos e kishtė kuptuar? Athua dashuria tė pėrkėdhelk aq lehtė sa zemra tė mos e ndjejė ledhatimin e saj?!…Po ato rrahje zemre? Po ai shqetėsim qė e kaplonte, sa herė shihte shenjat e gishtėrinjve tė tij, qė dalloheshin tė mavijosura nė trupin e saj tė virgjėr? Artlinda I iku pėrgjigjes. Por pyetjet qė I bėri vetes nė heshtje mbetėn pikėpyetje tė mėdha, tė cilave ajo ose koha do t’ua gjenin pėrgjigjen njė ditė. Se, ai qė shkel nėpėr njė rrugė njėherė mund t’ia tregojė rrugėn vetėm atij qė vjen pas tij e assesi dikujt qė atė rrugė e ka kaluar kohė mė parė. Do tė vijė koha kur ajo ndjenjė do tė kėrkojė mė tepėr se vetėm tė mbyllej nė gjirin e saj. Do tė vijė koha, e ai udhėtar qė ka filluar atė rrugė do ta gjėj paptjetėr njė ditė dhe do tė kėrkojė tė veten!

-Arbėreshė. Shiko!…Ylli u shkėput!…Ylli qė po shkoja ra nga qielli!-klithi Artlinda me njė gėzim foshnjarak, duke zgjatur duart sikur desh ta kapte.

-Mendoje njė dėshirė, Arta. Mendoje njė dėshirė!…Ai yll ra nga qielli pėr ty!

***

Natyra kishte pranuar prej disa orėsh agun e asaj dite. Bulat e vesės, qė mbi petalet e trėndafileve dukeshin si pika gjaku, ishin avulluar nga rrezet e diellit e orėt, me hapat e tyre kishin zgjuar qytetin nga gjumi I natės, duke mos harruar tė trokasin edhe nė dritaren e binjakėve tė vėgjel.

Ndėrsa tė tjerėt po bėheshin gati pėr javėn e re dhe Arta po pėrgatitej tė shkonte nė fshat, Ermali vrapoi tek e ėma:

-Oh mami, tė iki edhe unė tek gjyshja?

-Ja tek e ke gjyshen-ia bėri aji me shenjė nga Drita, pėr t’iu pėrgjigjur nė njėfarė mėnyre.

-Jo,jo. Dua te gjyshja nė fshat!

-Nė fshat? Po Erėblini? Ai do tė mėrzitet pa ty.

-Ėshtė Ylli, mami. Ėshtė Ylli!

-Por ai ty tė ka vėlla dhe Ylli s’tė zėvėndėson dot!

Ai uli kokėn duke mbeldhur vetullat e holla si dy penj tė artė. Ndėrsa Arbėresha e afroi pranė vetes dhe u mundua ta bind:

-Ne do tė shkojmė nė det. Atje do tė lahemi, do tė rrezitemi, do tė thėrrasim gjyshin dhe gjyshen nė tėlėfon, ndėrsa Yllin do ta pėrshendesim me njė kartolinė tė bukur nga bregdeti, dhe, pas tė gjithave, do tė shkojmė tek Era dhe Valdeti qė ta pyesim nė ua ka sjell lejleku cupėn qė iu donin ta bėni motėr. Hė! A nuk ėshtė mė mirė kėshtu?

I vogli, derisa dėgjonte tė ėmėn, I radhiste fjalėt e saj nė imagjinatėn e tij si nė njė film tė bukur, ndėrsa fytyra e bukur I celej si gonxhe.

Por, kur I vogli u largua, Arbėresha kot mendoi se ia doli mbanė ta bindte. Se, ende pa harruar tė parin, pa binjakun tjetėr tek po vinte duke u hedhur si njė kec.

-Mami. Mė vish rrobat e reja!

-Pėrse?

-A nuk the se do tė shkoj me Artėn nė fshat?!-ia ktheu me nguti duke u munduar te zhvishej.

Arbėresha, e vetdishme se binjaku I parė kishte filuar tė trillojė gėnjeshtra e kuptoi se Ermali ishte pėrgjegjės.

-Vrapo shpejt dhe ma thirr Emin!-I tha shpejt, pasi I veshi rrobat.

I vogli vrapoi menjėherė drejt kumbullės sė verės, e cila shtrinte krahėt nė mes tė oborrit dhe iu bėnte vogėlushėve hije.

-More! Kur do t’I lesh ti kėto prapėsira? Pse gėnjen vėllanė?-pyeti Arbėresha porsa e pa.

Ermali, me tė dėgjuar zėrin e sė ėmės, I cili nuk I ngjante fare atij qė dėgjoi para pak casteve, u mblodh si iriqi duke ia kthyer me zė tė dredhur:

-Por, unė vetėm desha ta coj…

-Ta cosh nė gėnjeshtrat e tua? Pėrsėrite edhe njė herė pa do ta shohėsh!-e ndėrpreu Arbėresha.

Ermalit iu zunė fjalėt nė fyt. Atij I mbetej tė endte me vete I zhgėnjyer ato qė e ėma nuk deshi t’I dėgjonte.”Edhe nė det do tė shkojmė bashkė, se atė nuk e lė mami tė shkojė nė fshat. Edhe detin duhet ta ndajmė bashkė. Edhe cupėn e Erės duhet ta presim bashkė. Gjithmonė dy! Po tė isha edhe unė-njė, si Ylli, mami do tė mė donte mė shumė dhe nuk do t’mė qortonte!”

Ndėrkaq, Artlinda ishte bėrė gati dhe Agroni po e priste nė makinė. Ai mendonte ta conte deri nė shtėpinė e gjyshit. Por nuk ishte ngutia e tij mė e madhe sesa dėshira e saj, qė ai ta lėnte nė rrugėn lokale tė fshatit. Pas njė puthjes pėrshėndetėse u kthye nė qytet, qė edhe ai tė shfrytėzonte atė fundjavė nė mėnyrėn e tij.

Sa shumė sy tė mahnitur tė fshatarėve e pėrcollėn Artlindėn, ndėrsa ecte nėpėr rrugicat e fshatit. E mahnitur nga gjithė ato peisazhe tė veshura nė gjelbėrim hidhte hapat e shkujdesur. Dhe, ngado qė kthente shikimin, dėshironte qė pikėrisht aty tė ishte shtėpia e tij, apo mė mirė, nė cdo pėllėmbė nga nje kasolle qė tė mund tė kėnaqej me peisazhet pėrreth! Por, kur u gjet nė rrugicėn e ngushtė tė njė qafe e nė mes tė gjithė tė tjerave, diktoi shtėpinė e gjyshit, kuptoi se, po hynte nė anėn mė tė cmuar tė fshatit. Hap pas hapi iu afrua shtėpisė sė madhe, e cila qėndronte krenare si pronare e gjithė fushės qė e rrethonte, ndėrsa pishat qindvjecare I bėnin hije. Nė fund tė oborrit rridhte I qeė lumi I vogėl, ujin e tė cilit trazonin patat. Pak mė tutje, pulat zhyteshin nė dheun e kuq, duke ngritur re pluhuri. Atje, nėn qershinė e madhe kotej njė vic I vogėl dhe me lėkundje tė njėpasnjėshme tė veshėve, dėbonte insektet e mėrzitshme. Pėllumbat gugasnin rreth kafazit tė ngritur nė gjirin e pishave, kurse ata qė kishin marrė fluturimin nga poshtė dukeshin si pika laroshe.

Artlinda, e mahnitur nga ato kafshė qė popullonin oborrin e gjyshit, nuk e diktoi qenin qė me kokėn e mbėshtėtur nė shputa po kotej pranė kasolles sė tij. Kur e diktoi, u tremb dhe deshi tė ikte. Por, kafsha besnike njohu pamjen e mikes qė vinte, prandaj, veshėvarur e pėrcolli dhe I uroi mirėseardhjen me njė ulurimė tė vogėl.

Mbi kodrėn e vogėl qėndronte njė pishė, si qiri mbi njė tortė ditėlindjeje. Nėn hijen e saj qėndronte gjyshja, sikur nga aroma e pishės dėshironte tė rinohej. Artlinda I vuri re edhe furkėn qė lėbyrte.

Gjyshja, duke vėnė dorėn nė ballė nga drita verbuese e diellit, u mundua ta njihte. Kur nga larg diktoi Artlindėn, menjėherė nė buzėt e rrudhura I shkėlqeu buzėqeshja e gėzimit.

-Eu! Po ti bijė e Dritės qėnke?

-Unė jam, gjyshe!-ia ktheu ajo duke e pėrqafuar.

Gjyshja, kur u lirua nga ajo breshėrimė tė puthurash, lėshoi furkėn dhe u mundua t’I bėnte vend.

-Ulu bijė e nėnės se tė ka lodhur vapa. Ulu kėtu nėn hije, sa tė harrosh lodhjen e rrugės.

Artlinda donte t’I thoshte se ato peisazhe tė bukura I bėhej se I kishin sjell nė krahė. Por, gjyshja dukej se po kėrkonte dicka tė humbur.

-Po Agroni ku mbeti? Apo edhe sot ka ndaluar tek shokėt e vet, me siguri tek Shpendi tė ndezin bashkė aso tė mallkuarash!-bėri gjyshja paqejf.

-Jo, gjyshe. Sot, nga ato tė ‘mallkuarat’do tė ndezin pa njėri-tjetrin se, ai porsa mė la nė hyrje tė fshatit u kthy nė qytet.

-Sii?! Cfarė thua, moj?!-shqeu sytė gjyshja dhe duke futur furkėn mes gjunjve, filloi tė sjell shtizėn me nervozizėm.

-Nė s’tė ka ai kokėn bosh, ti mė prej qafėn!-fliste gjyshja, duke prerė cafėn me shtizė.

Artlinda mezi mundi tė mbante tė qeshurėn. Por, edhe pse gjithė ajo ishte njė brengosje e sinqertė pėr gjėrat qė mundojnė njerėzit e moshės sė saj, Artlinda qė nuk shihte gjė tė keqe, ia ktheu:

-Pse moj gjyshe? C’tė keqe ka kėtu, nėse unė tani e tutje vi vetėm dhe cdo pėllėmbė tė kėsaj toke shkel me kėmbėt e mia dhe jo me rrotat e makinės, si gjithnjė?!

Gjyshja ngriti vetullat duke mbledhur rrudhat e ballit si njė harmonikė. Dhe me njė pėrzierje kritike dhe paralajmėrimi, ia ktheu:

-Eja edhe herė tė tjera kėshtu vetėm, pa do tė ngopesh ‘duke shkelur me kėmbėt e tua kėtė tokė’ pėrgjithmonė!

E bindur se tė diskutosh me mė tė vjetrit pėr cfarėdoqoftė ėshtė e kotė, sepse ndėr gjithė mendimet e tjera vetėm mendimi I tyre ėshtė ai I drejti, Artlinda nėnqeshi heshtur. Nga kodra, prej sė cilės shihej tėrė fshati, vėshtrimi I saj binte nė livadhet qė shtriheshin pėrballė. Dėgjonte gjyshen qė vazhdonte tė mbahej fort pėr atė parimin se cdo ditė tė re, jeta tė sjell njė kurth tė ri pa tentuar t’I kundėrvihej.

-Drenushė!-thirri gjyshja pas pak.

-Urdhėro nėnė!-iu pėrgjigj njė zė nga brėnda.

-Eja tė shohėsh se kush na erdhi dhe na sjell lėng mollėsh.

Ishte zėri I nuses sė Shkėmbit.

Vėllai I Dritės, pas njė martese tė vonė qė pati, kishte gjetur dashurinė pėr tė cilėn kishte shtegtuar gjithė rininė e tij. Njė martesė si e tyre ishte e pazakonshme nė ato anė. Por, si shumė raste tė tjera, edhe ata kishin shkelur mbi njė sakrificė tė vogėl pėr tė gjetur njė lumturi tė madhe. Dhe, pas sė gjithave, tani jetonin njė jetė tė qetė dhe tė lumtur.

Ata gjithė vitin banonin nė qytet ku Shkėmbi punonte, ndėrsa, Drenusha ndiqte studimet. Por, fundjavėt dhe pushimet gjithnjė I kalonin nė fshat. Pėrvec kėnaqėsisė dhe dėshirės pėr tė qėndruar pranė tyre, kishte edhe nevojė pėr mirėmbajtjen e fermės. Plaku nuk kursente asgjė, qė bagėtia tė kishin ushqim tė bollshėm. Bariu, me njė kujdes tė vecantė, pėr cdo stinė siguronte ushqimin e duhur. Por, ndihma e Shkėmbit ishte e domosdoshme edhe pėr llogaritė, kėshtu qė kohė pas kohe kthehej nė fshat.

Drenusha doli nga shtėpia me tabaka nė dorė. Ajo, i buzėqeshi Artlindės qė nga larg dhe kur u afrua e pėrqafoi me pėrzemėrsi.

Tė tjerėt nuk dukeshin askund. Por, Artlindės po I pėlqente tė rrinte edhe vetėm mė gjyshen dhe Drenushėn.

Dita ngadalė po ikte e dielli po rokullisej prapa kodrave plot gjelbėrim. Kurorat e lisave farfurisnin nga era qė paralajmėronte muzgun. Blegėrima e kopeve qė po ktheheshin nga kullosat, dėgjohej nė gjithė fshatin. Shpina e lėmuar e lopėve, shėndriste nga rrezet e fundit tė diellit nė perėndim. Ogici ecte krenar para tufės sė dhenve, kurse qengjat loznin hareshėm rreth e rrotull. Demi I madh I printe kopesė sė tij, ndėrsa vicat e vegjėl, me tė dėgjuar ardhjen e tyre, pėllisnin qė nga brenda. Bariu qė vinte pas tyre duke dėgjuar me ėndje tingujt e kėmbanave, ndjente kėnaqėsinė e punės sė tij.

Artlinda shikonte me kėrshėri bukuritė qė magjepsnin, duke bredhur rreth e rrotull. Por, kur e pa gjyshin tė dilte nga gjiri I pyllit, ngadalėsoi hapat.

-O gjyshi!-e thirri qė nga larg, duke vrapuar drejt tij.

Plaku, me tė dalluar mbesėn I qeshėn edhe mustaqet. Me dorėn e tharė si shkarpat qė bartte nė krahė, ia ktheu pėrshėndetjen.

-Ku ishe gjer tani? Gjithė ditėn kam folur me gjyshen dhe Drenushėn. Por, mė mori malli duke tė pritur qė nga mengjesi-foli ajo porsa iu afrua, duke ia puthur mollėzat e rrudhura tė faqeve.

-Eh, qengji im, fajėso grerėzen plakė qė nuk e pe gjyshin tėnd. Qė nė mėngjes mė nxori jashtė dhe m’u kėrcėnua se poqese nuk I sjell drutė pėr fli, mė mirė tė flija nė pyll. Andaj, thashė, mė mirė tė lodhem pak se sa tė pėrfundoj nė barkun e ujkut!

-Prit tė tė ndihmoj. Dhe gjysh, tė mos e quash me gjyshen grerėz, se unė do tė zemėrohem pastaj!-ia ktheu ajo, duke zgjatur krahėt pėr ndihmė.

-Eh, qengji I gjyshit. Do tė doja ta quaj milingonė,se ashtu do tė ishte mė mirė pėr ne tė dy. Ato punojnė gjithė jetėn, por nga pleqėria u shpėrblehet mundi se fitojnė krahė. Kurse ne, edhe pse gjithė jetėn punojmė e mundohemi, nė pleqėri edhe kėmbėt na lėnė. Pale tė kėrkojmė dhe krahė!

Artlinda, ia krisi tė qeshurės kur pėrfytyroi gjyshin me krahė.

-Atėherė do tė kisha dicka qė askush s’do tė kishte-njė Supergjysh!-tha Artlinda, duke u munduar tė ndreqte shkarpat tė cilat nga e qeshura gati s’I binin nė tokė.

Artlindės I pėlqente pse gruaja e bariut kishte emrin Elvira. Dhe, emri I saj atė ditė I dukej edhe mė I bukur se cdoherė dhe I vinte mirė, qė shtėpia e tyre ishte pranė asaj tė gjyshit. Dhe, meqėnse gjyshja dhe gjyshi ishin plakur e lodhur, nė mungesėn e Shkėmbit ata kujdeseshin pėr cdo punė rreth shtėpisė.

Elvira, kishte filluar tė milte bagėtine. Shpendi derdhte misrin nėpėr enėt e radhitura, nė tė cilat bagėtia fusnin turinjtė me padurim. Gjyshja kohė pas kohe, ua lėmonte kokėn vicave. Kurse Shkėmbi I cili gjer atėherė ishte marė me qumeshtin qė derdhej nė enė si uji, me tė diktuar mbesėn nė derėn e stallės I thirri:

-Arta, afrohu. Mos kij frikė!

Artlinda, e kėnaqur nga ai mjedis pune ku secili kryente njė shėrbim rreth asaj bagėtie tė shėndoshė, vrapoi drejt tij. Sa shumė e lodhi me pyetje pėr lopėt, dhentė, pulat, patat e pėr cdo gjė tjetėr qė rritej nė fermėn e tyre. E Shkėmbi I pėrgjigjej pa pėrtesė, duke kėnaqur kurreshtjen e sė mbesės.

Ajo nuk ndėrpreu pyetjet as atėherė kur po hanin darkė. Vonė ra tė flinte. Por edhe pasi u shtri e dėboi gjumin, vetėm qė t’I sillte edhe njė herė nėpėr mend pėrjetimet e shumta tė asaj dite.

***

-Dua bukė o e hėngra derėn!-bėrtiti Arbėri me tė hyrė brėnda.

-Kij durim djali im! C’tė duhet tė thyesh dhėmbėt kur pas pak do tė kesh pėrpara njė darkė kaq tė shijshme?-ia ktheu Shpresa, e cila po provonte gjellėn nė kuzhinė.

Kaltrina, e cila gjer atėherė po ndihmonte Shpresėn, me tė parė Arbėrin u sul drejt tij.

-Pa shih, pa shih kė shoh! Ku ishe fshehur gjer tani?-tha Arbėri duke e afruar pranė vetes.

-Kėtu pari. Ka njė orė qė po tė pres. Dhe, meqė nuk erdhe, thashė tė ndihmoj pak mėmėn rreth darkės.

Arbėrit I shkėlqyen syt. Kaltrina e kishte njohur Shpresėn vetėm pėrmes telefonit. Por, pėr pak ditė ishin afruar aq shumė sa ajo e ndihmonte rreth punėve tė shtėpisė si tė ishte nuse e asaj shtėpie. Madje, e thėrriste si ai: nėnė!

–Nga qyteti jam kthyer kohė mė parė. Por, isha nė park me Ilirin-ia ktheu.

Ajo, shfletoi skenarin e komedisė qė do tė shfaqej ato ditė nė teatrin e qytetit dhe, duke ia afruar, pyeti:

-A do t’mė ndihmosh pak, se jam futur nė njė pyll nga I cili s’dal dot!

-Kur mund tė rrijsh nė fusha, pse futesh nė pyll?-ia ktheu ai, duke kėrkuar me sy faqen pėr tė cilėn fliste e fejuara e tij.

-Po, ja. Unė kam shkruar rolet pėr pėrsonazhet kryesore. Por, nuk di si tė veproj me ata qė na ngjarje futen mė vonė!

Arbėri e shfletoi edhe njė herė fillim e fund. Dhe, si gjithmonė kur pėrtonte ta lodhte mendjen, edhe kėsaj radhe mbylli fletoren, ia lėshoi Kaltrinės nė dorė dhe duke marrė drejt dhomės sė tij, tha:

-Coji nė mėrgim!

-Oh, Arbėr!-bėri ajo e mėrzitur duke iu qepur pas.

Iliri hyri nga jashtė. Kur u gjet nė korridor, e tėrhoqėn zėrat qė po vinin nga dhoma e Arbėrit. U afrua tek dera me mendimin se ishte Besi me tė. Por, kur pa Kaltrinėn, mbeti nė derė.

-Ilir. Do tė na bashkangjitesh apo do tė rrish aty me atė pamje tė ngrysur?-e pyeti Arbėri posa e pa.

-Ha! Iliri tė hyjė nė lojėra fėmijėsh?-qeshi Besi, e cila sapo doli nga banja ku pa lante duar e kėmbė nga dheu I luleve.

