Ajete Shaban Beqiraj - Gazetari
Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
"Deli, ti je njė djalė I mirė qė po rritesh. Por, ti mund tė bėhesh edhe njė artist I madh!"- I tha ajo, nė njė orė tė muzikės teksa I binte qiftelisė e ai reflektonte talentin e tij. Fatime Sokoli, edhe nisi rrugėn e tij tė artit, duke e marrė pranė vetes qė aty. Festivali I fėmijėve nė Bajram Curr ishte skena e parė qė filloi maratonin e tij, pėr tė marrė cmimin e parė. Por, ky ishte vetėm fillimi. Sepse, karriera e tij artistike do tė fillojė qė nė Festivalin Folklorik Kombtar tė Lezhės, me 1967, nė pėrkujtim tė heroit kombtar, Skėnderbeut. "Qė nė klasėn e tetė, mora pjesė nė Festivalin Kombtar tė Lezhės, prej ku nuk do t'I ndahem artit as edhe pėr njė cast"-thotė artisti, I cili punoi nė tė gjitha trojet shqiptare. Por, ai ngrohtėsinė mė tė madhe e gjeti nė Rrafshin e Dukagjinit. "Unė jam bir I Malėsisė sė Gjakovės. Por, duke qėnė nip I Plavės dhe Gucisė, i Vuthajve, vendi mė I ngrohtė pėr mua pas Rrafshit tė Dukagjinit, ėshtė Plava Deli Metalijaj, mjeshter baleti dhe koreograf dhe Gucia. E dua, sepse ėshtė njė vend me virtyte, ėshtė vendi I Ali Pashė Gucisė, I luftėrave shekullore dhe I qėndresės shqiptare kundėr osmanlijve. Por, kishin ngelur pak! Dihet gjendja aktuale ose sistemi I asaj kohe. Por, ata e rujshin lahutėn, kėngėt e ciklit tė kreshnikėve, I rujshin ato kėrcimet e trevės sė Plavės e tė Gucisė. Deli Metalijaj, mjeshtėr baleti dhe koreograf I Ansamblit "Dardania", pas Panarit Kanaqit dhe gjeneratės sė tij, ėshtė ndėr mjeshtrat e parė tė baletit nė Shqipėri. I dalur nė skenė qė nė rininė e hershme, shumė herė u shpall laureat I festivaleve, si bartės I mirėfillte I folklorit tradicional burimor tė valleve tė trevave tė Rrafshit tė Dukagjinit. 15 vjet punoi pranė Teatrit tė Operas dhe Ansamblit tė Shtetit, ku me plasimin e vlerave kombtare nderoi Shqipėrinė nė Ballkan, Evropė dhe Amerikė. Por, edhe pse vallėzoi nė shumė skena botėrore, artisti pėr shumė vjet kishte vec njė dėshirė! "Kisha dalė
kudo jashtė. Dhe, nė vitet '90-tė e prapa thosha: Vetėm le tė
kėrcejė njė herė nė Rrafshin e Dukagjinit, pa le tė vdes! Por, erdhi
koha qė unė tė vi kėtu dhe vallen e parė pas luftės ta vė te Verrat
e Llukės"-rrefen artisti, i cili edhe sot kujton me dashuri takimin
e parė me kosovarėt, nė Shqipėri. "Takimi I parė ishte me shoqerinė kulturoro-artistike "Kastriotėt" e Ferizajit, me 1978. Me tė thanė tė drejtėn, tė dyja grupet, si Dardania si Kastriotėt jena nda me lotė nė sy, sepse kaq afer dhe njėkohėsisht, kaq larg!" Por, njė kujtim I bukur nga ky takim, tė cilin Deli Metalijaj e ruajti nė shpirt pėr vite me radhė ėshtė njė 'cike Kosove'. "Ajo mė pat thėnė: "A je burrė qė ma mban fjalėn dhe nė njė tė ardhme, ne tė martohemi bashkw?" Jetonim nė njė ndarje kufiri shqiptaro-shqiptar, qė tė bėnte tė mohoje vetveten. Por, sikur ta dija se njė ditė do punoja nė Kosovė, unė do ia ipja fjalėn. Kėshtu qė, I jam borxhli asaj cike tė Kosovės, tė cilėn sot po ta shoh nuk e njoh, sepse ne vetėm kishim fol dhe kaq!" Por, megjithwse Deli Metalijaj sot ka njė martesė tė lumtur me malsoren e tij dhe ėshtė baba I dy djemve qė studiojnė nė Gjermani, dashuria e madhe e jetės sė tij mbeti, vallja dhe skena. " Vallen dhe skenėn e dua si jetėn. Se, njė popull mund ta identifikojė vetėm kėnga, vallja dhe gjuha. Dhe, le tė jenė kėto kėngė e valle ato qė bashkojnė nė tė ardhmen, jo vetėm shqiptarėt por tė gjithė popujt e botės". Deli Metalijaj, I cili vuri valle pėrkrah mjeshtrit tė madh, Panarit Kanaqit, luajti edhe pėrkrah Ndrek Luces, Margarita Gjepes, Tinka Kurtit, Robert Ndre Nikes e aktorėve tė tjerė nė filmat dokumentar, si: Shembja e idhujve, Ne mesin e erresires, Rruget e bardha, etj. Por, fėmijėt e dikurshėm, sot e njohin vetėm nga skena e valles. I vetdishėm pėr kėtė, ai rrėfen me njė emocion Deli Metalijaj ne veshjen kombtare tė vecantė: "Nėpėr turne
dhe sidomos pas vitit 2000,mu dha rasti tė vi nė Decan. Disa
gjenerata ishin ba 20-22 vjec. Mė pyesin, sepse mė kishin pa nė
televizion. Dhe mua, nga dėshira dhe vullneti I tyre, mua mė ranė
lotėt. Sepse, Decani, Gjakova dhe kjo anė jemi Rrafsh I Dukagjinit.
