Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Portret - Visar Zhiti

" Dhe kėshtu, duke u dėnuar pėr poezi e ndjeva se poezia hyri dramatikisht nė jetėn time. U bė pjesė e fatit tim. Unė duhej t'i nėnshtrohesha asaj dhe njėkohėsisht edhe tė kėrkoja shpėtim prej saj. Ajo u bė shkaku i vuajtjeve dhe shkaku i gėzimeve tė mia! Sepse u rrita nė njė kohė kur pothuajse edhe jetėn e kishim prej partisė, prej shtetit. Ikona e nėnės dhe familja zhvleftėsoheshin, ku thuhej se po jetonim nė shoqėri qė krijonte njeriun e ri dhe njė sistem tė ri. E ne fakt, po krijohej anti-njeriu dhe anti-sistemi-thote Visar Zhiti. Kėshtu, pėr tė qenė vetvetja sadopak, pėr tė siguruar ēaste ku njeriu ėshtė vetėm me veten e tij jam munduar ta vjedh kohėn. Ėshtė kjo e vetmja vjedhje qė kam bėrė nė jetėn time!"

 Njė vjedhje e ēiltėr! Se, pėrkrah tė gjithave jeta e tij tashme shtrihet nė dy botė tė ndryshme-nė atė tė burgut skėterrė dhe nė atė mė tė ndritshmen, nė majat e letėrsise sonė. Por, ai vazhdon te ruaje modestine:

"S'e di a ėshtė kėshtu? Por,edhe ngjajnė. Letėrsia ka njė lloj skėterre nė vetvete, ashtu siē kishte skėterra njė lloj drite dhe letėrsie nė vetvete. Kėtu ngjajnė kėto dy botė dhe siē thuhet, ekstremet bashkohen! Unė jam i lumtur kur mendoj qė ėndrrat tona tė nėndheshme, ėndrra tė tė vdekurve-do tė thosha, arritėn tė shpalosen e tė shihen nga tė tjerėt, dhe mė vjen mirė qė edhe njerėz qė dalin nga nėntoka, nga ferri, arrinė tė bėjnė letėrsi qė iu shėrben njerėzve, qė i shėrben vendit".

Nė thelbin e krijuesit Visar Zhiti kishte edhe rebelizem pėr t'i ndryshuar gjėrat pėr tė mire. Por, edhe pse rrebelimi ėshtė nė natyrėn e njeriut, poeti thote se ka qenė njė rrebel aq sa ishin mosha e tij nė njė vend diktatorial. Ai u burgos pėr poezinė, sepse gjenerata e tij jetonte ne nje realitet qė sulmonte vazhdimisht. Prandaj, denimi I tij aq sa ishte I papritur poaq ishte edhe I poritur. Intuita e krijuesit paralajmeronte, sepse ai jetonte nė njė vend tė dėnuar nga njė diktaturė e egėr. Nėn perandorinė komuniste, Shqipėria ishte vendi mė i egėr, ndoshta. Ndersa ai I perkiste njė familjeje tė ndėshkuar nga regjimi.

 "E papritura ndoshta ishte sepse une dėnoheesha pėr gjėnė mė tė pafajshme nė botė; pėr poezinė!"-thote poeti, sepse ai nuk po denohej madje as edhe vetem per shprehjen e lire te mendimit, kur ishte pėrkundėr asaj tė ishe i lirė, qoftė edhe nė mendime. Speciaistėt e letėrsisė sė diktaturės, zbuluan nė poezitė e tij 'shprehje metaforike tė gjuhės sė Ezopit qe ishte njė "kundėrshtar i mbuluar".

Kėshtu qė, nė moshėn 26 vjeēare, nė atė moshė kur vdiq edhe Migjeni, Visar Zhitit i'u hodhėn hekurat nė mes tė Kukėsit, ku po punonte si mėsues, me akuzen se kishte shkruar ato poezi.

" Mua ndoshta m'u duk njė ēudi se si mund tė dėnoheshin duart qė kanė shkruar njė poezi qė s'u pėlqen shtetit dhe njerėzve tė tij? Se, kjo mund tė korrigjohej me pranga unė nuk e kisha ditur, aherė! Dhe, kėshtu filloi jeta nė ferr prej poezisė..."-thote Visar Zhiti.

Mirėpo, ishte pikėrisht poezia ajo qė nuk iu nda as atje. Ajo I falte rreze fshehurazi dhe nė njėfarė mėnyrė, e mbajti gjallė. Poezia, por edhe shpresa se nje ditė do tė ngadhnjente drejtėsia:

"Ajo qė na ka mbajtur gjallė ishte njerėzia-thote Visar Zhiti. Sepse, ne njėri-tjetrit i jepnim kurajo duke besuar nė njė fuqi supreme e cila edhe erdhi. Kėtė e kam thėnė edhe herė tjetėr, se sipas njė teorie qė quhet 'Teoria e katastrofave', njė psherėtimė mund tė krijojė njė tufan. Dhe ndoshta, gjithė perandoria komuniste mė njė diktaturė tė madhe e tė rėndė ra prej ofshamave tė njerėzve"!

I dėnuar me dhjetė vjet burg I shpallur per t'u ridenuar, ku mbajti tete vjet burg. Njė shpirt poeti pėrjeton ēdo gjė mė rėndė se njerėzit e tjerė. A don tė thotė kjo se poetin barra e burgut ju rėndoi dyfish?