-Kur loja e tyre ėshtė kaq simpatike, pse jo?-qeshi Iliri dhe duke parė letrat nė prehėrin e Kaltrinės, shtoi:-Por, me c’po shoh, ju keni pėr cfarė tė diskutoni.

Por, Kaltrina duke e patur tė qartė se, sot nuk mund tė merrte nga Abrėri ndihmėn e kėrkuar, u ngrit nga vendi I parė dhe tha:

-Jo Ilir, unė qė tani po shkoj nė shtėpi se u bė vonė-dhe duke u kthyer nga Abrėri, shtoi duke ia lėshuar skenarin nė dorė:-Skenarin po e lė kėtu, meqė nuk kam ide se si ta vazhdoj. Ti vepro me personazhet si tė duash. Po deshe mbaji edhe sonte nė atdhe. E nėse jo, sonte qė natėn nisi nė mėrgim!

-Ah jo!-e kapi ai pėrdore- Iliri propozoi qė ne tė vazhdojmė ku mbetėm. Dhe unė mendoj se kemi cfarė tė diskutojmė.

-Arbėr. Nėna ime ėshtė ende gjallė!-ia kujtoi ajo tė ėmėn e rreptė, tė cilėn Abrėri e njihte mjaft mirė.

-Po, mirė! A nuk harrove dicka?-u dorėzua ai, duke ia lėshuar dorėn.

Ajo puthi dorėn dhe nga larg fryu njė puthje drejt tij.

-Fluturoi e u harrua!-shkundi duart Arbėri.

Kaltrina ia krisi sė qeshurės.

-Mė puth edhe njė herė!-kėmbėngulte ai dhe duke shikuar Besin, e cila po fshinte sytė shtoi: -Se, Besi me tė dalė nga dhoma do ta mbyll derėn pas vetes.

-Duket se nė kėto raste, i treti gjithnjė ėshtė I tepėrt!-tha Besi duke kruar kokėn dhe doli, ‘duke mbyllur derėn pas vetes”.

Ndėrkohė, Iliri, mė nė fund mund tė mendonte me mėndje tė kthjellėt pas zbrazjes sė helmit qė ndjente nė brendi. Parmbrėmė I kishte shprehur sė ėmės tė gjitha ato qė e mundonin. Por e shihte qartė se I kishte borxh pėrmbushjen e njė dėshire. Njė dėshirė qė nuk duhej ta pėrmbushte vetėm pėr hir tė saj por, pėr hir tė fėmjėrisė sė tij, njė pjesė tė sė cilės e kishte kalaur nė gjirin e asaj familjeje. Ai nuk duhej tė harronte mirėsinė e familjes sė Agronit. Kur kujtoi ardhjet e Besnikut dhe thirrjet e kohėpaskohshme tė tij, u turpėrua nga vetja. Ku kishte qėnė ai, tash sa ditė? Sa herė ishte dashur tė shkonte vet tek ata?

Gjethi qė shkėputet nga trungu, nuk kthehet kurrė mė nė vendin e parė. Por, nė vendin e tij bulojnė gjethe tė reja dhe mbulojnė zbrazėtirėn nė degė, sic mbulon njė vepėr e mirė shėmtinė e fjalės sė shpėtuar nė castet e hidhėrimit.

Pse tė mos tė mendonte edhe ai njė gjė tė tillė?

Nė cast hodhi shikimin pėrjashta e me vete llogariti kohėn. Dikur e kishin zakon qė mbrėmjet e fundjavės t’I kalonin bashkė. Tė njėjtėn gjė mund ta bėnin edhe sonte!

Kur Shpresa dhe Petriti po flisnin pėr tė ardhmen e fėmijėve tė tyre, nė sytė e Ilirit u pasqyrua njė vendim.

-Nėnė. Dėshirėn tėnde do ta pėrmbush sonte!

Shpresa e shikoi me habi.

-Po nėnė! Dua tė shkojmė tek Agroni. Dua tė shkojmė si dikur, nė njė mbrėmje fundjave tė gjithė bashkė. Ska gjė pse s’mund t’I lajmėrojmė. Le ta zėmė se e dinė! S’ka gje pse Era mungon. Zgjidhja e saj ishte njė rrugė e palakueshme, nė tė cilėn fati nuk e la tė ecte vetėm!

Bindja e tij edhe pas gjithė atij presioni tregonte qartė se pavarėsisht nga ato qė ndodhėn, Iliri nuk do tė humbte kurrė respektin e dashurinė. Se ai do tė mbetej pėrgjithmonė I njėjti!

-Ja, ky ėshtė djali im! I butė, I dashur, I mencur!-tha Shpresa, duke e puthur ngrohtė si atėherė kur ishte fėmijė.

Besi e cila atėherė u largua nga dhoma e Arbėrit, “duke mbyllur derėn pas vetes”, me tė dėgjuar vendimin qė u mor nė kuzhinė, ktheu rrugėn prapa.

Ajo nuk njihte ngurim. Ashtu veproi edhe tani, kur pas njė trokitje tė shkurtėr nė derė, u fut nė dhomė. Dhe, duke e tėrhequr Abrėrin nga kėmisha, I tha:

-Hej! Lėshoje vajzėn c’I je mbėshtjellur rreth trupit si gjarpėr dhe dėgjo cfarė tė flitet. Ne, menjėherė pas darkės, do tė shkojmė tek xhaxhi Agroni. Do tė vini edhe ju apo jo? Se, unė do tė shkoj se nuk mė pėlqen tė bėhem roje shtėpie.

Kaltrina, e hutuar nga shfaqja e papritur e Besit nė dhomė, rrėshqiti nga mbulojat e mėndafshta dhe saora u gjet nė tokė.

-U dreq!…Nusja nė tokė!-shqeu sytė Arbėri.

Besi, ia krisi sė qeshurės sa ma reagimin e Arbėrit e sa me Kaltrinėn, e cila po qėndronte si e pikur.

-C’tė gjeti moj? Tė duket mė mirė tė ulesh poshtė se afėr meje?

-Edhe mė hodhe nė tokė, edhe mė shpotit. Dhe, nė vend se t’mė ndihmosh tė ngrihem, mė le kėshtu si tė mbjellė!-fliste Kaltrina, duke u ngritur me mundim.

Besi ,duke ia zgjatur dorėn Kaltrinės, iu drejtua:

-Mes mijėra studentėsh e intelektualėsh, ku e gjete pikėrisht kėtė primitiv?!

E qeshura e tyre u bė njė me zėrin e Shpresės qė po I thėrriste tė hanin darkė.

***

Atėherė kur nata kishte mbuluar qytetin, ata ishin para derės sė shtėpisė sė Agronit. Nė atė kohė Arbėreesha po lante enėt e darkės, ndėrsa Drita po hiqte nga veranda lojėrat e binjakėve.

Ato nuk shikonin kurrė se cfarė kėrkonte rendi rreth punėve tė shtėpise. Ato kryenin tė gjitha punėt qė u dilnin pėrpara dhe njė harmoni tė tillė ishte vėshtirė tė gjėje. Arbėresha shpeshherė kujdesej rreth ushqimit.Ndėrsa pėr Dritėn kujdesi rreth binjakėve ishte vetėm kėnaqėsi. Afėrsia me ta e ndihmonte tė fitonte dashurinė e tyre.

Drita sikur ishte krijuar tė ishte pėrjetesisht nėnė.

Binjakėt, si gjithnjė nė copėzėn e tyre tė vogėl, pasdarkės, edhe tani po rrinin pranė gjyshit. Ata po pėrcillnin trenin e vogėl tek ecte nėpėr hekurudhė, kur nė dritaren e hapur u dėgjuan zėra.

-Sic duket, sonte kemi mysafirė-tha Agroni.

Tė vegjlit, me tė dėgjuar zėrin e Agronit, ngarendėn pėrjashta duke lėnė trenin vetėmuar tė ecte nėpėr rrugėn e tij. Qė tė dy nxorėn kokat nė derė dhe duke picrruar sytė, u munduan tė cajnė errėsirėn. Me tė diktuar hijet e bardha prapa bredhave, ermali pyeti vėllanė:

-Eli! Eli!…Atė ditė qė deshėm tė loznim nė tė bardha, babi na tha se vetėm fantazmat rrijnė gjithnjė nė tė bardha.

-Ėhė!

-Edhe ata janė nė tė bardha dhe tani po vijnė te ne!

Si cdoherė tjetėr, Ermali edhe tani ia doli tė fus frikėn nė barkun e vogėl tė Erėblinit.

Ai hapi sytė I tmerruar. Dhe, porsa I pa tek afroheshin, u fut brėnda me vrap.

-O gjyshi…gjyshi! Fantazmat, atje…prapa bredhave!-fliste duke u strukur nė prehėrin ė Agronit.

Agroni u ngrit nga kolltuku, duke qeshur me nipin frikacak qė dridhej nė krahėt e tij. Kur nė derė pa Petritin me familjen e tij, qeshi I lumtur dhe tha:

-Sikur tė gjitha fantazmat tė ishin kaq tė bukura, atėherė edhe unė do tė lutesha qė tė bėhesha I tillė qė sonte!

Pas pėrshėndetjes sė ngrohtė, pasoi njė qeshje e gjatė me vogėlushin.

Agroni I ftoi mysafirėt tė uleshin.

-Mirė se na erdhėt, tė gjithė. E vecanėrisht, ti djali im, qė edhe pas kaq kohe nuk guxon tė harrosh se, nė shtėpinė time mund tė urhdėėrosh nė cdo kohė!

Fjala e fundit ngacmoi ndėrgjegjen e Ilirit, edhe ashtu tė vrarė.

-Jo, axha Agron! Atė nuk do ta harroj, sic nuk harova kurrė bukėn e ngrėnė nė sofrėn tėnde. Por, nganjėherė njeriu ėshtė aq I ngarkuar saqė bėn gabime I pavetėdishėm.

Nė zėrin e Ilirit tingėllonte keqardhja e ngatėrruar me ndjenjėn e turpit e vrasjen e ndėrgjegjes sė ngacmuar nga mikpritja e zotit tė shtėpisė. Por cdo fjalė e tyre godiste edhe mė rėndė propozimin e Shpresės. Biseda qė kishin pasur para dy netėve, e bėnte tė kuptojė se ardhja e sotme nuk ishte asgjė mė tepėr se njė vizitė e pastėr shoqėrore si dikur. Por, krahas kėsaj ndjenje, ajo mezi priste shfaqjen e Artlindės, e bindur se askush nuk mund tė mbetej gjakftohtė para saj, qoftė ai edhe Iliri.

“Nėnė! Unė Artėn e kam parė!…Dhe, pėrpara m’u bė se kisha njė tė huaj qė s’e pashė kurrė!’-iu kujtuan fjalėt e tij. Por, njė pikėpyetje e madhe u pasqyrua nė mėndjen e Shpresės. Vallė, Iliri I saj ishte aq zemėrgur saqė as Artlinda e bukur tė mos mund t’ia lėkundte ndjenjėn e adhurimit?!

-Ku ėshtė Arta, sonte? Mos ėshtė hidhėruar pse nuk mbajta premtimin?!-pyeti Besi, sikur tė kishte lexuar mendimet e Shpresės.

-Jo, xhan! Arta nuk I hidhėrohet askujt e, mė sė paku, ty. Gjithė kėto ditė ka pritur ardhjen tuaj. Por sot nė mėngjes ajo ka shkuar nė fshat. Dhe, po ta dijė se ju erdhėt pikėrisht sonte kur ajo mungon, do tė mėrzitet-ia ktheu Drita.

Shpresėn e zhgėnjeu mėnyra se si iu pėrgjigj Drita. Sikur tė kishin ardhur mbrėmė apo sot nė mėngjes tė pinin kafe bashkė. Tė paktėn t’I kishin paralajmėruar se sonte do tė vinin.

Iliri ishte I vetmi qė mori frymė lirisht pas atij lajmi. I liruar nga ajo situatė qė e bėnte tė ndihej sikur tė ecte nėpėr njė tel, vazhdoi tė qėndronte krejtėsisht I qetė.

-Sa shumė mė ka lodhur kėto ditė me pyetjet pėr ju! Ju pėrmendte pandėrprerė. Prandaj mė duhej tė gjej pėrgjigjet ku mos tė jenė, vetėm qė tė kėnaq kurreshtjen e saj. Mė parė mė zėvėndėsonte Arbėri. Por, pikėrisht kur ju erdhėt dhe pyetjet u shpeshtuan edhe mė, ju morėt edhe Arbėrin me vete. Mirėpo, pėrkrah mungesės qė ka lėnė nė familjen tonė, unė I falem Zotit qė pas tė gjithave jeni kėtu, e c’ėshtė mė kryesore, tė gjithė shėndosh e mirė.

Petriti ofshau nė heshtje, duke lėshuar nga cigarja njė shtėllungė tymi tė dendur e tė errėt, si mendimet e tij.

-Po, moj Dritė, po!…Por, nėntė vjet!…Nėntė vjet u thonė atyre qė I varrosėm pėrgjithnjė nė dheun e huaj!

Nuk ishte pendesė ajo qė tingėllonte nė zėrin e Petritit. Ai do tė jepte edhe mė shumė pėr shėrimin e Ilirit tė tij. Por ishte njė plagė e mbetur nė zemėr. Njė fakt tė cilin do tė dėshironte ta ndryshonte!

Nė njė heshtje tė vogėl, tė gjithė brodhėn nėpėr kujtimet, qė cdo zemėr I ndjen nė mėnyrėn e vet. Por, ardhja e Besnikut nga qytetit, I nxori nga kujtimet. Se, ato vjet nuk ishin varrosur kot. Ato kishin ndihmuar qė Iliri tė qėndrojė serish mes tė gjithėve, si njeri I cili ka rast pėr jetė. Se, mbi tė gjitha, kishin ngushėllimin nė gjirin e atdheut e nė cdo kohė, mbėshtetjen nė njėri-tjetrin. Atmosfersa u gjallėrua nė dhomė. Tė gjithė filluan tė argėtohesin nė mėnyrat e veta. Tė ndarė sipas moshave tė pėrbashkėta, bashkėbisedonin. Ana e dhomės ku ishin tė rinjtė mbushej me tė qeshura, tė cilat ishin plotėsim I denjė I temave argėtuese qė zgjidhnin. Ndėrsa, mė tė vjetrit shikonin tė lumtur harmoninė mes fėmijėve tė tyre, qė dita-ditės rritej e pėrtėrihej.

Vetėm besit I mungont moshatarja e saj. Ajo, me tė kuptuar mungesėn e Artlindės, ishte strukur nė njė qoshe me binjakėt e vegjėl. Qė tė dy I kishte ulur nė tė dy gjunjėt dhe sa mė shumė qė fliste, aq mė shumė habitej me zgjuarėsinė e tyre, e cila tė linte pagojė.

-Ermali dhe Erėblini. Sa emra tė bukur!…Ti ishe Ermali, apo jo?!-pyeste Erėblinin pėr kushedi tė satėn herė.

Por, Ermali gjithnjė I gatshėm tė pėrgjigjej, ndėrhynte:

-Jo,jo. Prapė duhet tė ta pėrsėris. Ky qė ėshtė I ulur nė tė majtėn ėshtė Erėblini, ndėrsa unė jam Ermali. Si po harron edhe ti kėshtu? Apo ndoshta mė mirė t’I themi mamit tė veprojė edhe sonte, sic vepron kur luajmė me Yllin!

-E si vepron mami kur ju luani me Yllin?

-Po ja, Eli ka lindur pesė minuta pas meje. Kjo do tė thotė se unė jam djali I madh. Pikėrisht pėr kėtė, mami I vė nė krahė lule Elit dhe jo mua. Vetėm keshtu Ylli ia del tė na dallojė. Andaj, mendoj se kėtė duhet bėrė edhe me ty!-fliste Ermali tejet I bindur se nė tė njėjtėn mėnyrė duhej teė vepronin edhe me Besin.

Besi mbante barkun nga e qeshura. Dhe duke ua lėmuar flokėt e verdhė, ia kthente:

-Qė tani tė premtoj se nuk do tė harroj mė!

Shpresėn e tėrhoqi e qeshura e Besit nga ana tjetėr e dhomės.

-Edhe Besi me Artėn ishin dy vogėlushe tė mencura si kėta dy kolopucė. Por, ato dallonin nga njėra-tjetra si dita me natėn. Ndėrs Arta ishte e dėgjueshme, mbante fustanin me fjongo pėr bukuri, Besi me atė qėndrimin prej cuni kokėfortė, nganjėherė edhe mua mė bėnte tė dyshoj nė ishte vajzė sic e dia. Apo ndonjėherė tė pyetesha, nė ėshtė e imja vėrtet?!-tha ajo, duke shikuar Besin, tė cilėn binjakėt e thėrrisnin”dajo”.

Fjala e saj u fundit u mbyt nė tė qeshurat e tė gjithėve.

Edhe Ilirit ia tėrhoqėn vėmendjen binjakėt e Besnikut. Cuditėrisht, pėrpara I doli Arta e vogėl. Ndoshta prej atyre syckave tė kaltra qė I pėrngjanin syve tė saj.

-Oh, Ilir. Kjo tufė gonxhesh nė tavolinė ėshtė nga trėndafili qė ia fale Artės, pak para aksidentit. Vetėm ta dish se me sa kujdes I ka shėrbyer! Edhe pse oborri ėshtė plot lule gjithfare, atė e do mė sė shumti-tha Arbėresha.

-Si?!…Do tė thuash se ende qenka diku ai trėndafili I vogėl?-pyeti Iliri plot habi.

-Po, I dashur. Dhe, nuk ėshtė mė “e vogėl”!-citoi Arbėri fjalėn e fundit.

Por kuptimi I dyfishtė I fjalėve tė Arbėrit nuk I bėri pėrshtypje. Nė ato caste mėndja e tij ishte kthyer nė njė tė kaluar, tė cilėn kishte kohė qė nuk e kishte kujtuar. Aty, nė oborrin e Agronit, ku trėndafilat ende ishin fidane, ku lulet mezi nxirrnin kokat mbi bar, ku bredhat ende nuk ishin aq tė dendur sa tė formonin njė pyll e ku Arta ende ishte fėmija qė adhuronte.

Sa shumė kishte luajtur nė gjirin e atij oborri qė tashmė ishte bėrė njė kopsht. Sa herė ishte ngazėllyėr nga e folura e saj gjysmake. Sa e sa herė e kishte hedhur nė ajr, si njė flutur tė bardhė e tė bukur. E kur ajo I ngjitej rreth qafės me duart e shėndosha brumė, duke fshehur kokėn nė krahėt e tij, ai e mbulonte me tė puthura.

Shpeshherė, Drita e qortonte Artėn se po e mėrziste Ilirin. Por ai gjithnjė thoshte se ajo ishte arsyeja qė I ndėrtonte ditėn!

Pse nuk kishte ende njė mendim tė tillė?

Cfarė kishte ndodhur me ato kujtime tė dashura, tė afėrta por, pothuaj tė braktisura?

Vallė, edhe ato bashkė me kohėn kishin mbetur nė tė kaluarėn?

A ishte ende ai, Iliri I parė, tė cilit njė ditė e vetme I dukej e gjatė pa atė vogelushe, kurse tani nėntė vjet nuk I dukeshin tė gjata dhe me vetėdie I zgjaste edhe mė?

A ishe ky Iliri I parė, I cili edhe motrėn e vet e linte anash pėr vogėlushen e tezes Dritė? Apo, koha me hapat e saj po tentonte tė shkelte nė zemrėn e tij edhe kujtimet qė la pas vetes?

Si kishte mundur tė lejonte qė njė propozim I thjeshtė tė ndikonte aq keq nė dashurinė qė ndjente pėr fėmijėn e atyre njerėzve tė mirė, tė cilėt I respektonte si prindėr tė dytė?

Vallė, ishte fajtor mėrgimi qė mes tyre kishte shtrirė fillin e gjatė tė largėsisė. Apo mendja e trazuar, e cila duke u munduar tė harronte kujtimet e sė kaluarės plot trishtim, gati kishte tretur edhe bukurinė qė dikur plotėsonte rininė e tij tė hershme?!

Ndoshta pas pak kohe do tė largohej edhe mė shumė nga kujtimet qė e lidhnin me atė vogėlushe.

Apo ndoshta kur tė kthehej serish nė atė shtėpi, me ato gonxhe tė bukura do tė thurrte njė kurorė?!