Me njė fjalė, jemi dardan. Prandaj, ne gjithmonė rreth 80 pėr cind
tė programit autokton, etnografik dhe folklorik si ne lemin e
koreografisė, melodisė apo tė kėngės, ne e kemi pėrfaqėsuar trevėn e
Koso Fėmijėt e dikurshėm, tashmė janė rritur. Artistit I kanė dalė thinjat. Edhe kohėt kanė ndryshuar dhe imazhi I tij prej shqiponje nė skenė, tash ka dalė nga ekrani pėr tė vallėzuar I gjallė e skofiar, nė oborret e kullave tė mocme tė Dukagjinit. Ai, nė Kullėn e Mazrekajve, nė Dranoc, po luan edhe Lojėn Tradicionale me Kapuca tė cilėn, duke qėnė bir I Malėsisė sė Gjakovės, e njeh mirė: "Loja me Kapuca ėshtė njė dicka autoktone qė e kanė ruajtur nėpėr breza gjyshėrit e stėrgjyshėrit tanė. Kjo lojė ėshtė luajtė me fise, sidomos nė Rrafshin e Dukagjinit dhe nė pjesėn dardane. Ėshtė njė lojė burrėrore. Njė lojė qė luhet miku me mikun, fisi me fisin. Dikur u thirrshin lojtarėt mė tė mirė nga njė fis nė tjetrin, pėr t'u ndeshur. Ndoshta, kėnga ka qėnė pak mė e ashpėr. Por, kėta burra u treguan tepėr tė mirėsjelltė, ose tepėr miq ndaj meje, sepse kishte burra tė mirė." Por, edhe pse ngadhnjen nė Lojėn me Kapuca me kusheririn Bajramin dhe plakun Zeqe Mazrekaj, ai fitoren e tij nuk e sheh tė merituar por tė falur pėr sojni. "Me traditė gjithmonė mysafirin sikur lojėn, sikur burrėrinė sikur edhe njė fjalė tė rėndė me ta thanė mysafiri nė shpi, I zoti I shpisė e mashkujt e asaj shpie ia kanė lanė pėr sojni. Sikur edhe lojėt e para nė kapuca, gjithmonė fisi fisit tjetėr ia ka lėnė pėr sojni. Kėtė lojė kėta do tė vinė edhe nė Malėsi tė Gjakovės, nė Tropojė. Lojėn e parė unė do ua la. Atėherė unė ngelem me shpresė se pėrsėri ne tė luajmė, Malėsia e Gjakovės me Rrafshin e Dukagjinit. Me kėta burra, sepse kėnga e vallja ėshtė ajo qė do t'I bashkojė tė gjitha trojet tona". Mjeshtri I baletit Deli Metalijaj bashkė me kompozitorin e ansamblit"Dardania", Skėnder Derzhlani, ndėrkohė po punojnė me shoqėrinė kulturore artistike tė Mitrovicės, njė tabllo Deli Metalijaj gjate lojes me kapuqa ne Kosove koreografike me titull "Bashkoi shqipet Mitrovica". Pėrvec kėsaj, ata po bėjnė edhe vallen festive "Festė ka Mitrovica", tė cilat artisti dėshiron qė t'I nxjerr para popullit nė njė ditė tė madhe: "Besoj qw kwtw valle qw do ta nxjerrim para popullit me rastin e festės sė 28 nėntorit, uroj tė jetė edhe Pavarėsia e Kosovės"-uron mjeshtri i baletit dhe koreografi,Deli Metalijaj. Ajete Shaban Beqiraj,Radio Kosova |
|
|
| ©2006-2009 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kalender 2009 - Kalender 2010 - kosova.org - Kontakt |