"Ndoshta dyfish-ndoshta njeēind fish!-pergjigjet Visar Zhiti. Sidomos kur ndėshkohesh nga njė shtet i tėrė dhe ti nuk e gjen dot kush ėshtė mėkati? Nuk gjen krim tek vetja jote pėr tė lehtėsuar shpirtin…Kjo e bėnte gjėndjen edhe mė tė rėndė! Pėrgjithėsisht nė burgjet tona politike tė burgosur ishin njerėzit e ndėrgjegjes, prandaj mėkati ishte jashtė nesh. Mėkati binte mbi ata qė na kishin dėnuar ne! Ne bėnim vuajtjen e tė tjerėve dhe kjo sa e rėndonte gjėndjen, poaq ishte njė lehtėsim para sė ardhmes,para Zotit"!

Visar Zhiti e dinte oren e lirimit. Ajo orė erdhi ngadalė, ngadalė, shumė ngadalė! Dalja e Visar Zhitit nga familja u prit me shume mall e dhembje, se pari nga e ema he familja, vuajtja e te cileve ishte tejet e madhe. Por, perkrah keqtrajtimit si familje e tė burgosurve, ata udhėtonin me orė tė tėra nėpėr burgje pėr t’iu  dhėnė njė copė bukė mė tepėr tė dashurve tė tyre.

“…Se, uria e te burgosurit ėshtė e pėrjetshme!-thote Visar Zhiti-E vVarfėria e tyre ishte mė e madhe se e tė tjerėve, sepse, siē e dini, Shqipėria jetonte nė njė sistem tė rreptė racionimi edhe nė ushqime. Dmth. me racion ishte liria-me racion ishte edhe buka. Atė copė djathi, atė copė mishi, atė libėr qė mund tė blihej, familja ime e bartte nė krahė dhe na i sillte ne nė burg. Pra, sakrifica e tyre ishte shumė e madhe. Prandaj, familja mė priti krahėhapur dhe e pėrmalluar”.

Por, jo edhe miqtė dhe njerėzit e ngushtė tė cilėt e kishin tė ndaluar tė afroheshin, tė shpallnin gėzimin e tyre, tė dilnin krah pėr krah me ta apo tė uleshim nė kafene. Si njerėz tė damkosur dhe tė shpallur armiq, gjithkush duhej tė ruhej prej tyre.

“Por, jam mirėnjohės! Pati shokė, pati njerėz qė guxonin tė sfidonin diktaturėn, tė rrinin me ne, tė shkėmbenim cigare se toku, t'i jepnim libra njėri-tjetrit, t'i jepnim kurajo. Edhe pse ishin tė pakėt, kjo nuk don tė thotė ndonjė gjė. Sepse, unė mendoj se njė popull, njė shoqėri nuk e bėn shumica numerike e njerėzve por e bėn cilėsia e atyre pak njerėzve. Dhe, siē ėshtė maja pėr njė mal dhe ajo ėshtė lartėsia e tij edhe njė popull matet me njerėzit e vet tė mirė, tė shquar, tė lartė qė bėjnė gjeste e bėma qė ju shėrbejnė tė tjerėve”-rrefen poeti.

Visar Zhiti doli nga burgu, por nuk u lirua. Ai vetem nderroi burg, i ballafaquar me jetėn e me njerezit. Mbeti pėrsėri njė i dėnuar pa tė drejtė botimi, pa te drejte porfesioni dhe pa te drejte elektorale. Ishte njė vegėl e gjallė pune, nė Fabrikėn e Tullave ku bėnte njė punė poaq tė rėndė sa edhe nė burg, pa guxuar te ngriste koken dhe te shihte te shikonte te tjeret, sepse I drejtohej gishti si njeri qe vjen nga burgjet dhe ėshtė armik.

"Nė burg u futa i ri dhe nuk dola aq i vjetėr. Por, nuk kisha tė drejtėn as tė dashurisė. Nuk mund tė shikoja nė sy njė vajzė, nuk mund tė flisja me tė psh. pėr sytė e saj. Kjo ėshtė njė dramė e madhe pėr moshėn, ose pėr njeriun nė pėrgjithėsi!-rrefen poeti.

Nuk kishte rėnė diktatura akoma, kur poeti takoi gjysmen tjeter. U takuan ne nje anagram gezimi, nė njė familje tė njerėzve tė goditur nga shteti. Ai u tėrhoq nga miresia e saj, bindur se ajo ishte njeriu qė kėrkonte njeriun dhe jo pozitėn apo pasurinė e tij. Ajo ishte ndėr ato vajzat, e cila qe ndarė me gjyshin e saj me pranga nė dorė. Dhe si e tillė, ajo e njihte vuajtjen dhe e njihte njeriun e vuajtur.

"Dhe, pėrmes kėsaj vuajtjeje unė e zbulova atė qė ka nevojė shumė njeriu dhe ėshtė e shenjt: se ajo ishte njeriu nė tė cilin mund tė mbeshtetesha dhe mund tė udhėtonim tė dy nė jetė!  Pėr fat, jeta ndryshoi nė shumė drejtime ndryshoi pėr mirė,ashtu siē ka edhe vėshtirėsi tė mėdha ende. Mirėpo, provat treguan qė ne jemi edhe miq tė mire"-pohon poeti.

Ajete Sh. Beqiraj, Pavarėsia & Radio-Peja

©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org