***

Perdja e natės po ngrihej e agimi po rrėshqiste I larė nė vesėn e fshatit.

Kokrrat e rrumbullakta tė vesės ishin derdhur nėpėr fusha si margaritarė. Kėnga e bilbilave po hapte kurorat e luleve e kori I shpendėve zgjonte ėmbėl fshatarėt nga gjumi I natės. Edhe dielli shkėlqeu mbi majat e pishave dhe, duke depėrtuar nėpėr degė, I fali shkėlqimin e artė panoramės sė bukur tė fshatit. Njė rreze u shkėput nga tufa dhe , duke u pėrvjedhur nėpėr dritaren e hapur, u shkri nė nurin e bukuroshes sė fjetur. Ajo hapi qepallat e gjata dhe shikimin e freskėt hodhi pėrjashta, duke pėrzier njė psherėtimė tė pėrgjumur me gugatjen e pėllumbave nė parmakė.

Brėnda nė shtėpi nuk ishte zgjuar askush. Edhe gjyshja po flinte, por ajo, nė kėmishėn e natės doli pėrjashta. Kėmbėzbathur u drejtua tek kroi dhe futi duart e bardha nėn ujin e kthjellėt. Duart i ngrinė nga ftohtėsia e tij por, kur lau faqet, gjaku qė I vėrshoi nė faqe sikur ia shtoi edhe mė bukurinė. Fytyra e saj I pėrngjante trėndafilit nė degė kur cel behari, ndėrsa farfuritja e drunjve, gurgullima e ujit dhe aroma e barit tė njomė e magjepsnin, mes asaj parajse tė vogėl.

Elvira tanimė kishte ardhur nga shtėpia pėrbri dhe, pasi kishte mjelur bagėtinė, po pastronte enėt e qumėshtit nė kuzhinė.

-Laj sytė bija ime dhe eja tė pish njė gotė qumėsht tė ngrohtė!-thirri nga brenda porsa pa Artlindėn.

Por Arta kishte larė sytė dhe ushqimi mė I mirė pėr tė ishte peisazhi qė kishte pėrpara. Ajo shikonte e mahnitur pulat qė cukisnin fijet e freskėta tė barit tė njomė. Patat qė me sqepin lugė lėronin rrėnjėt e barit, duke lėshuar nga njė “krrrrr”!, qė asaj ia xiglonte veshin. Njė fllad I hollė ia shplante frymėn kur nė mes tė pėllumbave qė I silleshin pėrreth, mundohej tė kapte ndonjėrin, atė mė tė bukurin, qė puplat e purpurta e dallonin ndėr tė gjithė!

Pas njė mundimi tė kotė, sikur t’I ishte kujtuar dicka, u sul drejt stallave. Por, derisa vraponte nuk vuri re patokun, I cili me fodullėk po u vinte patave pėrreth. Papritur iu ngatėrrua nėpėr kėmbė dhe nuk e mori vesh se si u plandos nė tokė. Artlinda shtrėngoi gjurin nga dhmėbja e fortė, ndėrsa patoku me njė ga ga ga tė tmerruar mori fluturimin. U ngrit me mundim duke iu afruar qershisė sė vjetėr dhe, me njė gjeth tė saj u mundua tė fshinte gjakun qė kishte filluar t’I pikonte. Nė cast iu kujtua Mbrėmja e Maturės e…Ai!

Po mos tė ishte ai edhe atė natė do tė pėrfundonte nė kėtė mėnyrė, ndoshta edhe mė keq. Por tė ishte ai kėtu sot, ajo nuk do tė ishte lėnduar kaq shumė!

-Po ti ku ke humbur kokėn qė gjithnjė pėrfundon nė tokė?!-shfryu ajo e mllefosur.

U ngrit me mundim dhe iu afrua stallave. Futi kokėn brėnda nėpėr derėn e hapur. Por, duke hyrė nga drita nė errėsirė, nuk arriti tė shohė asgjė. Fėrkoi njė herė sytė. Por, cuditėrisht, edhe pasi I hapi, nuk pa tjetėr vec vicave qė flenin tė qetė. Kur shikoi edhe njė herė brėnda stallės dhe u bind se me tė vėrtetė tė gjitha mungonin, belbėzoi:

-Bagėtia!

Harroi dhėmbjen e gjurit dhe vrapoi drejt shtėpisė duke thirrur e tmerruar:

-Elvira!…Elvira!

E shoqja e bariut, me tė dėgjuar zėrin e saj la punėt dhe doli pėrjashta.

-Arta, mos u frigove gjė?!

-Bagėtia!…Bagėtia, Elvirė!…I kanė vjedhur…tė gjitha!-fliste me gjysmė frymė dhe, duke u drejtuar drejt dhomės sė Shkėmbit, shtoi:

-Po shkoj tė thėrras dajon!

Por, e qeshura e Elvirės ia ndaloi hapat.

-Pse qesh, moj? Cfarė mund tė bėjmė ti dhe unė?!

Elvira, duke mos ndalur atė tė qeshurėn e saj tė zėshme, mundohej ta sqaronte:

-Po, bariu…Im shoq…Shpendi!…Ai I ka nxjerrė nė kullotė, ha,ha,ha!

-Oooo!-u mbėshtet pėr mur dhe duke ia mėshuar kokės, shfryu me inat:

-Si nuk u kujtova mė parė, unė budallaqja?!

-Qytetarja e djallit!-e shpotiti Elvira, duke ia lėkundur gėrshetin.

Por, porsa ia pa currinin e gjakut, nxitoi tė merrte fashat qė pas kėsaj tė vazhdonte te bėntė punėt.

Paraditja iku nė ngrohtėsinė e diellit veror. Si nė cdo fshat tjetėr malor qė nuk I dihet kohės edhe aty po ndodhte e njėjta gjė. Ajo vapė e parurueshme nuk ishte vapė e zakonshme vere. Retė qė dalėngadalė po mbulonin diellin qė shkėlqente tregonin se shiu nuk ishte larg. Shigjetat e zjarrta canin mugėtirėn e qiellit dhe njė erė e furishme solli shi tė rrėmbyeshėm.

Artlinda po lexonte njė libėr nga biblioteka e Shkėmbit. Koha pėrjashta nuk e trazonte se ishte e sigurt nė dhomėn me dritare tė mbyllura. Vetėm njė shkrepėtimė rrufeje bėri qė tė largohet nga dritarja dhe duke lėnė librin mbi tavolinė, u ul para pasqyrės. Me shikim pėrshkoi fytyrėn e saj tė bukur e me gishtėrinjtė e gjatė preku lėkurėn e hollė. Nga balli largoi fijet e arta tė flokėve e nė bebėzat e saj tė kaltra erdhi e pushoi Ai!

Ajo e dinte se fuqia e dashurisė derdh edhe zemrat e ngurta. Se gonxhja e saj shpėrthen edhe mes kėrpudhave tė ligėsisė. Si mund t’I shpėtonte zemra e saj e mbrujtur dhe e gatuar me mirėsi?!

Pikat e shiut na xham si trokitje gishtėrinjsh, pėrcillnin ėmbėl trokun e mėndjes sė saj. Por, kur njė tronditje si njė grusht tundi xhamat, ajo ktheu kokėn mė rrėmbim. Poshtė nė tokė pa pėllumbin, tė cilin sot ishte munduar aq shumė ta kapte. Ai, nė pafuqi t’I qėndronte erės e shiut, ishte plandosur pėrtokė. Artlinda u largua vrik nga dritarja dhe, duke marrė velenxėn qė I kishte dhėnė Drenusha, nxitoi tė zbriste nė oborr.

Kur doli pėrjashta, shiu binte I rrėmbyėshėm. Nga kodra e vogėl, rrjedhat gjarpėrore bartnin baltėn e kuqe nė pellgjet e porsaformauara ku pikat e shiut formonin rrathė. Kur e mori nė dorė, pėllumbi gugaste I frikėsuae.

-Oh, shpirt I gjorė!-e mikloi me zėrin e saj tė butė.

Ngadalė e futi nė velenxė, dhe duke u future nėn qatinė e shtėpisė, u mundua t’u shpetonte currilave tė shiut, tė cilėt vareshin nga tjegullat si litar.

Nė korridor takoi Drenushėn, tek dilte nga biblioteka.

-Po ku ishte moj?! Ku ishe? Shih si je bėrė, cull!-klithi ajo porsa e pa ashut tė lagur.

Artlinda, u mundua ta mbėshtillte edhe mė mirė pėllumbin, I cili gugaste nė gjirinn e saj.

Kurse, Drenusha edhe teksa merrte peshqirin, nuk pushonte:

-A nuk e sheh c’kohė ėshtė? Do qė tė ftohesh pikėrisht tani qė erdhe tė pushosh nė fshat? Ndėrsa unė mendova se je lart dhe porsa desha tė vi atje.

Artlinda, qė gjer atėherė vetėm shtrėngonte dhėmbėt duke u munduar tė mbante kokėn drejt, duke nxjerrė pėllumbin nga velenxa ia ktheu:

-Edhe isha, derisa ky nuk u pėrplas pėrdhe. Edhe ky ėshtė lagur dhe, po tė mos e merrja, ndoshta do tė vdiste fare!

Drenusha I buzėqeshi ėmbėl vajzės.

-Po mirė. Eja tė shkojmė tek Elvira dhe aty do tė ngroheni qė tė dy.

Kur hynė nė kuzhinė, e njėjta kritikė pasoi edhe nga gjyshja dhe Elvira. Por, ajo me sy kėrkonte njė gazetė, nė tė cilėn do ta lėshonte pėllumbin. Me ta gjetur e shtroi mbi tavolinė dhe e lėshoi pėllumbin mbi tė. Pasi piu cajin e ngrohtė, tė cilin nusja ia solli saora, zu ta shikonte duke mbėshtėtur fytyrėn nė shuplaka. Sa I bukur dukej sot nė mėngjes, atje pėrjashta. Si I shkėlqenin flatrat, si tė flakėruara me ar. Ndėrsa tani, rymat e rrėmbyeshme tė shiut tė cilat e kishin pėrplasur, ia kishin tretur shkėlqimin. Nė cast nga buzėt iu shkėput njė buzėeqeshje e ėmbėl; ajo sot kishte shpėtuar njė jetė!

Atėherė kur kishte pirė cajin e ngrohtė, edhe pėllumbi ishte gjallėruar. Ai tni po I sillej pėrreth figurės sė njė blete nė gazetė, duke u munduar ta cukiste. Dhe, porsa lodhej nga mundimi I padobi, fillonte e gugaste. Arta e shihte duke qeshur. Ia vėshtronte edhe krahėt me lakmi, pėr shkak tė atij shkėlqimi tė praruar nė pendėt e posathara. “Lum si ti, pėllumb I bukur! Ke krahė, ke gjithė botėn. Ndėrsa, unė vetėm mund tė mbyll sytė e tė shetis nėpėr iluzionet e mia!”-mendoi nė heshtje. Pėllumbi gugaste, duke kthyer kokėn sa nė njėrėn anė-nė tjetrėn. Ai sikur mohonte mendimet e saj. Sikur mundohej t’I thoshte:”Ti ke mėndjen! Ti ke gjėnė mė tė shtrenjt botė, gu,gu!”

***

Ditėt nė fshat iknin pa u ndierė e Artlinda kishte filluar tė mėsohej me jetėn fshatare, e cila ishte vet gjallėria e natyrės. Gjithė ditėn vėrtitej nėpėr oborr, e shoqėruar nga pėllumbat, tė cilėt tani tė mėsuar me praninė e saj, porsa e diktonin, I fluturonin pėrreth duke I pushuar sa nė kokė sa nė krahė.

Kur e lodhte vapa, freskohej nė lumin e vogėl, e rrethuar nga patat qė notonin rreth saj. Cdo shtazė apo shpezė qė frymonte nė oborrin e gjyshit I gėzohej pranisė sė saj, duke ia ofruar secila nga njė kėnaqėsi mė vete. Vetėm me pulėn kllockė nuk ndodhte si me tė tjerat. Artlinda edhe tani rrėnqethej kur kujtonte ditėn kur kllocka pupėlshprishur e kishte sulmuar vetėm pse ajo ia kishte marrė njėrin prej zogjve. Shpėtimi I saj ishin vetėm sanat e mėdha, pas tė cilave ishte fshehur e tmerruar.

Por, dita ikte shpejt dhe ajo, porsa shihte diellin qė I afrohej perėndimit, ngarendte drejt kodrės vogėl dhe nga aty pėrpiqej d’I dallonte bagėtitė. Kur nga larg I diktonte ku ishin, vraponte nėpėr barin e butė tė livadheve tė pakositura, kalonte rrethojat dhe futej mes tufave tė dhenve. Shkėpuste njė qengj nga tufa, atė mė tė voglin dhe ulej nė cilimin e gjelbėrt duke e ledhatuar. Era verore ia lėmonte flokėt, ndėrsa fluturat shumėngjyrėshe loznin rreth saj vallen e tyre tė hareshme dhe, duke pushuar mbi lule, bėheshin njė me to. Sa shumė gėzohej kur me gjyshin dilnin nė pyll tė mbludhnin rrėshirė. Shpeshherė harronte fare dhe shkonte tepėr larg, vetėm qė tė mblidhte sa mė shumė rrėshirė. Kur nga lodhja e madhe ulej tė pushonte dhe nuk e shihte pėrreth gjyshen, ngrihej duke thirrur e tmerruar. Por, pėrgjigjen ia kthente vetėm jehona e zėrit tė saj, qė vinte nga ana tjetėr e pyllit. Kur dėgjonte jehonėn e zėrit tė saj trembej, ndėrsa thirrja e saj e frikshme nuk bėnte mė jehonė nė pyll por treėtej nėpėr drurėt e dendur. Por, piėkėrisht atėherė kur humbte shpresėn dhe mendonte se kishte humbur, zėri I gjyshit e ftonte tė ngarendte drejt tij. Kur e dėgjonte, I rrihte zemra si e trumcakut dhe, duke marrė frymė lirisht me mendimin se shpėtoi edhe kėsaj radhe, vraponte drejt tij, duke u bindur nga lodhja e vet sa shumė ishte larguar.

Por, edhe atje ku kėnga e lumturisė e pėrcillte nė cdo hap, diku thellė nė krahėror ndjente njė zbrazėtirė. Njė tronditje shpirtėrore tė cilėn nuk e kuptonte, ia grabiste gjumin dhe dita-ditės e ndjente se dicka e pakuptueshme po ndodhte rreth saj. Pėrvec mallit pėr prindėrit, ishte edhe njė arsye tjetėr, e cila me gjithė fuqinė e tėrhiqte tė kthehej nė gjirin e qytetit.

Dhe, ja, njė pasdarke, kur gjyshi, Shpendi dhe Shkėmbi po ndiqnin programin televiziv, ndėrsa Elvira dhe nusja po lanin enėt e darkės dhe gjyshja po thurrte qorape pėr Shpendin, Artlinda I tha gjyshes:

-Gjyshe. Unė do tė kthehem nė qytet!

-Po si aq papritur, moj bijė?!-ia ktheu ajo e habitur.

Artlinda mblodhi krahėt.

-Nuk e di as vet! Ditėn, nga pėrjetimet e shumta qė mbushin jetėn time s’kam kohė fare tė mėndoj pėr qytetin. Por, sapo vjen nata, e ndjej se mė mungon shumė. Pastaj, kaluan dy javė qėkur jam kėtu dhe mėma do tė jetė mėrzitur pa mua.

-Oh, thėllėza gjyshes. Po, ajo ka Agronin dhe as qė do t’I shkojė ndėrmend tė mėrzitet pėr ty. Edhe Shkėmbi kur zuri vendbanim nė qytet, mė qante hallin se, “do tė mėrzitem”. Vetėm plakun ma lėr kėtu ku ėshtė dhe ti me atė tėnden ik ku tė duash!-I pata thėnė. Dhe, as unė as gjyshi nuk kėrkuam shpqėri mė tė mirė. Kėshtu besoj se do tė ndodh edhe me Dritėn!-shpotiti gjyshja arsyen e saj.

Por, njė ofshamė e thellė iu shkėput nga krahėrori. Largimi I Shkėmbit nė fillim kishte qėnė njė grusht I fortė pėr ta. Por, edhe pse pėr shkak tė shkollimit, studimeve dhe mė pas punėsimit, u detyrua tė merrte vendbanim nė qytet, ai nuk I zhgėnjeu prindėrit kurrė. Pėrkrah ngarkesave tė mėdha tė punės dhe lodhjeve me shokėt, ai gjithnjė gjėnte kohė tė kthehej nga qyteti nė baltėn e fshatit tė tij, ku prindėrit e prisnin gjithnjė krahėhapur. Ai ishte gėzimi I vetėm qė mbushte lumturi ditėt e tyre tė plakura. Dhe, pikėllimin pėr largimin pėr largimin e Shkėmbit nuk e largonte dot as Drita, me vizitat e saj tė shpeshta.

Artlinda dhe gjyshja, nuk I thanė mė shumė njėra-tjetrės sepse nusja u duk nė derė.

-Kur iku Shkėmbi ne qytet, Besniku mė mashtronte me ardhjet e tij tė shpeshta. Por ai, pasi u martua mė harroi! Pas tij zgjodha Arbėrin dhe e desha poaq sa besnikun dhe Shkėmbin. Por, ajo capkėnja tjetėr ma mori ende pa u martuar! Nė fund mė mbete ti. Por, edhe ti u mėrzite me mua! Tani gjithė shpresat I kam mbėshtetur te ai vogėlush, I cili besoj se do t’I qėndrojė pranė gjyshes mė shumė se tė gjithė ju!-bėri me shenjė nga Drenusha e cila po qėndronte nė kėmbė.

Nusja uli sytė nė shtat ku po ruante frutin e vet e shpresėn e vogėl tė gjyshes. Ndėrsa, Artlinda sikur tė ishte gjeloze nė atė vogėlush, I cili ende pa ardhur nė jetė po ia zinte vendin, e siguroi gjyshen:

-Por unė prapė do tė vi moj gjyshe. Porsa tė vijė vjeshta dhe natyra tė vishet me ngjyrėn e verdhė. Apo ndoshta kur tė vije dimri e fshati tė mbulohet me jorganin e bardhė. Atėherė do tė vi dhe bashkė me gjyshin do tė rrėshqas nėpėr gjithė kėto kodra. Do tė luajmė me topa bore me dajon, ndėrsa mbi kodrėn e vogėl nėn pishė do tė bėjmė njė dordolec, unė dhe ti bashkė!

Gjyshja ia krisi sė qeshurės, duke nxjerrė nė pah dhėmbėt e saj tė verdhė.

-Pa dėgjo kėtu moj Elvirė. Mbesa ime do tė hip gjyshin nė sajė, ndėrsa me mua do ta bėjė njė dordolec, ha ha ha!- qeshte gjyshja me lotė. Ende nu ke parė mirė se si vjen dimri kėtu. Atėherė do ta die se po ta hipėsh gjyshin nė sajė do tė vervisėsh nė atė botė, ndėrsa nga gjyshja do tė bėsh njė dordolec I cili s’do tė shkrihet as nė pranverė!-u bashkua Elvira, duke fshirė duart nga larja e enėve.

-Oh, Elvirė. Unė nuk mendova ashtu!- bėri ajo e mėrzitur, ndėrsa ato qė tė tria qeshnin.

-Sido qė mendove, shumė mirė e the. Se, po mos tė premtoje se do tė vish serish, ne nuk do tė tė linim tė shkoje fare. Por, cfarė do tė bėjė Drita kur ti tė martohesh dhe vjehrra nuk tė pyet pėr mallin, si ne?!

Artlinda ndoqi me sy buzėqeshjen e nuses dhe tė gjyshes. Por, edhe pse nė heshtje pyeti veten, aty nuk foli. Kishte kohė pėr gjėra tė tilla. Kishte shumck pėrpara qė tė mund tė shkonte pėrnjėherė aq larg.

-Arta, poqese je mėrzitur ne nuk ta prishim qejfin. Sonte do t’I them Shkėmbit. Dhe qė nesėr do tė zbresim nė qytet se qėprejse u kthye Petriti, ne s’po shihemi mė mes vete, apo jo nėnė?!-ndėrhyri Drenusha.

-Tė rinjtė vendosin!-mblodhi krahėt gjyshja. Atėherė do t’mė thotė dhėndėri:”Merre edhe bijėn tėnde me vete, se nuk e vlen barra qiranė t’ua nis nga njė e t’mė ktheni nga katėr e pesė!”

***

Kishte kaluar njė muaj qėkur familja e Petritit iu kthye vendbanimit tė vjetėr. Por dėshira e Shpresės qė vajza e Agronit tė bėhej nuse e djalit tė madh, mbeti vetėm ėndėrr. Duke e patur tė qartė se nuk kishte tė bėnte mė me njė fėmijė, u mundua tė pajtohej me zhgėnjimin qė ia ofroi Iliri, ndonėse me vete as pėr njė cast nuk pushoi tė lutej pėr pėrmbushjen e dėshirės sė saj.

Shpresa dhe Petriti ato ditė, tė shumtėn e kohės e kalonin nė shoqėrinė e Agronit dhe tė Dritės. Arbėri, gjithė kohėn e kalonte me Kaltrinėn, e cila falė kėmbėnguljes tashmė nuk kishte vetėm bekimin e familjes tė fejohej me njėriun qė dashuronte, tani gėzonte edhe lirinė qė I pėrkiste. Besi, nė mungesėn e Artlindės shoqėrohej me Astritin, duke provuar tė lidhej serish me shoqėrinė e vjetėr. Ndėrsa Iliri, me qėndrimin e tėrhequr tė linte pėrshtypjen se ajo qė I kishte munguar gjatė gjithė kohės ishte shtėpia e tij. Ai, I lodhur nga daljet e kota nė kėrkim tė bukuroshes sė panjohur, ishte mbyllur nė botėn e tij se vetėm kėshtu e kishte mė tė lehtė. Qėkur e takoi flokėartėn e kuptoi se ai qė ishte deri mė tani s’do tė ishte kurrė mė aty e tutje. Qė nga ai cast, cdo gjė nė qytetin e tij u mbėshtoll me njė bukuri tė vecantė, duke idealizuar edhe me tepėr emrin e shenjt, si qytet I lindjes sė tij. Casti I quajtur “Aty” kish trokitur dhe ajo shtojzovalle qė I mbolli atė ndjenjė nė krhėror ishte pikėrisht Ajo!

Por atij I mbeti vec kujtimi I asaj nate. Mė kot kėrkonte figruėn e saj nė ėndrra e nė realitet, se as e gjėnte as dėgjonte gjė pėr te. Sikur ajo tė ishte shfaqur vec t’ia grabiste zemrėn dhe, pas zhdukjes, tė mos linte gjurmė tjetėr vec asaj shamie qė kundėrmonte aromė trėndafili!

Edhe sot agimi me hapat e lehtė kishte shtyrė errėsirėn e natės. Kushedi nė c’anė tė botės sė ėndrrave shtegonte Iliri, kur dielli pushoi nė dhomėn e tij. Rrezet e tija iu derdhėn mbi fytyrė dhe me shkėlqimin e tyre tė fortė sikur I thoshin: ”Zgjohu!…Zgjohu tanimė se ėshtė koha dhe dita ėshtė plot befasi!”

Ai hapi sytė, ndėrsa trupi I lahej nė djersė. Por nuk ishin rrezet ato qė ia nxorėn gjumin. Ishte ajo, qė si njė hije e artė e krijuar nga pluhur yjesh, I ishte shfaqur sonte nė ėndėrr. Edhe tani kur ishte zgjuar, para syve iu shfaq fytyra e saj ashtu, e bukur e e pakapshme. Hapi shuplakėn e dorės, duke kėrkuar dicka. Nė ėndėrr, ajo grua, nė vezullim sipėr I kishte hedhur nė dorė njė unazė. Por pėr tė e tėra kishte qėnė njė vizion nate e asgjė mė shumė.

Me mendjen e trazuar, mbuloi fytyrėn me tė dyja pėllėmbėt. Mori pakon e cigareve, tė cilėn e kishte lėnė afėr bishtave tė shuar nga nata e kaluar dhe e ndezi njė prej tyre, duke tretur shikimin nė fjollat e tymit tė dendur, qė pėr pak caste ndėrronte aq shumė forma. Diku, mes asaj mjegulle, iu bė se po derdheshin flokėėt e saj tė gjata. Atė portė qė asnjė tjetėr nuk kishte mundur as ta lėkundte, sytė e saj e kishin shkatėrruar me njė shikim dhe me njė shpejtėsi rrufeje kishte depėrtuar e zėnė vend atje ku ishte krijuar njė zbrazėtirė me vjet. Gonxhja e buzėeve tė saj ishte mbjell nė zemrėn e tij dhe me aromėn e dashurisė mbushte cdo kthinė tė saj., duke munduar qėnjen me njė vuajtje tė ėmbėl. Ishte e madhe ajo qė ndjente pėr vajzėn e panjohur. Sa qielli qė mbyllej nė shkėlqimin e syve tė saj… Sa rinia vet!

Ata sy nuk ishin si gjithė tė tjerėt. Ata ishin sytė e njė njomėze tė padjallėzuar, qė ia kishin zėnė zemrėn peng vetėm me njė shikim. Ishin sytė e njė shqiptareje!

Njė trokitje e lehtė trazoi mendimet e tij. Nė dhomė u duk Besi me njė gotė lėng frutash.

-Oh, sa mirė qė qėnke zgjuar vet se, unė do tė tė zgjoja meqė isha e mėrzitur shumė. Paramendo! Kanė kaluar tri javė qė nga dita qė dėrgova filmin te fotografi dhe ai ende nuk I ka bėrė punuar fotografitė e Mbrėmjes sė Maturės. Ky ėshtė njė absurd!-fliste ajo, duke zėnė vend pranė tij.

“Mbrėmja e Maturės!…Ajo!…Si nuk jam kujtuar mė parė?!”

-Merre se ėshtė e ftohtė dhe gjumi do tė ik si I shashtisur!-shtoi Besi, duke I ofruar pije.

-Oh, sa I etur isha!-belbėzoi ai, duke ia rrėmbyer gotėn nga dora.

Besi e pa me habi se si po e pinte me njė frymė.

-Mos pate ndonjė furrė gėlqereje aty brėnda?!

-Dicka e tillė!-nėnqeshi Iliri duke hedhur cigaren qė tani po I digjte gishtėrinjtė.

Nga shkallėt u dėgjua zėri I Shpresės, e cila kishte pėrgatitur mėngjesin dhe po priste gjersa tė zgjohej Iliri.

-Ilir,Besi. Zbritni poshtė se buka ėshtė gati!

Ndėrsa po zbrisnin shkallėve, Besi e pyeti:

-Ilir. Do tė dalim sot nė qytet?

-Nuk e di Besi. Varet nga disponimi!

-Po disponimi nga kush varet?

Iliri nuk foli.

Pas mėngjesit dhe kafeve nė shoqėrinė e sė ėmės, dolėn nė qytet. Iliri gjithė kohėn ishte I mbėshtjellė me hijen e ėndrrės sė mbrėmshme. Por, atė shpresė qė gjithnjė e tėrhiqte drejt qytetit, nga zhgėnjimet e njėpasnjėshme nuk kishte guxim ta pėrfill.

Qytetin kishte filluar ta pllakoste vapa mbytėse e korrikut. Nėpėr rrugė, njerėzit vraponin si thneglat nė tė shira, tė grabisnin sa mė shumė nga ajo ditė. Dukej se ishte ditė tregu, se ditė gjithė bota ishte mbledh aty. Automjetet e turma njerėzish haseshin nė cdo hap. Edhe Artlinda ishte pėrzier mes atyre grumbujve. Tanimė ia kishte lėnė lamtumirėn fshatit dhe me njė tufė kallinjsh nė dorė po ecte nėpėr trotuarin e mbushur me njerėz. Qyteti shkėlqente nėn rrezet e diellit. E ajo e shikonte e lumtur, duke menduar se edhe me atė zhurmė makinash dhe me ato turma njerėzish, ai pėr tė gjithnjė do tė mbetej vendi mė I bukur nė botė.

Shpeshherė parandjenja, si njė zog sqepar, lidh mendimet tona me realitetin.

Derisa Besi me dorėn e mbėshtetur nė dritaren e hapur, pėrziente fishkėllimėn e saj si prej cunit tė hareshėm me zhurmėn e makinės dhe mezi priste tė ndalonin diku, Iliri I humbur nė tingujt e ngrohtė tė asaj melodie pėrcillte tabllotė qė I shfaqeshin para syve. Qyteti ishte plot vajza gjithfare, por ai nė mesin e tė gjithave edhe sot kėrkonte njė trup dhe njė palė sy. Shkėlqimi I tyre zgjonte cdo dėshirė tė fjetur dh shqetėsimet e parrėfyera I ndjente nė tė rrahurat e zemrės.

Parandjenja ishte reale. Flokarta ishte atje, me gjithe bukurinė qė magjepste.

Ai po pėrcillte cdo hap tė sajin, duke menduar se ishte tepėr e mirė pėr tė mos qėnė pjesė e imagjinatės sė tij, ushqim I sė cilės ishte vetėm edhe njė takim me tė. Por, pikėrisht atėherė kur filloi tė bindej m realitetin e bukur, klithma e tmershme e Besit ia shpoi veshėt.

-Ilir! Kujdes!

Njė fishkėllimė e fortė gomash mbyti zdo zė tjetėr dhe makina saora u gjet nė trotuar. Njė tronditje e fortė si cekan, goditi tėmthat e Ilirit. Ai kafshoi buzėt nga pėrtėritja e skenės sė rinisė sė hershme. Nė tru iu bė se ndjeu serish dhėmbjen e tmerrshme e nė vesh I tingėlloi klithja e thekshme qė kishte bėrė dikur. Mendimi se dikush mund tė kishte mbetur e pakujdesisė sė tij, e mbuloi nė djersė.

Edhe Artlindėn, si cdo kalimtar tjetėr, ajo fishkėllimė e fortė gomash e kishte tėrhequr si njė dorė e fortė. Ajo tanimė po shikonte nga larg. Pėrmes turmave tė njerėzve qė sakaq e rrethuan vendin e ngjarjes, nuk mund tė dallonte shumė. Por, kur pėrmes dritares sė hapur kalimthi dalloi fytyrėn e tij, ngriu nė vend.

-Duhet tė jetė djali I Petritit!- u shkėput njė zė nga turma.

“Djali I Petritit!”-belbėzoi.

Njerėzit sa vinin e shtoheshin dhe nga shqetėsimi, nė sytė e saj tė gjithė u shkrinė nė njė pikė. Koka iu mbush me pikėpyetje tė mėdha qė ia mjegulluan shikimin. Fyti iu tha, duart iu drodhėn e kallinjtė I ranė mbi trotuar.

Kur u zgjua nga ai ankth, nė tė cilin nuk dinte sa kishte qėndruar, u pėrkul t’I mbledhte. Kallinjtė I mblodhi, por mendimet e trazuara nuk I mblodhi dot. Asaj i bėhej se nuk shihte mė asgjė. Drejt shtėpisė e conin vetėm kėmbėt.

Iliri ishte ende nė vendin e ngjarjes dhe nga oshėtima qė I gumėzhinte nė kokė, nuk dėgjoi as zėrin e policit. Ishte Besi ajo qė ia dha dokumentet qė kėrkonte. Iliri, vetėm kur pa fshatarin qė po shikonte me pikėllim qėrshitė e derdhura nė trotuar, mundi tė pyes:

-U lėndua dikush?!

-Askush nuk ėshtė I lėnduar. Ju patėt fat se goditėt karrocėn dhe jo fshatarin-ia ktheu polici, duke shfletuar dokumentet pėr tė shtuar:

-Tani duhet tė paguani dėmshpėrblimin pėr fshatarin dhe gjobė pėr pakujdesinė qė treguat nė drejtimin e automjetit.

Iliri ia dha paratė pa folur. Polici I numėroi I qetė dhe duke ia kthyer dokumentet, u largua.

Edhe pas largimit tė personit tė autorizuar, Iliri nuk lėvizi nga vendi. Besi me duart e lidhura e shikoi nėn vetulla heshtur.

-C’pate Ilir?

Iliri shfrytėzoi shenjėn qė nga larg tė policit, qė t’I shmangej pėrgjigjes. Pa fjalė mori drejtimin nga autoservisi.

Artlinda, vetėm kur u gjet para dyerve tė shtėpisė u kėndell nga pamja e oborrit, e cila e tėrhiqte tė futej brėnda. Shikoi me mall parkun e gjelbėruar, pėr tė cilin qysh si fėmijė nuk kishte kursyer mundin, as djersėt. U fut nė tunelin e gjatė tė formuar nga hardhitė, mbi shtratin e tė cilit gjethet loznin gėzueshėm. Pas cdo hapi qė futej nė oborr, sytė I bridhnin nė cdo lule, duke mos u ngopur sė shikuari. Ndėr gjithė ato shikoi dhe trėndafilin e bardhė qė qėndronte pranė dhomės sė saj si roje besnike. Kurorat qė lėkundeshin nga njė erė vere ulnin kokat e dukej sikur pėrshėndėsnin ardhjen e zonjės sė tyre tė bukur. Ishte ai, trėndafili I Ilirit, I cili me gonxhet e bukura ia shpėrblente cdo bulėz djerse qė kishte derdhur pėr tė. Trėndafili I Ilirit: djalit tė Petritit!

Pikėpyetjet serish iu grumbulluan nė kokė. Por, fakti se ishte tepėr larg qė tė mund tė shihte qartė, ia mjegulloi tė vėrtetėn, duke zhdukur saora pikėpyetjet qė ia rėndonin kokėn gjer atėherė. Kushedi sa emra tė ngjashėm ka!-mendoi, duke marrė frymė lirisht.

Kur nuk I pa binjakėt nėn kumbullėn e verės, kuptoi se Arbėresha kishte shkuar tė vizitonte familjen e saj. Kur u fut brėnda, nė dhomė pa vetėm prindėrit. Zėri I radios, tė cilin e dėgjoi qė nga jashtė, mbushte shtėpinė. Agroni, I shtrirė nė kanape, po lexonte gazetėn. Ndėrsa Drita, e cila gjer atėherė kishte ujitur lulet e kopshtit, tani po ujiste lulet e shtėpisė.

-Tė paktėn kėto nuk ke nevojė t’I ujisėsh,-tha Artlinda, duke treguar tufėn e kallinjve.

-Arta!- klithi Drita e befasuar, duke e pėrqafuar krahėhapur.

-Shpirti I nėnės!…Sa shumė mė mungove!… Sa e zbrazėt mė dukej shtėpia. Asnjėri s’tė zėvėndėsonte dot!-fliste Drita duke e shtrėnguar nė krahėror vajzėn e saj tė vetme.

-Vogėlushja ime! Po mos tė vie sot, do tė pasonte dėnimi. Nuk e kishim marrėveshjen kėshtu!- fliste Agroni, pa pasur kohė tė lėshonte gazetėn nga breshėrima e puthjeve tė saj.

-Oh, baba! Po tė ishe nė vendin tim edhe ti do tė veproje kėshtu. Vetėm sikur tė ishe atje, do ta shihje edhe vet se do tė harroheshe fare nga gjallėria e jetės qė mbretėron. Ėshtė e mrekullueshme! Pastaj, po tė mos ngulja kėmbė, gjyshja s’do t’mė lejonte tė via as sot. Por, sa keq o baba, qė nuk u bė sic planifikuam. Mbrėmė me gjyshen dhe Drenushėn vendosėm tė vimė nė qytet tė gjithė bashkė. Por, mbrėmė natėn u sėmur njė lopė dhe daja porsa mė zbriti nė qytet, shkoi tė merrte veterinerin. Por, ata mė kanė premtuar se, do tė vinė me tė gjetur rastin e parė!

Ajo fliste papushim pėr gjithė ato qė kishte pėrjetuar. Ndėrsa ata e dėgjonin me ėndje cdo gjė tė asaj bote brėnda sė cilės ishte rritur Drita.

***

Shtėpia e Petrit Gurit tanimė dukej si njė herė e njė kohė, e bukur e plot gjallėri. Cdo dhomė e saj ishte veshur nga inventarėt e zgjedhur sipas modės mė tė re. Ndėrsa salloni I madh, I riparuar me njė shije tė vecantė, me gjithė ndryshimet e tij dukej edhe mė I bukur.

Iliri, doli nga dhoma e tij. Kaloi nėpėr tepihin e kuq qė shtrihej gjatė shkallėve dhe vazhdonte pėrmes sallonit tė madh dhe u ul nė njėrin nga kolltukėt e veshur me lėkurė tė shtrenjt. Pėrmes qepallave tė gjata hodhi shikimin pėrjashta. Sot ishte ditė e re! Por, nė mėndjen e tij ende silleshin castet e ditės sė djeshme. Kishte pushuar e bėrė gjumė, por mėndja e trazuar kishte mbetur zgjuar. Kėnga e bilbilave qė dėgjohej nga jashtė dhe zėri I tyre I bukur sikur e ftonte t’iu bashkangjitej.

Kur doli nė verandė, nė kėmishėn e kaltėr tė qiellit, dielli I varur si medaljon shėnonte orėt e paraditės. Nė parkun vjetėr por ende tė bukur I cili para cdo dritarje shėnonte nga njė hark plot gjelbėrim, daci larosh hidhej mes luleve dhe luante, sa me njė flutur sa me kurorat shumėngjyrėshe. Nė cast iu bė se ai ishte peisazhi me I bukur qė kishte parė gjithė jetėn e tij. Se, dielli aty shkėlqente mė I bukur se nė cdo skutė tjetėr tė gjithėsisė dhe kėngėt mė tė bukura ishin mbledhur aty. Dhe, edhe pas kaq kohe e ndjente se cfarėdo stine qė do tė vinte nė tokėn e tij, qofte vjeshtė plot shira apo dimėr me acar qė tė ngrin, aty gjithnjė do tė mbetej njė ngrohtėsi e vecantė, tė cilėn nuk e kishte shijuar tash nėntė vjet.

Daci plak, me tė diktuar Ilirin, iu hodh nė prehėr.

-Ilir. Ne po dalim nė Parkun e Vogėl. Do tė na bashkohesh?-pyeti Petriti, I cili po pinte kafe nė oborr me pjesėtarėt e tjerė tė familjes.

-Jo, baba. Sot do t’I bėj shoqėri ketij daci, I cili vėrtet duket I vetmuar,-ia ktheu Iliri. Por duke e ditur se I ati edhe pafjalė e kuptonte se nuk kishte disponim, shtoi:

-Baba. Me mua cdo gjė ėshtė nė rregull. Vetėm dua tė sodis oborrin qė sot duket se shkrihet nė bukuri. Ndėrsa ju shkoni e argėtohuni sic e kėrkon pushimi I parė pas mėrgimit.

Iliri mbajti qėndrimin e njeriut qė nuk I mungonte asgjė. Fakti se ai kishte cdo gjė qė mund tė dėshironte njė I ri, I bindte tė tjerėt lehtė. Por askujt nuk I shkonte nė mėndje se njė zbrazėtirė nė zemrėn e tij nuk ishte mbyllur kurrė. Vajzat e ndryshme qė kishin kaluar nėpėr jetėn e tij, kishin qėnė njė ngushėllim I vogėl, sa pėr tė luftuar vetminė. Por, edhe pse gjithnjė diti tė cmoj bukurinė e femrės dhe tė jetė I kėndshėm nė shoqėrinė e tyre, asnjėherė nuk kishte shkuar tepėr larg. Sikur zemra e tij ishte ruajtur nga njė mburojė e artė, brėnda sė cilės mund tė depėrtonte vetėm njė dashuri. Ato ditė, fare papritur, njė agim drite kishte shpėrthyer nė errėsirėn e rinisė sė tij, duke shtrirė lidhjen e shenjtė shpirtėrore midis tij dhe bukuroshes flokartė. Ajo I kishte ndihmuar tė kuptojė se pėr cfarė kishte vuajtur gjer atėherė. Krenarinė e tij dhe qėndrimin kryelartė qė e bėnte tė pakapshėm pėr botėn femėrore, bukuria e saj e kishte shkapėrderdhur. Shpirti, qė gjer atėherė kishte qėnė nė shtegtim pėr dashurinė, tani I ishte kthyer qerdhes sė vjetėr. Se ai ishte dashuruar dhe trupi I tij po digjej gjer nė atomin e fundit!

Sa bukur nganjėherė mendimet tona pėrputhen me realitetin. Njė gjė e tillė ndodhi edhe me Besin qė padashje shtjelloi mendimet e tij. Ajo ishte kthyer nė mesin e rrugės, tė mos e linte Ilirin vetėm dhe tani, me duart nė xhepa po ecte duke kėnduar:

_Ku po shkon moj sykaltroshe

Ndalu mė shiko

Vec njėherė bukuroshe

Ti mė ledhato

Me jep shpresė dashuri…

-Ah!…Ajo ėshtė xhevahir!

Besi, e vetėdishme se Iliri kishte belbėzuar nė njė moment tė harruar, ndėrpreu kėngėn dhe pyeti:

-Cila? Sykaltroshja qė po i kėndoja?

Iliri nėnqeshi I zėnė ngusht.

-Ndoshta?!

-Ah, princesha ime flokėartė!…Rrezja ime me sytė si margaritar!-vazhdoi Besi nė avazin e vjetėr.

Por vetėm pas pak, duke zėnė vend pėrballė tij ngulmoi nė tė. Sytė e tij, qė gjithnjė bredhnin nė njė botė mendimesh; buzėqeshjet qė gjithnjė I nxirrte nė shesh si me dhunė; qėndrimi I tij si I humbur…Gjithė ato Besit I kujtonin dicka!

E njėjta gjė po ndodhte edhe me Erėn nė atė verė!

-Ilir!-thirri menjėherė dhe shtoi:-Unė sapo e zbulova njė tė vėrtet. Ndėrsa, e jotja ėshtė vetėm t’mė pergjigjesh me Po ose Jo. E qartė?

-E qartė!-pohoi ai, vetėm mos t’ia prishte.

-Ti ke rėnė nė dashuri!

Iliri buzėqeshi me mėnyrėn e saj direkte.

-Heshtja ėshtė pohim. Tė kalojmė nė tė dytėn: -Cila ėshtė ajo?-vijoi Besi, sikur tė kishte pėrpara njė listė tė tėrė tė pėrpiluar me pyetje.

-Kush tė tha se unė jam dashuruar?!

-Oh, mos tė lutem! Mos tė kthehemi pėrsėri se pyetja e parė-bėri ajo e mėrzitur dhe shtoi:

-Mė trego pak mė shumė nga ajo qė munda tė zbulojė vet. Vetėm edhe pak sa tė kėnaq kurreshtjen time. Unė nga ti kuptova vetėm se ajo ėshtė xhevahir. Ndoshta edhe flokėartė dhe me sy si margaritar!

-Cka do tė dish mė shumė?

-Atė qė di dhe ti!

Ai psherėtiu thėllė.

-Unė di asgjė. Kjo ėshtė fatkeqėsia ime!

-O Zot!…Pse gjithnjė jam dėshmitare e kėtyre dashurive tė mėdha?!-thirri Besi duke shikuar qiellin.

***

Arbėreshės, nė mbrėmje vonė, I telefonoi vėllai se e ėma e tyre ishte e sėmurė. Meqėnse kjo ishte njė mungesė e papritur, Artlinda planifikoi qė bashkė me binjakėt tė shkonte buzė Bistricės.

Tė nesėrmen, vogėlushėt porsa u zgjuan, hynė nė dhomėn e prindėrve si gjithmonė dhe, kur nuk gjetėn njėri filluan tė kacafyten. Zėrat e tyre I nxorėn Artlindės gjumin. Pa humbur kohė, u hodh nga shtrati, veshi robėdeshambrin dhe ngarendi tek ata. Binjakėt, me ta parė, iu hodhėn nė pėrqafim. Ermali, me tė fituar puthjen, iu shkėput nga krahėrori. Por, Erėblini I varur nė krahėt e saj, filloi ankimet:

-Arta. Unė do tė fle me ty qė sonte!

-Pse, xhan?

-Se, mami ka ikur nga ne qė me natė dhe unė kam frikė tė fle vetėm se mė ha miu!

Ajo, duke e kuptuar se ia kishin futur frikėn trillimet e Emit, duke e shtrėnguar nė krahėror ia ktheu:

-Jo, pėllumbi im. Ajo nuk ka ikur nga ju se ju jeni fėmijė shumė tė mirė. Por, ajo ka shkuar tė vizitojė gjyshen se ėshtė e sėmurė. Prandaj s’ke pėrse frikėsohesh se mami do tė vijė prapė dhe do tė ngrejė kurthe qė miu tė bjerė nė to. Hė! Si thua ti? Do apo jo qė ta mbysim miun?

I vogli pėr njė cast endi fjalėt e saj nė mėndje, pėr t’ia kthyer mė pas:

-Jo se, ėshtė mėkat!

-Po pse?

-Se ėshtė I vogėl dhe nuk ka mėmė fare!

-Ku e di ti?

-Se ai gjithnje bredh vetėm. Edhe ajo do tė jetė sėmurė si gjyshja e poqese ne do ta zėmė miun nė kurth, kush do t’I shkojė pėr vizitė minushes, pastaj?!

Artlinda ia krisi sė qeshurės. Kurse Ermali, duke kujtuar miun e vetmuar nga filmat vizatimorė, pranoi teorinė e tij.

Pas pak Artlinda pastroi sytė, I veshi dhe shkoi nė kuzhinė ku po e thėrriste Drita. Pasi mori shportėn me ushqime, u gjend nė rrugė sakaq.

-Hė, moj Arta. Nxore tė shetisnin bukuroshėt e lagjes?-u dėgjua nga dritarja zėri I fqinjes.

-I nxora, por kushedi kur do mund t’I fus brėnda pėrsėri-ia ktheu me buzėqeshje.

Kur u pėrzien nė gjallėrinė e qytetit, Artlinda ndaloi t’u blejė akullore me tė kaluar pranė ėmbėltores sė parė. Eli I dėgjueshėm, menjėherė mori akulloren dhe duke e mbajtur me njė dorė trotinetit, mundohej ta lėpinte. Por Emi, ende pa filluar tė parėn nguli sytė nė akulloret laroshe, tė cilat qėndronin nė vitrinėn e ėmbėltores.

-Arta. Mė blej akullore!-tha, posa lėpiu njė herė akulloren qė kishte nė dorė.

-E ke njė, xhan!

Ai shikoi I pakėnaqur akulloren e pėrgjysmuar. Dhe, duke ia zjgatur si ndonjė gjė qė mund t’ia kthesh shitėsit prapė, tha:-Jo, jo. Na, merre kėtė. Unė dua nga ato aty!

-Do tė ftohesh.

-Do tė ngrohem nė diell!

Artlinda, duke e parė se ishte e kotė t’I flisje, deshi s’deshi, ndaloi t’I blinte tjetėr. Asofare, cfarė I donte Ermali. Kur u kthye me akulloret e tjera, Eli kishte kullufitur edhe kornetin. Dhe, tani me duart e vogla po shtynte trotinetin me sa fuqi kishte, qė tė ecte nė hap me makinat buzė trotuarit.

Nė rrugėn qė conte drejt Grykės sė Rugovės, kishte plot qytetarė qė shkonin tė gjenin freskinė buzė Bistricės. Njėri ndėr ta ishte edhe Iliri.

Sa ishte larg vendlindjes, mezi priste trokitjen e orės sė kthimit. Dhe kishte bėrė aq shumė plane pėr krijimin e njė jetese tė mirė. Por, tashmė qė ishte kthyer, cuditėrisht, nuk mundohej rreth asgjėje. Ndėrsa Arbėri, pas diplomomit nė fakultet dhe kurorėzimit tė dashurisė sė tij, kishte plane tė tjera pėr jetė, cdo mendim e plan I Ilirit ishte pėrqėndruar nė njė pikė tė vetme, e cila ende qėndronte nėn misterin e fatit!

Ai ishte I vetdijshėm se ajo qė ndjente pėr bukuroshen e panjohur nuk ishte ndjenjė e castit as simpati qė lind e shuhet shpejt. Por ishte dashuria qė pas cdo casti thellohej nė zemėr. Diku thellė nė shpirt e ndjente se ajo I pėrkiste atij. Se vetėm bukuria e saj I kishte pushuar nė zemėr dhe si pikė vese ishte shkrirė nė tė. Fytyra e saj plot hir gjithnjė I shfaqej pėrmes njė drite engjėllore. Trupi I saj I njomė, I freskėt e dehės, nė thellėsinė e netėve e linte pa gjumė. Ajo ishte dėshirė, ėndėrr e shpresė. Ishte celėsi magjik pėr portėn misterioze tė lumturisė!

Duke qėndruar buzė ujit, serish po shikonte bukuritė e vendit tė tij. Gjethet e trazuara nga era verore loznin gėzueshėm. Gurgullima e ujit ia pėrcillte mendimet si njė simfoni e ėmbėl. Njė puhi e hollė ia freskonte shpirtin, duke ia shuar mallin e nėntė vjetėve. Por sytė, qė gjer atėherė brodhėn, ndaluan e u ngurosen mes ujit kristalor, sikur tė frigoheshin se pas njė rrahjeje qepallash ai imazh do t’I zhdukej parasysh.

Ishte ajo, kaltėroshja e ėndrrave tė tij qė po qėndronte nė ujė si njė pulėbardhė qė lan flatrat!

-O Zot!…Vallė engjėjt takojnė rrugėt tona gjithnjė papritur?-belbėzoi me gjithė lumturinė e atyre casteve.

Artlinda doli nga uji ku po lante duart dhe u kthy nė vendin e vet. Shikoi edhe njė herė binjakėt, tė cilėt po luanin pranė saj dhe pasi hoqi fustanin e hollė, e palosi dhe e vuri nė shportė. Mori gazetėn qė e bleu nė qytet, e shfletoi ngadalė dhe filloi tė lexojė lajmet mė tė reja. Ishte aq e pėrqėndruar nė lexim sa nuk dėgjoi pėrshėndetjen e dikujt. Me mendimin se edhe ai zė ishte njėri ndėr tė njohurit e shumtė qė kishte pėrshėndetur gjatė ditės, ia ktheu pėrshėndetjen pa larguar shikimin nga gazeta. Kur as pas kėsaj hija nuk u largua ajo ngriti kokėn. Por shikimi I ngriu nė fytyrėn e tij, ndėrsa gazeta iu drodh ndėr duar.

Shikimi I Ilirit shprehte heshtur gjithė atė qė ndjente, tek gjurmonte nė sytė e saj tė fshehur prapa syzave e rrėshqiste nė flokėt e mėndafshtė qė I derdheshin nė lėkurėn e lėmuar tė shpatullave, duke u ngurosur nė krahėrorin e saj tė bardhė qumėsht, brėnda tė cilit I bėhej se po shihte zemrėn e saj tėk rrihte lehtė…Ngrohtė.

-Pse nuk I flak tutje ato syze?!…T’u fshehėsh dritėn syve tė tillė ėshtė njėsoj sikur t’I marrėsh diellit shkėlqimin!-pėrshpėriti ai, pėrmes ndjenjave qė ia mjegullonin vėshtrimin.

Asaj dridhjet qė ia kapluan zemrėn ia pėrshkuan tėrė trupin.

-Ne jemi takuar mė parė, apo jo?

-Nuk mė kujtohet!

-Apo, ke vendosur tė mos e kujtosh?!

Ajo fshehu fytyrėn nėn flokėt e gjatė.

-Kot fsheh fytyrėn!…Nje fytyrė tė tillė kisha vetėm nė ėndrra. Ndėrsa tani kur e kam para syve, edhe I verbėr po tė isha, do tė ma kthente tė parėt!…Ti e di se ne jemi parė. Por nuk do ta kujtosh atė natė kur unė tė shpėtova e ti mė vrave mė sytė e tu…Sikur ta dije!…Vetėm sikur ta dije cfarė do tė thotė, kur dikush tė kushton sa jeta vetė?!…Sikur ta dije se njė lumturi ėshtė nė duart e tua, ti nuk do tė ishe kaq zemėrgur!

Ajo kafshonte buzėt gjithnjė e mė shumė nga ndjenja e turpit, nga vrasja e ndėrgjegjes e…kushedi nga c’ndjenja tjera?!

Deshi tė flaės. Por, sytė e tij ia ngrinė buzėt.

-Hesht!…Tė lutem hesht!…Zemra ime ėshtė tepėr e etur tė kėnaqet vetėm me fjalė!

Aty ndjeu lodhje nė cdo pore tė trupit. I vetėdishėm se sa I pafuqishėm ndjehej para atyre syve, mori frymė thellė. Kur mori tė largohet, prania e binjakėve ia tėrhoqi vėmendjen. Ngulmoi nė syckat e tyre kurreshtare, duke u munduar tė kujtonte nė ishin vėrtet po ata dy vogėlushė qė kishte parė tek Agroni. Por, edhe pse nėn ato kasketa tė vogla mezi u dallohej fytyra, mundi tė kuptonte se ata ishin binjakėt e Besnikut. Ndėrsa, personi qė po I shoqėronte ishte Ajo!

-“Cfarė do tė thotė kjo?!”-pyeti veten I shqetėsuar, pa mundur tė qartėsojė mendimet qė u ngatėrruan e u bėnė lėmsh. Por, edhe atėherė kur njė mendim si rrufeja I shkrepi nė kokė, ai nuk nxitoi tė sigurohej nė vėrtetėsinė e tij. I bindur se pikėrisht tani kishte rėnė nė situatėn sė cilės I kishte druajtur mė sė tepėrmi, u largua I heshtur, duke ia lėnė kohės qė t’I sjell gjėrat nė vendin e vet, ashtu si di vetėm ajo. Por, kur u kthye nė vendin e parė, gjithė kohėn mbeti I mbyllur nė botėn e tij, duke u munduar tė gjente njė zgjidhje, me tė cilėn do tė nxirrej nga situata nė tė cilėn u gjet fare papritur. Se, kur njeriu gjendet nė udhėkryqin e fatit, edhe pse nė fillim ndjehet I humbur, aty mund tė zgjedh rrugėn mė tė mirė. E, po qe se ėshtė zgjedhur, nuk ka kthesa nė rrugėn e tij por, aty mbeten dy drejtimet te vetme: tė pranosh lojėn apo tė dorėzohesh!

Ai tani nuk kishte nga tė shkonte. Ishte vonė pėr hapa prapa. Ky fakt e mundonte mė sė tepėrmi dhe duke e future nė rrjetėn e shqetėsimit, si njė merimangė e trishtuar ia bllokonte logjikėn dhe me krimin e dėshpėrimit, mundohej tė depėrtojė atje ku ruante dashurinė.

“Ndoshta nuk ėshtė ajo!”-mashtronte veten, ndėrsa pėrplasej ndėr mendime gjithfare si gjeth I rrėmbyer nga tallazet e erės. Por ajo ishte vetėm shpresa, e cila edhe nė greminėn mė tė thellė gjen frymė tė jetojė!

Atė natė nuk vuri gjumė ne sy. Orėt e saj vinin e iknin por, atė e gjenin dhe e linin duke bredhur nėpėr situatė si luani nė kafazin e tij. Ai mendoi gjėrė e gjatė pėr cdo gjė, derisa nė unin e tij depėrtoi e vėrteta.

Ai isht dashuruar nė vogėlushen e dikurshme dhe bukuroshja flokėartė ishte Artlinda!

***

Edhe asaj tė diele, si gjithė ditėve tė tjera, orkestra e shpendėve po vazhdonte kėngėn, ndėrsa zėrat e trumcakėve shkėputeshin tė hollė, si tinguj violine.

Fontana e vjetėr, e cila shėnonte edhe moshėn e shtėpisė sė Agronit, ende gurgullonte kėndshėm, sikur tė ishte ngritur dje e uji kristalor shkėlqente nėn rrezet e diellit veror.

Artlinda doli nga dhoma duke fėrkuar sytė. Kaloi nėpėr rrugicėn e ngushtė, e cila shkėlqente ende e paterur nga pastrimi.

-Arbėreshė. Edhe njė limonadė se gjumashja e vogėl u zgjua nga gjumi-tha Besniku posa e pa.

Artlinda, e cila pranonte gjithnjė me gjakftohtėsi ngacmimet e tij, duke vėnė duart nė bel ia ktheu:

-Gjer kur duhet t’mė ngacmosh? A nuk gjen tani dikė tjetėr se unė jam rritur?!

-C’mi vė duart nė bel moj?! Kush tė gėnjeu se je rritur?

-Mė treguan tė shtatėmbėdhjetė pranverat e mia!

-A tė ‘treguan’ edhe se je belhollė apo ta tha dikush tjetėr?

-Besnik. Po pusho de, se e teprove!-ngrysi vetullat ajo.

Besniku qeshi.

-Po mirė. S’do tė flas mė se sot si duket qėnke zgjuar me shpinė nga dielli. Por, vitet e tua tregojua tė tjerėve se, sado qė tė rritesh, gjithnjė do tė mbetesh motra ime e vogėl. Ndėrsa, atij Don Zhuanit I thuaj qė tė mos ec me ato hapa gjigante sic e ka nisur.

Tė gjithė qeshėn se Besniku edhe pse premtoi tė pushonte, vazhdoi edhe mė keq. Por Artlindės iu zbeh buzėqeshja nė buzė. Se nuk ishte ngacmimi I Besnikut ai qė e shqetsonte, por dicka tjetėr qė ia trazonte ndjenjat. Se dikush vėrtet kishte vėnė duart nė belin e saj. Dikush qė nuk e njihte por e ndjente cuditėrisht afėr!

Nė oborr u dėgjuan zėra fėmijėsh. Nuk iu desh shumė kohė qė hapat e shpejtė t’I sillnin para tyre. Tė gjithė vėshtruan Ermalin dhe Erėblinin si tė pakokė dhe Ylli qė iu ishte qepur pas, duke klithur me zėrin e tij tė hollė:

-O Emi…Ma jep pipin!…Ai ėshtė imi!…Ma ka blerė xhaxhi Astrit!…Po t’ma japėsh timin, do t’I them tė ta blej edhe ty!

Vrapimi I tij pas tyre, pa ditur cilin ndiqte, I bėri qeshin qė tė gjithė. Kot kėrkonte Ylli ndihmėn e Dianės dhe tė Blerimit qė ishin aty. Pas pak Eli u shkėput nga ata, I cili nga e lodhura mezi merrte frymė dhe fjalėt I nxirrte tė pėrgjysmuara.

-O mami!…Emi ia mori pipin Yllit…Kurse ai…Ai mė ndjek mua!

Derisa tė gjithė pyetėn veten nė hiqte Ylli I vogėl gjithnjė nė atė mėnyrė t’I dallonte binjakėt, Arbėresha shikoi nė krahun e Elit. Lulja qė gjithnjė ia vinte nė krah vetėm atij, tanimė I mungonte. Duke e ditur se Emi kishte vepruar nė kokėn e tij, u ngrit nga vendi I parė dhe duke kėputur njė lule tjetėr, ia vuri Elit serish nė krahė.

-Dėgjo kėtu! Mos provo t’ia largosh se e di cfarė do tė ndodh pastaj-iu kėrcėnua Ermalit duke nuhatur qėllimin e tij.

Ermali u rrėnqeth vetėm nga mendimi pėr dėnimin qė do tė pasonte. Ai, gjithė ditėn s’do tė guxonte prej sė ėmės tė dilte nga dhoma e tij, ndėrsa lojėrat e Elit dhe Yllit do tė duhej t’I shikonte vetėm nga dritarja.

-Ndėrsa ti Ylli, porsa tė vėresh se nė krahun e Elit lulja mungon, eja dhe mė trego,-I tha Arbėresha Yllit.

-Ndėrsa, tani pipin!

-Epja mamit pipin!-e tundi Emi tė vėllanė.

-Ti e ke, kusar!

Ermali, posa dėgjoi sharjen ngriti dorėn ta godiste. Por Eli u afrua tek e ėma dhe duke e tėrhequr nga kindi I fustanit, fliste:

-Pėr kokėn tėnde mami, ai e ka. Ai e ka!

Besniku buzėqeshte vjedhurazi, se me djallėzi I ngjante atij kryekėput. Ndėrsa Arbėresha, duke e ditur se Eli I vogėl gjithnjė thoshte vetėm tė vėrtetėn, futi dorėn nė xhepin e Emit dhe nxori lodrėn e vogėl.

-Po ky, cfarė ėshtė?

Ermali u mblodh si iriq.

-Dėgjo. Nuk dua mė lojėra tė kėtilla. Dhe, po e pėrsėrite, mė mirė mos mė dil para syve!

Erblini, tė cilin mund ta mashtroje me njė cokollatė qė tė tregonte gjithė cfarė dinte, iu kujtua dicka qė kishte harruar tė tregonte mbrėmė.

-O mami. Njė bukurosh I foli dje Artės tek lumi!-tha duke e lėmuar lulen nė krah.

Rreth tavolinės plasi e qeshura. Por, ndėrsa Artlinda buzėqeshi si njė fėmijė I zėnė nė faj, Ermali, I cili me kurreshtje e kishte pėrcjellur skenėn e djeshme, ia bėri Erėblinit:

-Sa trullan qė je! Po a nuk ishte ai Iliri qė ishte tek ne bashkė me gjyshi Petritin?!

Shikimet kurreshtare tė tė gjithėve u ngulitėn tek Artlinda.

-Arta. Gėnjen ky apo ti fsheh dicka?-pyeti Besniku.

-?!

Shikimet ngulmuese qė prisnin vetėm nė pėrgjigjen e saj, ia mbyllėn gojėn. Nė cast I shikoi tė gjithė si I humbur. Ajo kishte takuar Ilirin!…E kishte takuar dhe ende nuk ishte e vetdishme?! Nė mėndje brėnda castit iu radhitėn takimet e papritura si njė zingjir I madh. Mbrėmja e Maturės, kur ajo ishte pėrplasur nė krahėt e tij. E nesėrmja e asaj nate kur ishin takuar nė rrugė. Dita kur kishte pėsuar aksident; serish aksident! Ajo mendonte se Ilirin ende nuk e kishte parė. Por e vėrteta ishte tjetėr; ajo e kishte strehuar edhe nė paraftyrime . Ajo e kishte takuar edhe tek lumi. Dhe ai I kishte folur. Por…Kishte dicka tė paqartė aty. Qėndrimi I cuditshėm. Ajo gjuhė me tė cilėn I fliste… Zot!…Cdo gjė ishte aq enigmatike! Ajo vėrtet nuk e kishte njohur. Por e njihte zemra nė njė formė tjetėr dhe heroi pėr tė cilin rrihte ishte: Iliri!

Arbėresha e kishte ndjerė kohė mė parė se dicka po ndodhte me Artėn. Por, edhe pse pėr tė ishte njė befasi e kėndshme qė, pikėrisht ishte ai qė kishte shqetėsuar mendimet e kunatės sė saj tė re, nė atė cast duhej ta nxirrte nga situata.

-Mė nė fund, falė Zotit!-rrahu shuplakat dhe shtoi:-Se gati na bėre tė mendojmė se aq tė bėnte nė do tė takoje Ilirin apo jo?! Ndoshta, edhe rrethanat erdhėn tė tilla qė gjithnjė nė njė formė apo tjetrėn tė shndėrroheni. Njė barrė tė fajit ndoshta bartim edhe ne qė harruam tė tė tregojmė se, ata tashmė kanė lėshuar lidhjen telefonike dhe…

-Artlinda. E takove Ilirin vėrtet? – e ndėrpreu Drita, sikur ta kishte ditur se Arbėresha me atė varg fjalėsh vetėm donte t’I dilte mburojė.

“Duhet tė jetė djali I Petritit!”-nė cast I erdhi zėri qe u shkėput nga turma.

-Artlinda!

-Po!…Jo!…Por unė mama ende nuk e di!-klithi gati ndėr lotė, si e humbur nė mes tė njė labirinthi.

Hutimi I Artlindės I bėri tė heshtin tė gjithė. Shqetėsimi I saj ishte prova mė e mirė se ata drejt njėri-tjetrit nuk I kishte tėrhequr miqėsia mes famlijeve tė tyre e as dashuria e dikurshme qė ndjenin pėr njeri-tjetrin por dicka e njė natyre fare tjetėr, mė e madhe se dy tė parat!

Duke mos ditur asnjėri tė gjėnin fjalė pėr atė rast, I vunė kapak bisedės, dikur deshėn ta linin qė e qetė tė thurte ėndrrat vajzėrore.

E atė, dielli e ngrohte me njė zjarr tė ėmbėl.

***

Nata kishte pushuar mbi qytet, kur Iliri, I lodhur nga mendimet gjithfare, po qėndronte I mbėshtetur nė shtyllėn e verandės. Situata nė tė cilėn gjendej e mbante tė lidhur si nė pranga: mundėsi pėr veprim nuk kishte, por as qetėsinė nuk gjente dot. Koha qė po kalonte po e cmendte, ndėrsa nė dashuri as nuk gjente prehjen as nuk mund tė lirohej nga ajo. I gjetur mes dy rrugėsh, me mendjen qė nuk ishte nė gjėndje tė gjykonte, nuk dinte si tė vepronte tash e tutje. Ta merrte fatin nė duart e veta apo ta linte qė I qetė tė ecte rrugės sė tij?!

Gjallėria qė mbretėronte jashtė tregonte se c’marrėzi ishte nė njė natė tė tillė tė mbyllej nė vetmi. Ajo erė e ngrohtė vere e tėrhiqte drejt njė befasie tė kėndshme.

Kur doli nė rrugė, nė cdo hap vėrehej gjallėria qytetare. Vetėm Parku I Vogėl pushonte I qetė nėn petkun e errėsirės dhe nė gjirin e tij dukej se ruante vendin pėr njė zemėr tė vetmuar atė natė. Ai u mbėshtet nė njėrin nga trungjet qindvjecare, derisa era ia pėrkėdhelte flokėt si nėna fėmijės dhe, duke u pėrvjedhur mes degėsh, I bėnte roje.

Edhe Artlinda nė atė kohė ishte nė qytet, e shoqėruar nga Besi dhe Astriti.

Qė nga nata e Mbrėmjes sė Maturės, kur Astriti pas shumė kohe takoi Besin, qėndrimi I tij ndaj saj kishte ndryshuar. Cdo fjalė e gjest I tij tregonte se ajo qė ndjente pėr Besin ishte dicka e vecantė. Por, me kalimin e kohės, qėndrimi I saj po e mundonte. Ai qėndrim, I cili e pengonte t’I fliste sic kishte nevojė. Prandaj pėrpiqej qė ta ndryshonte, se ai qėndrim prej cuni I ngrihej pėrpara si barrikadė.

-Po ti Besi, pse nuk provon tė dukesh ndryshe? A nuk e sheh se ajo maskė tė humb vlerat?!

Kjo ishte njė pyetje e sinqertė, me tė cilėn ngadalė mundohej tė hapte rrugėn, tė cilėn qėndrimi I saj ia mohonte. Por, Besi e cila cdo pyetje tė asaj natyre merrte si ofendim, reagoi:

-Po ti, nuk gjen punė mė tė mencur veqse tė mėndosh se, “si mund tė dukem ndryshe”? Dėgjo, djalė I mbarė! Kjo “maskė”jam unė. E tillė isha qė fėmijė dhe e atillė mendoj tė jetoj, gjersa tė kuptojnė njerėzit dhe Zoti se unė kam lindur nė trup tė gabuar!

Astriti, edhe pse I vetėdijshėm se, padashje kishte fyer Besin, megjithatė nuk u dorėzua.

-Kush jemi ne tė gjykojmė pėr Zotin?! Kush jemi ne, tė guzojme tė ndryshojmė rrugėt, tė cilat na I ndau qė nga fillimi?! Unė e di se, pasqyrė e jashtme nuk tregon thelbin e njeriut. Se ajo ėshtė vetėm reflektim I njė drite mashtruese, qė mbulon thelbin mė mirė se cdo maskė tjetėr. Por, do tė doja edhe ti ta die se, po t’u japėsh rast njerėzve edhe Zotit, ata do tė tė ndihmojmė tė njohėsh veten nėn njė dritė tjetėr, pas sė cilės kurrė nuk do tė pendoheshe!…

Deshi tė vazhdojė tutje. Deshi t’I thoshte se ato kėnaqėsi tė pakta qė t’I sjell njė qėndrim I tillė, me kalimin e kohės do t’ia mohonin lumturinė qė ėshtė tepėr e shtrenjtė ta sakrifikosh pėr asgjė. Mbi tė gjitha, mundėsinė tė jetė e dashuruar dhe tė dashuronte. Dhe nesėr si nėnė t’I gėzohej frytit tė vet!

Por shpresat I mbėshteti nė kohėn, qė edhe nė zemrėn e saj tė hynte dashuria si pranvera qė vjen pas dimrit.

Artlinda, e cila menjėherė e ndjente kur ishte e tepėrt, nuk kishte dėgjuar thuajse asgjė nga ato dhe nė cast desh tė tėrhiqej prej aty, duke thirrur:

-Oh, sa mė hahet njė cokollatė!

-Unė do tė pėrshendetem me ju, qė tani. Dnėrsa, ju blini cokollata e cfarė tė doni!-bėri Besi pa qejf.

-Jo. Unė do tė shkoj tė blej pikėrisht cfarė mė pėlqen. Dhe, do tė kthehem porsa ju tė keni porositur pijet, pikėrisht nė kėtė local-ia ktheu Artlinda, duke treguar me gisht kafeterinė pėrbri.

Astriti buzėqeshi me atė buzėqeshjen e butė e plot mirėkuptim.

Ai e ndjente se, edhe Besi, si ai vet, dėshironte tė kishte nga ajo natė mė tepėr. Por, asaj I duhej dikush, dhe dikush I fortė, I cili do tė mund ta shtynte qė tė merrte atė qė I pėrkiste dhe jo tė kėrkonte tė gabuarėn mė kėmbėngulje. Ndoshta, pikėrisht ai vet ishte njeriu, I cili duhej t’I tregonte se, ishte njė rininė e vetme qė heret a vonė do tė kėrkonte mė shumė.

Artlinda, duke e parė se kioska mė e afėrt ishte mbyllur, hyri pėrmes Parkut tė Vogėl, tė kalonte nė pemtoren qė gjendej pėrballė.

Iliri ende po qėndronte aty.

Fati kishte luajtur lojėn e tij tė vecantė edhe aty, duke iu pėrgatitur befasi. Kurse era verore e kishte sjellė pikėrisht aty ku do tė shfaqej vasha e ėndrrave tė tij. Ajo ecte nėpėr rrugėn e shtruar me guralecė. Ilirit, hija e saj me flokėt e derdhura I ngjau me njė zanė errėsire. Por, kur mes natės diktoi fytyrėn e saj, pėr nje cast iu bė se hėna me krahėt e artė zbriti e u shfaq para tij!

Artlinda, me tė ndjerė praninė e dikujt, me gjithė shqetėsimin e saj, sikur I frenoi hapat. Por, kur nėn dritėn e hėnės dalloi fytyrėn e tij, zemra e liruar nga frika u trondit nga ndjenja tė tjera.

-Njė yllkė sic je ti, nuk duhet t’I frikėsohet natės. Ajo, nuk tradhėton fėmijėt e saj!

Ajo, shtrėngoi fort njėrin nga kacurrelat, sikur desh tė mbėshteste gjumin qė I dridhej.

-Po ta dija se do tė tė shija, do ta lusja Zotin ta bekonte kėtė natė, ashtu sic urova orėn qė u takuam!…Po ta dija se do tė tė shoh, nuk do t’I tmerrohesha vetmisė sime tė madhe!

Ajo, mes ndjenjash tė trazuara, shikoi fytyrėn e tij.

-Pse I tmerroheni vetmisė, zotėri?! Thonė se ajo ėshtė djepi mė I mirė tė pėrkundėsh atė qė ushqen nė zemėr!

Ai u shkėput nga trungu nė tė cilin ishte mbėshtetur gjer atėherė dhe me shikim pėrshkoi trupin e saj, si statujė tė artė.

-Se, ajo zonjushė e bukur, ėshtė armiku mė I lig qė tė shtiret si mik!…Se ajo ėshtė njė vemje qė tė bren shpirtin pa u hetuar!

Ajo psherėtiu si njė fėmijė I pafajshėm, I cili qė na hapat e parė bie nė njė kurth nga I cili s’di tė dalė. Ishte e re ta kuptonte atė botė ku ishte gjetur krejt papritur, njė botė e krijuar ndryshe, e veshur me ndjneja tė tjera edhe pse me njerėz tė njėjtė.

-Kur tė pashė pėr herė tė parė, si njė hije mė rrėshqiste nga duart. Kur tė pashė pėr tė dytėn herė, ike nga unė. Por, unė vazhdova tė besoj nė tė tretėn-tė vėrtetėn e fatit. Ajo erdhi atje, buzė lumit!…Mė thuaj nė gaboj, pse pas cdo takimi shpresoj nė tjetrin? Mė trego, pse tė ėndėrroj gjithnjė e mė shumė, do tė lejosh tė mbetem I zhgėnjyer?!

Afėrsia e saj mbyste cdo ndjenjė tjetėr, pėr tė ushqyer njė ndjenjė tė vetme. Atė ndjenjė, e cila tė bėn tė fortė tė kalosh cdo pengesė qė shfaqet nė rrugė drejt njeriut tė dashur. Ajo pengesė, tanimė shtrihej si hije. Gjithė cfarė shihte para syve tė tij ishte fytyra e saj si hėna!

Njė zė I heshtur shikimesh, shprehte gjithė atė qė ndjenin zemrat, e nė pamundėsi tė largoheshin, sa vinin e thelloheshin. Tani, qė tė dy shihnin tė vėrtetėn nė sy, e cila e fshehur prapa njė hijes sė kristaltė, dukej edhe mė e bukur. Njė tė vėrtetė, e cila nuk I lidhte si dikur por ua ngrinte shikimin nė qepallė. Kujtesa, qė tė dy I kthente nė vite prapa e bė bebėzat e njėri-tjetrit, dukej se pasqyrohej po ajo skena e largėt, kur ajo si vogėlushe pushonte nė krahėt e tij…

Ai, qė atėherė dashurinė e tij e mbante nė dorė.

Dhe, ajo nė krahėt e dashurisė po qėndronte, atėbotė!

Ndėrsa, engjėjt po tentonin tė hapnin librin e fatit edhe para tyre, duke ua bashkuar rrugėt gjithnjė papritur.

***

Shpeshherė, njeriu sikur kėrkon shpėtim nė ndėrrimin e mjedisit. Kėshtu po ndodhte edhe me Ilirin. Por, ndėrsa pėrpiqej tė dilte nga labirinthi I tij, njė re shpejtoi me shiun rrebesh. Edhe qyteti dukej ndryshe. Rrugėt ishin zbrazur, ngase njerėzit kishin ngarendur nė shtėpitė e tyre. Nga asfalti, dicka si avull shpejtonte drejt qiellit. Nė drunjtė e dendur pranė Bistricės, pikat e shiut I ngjasonin lotėve qė pėrvelojnė. E lumi pėrplasej nė brigjet e tij, si shqetėsimi I zemrės nė krahėror.

Lumin e trazonte koha. Po mendimet e tij, kush i trazonte atė ditė?

Nė cast ndaloi shikimin nė mur e nė kokė iu grumbulluan mendime gjithfare.”Ndoshta pranė kėtij muri kanė bėrė dashuria ata qė kanė folur e janė pėrvėluar pėr dashurinė?!…Ndoshta, kėtu janė bėrė ndarjet mė tė rėnda e ata qirinj qė kanė ngritur flakėn lart dikur, janė fikur pėrgjithmonė. Ndoshta, pikėrisht kėtu janė murosur shumė gjėra nė pėrjetėsi. Prandaj ėshtė plasaritur muri!’-mendoi, duke hequr vėshtrimin nga plasaritjet e murit, tė cilin nuk e dinte sa kohė e kishte parė.

Ashtu, me duart nė xhepa, serish deshi tė nisej dikah. Eci, me po atė nxitim mendimesh, sikur deshi tė vraponte pas tyre si pas fluturave. Tani, edhe shiu u shpeshtuara, duke rėnduar majat e drunjve. E ai, edhe mes asaj kohe, sikur kėrkonte dikėnd qė ta lironte nga ankthi I dashurisė. Njė pėrqafim, I cili do tė bėhej edhe mė I ngrohtė kur ta ndante nga ato mendime qė e lodhnin. Njė puthje e gjatė, e thellė … e sinqertė, e cila do ta ndėrpriste pėrgjithmonė shtegtimin e ndjenjave tė tij, nė atė udhėtim plot krajata.

Kėmisha e tij ishte cullur e trupi I nxirrte flakė. Njė pėrplasje e fortė nė krahėror, shkapėrderdhi mendimet e tij.

-Oh!

Ai zė I butė, ia kujtoi njė skenė tė pėrjetuar mė parė, tė kėndshme pėr kujtesėn e tij. Fshiu sytė nga shiu qė ia mjegullonte shikimin dhe pėrpara si njė vizion I magjishėm, I shkėlqeu befasia.

Udhėtimi I tij I gjatė ishte cmimi pėr dashurinė e pastėr qė tani dukej nė horizont. Fytyra e saj ishte dėshmia mė e mirė!

Ata u shikuan nė heshtje, sikur deshėn t’I thoshin tė gjitha apo t’ju jepnin vulė tė gjithave.

-Prapė ti!-nxori pas pak njė zė plot huti.

Ai I buzėqeshi me dashuri. Dhe, duke ia pėrkėdhelur flokėt e gjatė e tė lagur nga shiu, ia ktheu:

-Prapa unė nė realitet, si ti nė ėndrrat e mia gjithnjė!…Tė lutem mos mė moho pėrmbushjen e njė dėshire, tė cilėn kam kaq ditė qė e ushqej!… Pranoje dorėn time aq sa zemra tė tė rrėfehet!

Ajo, e mundur nga shqetėsimi qė po ia vėrshonte krahėrorin pėrcolli dorėn e tij , e cila I rrėshqiti nga flokėt e u shtri para saj. Duhej tė ikte qė aty. Por njė fuqi e padukshme ia shtangonte kėmbėt. Dicka e pakuptueshme e mbante larg tij por, njė fuqi tjetėr e mbante aty. Tek shtrinte dorėn drejt tij, I pėrngjante njė foshnjės qė orvatet tė hedhte hapat e parė. E, ndėrsa ecnin pėrkrah, dashuria lutej qė fatin qė ua solli shiu, ta ndajnė bashkė.

Shiu derdhej edhe mė tutje mbi qytetin e zbrazėt, duke larė rrugėt. Vetėm ata harruan se ishin pėrjashta dhe binte shi. Vendi nė tė cilin u gjetėn, ruante nė cdo skutė romantikėn pėr zemrat qė duan tė prehen nė dashuri. Pikat e shiut nė xhama lėshonin tingujt e tyre tė vecantė, duke pėrkundur nė zemrat e tyre ritme tė pėrziera dashurie e druajtjeje. Ata ishin bashkė! Por, ndėrsa rrinin pranė e pranė, asnjėri nuk e kishte tė qartė se cfarė shihte nė tjetrin. Ai qėndronte pranė vogėlushes sė dikurshme. Por, shihte flokėartėn e bukur e dėshirėn e pėrmbushur!

Ndėrsa ajo nuk mendonte asgjė tjetėr, vecse I pėlqente prania e tij.

Ai ia mbėshteti dorėn nė faqe dhe e pa gjatė. Ajo uli kokėn e pikat e shiut nga floėkt e qullur, nė duart e tij pikuan si lotė. Sytė qė I fshehu nėn qepalla I frigoheshin afėrsisė sė tij e trupi I mbledhur I turpėrohej.

Papritur u dėgjua zėri I saj. Njė zė I cili ishte lirim I dmosdoshėm pėr dicka qė e mundonte heshtur tash sa ditė.

-Ti je Iliri!…Unė e di se ti je Iliri! Por, nuk e di c’lojė ėshtė kjo, kur e di se cila jam e mė flet si njė tė huaje, duke mbjell nė mua dėshirėn qė tė jem prapė, po aq e vogėl sa kur mė njohe pėr herė tė parė…po aq sa mė le herėn e fundit!…Unė jam Artli…

-Shshsh!…Mos fol!…Tė lutem, mos!-pėshpėriti, duke ia mbyllur gojėn me gishtėrinj. Ngadalė ia zbuloi sytė e fshehur e tė mjegulluar nga lotėt, I djegur aq gjatė nga dėshira ta ketė pranė.

-…Unė e di se ti je ajo qė tė desha qėkur ishe fėmijė! Se, ti je ajo qė tė desha edhe pas cdo ore qė u rrite dhe as pas nėntė vjetėve, nuk pushova tė tė dua. Por, jo nė mėnyrėn e parė! Nėse tė them se nuk mund tė tė dua mė si njė motėr tė vogėl, mos mė urrej. Ai do tė jetė mallkim fati pėr mua!…Nėse tė them se nuk mund tė jem mė ai qė isha dikur, mos mė pėrbuz. Mė mirė mė thuaj tė shuhem, tė tretem, tė humbem. Por, nė ty tė mbetem njė kujtim I bukur!…Kjo nuk ėshtė lojė! Por, ėshtė dicka mė e fortė se cdo gjė tjetėr. Dicka qė mė bėn tė harroj se ti je vajza e Agronit. Qė nuk mė lejon tė mendoj se ti je motra e Besnikut. Dicka qė mė shtyn tė flak tutje cdo kujtim tė sė kaluarės qė na lidhi bashkė dikur, se nuk kam fuqi mė ta luftoj kėtė qė kam nė zemėr. Arta!… Unė tė dua, Arta! E di cfarė do tė thotė kjo?! Dėshiroj afėrsinė tėnde, aq sa lumturinė. Kam nevojė pėr ty, si pėr ajrin qė thith. Cdo shikim, cdo buzėqeshje, cdo gjė qė tė pėrket ty e dua vetėm pėr veten time, se unė vetėm me ty jam njė qėnie e plotė!…

Ai ia kishte mbėshtjell fytyrėn me duar e sytė e tij tė zi I kishte puthitur me bebėzat e saj tė kaltra. Flaka qė I digjej nė krahėror ia thante buzėt e zėri I zemrės e ftonte tė mbante pranė vetes atė qė kishte mė afėr se cdo gjė…

-Mos engjėll!…Mos qaj tė lutem se, lotėt e tu mė pikojnė gjak nė zemėr!…Mos ik nga unė!… Mė dashuro sa tė dua unė ty…Rri pėrjetėsisht pranė meje, qė unė pas teje mos tė mallkoj dashurinė!…

Pėshpėritje tė ėmbla si puthje I shkėputeshin nga buzėt, kur pranė fytyrės ndjente frymėn e saj…aromėn e moshės qė dehte. Puthjet e tij ia thithnin ciltėrsinė e lotėve tė dashurisė sė parė e trupi I saj I brishtė I cili ende thithte pjekurinė e jetės, I dridhej ndėr duar. Me psherėtimat e afshta ia pėrvėlonte lėkurėn e njomė, derisa nė buzėt e saj thithte ėmbėlsinė e hojeve tė mjaltit qė nė shpirt shuanin mallin e djegur…

…Kur dy palė buzė bashkohen, koha ndalon. Kur, dy zemra pushojnė nė dashuri edhe engjėjt buzėqeshin. Pėr ata sot pushoi shiu e qielli ua shtriu ylberin urė drejt njėri-tjetrit.

***

Artlinda ato ditė nuk mund tė qetėsohej. Kudo qė shkonte e cfarėdo qė bėnte e pėrcillte pėrjetimi I asaj dite me shi. Afshin e buzėve tė tij e ndjente edhe kur ishin larg e ndjenjat I trazoheshin, sa herė kujtonte puthjen e parė. Ajo tani ishte e sinqertė ndaj vetes dhe ato qė ndodhnin rreth saj, I pranonte sic ishin. Nė takimin e parė, ai shkėmbim shikimesh kishte thėnė shumėcka. Ndėrsa, nė takimin e fundit, puthjet e tij kishin zgjuar ndjenjat e para tė dashurisė, qė gjer atėherė flinin tė qeta nė zemėr. Ajo ishte e vetdishme se gjithė ai shqetėsim burimin e kishte nė njė ndjenjė tė vetme. Nuk ishte vetėm mendimi pėr tė qė I sillej vėrdallė kokės. Nuk ishte vetėm zėri I tij qė hap pas hapi I bėhej se dėgjonte. Por, ishte zemra qė rrihte pėr tė. Ishte dashuria, qė po zgjohej ngadalė!

Edhe pse mėndjen e kishte gjithnjė tek ai, kurrė nuk e zinte nė gojė. Por, kur tė tjerėt pėrmendnin emrin e tij, asaj I shkrepėtinin sytė.

Ishte dita kur hapat e saj po shpejtonin drejt njė takimi tjetėr. Iliri po e priste ne gjirin e Parkut tė Madh. Ai, porsa e pikasi, u fsheh prapa njė trungu dhe nuk ngopej sė pari nga larg trupin e saj tė bukur. Dhe, vetėm pas pak, me gjithė lumturinė qė ndjente se ajo I pėrkiste vetėm atij, u nis drejt saj. I doli nga prapa, duke ia kapur gėrshetin qė I varej pėrgjatė shpinės. Ajo, e vetdishme se ishte vetėm ai, u hodh e lumtur.

-Pse je fshehur?…Pėrse s’mė prite ku mė the?!…A nuk e sheh se, u bėra merak?!-fliste, duke I rėnė me grushta si njė herė e njė kohė.

Ai, me buzėqeshje pranonte goditjet e lehta nga duart e saj tė brishta.

-Po ti, pse brengosesh kaq lehtė?…Desha tė luajmė symbyllazi, si atėherė,-ia ktheu duke ia marrė dorėn nė dorė.

Dita ishte plot rreze; sytė e tij plot shpresa!

Dėshpėrimi I tij ishte si njė erė e cila pėr njė cast pėrfshin e bėn rėmujė cdo gjė por, pas pak ikėn dhe cdo gjė shkon nė vendin e vet. Vetėm tani kur ecte pėrkrah saj e kuptonte se sa tė zbrazta kishin qėnė vitet e ikura. Se sa e zbrazėt kishte qėnė gjithė rinia e tij! Dikur, nė moshėn tetėmbėdhjetė vjecare, ecte nė tė njėjtėn rrugė dhe nuk e dinte se c’drejtim do tė merrte jeta e tij. Sikur fati t’ia kishte pėshpėritur atė qė do t’I ndodhte, nuk do tė kishtė besuar. Por fati thur vet rrugėt e njerėzve tė cilėt ecin nė tė verbėrisht. Nė jetėn e tij shumėcka kishte ikur e vajtur. Por, vetėm fuqia e fatit kishte mundur tė bėnte atė kthesė nė rrugėn e tij. Kėtė e dėshmonte gjetja e serishme nė vendin e vjetėr, pas njė shtegtimi tė gjatė. Ndėrsa ura qė e lidhte me flokėverdhėn e dikurshme, nuk ishte vetėm dashuria por ishte dikush qė kishte mbėshtetur letrėn nė atė lojė pėr nėntė vjet tė gjata.

Degėt e derdhura tė shelgjeve ua ledhatonin flokėt. Ajo fliste, me zėrin qė tingėllonte si njė kėngė e bukur bilbili e cdo fjalė qė nxirrte, e shoqėronte me gjeste plot gjallėri. E ai e dėgjonte heshtur, ndėrsa zėri I saj e kthente prapa me vite, duke I sjell serish para syve vogėlushen flokėverdhė. E dėgjonte dhe pėrpiqej tė mėsonte cdo detaj tė jetės, nė vitet qė I kishte qėndruar larg: pėr fėmijėrinė jo tė largėt, pėr rininė e saj e cila mund tė numėrohej me orė, duke u munduar tė depėrtojė nė mendimet mė tė fshehta, nė dėshirat e strukura nė zemėr, qė brėnda ditės t’ia bėnte realitet. Me gishtėrinjė ia lėmonte fytyrėn e njomė e flokėt e gjata. E mbėshteste nė krahėror ngadalė, sikur frigohej se do ta lėndonte. Ishte aq e re…Aq e njomė e trupi I saj I derdhej ndėr duar. E ledhatonte si njė foshnjė, qė fati e kishte hedhur nė duart e tij ta rriste e ta mbronte gjithė jetėn. Si njė xhevahir qė vetėm ai kishte tė drejt ta prekte. Si njė gonxhe, e cila ende pa hapur petalet vetėm atij po ia falte aromėn!

-Si thua ti, vogėlushe?…Do tė rritesh edhe pak apo qė tani t’u tregojmė tė gjithėve se je vetėm imja?!

Ajo hodhi sytė drejt diellit, ndėrsa njė psherėtimė iu shkėput nga krahėrori. Sytė e saj pėrnjėherėsh shkrepėtinė e njė buzėqeshje I shkėlqeu nė buzėt flakė tė kuqe.

-Do tė rritem pranė teje!

Ai e shtrėngoi fort nė krahėror, me gjithė lumturinė qė ndjente nė shpirt. E shtrėngoi, sikur desh ta fuste tė tėrėn nė zemėr.

-Oh, shpirti im!…Rritu bashkė me lumturinė e zemrės sime!…Rritu sa mė shpejt qė tė mund tė t’shijoj e tė shuaj kėtė flakė nė shpirt!…Ti je njė rreze dielli!…Ti je njė yll!…Ti je njė engjėll I zbritur nga qielli vetėm pėr mua!…Tė dua!… Zot!…Tė dua aq sa nuk di pėr tjetėr!…Ti je dhurata mė e mirė qė mė fali jeta!…E arta ime!…Njė jetė mė duket pak pėr tė gjitha ato qė dėshiroj pėr ne!

Puthjet e tij sa vinin e thelloheshin, sikur kėrkonin t’I puthnin thelbin e zemrės. E buzėt e saj I pėrngjanin njė gonxheje, e cila edhe pėrmes kurorės sė mbyllur tenton tė shijojė aromėn e tė bukurės rinore.

***

Iliri e ndjente se Artlinda lidhej me tė gjithnjė e mė tepėr. Ishte I lumtur pse pikėrisht ai ishte I zgjedhuri I saj pėr gjithė jetėn. Dhe ai qė dikur e kishte ndihmuar ta njihte jetėn, sot po e mėsonte se c’ėshtė dashuria. I dehur nga lumturia e tij nuk mendonte tjetėr vec tė rrinte pranė saj, tė kujdesej pėr tė e ta dashuronte. Mbi jetėn e tij mbretėronte pushteti I zjarrtė I dashurisė dhe pėrreth nuk ekzistonte gjė tjetėr. Mė nė fund e ndjente se frenat e jetės I kishte marrė nė dorė. Fati e kishte kryer misionin e tij. Ndėrsa, ajo qė ushqente nė shpirt e bėnte tė fortė e tė paepur sa tė ndjehej I gatshėm tė luftonte me gjithė botėn, vetėm pėr dashurinė.

Tash, dashuria dhe fati ishin tempulli I tij!

-Kur njeriu dashuron vėrtet, edhe kėmbėkėputur gjen fuqi tė ec drejt atij qė do. Dashuria, gjithnjė tė kalit me njė fuqi misterioze, para sė cilės ngrehin duart vetėm tė dobtit, duke lejuar tė munden nga fuqi tė tjera. Dorėzohėn, se ajo ėshtė rruga mė e shkurtėr. Edhe ajo ėshtė rrugėdalje. Por, cfare?! Ai, I cili lufton nga urrejtja ndaj dikujt sesa nga dashuria pėr dikė, ai nuk ėshtė njeri. Ai qė nuk ėshtė nė gjėndje tė flijojė pėr hir tė dashurisė, nuk e meriton shenjtėrinė e saj. Cdo njeri qė dashuron ka njė ferr nėpėr tė cilin duhet tė kalojė. E cfarė do tė jetė ferri me tė cilin do paguajmė cmimin e dashurisė, atė duhet ta gjejmė vet. Asnjėri nuk mundohet pėr qėllimet tona. Ne jemi ata qė duhet tė luftojmė! E nėse nė zemrat tona mbretron dashuria, nė emėr tė saj duhet tė fillojmė betejėn, tė ndryshojmė botėn, tė bėjmė mrekulli!…

Ai fliste, duke ia ledhatuar gėrshetin. Ndėrsa ajo dėgjonte heshtur, sikur mundohej tė thithte edhe fjalėn e fundit nga buzėt e tij. E shikonte gjatė, sikur mundohej tė lirohej ng ai ankth qė e mbėrthente, sa herė mendonte dicka tė tillė. Njė psherėtimė iu shkėput nga buzėt heshtur. Duart e tij e afruan butė pranė vetes e nė shuplakat qė ia mbėshteti nė krahėror, ndjeu tė rrahurat e zemrės sė tij.

-…Nė kėto peisazhe tė bukura do tė gjendet njė qerdhe edhe pėr ne. Njė jetė e qetė, e lirė dhe e mbushur me kėngėn e lumturisė, si jeta e kėtyre bilbilave…

Nga kurora e buzėve tė saj u shkėput ėmbėl njė buzėqeshje, e puthjet e tij u mbyten nė to…Atij I duhej shumė por kėrkonte pak. E, teksa hynte nė parajsėn e dashurisė, shpirti I tij e ndjente se po kthehej nė jetė.

***

Nė dritaren Artlindės, trėndafili I bardhė trokiste bashkė me rrahjet e zemrės e pas cdo agimi, dashuria I pikonte nė shpirt si pikat e vesės nga petalet e tij. Ndryshimin e saj mė sė miri e vėrente Arbėresha, e cila nėpėr hapat e Artlindės kishte kaluar kohė mė parė. Shpeshherė I kujtohej fjala e Erėblinit tė vogėl dhe, hutimi I saj tregonte tė vėrtetėn pafjalė. Ajo nuk e pyeste, por me durim priste orėn kur ajo do t’I afrohej e do t’ia hapte zemrėn.

Ajo orė kishte trokitur. Zemra e njomė nuk pati fuqi mė ta mbante fshehtėsinė nė gji, por kėrkonte njė zemėr besnike pėr t’u rrėfyer.

-Edhe pushimi I sivjetėm do tė jetė I mrekullueshėm. Kur kujtoj pushimin e asaj vere, kur Era dhe Besi pėr herė tė parė u kthyen nga Amerika, mė bėhet se njė pushim I tillė s’do tė pėrsėritet mė kurrė. Zot!…Vetėm kur kujtoj natėn e ditėlindjes sė Erės. Arta! Vetėm sikur ta shihje. Ishte si njė ėndėrr e bukur! Cdo gjė ishte aq madhėshtore. Ndėrsa, mes tė gjithėve Era dhe Valdeti shkėlqenin si dy yje! Ajo ishte njė natė nė njėmijė vjet. Ai ishte pushim pėr njė jetė!-fliste Arbėresha, tek paloste plackat, tė cilat donin t’I merrnin nė bregdet dhe kur kujtoi numrin e gjithė atyre qė donin tė niseshin, shtoi duke qeshur:

-Kėsaj vere do t’I bezdisim ulqinakėt gjer nė cmendi. Por, kur mendoj se me ne do tė jetė edhe Blerimi, Diana, Astriti dhe Iliri, e di se do tė jetė njė pushim I vecantė. A s’tė duket edhe ty kėshtu, Arta?

Asaj ia drodhi zėrin pėrmendja e serishme e emrit tė tij. Ndėrsa fakti se edhe pushimin do ta kalonin bashkė, ia mbushi zemrėn lumturi.

Pėrgjigja e saj vetėm mė njė pohim koke ia tėrhoqi vėmendjen Arbėreshės, duke I dhėnė tė kuptonte edhe mė shumė. E vetdijshme se ajo fshehtėsi qė duhej t’ia besonte kėsaj radhe nuk ishte aq e lahtė sa tė tjerat, e pyeti:

-Arta. Mos ke tė mė thuash dicka?

Faqet e saj tė purpurta shprehnin cdo gjė.

-Mos ėshtė fjala pėr bukuroshin qė tė foli tek lumi?!…Pėr Ilirin?

-Pse mė pyet kur e di?

Arbėresha, nė njė mėnyrė apo nė tjetrėn kishte kuptuar kohė mė parė se Artlinda ishte dashuruar. Por, cdo pėrgjigje tjetėr kishte pritur nė atė rast por jo njė tė tillė, tė shkurtėr dhe direkte.

-Arta. Je e gatshme pėr dicka tė tillė-pyeti duke ngulmuar nė tė.

Ajo mblodhi krahėt e heshtur. Sot prapė kishin lėnė tė takoheshin.

-Nuk di!

-Nuk di?! C’pėrgjigje ėshtė kjo? Cfarė do tė mė thuash me kėtė?!-u cudit Arbėresha.

Toni I zėrit tė saj nuk bėri gjė tjetėr vecse ia rėndoi edhe mė shumė barrėn e frikės pėr atė qė kishte filluar. Asaj I erdhėn lotėt dhe gati iku me vrap. Arbėresha po luante rolin e nėnės si gjithnjė. Se, ishte e brengosur pėr kunatėn e saj tė re, e cila me atė moshė qė kishte nuk dinte tė dallonte tė bardhėn nga e zeza.

-Nuk ka dilema kur ėshtė nė pyetje vendimi I jetės. Duhet ta kesh tė qartė qė nga fillimi cfarė do qė mė pas tė mos ketė pendesė e vuajtje. Duhet…-e ndoqi ajo nga pas.

-Pėr gjithė kėtė kohė e ruajta fshehtėsinė vetėm nė zemrėn time. Pėr gjithė kėtė kohė, lumturinė e druajtjen pėr atė qė kam filluar e ndava me vetminė dhe askujt nuk iu rrėfeva, vetėm pse I frigohesha kėsaj. Dhe, pikėrisht kur u ndjeva e gatshme qė t’ia jap zemrėn dikujt, pikėrisht kur mendova se ai njeri mund tė jesh vetėm ti, nė vend tė mbėshtetjes dhe mirėkuptimit unė marr zhgėnjimin!-e ndėrpreu Artlinda e mbytur nė lotė.

Arbėresha iu afrua dhe duke ia fshirė lotėt si njė fėmije, ia ktheu:

-Ty tė duket ashtu, se je e re dhe nuk I kupton shumė gjėra. Tė flas sot se, mė e lehtė ėshtė njė fjalė imja se sa njė grusht fati! Unė me Ilirin jam rritur dhe gjithnbjė e kam dashur. E dua edhe familjen e tij dhe njerėz mė tė mirė nuk do tė mund tė gjėje, pėr familjen tėnde tė dytė. Por, tė dua si motėr dhė nuk dua tė lėndohesh. Arta! E di cfarė do tė thotė tė duash dikė?! Nėse e do vetėm si djalin e tezes Shpresė, ajo nuk mjafton. Nėse e do nė atė mėnyrė qė e ke dashur dikur, ajo nuk ėshtė e vėrteta. Dua tė di nė ėshtė ai njeriu I zemrės tėnde se gjithė jetėn e ke pėrpara. E jeta ėshtė njė rrugė e gjatė, e e pafund nėse e fillon me dikė tė gabuar!

Kjo ishte njė gjėndje e re pėr Artėn. Njė provim, pėr tė cilin mė sė paku ishte e pėrgatitur. Sa shumė plane e ėndrra kishte thurur me bindjen se tė gjitha do t’I arrinte me lirinė vajzėrore. Dhe ja, krejt papritur, cdo gjė kishte ardhur ashtu sic nuk e kishte menduar kurrė. Njė hap, I cili duhej tė hidhej I fundit nė rininė e saj, brėnda pak kohe kishte dalė ne radhėn e parė, duke ia ndėrruar kahjen cdo plani e mendimi. Por, vallė, a mund tė thoshte se bashkimi me Ilirin ishte njė hap I gabuar?!

Jo! Ajo nuk kishte bėrė zgjedhjen e gabuar. Tė ecėsh drejt jetės me njė njeri sic ishte Iliri, ėshtė rrugėtim drejt parajsės. Atė e dinte ajo. Atė ia thoshte zemra!

-Mbase deri dje nuk kam njohur shqetėsimin e ndjenjave…Netėt e pagjumė. As nuk kam kuptuar, pse psherėtimat kanė burimin nė zemėr. Por ai nė jetėn time hyri me njė dritė tė re, qė mė ndihmoi ta shoh jetėn ashtu sic nuk e kisha parė kurrė. Arbėreshė! Kjo ndjenjė e pastėr…kjo ndjenjė e fuqishme qė ushqej nė shpirt, nuk mund tė ketė emėr tjetėr. Atė e di Zoti!…Atė e di Iliri. Dije edhe ti se, kjo ėshtė dashuria. Arbėreshė! Unė I jam falur Ilirit dhe sic mė mbajti nė krahė dikur, dua tė mė mbaj drejt rrugės sė gjatė tė jetės.

Arbėresha I buzėqeshi ėmbėl sigurisė sė saj, e cila pėrkundėr moshės sė re e dinte cfarė donte.

-Dashuria paska thėnė tė veten. Vetėm kjo ka rėndėsi!-ia ktheu dhe duke ia falur njė puthje urimi, sikur ta kishte ditur se ai po e priste, shtoi:

-Unė do tė mundohem tė bėj cfarė mundem qė tė hap shtigjet e dashurisė suaj. Kurse ti nxito se tė dashurit minutat I bėhen vitė!

…Ata, prapė ishin nė vendin e vjetėr. Degėt e derdhura tė shelgjeve ishin cerdhe e sigurt e bilbilat dashurisė sė tyre i mbeteshin dėshmitarė besnikė.

-Me se tė tė shpaguhem, pse nė zemrėn time mbolle dashurinė?!

Ajo shikoi sytė e tij e njė freski ia ledhatoi faqet qė I digjeshin.

-Vetėm mė rri pranė!

Ai ia ledhatoi flokėt. Fytyrėn qė I shkėlqente si rreze dielli.

-Poqese se tė dhuroj dicka, do tė mendosh se dua tė blej dashurinė tėnde?

-Unė atė ta kam falur!

Ai, ia mbylli sytė mė pėllėmbėn e tij, duke ia marrė dorėn nė dorė. Ajo, me buzėt e mbledhura qėndroi symbyllur gjersa u largua dora e tij. Kur hapi sytė e nė pėllėmbėn e saj pa njė margaritar tė kaltėr, klithi e emocionuar:

-Oh, sa I bukur!…Ilir!…Ėshtė aq I bukur!

Ai I buzėqeshi ėmbėl gėzimit tė saj fėmijėror. Edhe aty I erdhi freskėt kujtimi kur si dhuratė ia kishte falur trėndafilin qė e kishin mbjell bashkė. Edhe atėeherė I kishin shkėlqyer sytė kėshtu. Por, atėherė ishte vetėm vogėlushja qė adhuronte. Ndėrsa tani asaj ia kishte besuar dashurinė!

Ajo buzėqeshte edhe me tutje, si njė fėmijė e parrahur nga jeta e e pėrkėdhelur nga fati.

Ai ia puthi sytė qė nuk dallonin nga margaritari, duke I pėshpėritur:

-Je ti e bukur, e arta ime!…Ndėrsa, ai ėshtė pėr ty!

-Por…

-Shshsh!…Margaritari pėrket pranė margaritarit!

Ai ia vari zingjirin nė qafė e margaritari nė gjoksin e saj shkėlqeu, si vulė e dashurisė sė pėrjetshme.

Nė mbėmje nė shtėpinė e Petritit kishte aheng. Valdeti ishte lajmėruar nga Ulqini se Era kishte sjell nė jetė njė vajzė tė shėndoshė. Familja e Agronit ishte bashkuar pėr tė ndarė gėzimin me ta. Vetėm Artlinda kishte mbetur nė shtėpi, ku priste me padurim ardhjen e Arbėreshės qė t’I tregonte pėr cdo detaj tė asaj nate. Edhe pse arsyeja qė tė ruante binjakėt ishte mjaft bindėse, instinkti tė gjithėve ua thoshte se ishte njė arsye tjetėr qė e mbante larg Ilirit. Njė arsye qė do t’I gėzonte tė gjithė. Por, ndėrkohė tė vėrtetėn e dinin vetėm ajo dhe Iliri. Ndėrsa, Arbėresha se cilės ia kishte besuar fshehtėsinė, ndoshta kishte rregulluar cdo gjė mė parė se ata kishin mundur ta mendonin?

***

Pasdita ishte e qetė. Qytetarėt ende nuk kishin filluar daljet e zakonshme tė mbrėmjes. Nėpėr rrugėt e zbrazta dukej vetėm ndonjė fshatar I vonuar tek zbriste me tė shpejt Qarshisė sė Gjatė, apo tek nxitonte drejt Urės sė Gurit, tė merrte karrocėn qė kishte lėnė jashtė qytetit.

Besniku dhe Iliri ishin ulur nė njėrėn nga tavolinat e vendosura jashtė, si njė herė e njė kohė. Besniku fliste papushim pėr tė kaluarėn e thurur me kujtimet e bukura, pėr tė tashmen e lumtur, duke mos lėnė anash as tė ardhmen tė cilėn me dėshirėn e madhe pėr ta jetuar e paamendonte nėn dritėn mė tė bukur.

Ndėrsa, Iliri e dėgjonte nė heshtje. Se, pėrkundėr faktit se vajzėn e Agronit e dashuronte sinqerisht, ai ndaj familjes sė tyre diku thellė ndjehej tradhtar. Dhe, takimi I sotėm nuk ishte I rėndomtė. Ai me vete mbante pikėpyetjen e madhe tė fatit tė tij. Orėn vendimtare e cila nuk dihej nė do tė sillte bekimin e njė dashurie tė madhe apo zhgėnjimin jetik.

-Po ti Ilir, kur do t’na bėsh njė dasėm? Ėshtė koha tė mendosh pėr dicka tė tillė. Ti vėrtet ke cdo gjė qė mund tė dėshiroj njė I ri, por duhet tė kesh parasysh se koha ikėn e nuk prźt. A nuk do tė ishte mė mirė qė tė gjitha tė mirat qė tė rrethojnė t’I ndash me dikė tė dytė? Me njė vajzė tė bukur qė edhe castet me tė parėndėsishme do t’I bėnte tė vlefshme?

Fjalėt e fundit tė Besnikut, e prekėn nė mendimet e fshehta qė ia lidhėn gjuhėn me njė nyje qė nuk zgjidhej dot. Gjithė kundėrshtimet qė ia kishte bėrė familjes vetėm t’I ikte kėsaj situate, nuk ia lehtėsonin dot barrėn pėr atė qė kishte ndodhur. Dhe zemra, qė pėr herė ta parė pas shumė vitesh ishte joshur nga pastėrtia e dashurisė, nuk njihte pengesa, por me kėmngulje kėrkonte tė veten!

-Ilir. Qėndrimi yt mė ndihmon tė kuptoj mė shumė. Por, kur e di se unė mezi pres ardhjen e asaj dite, mos nguro tė m’ia falėsh atė gėzim zemrės.

Fjalėt e Besnikut ishin celėsi mė I mirė pėr t’ua hapur portėn mendimeve. Nuk kishte rėndėsi mė nė do t’I nxirrte nė shesh me njė varg fjalėsh plot finesė apo do tė kalonte nėpėr rrugėn mė tė shkurtėr qė ta fitonte qetėsinė e shpirtit. Mbėshtetja qė I ofroi Besniku, ia kujtoi besnikėrinė e tij qėkur e njihte. Fakti se sot nuk gjendej vetėm para shokut tė fėmijėrisė prapė ia mbolli dyshimin. a do t’I falte vėrtet gėzim zemrės sė Besnikut e vėrteta qė do t’ia thoshte,?

-Po, hė de mė?…Fol se mė plase me atė heshtje. Por, me thua vetėm atė qė dua ta dėgjoj!

Iliri psherėtiu si I lodhur.

-Fjala nuk ka fuqi tė shpreh gjithė atė qė mė mundon. Dhe, kur nuk e di nėse ajo qė do tė tė them, ėshtė ajo qė dėshiron ta dėgjosh, ai mundim rritet edhe mė shumė. Tė t’them se unė kam bėrė zgjedhjen e fatit dhe e zgjedhura ime ėshtė…

-Vėrtet?!…Ėshtė e vėrtet ajo qė thua? Ti vėrtet ke zgejdhur fatin e jetės dhe unė asgjė nuk kam ditur? Unė kur u dashurova mė Arbėreshėn tė pata treguar gjithcka qė mendoja,k urse ti fshehurazi meje bėn edhe vepra. Ilir! Turp tė kesh! Ėshtė dashur tė jem I pari ndėr gjithė ata qė e dinė!

-Edhe je!

-Posi, posi! Tani kur kam njė orė qė po t’I nxjerr fjalėt me grep. Pastaj, ti as nuk mė the se cila ėshtė ajo fatlume e cila do tė vesh vellon pėr ty? – pyeti Besniku ne fund.

Por, kur pa ngurimin e tij, nuk priti pėrgjegjen tė cilėn e dinte ende pa ia thėnė. Mbushi edhe njė gotė verė dhe e piu me njė frymė.

-Ah! Kjo ėshtė mrekulli! Do tė bėjmė njė dasėm qė do tė mbahet mend. Do tė ftojmė gjithė qytetin. Krushq nga tė gjitha anėt. Do tė marrim orkestrėn mė tė mirė nė Kosovė, ndėrsa pėr ne do tė kėndojė Valdeti, si nė atė verė kur ndėr gjithė tė tjerat zgjodhi Erėn! Do tė mbajė mend Gryka e Rugovės tupanat e dasmės sė mėrgimtarit e zėri I klarinetit do tė jehojė gjer nė gjirin e Bjeshkėve tė Nemuna, qė t’iu tregojė se, ai qė thith ajrin e tyre njė herė, s’do tė dėshirojė frymė tjetėr tė mbajė shpirtin!

Besniku, I rrėmbyer nga gotat e verės fliste me gjuhėn e atyre qė me vite u dogjėn dhe u pėrvėluan nė lotėt e mallit pėr atdheun, sikur ta kishte pėrjetuar edhe vet. Ndėrsa nė Ilirin nuk shihte njė tradhtar qė I betohet cdokujt pėr besnikėri, por shihte njė njeri, I cili nė mėnyrėn mė tė ndershme kėrkonte kurorėn e fatit tė tij!

-Besnik!…Unė…

-Ilir!…Lirohu nga ajo qė tė mundon!-e ndėrpreu Besniku me njė buzėqeshje miqsore - Asgjė nuk ėshtė aq e rėndė sa e sheh ti nga kėndi yt. Nuk ke pse ndjehesh keq kur rrugėt tona, tė drejta apo tė gabuara qofshin, nganjėherė nuk mund t’I zgjedhim ne. Diku ėshtė njė fuqi mė e fortė! Cfarė mund tė bėjmė ne kundėr fatit; kundėr Zotit?!

Besniku dinte cdo gjė mė parė se t’ia thoshte Iliri. Ai e kishte nuhatur, edhe pa I thėnė Arbėresha. Nė njėfarė mėnyre e ndjente, edhe pse nuk kishte parė as dėgjuar gjė. Por, ndryshimi I Artės nė kohėt e fundit, largėsia e cuditshme qė mbante me Ilirin qė nė rrethana tė tjera do tė ishte e pamundur, I kishin dhėnė provat mė tė mira. Andaj nuk dėshironte tjetėr, vecse tė pranonte gjėrat ashtu sic ishin, dhe fillin qė I kishte lidhur pėr gjithė kėto vite ta shndėrronte nė njė urė tė fortė miqėsie.

-Si?…Tė tregoi Arta?!

-Jo. Ma tha instinkti! Ndėrsa ai margaritar qė rastėsisht ia pashė nė qafė mė bėri tė kuptoj se, ai qė ia kishte dhuruar nuk ishte I rėndomtė. Ai ndodhi tė jetė pikėrisht shoku I fėmijėrisė sime. Aty u binda nė mjeshtėrine e jetės, e cila thur rrugėt mė mirė se cdokush. Ajo, as dėshirėn time tė kahmotshme nuk e la anash, por e pėrmbushi me maturinė mė tė madhe. Atė dėshirė qė lindi nė mua qė atėherė kur Arta e vogėl filloi tė rritej. Se unė gjithnjė besoja se ti dikur do tė kthehesh dhe serish do tė lidhesh me dheun tonė poaq ngushtė sa dikur. Shpresoja se, vetėm ashtu mund tė mbyllja zbrazėtirėn qė le nė mua gjatė gjithė kėsaj kohe. Dhe uroja pėrmbushjen e asaj dėshirė, edhe pse largėsia qė na ndante mbyste shpresėn. Por, kur do, fati e luan lojėn e tij! Ajo tokė e largėt, e cila tė grabiti vitet mė tė mira, nga ti nuk mundi tė shkėpus idetė me tė cilat u rrite e u frymėzove. Dhe, pas njė shtegtimi tė gjatė nėpėr dheun e huaj, ju ktheve atdheut tė gjesh dikė qė sheh, dėgjon, flet e frymon nė gjuhėn shqipe. U ktheve tė ndėrtosh shtyllėn e shenjt tė familjes me femrėn e gjakut tėnd qė tė nxirrni nė dritė fėmijė me gjakun e pastėr shqiptar!

Shkėlqimi nė sytė e Besnikut shprehte lumturinė e madhe pėr pėrmbushjen e njė dėshire tė kahmotshme. Ndėrsa zėri I tij qė I jepte mbėshtetje, po shthurte e shkapėrderdhte mendimet e ngatėrruara tė Ilirit.

-Besnik!…Ti mė kupton!…Ti vėrtet mė kupton ashtu sic kam nevojė?!-fliste Iliri, I cliruar si njė anije qė, pas pėrplasjes nėpėr valėt e egra tė detit nė shtrėngatė, papritur gjendet nė ishull tė qetė.

-Posi!…Padyshim qė tė kuptoj! Ec e kundėrshto kur ka njėmijė rrugėdalje tė tjera-vazhdoi Besniku nė stilin e tij.-Vecse mė mėrzit fakti se as nuk mund tė bėhem shkues e as do tė mund tė tė vi krushk. Dhe ajo qė ėshtė mė e tmerrshme, nuk do tė mund tė vallėzoj nė dasmėn tėnde. Por, krahas tė gjithave, nuk duhet tė harroni se tani e tutje nuk keni nevojė tė fshiheni skutave tė qyretit se, pas lidhjes sė paktit nuk iu kėrcėnohet asnjė rrezik. Qė tani mund ta marrėsh pėrdore e ta cosh nė cdo ėmbėltore tė qytetit. Por, pėr hir tė shoqėrisė sė vjetėr, edhe njė paralajmėrim: Arta tash s’do tė kėnaqet me njė ėmbėlsirė tė vetme!

***

Koha pushonte madhėrisht mbi supet e Ulqinit legjandar, nė gjirin e tė cilit, bashkė me legjendat shekullore, ruheshin me besnikėri kujtimet e mijėra dashurive verore. Njė dashuri e tillė sot po shkapėrderdhte shkėlqimin e lumturisė, pėr lindjen e fėmijės sė parė.

Ishin Era dhe Valdeti. Kurse ai zė I thekshėm foshnjeje qė dėgjohej ndėr gjithė zėrat e tjerė, ishte zėri I Valjetės sė vogėl; fryt I nė dashurie tė madhe!

-Tani kur tė shoh para syve e pranė trupit ndjej praninė tėnde, brėnda qepallave tė tua mė bėhet se shoh serish dy tė rinj tė djegur pėr dashurinė e tė pafuqishėm tė kėrkojnė shpėtimin!

-Oh, Valdet!…Tri vera qė kaluam bashkė secila erdhi me njė shkėlqim tė vecantė. Por, unė ende ruaj tė freskėt kujtimin e verės sė parė buzė Adriatikut. Ishte e ngurtė zemra ime atėherė. Por, sa mė shumė largohsha prej teje aq mė shumė i afrohesha dashurisė. Ti nė jetėn time hyre papritur. Por nė zemrėn time zure vendin mė tė shenjt!…

Ata serish shpalosnin kujtimet e asaj vere qė kurorėzuan fatin dhe kurrė nuk lodheshin sė persėrituri ato fjalė, tė cilat pas cdo hapje buzėsh nxirrnin nė shesh dashurinė e flaktė e cila dukej se nuk kishte tė shterrur.

Ajo shikoi foshnjėn e vogėl qė po flinte nė gjirin e saj.

-Valdet. Do tė doja tė ishte djalė dhe tė tė ngjante ty!

Ai e puthi ngrohtė…gjatė, ashtu sic di vetėm njė zemėr e zhytur nė dashuri gjer nė grykė.

-Por ėshtė vajzė, Era!…Dhe ashtu sic dėshirova gjithnjė: tė ngjan ty!

Nga krahėt e Erės u shkėput njė zė I thekshėm foshnjeje. Ndėrsa dadoja, e cila gjer atėherė po priste me durim prindėrit e ri, ndėrhyri nga ana tjetėr e dhomės:

-Vogėlushja proteston se ka marrė sytė e babit!

Qė tė dy buzėqeshėn ėmbėl. Dhe, pėr cudi, dadoja vuri re se vargun e dhėmbėve tė drejt e tė bukur e kishin tė ngjashėm.

-Shpirtka ime e vogėl!…Dhashtė Zoti qė sic kė trashėguar sytė e babit, tė kesh edhe fatin tim; ndėr gjithė tė tjerėt tė zgjedhėsh kosovarin mė tė bukur!

-Ndėrsa nė dasėm tė tė luajė orkestra mė simpatike!- ndėrhyri njė zė I katėrt.

Ishte zėri I Valdrinit tė ri, I cili u shfaq nė derė bashkė me orkestrėn, pjesėtarėt e sė cilės gjer atėherė kishin pritur rastin mė tė volitshėm pėr t’u futur brėnda.

-O Zot!…Pse gjithnjė befasitė e tua janė kaq tė vecanta?!-kafshoi buzėt Era, duke shikuar Valdetin I cili po priste me buzėqeshje reagimin e saj.

-Kur ėshtė fjala pėr Valdetin, medoemos do tė duken tė tilla. Por, kėsaj radhe unė jam konkurent mė I fortė,-vazhdoi Valdrini dhe duke bėrė me shenjė drejt derės sikur po prezantonte nė teatėr, filloi vallen kosovare me klarinet.

Bashkė me tingujt e thekshėm tė klarinetės, dhoma u mbush me mysafirė nga Peja.

Era ishte ngurosur. Ata tė gjithė ishin aty!…Dashuria e dikurshme, qė tani ishte edhe fati I jetės. Orkestra qė adhuronte e qė tani ishte edhe shoqėria e saj. Rrethi I ngushtė familjar, dėshmitarė tė asaj vere tė afėrt tė cilėt edhe atė ditė, si natėn e dikurshme tė shpalljes sė dashurisė, ishin mbledhur ta pėrgėzojnė edhe pėr njė dėshirė tė pėrmbushur!

Tė gjithė u afroheshin me radhė, tė gjitha u falnin pėrqafime. Por, sytė e Erės ishin ngulitur te Arta. Bukuroshja tė cilėn gjithnjė kishte dėshiruar ta bėnte nuse tė vėllait, tani po qėndronte pėrkrah Ilirit me trėndafilat e bardhė tė sjellė nga Kosova.

Iliri lexoi pyetjen qė pasqyrohej nė sytė kurreshtar tė Erės. Prandaj, duke ia marrė Artės dorėn iu drejtua:

-Era! Kjo ėshtė e zgjedhura ime: dėshira juaj!

Sytė e saj tė zi, nė cast u mjegulluan nga lotėt. Nė njė verė rinie gjeti dashurinė e saj. Nė tė dytėn kurorėzoi fatin e jetės. Ndėrsa vera e tretė I erdhi me njė tufė dėshirash tė pėrmbushura.

-Ilir!…Ilir, shpirti I motrės!-belbėzoi dhe me gjithė trupin e derdhur tė lehonės, iu pėrplas nė krahėror.

Shkėlqimi I buzėqeshjeve tė pėrjetshme tė tė dashuruarve shpėrthente nė buzėt e tyre. Sytė e Fatit tė Mirė me shkėlqimin misterioz tė Afėrditės, I falnin bekimin edhe njė dashurie. Ndėrsa Adriatiku pėrkundej nėn tingujt e ėmbėl tė melodisė shqipe, sikur vetėm ai tė dinte misterin e gjithė asaj lumturie...

Fund

 

SHTĖPIA BOTUESE TOENA

Rr.”Muhamet Gjollesha”,K.Postare 1420, Tiranė
Tel.L042)401 16; 401 17
Tel-Fax: (042) 272 32; 401 17
e-mail: toena@icc.al.eu.org

CIP. Katalogizimi nė botim-B.K. Tiranė
Beqiraj, Ajete
"Sytė e fatit tė mirė", novelė

©2006-2009 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kalender 2009 - Kalender 2010 - kosova.org - Kontakt