Ajete Shaban Beqiraj - Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Decan: Roli i Deputetit perballe Elektoratit dhe Qytetarit

Debati „Roli i Deputetit Perballe Elektoratit dhe Qytetarit“ ne te cilin moren pjese deputete decanas, keshilltare komunal, perfaqesues te policise se Kosoves, te KFOR-it dhe te shoqerise civile, eshte formimi i shprehise se komunikimit ne mes te qytetareve dhe institucioneve si dhe adresimi i ketyre problemeve tek qeveria qendrore permes deputeteve decanas.

„Mungon nje bashkepunim i mirefillte ne mes te qeverise  komunale dhe deputeteve te parlamentit. Poashtu, bashkepunimi ne mes te qytetareve eshte subjektiv, qe don te thote, vetem nepermjet subjekteve politike, ne takime e subjekteve politike te cilave iu perkasin“-thote Adem Lushaj, drejtor i Shoqates se Intelektualeve te Pavarur, ne Decan, impelementuese e ketij projekti.

Sipas Shkumbin Demalijajt, deputet ne Kuvendin e Kosoves nga radhet e AKR-se, per sic u shpreh ai, „kaosin“ qe mbreteron ne komunen e Decanit eshte pergjegjese administrata komunale:

Adem Lushaj, drejtor i OJQ-se "SHIP", ne Decan„Pergjesit kryesor per komunen e Decanit jane ata qe administrojne me komunen e Decanit. Flas ne sferen e implementimit te projekteve, faji bjen mbi supet e tyre“-potencoi deputeti Demalijaj.

 Abedin Lataj, anetare i Klubit te Debatit sheh situaten ndryshe.

„Cka keni ba per Decanin deri me tashti?-pyet Lataj. Sa here jeni taku si grup me e mbrojt interesin e Decanit? A jeni ne dieni se pyjet e Decanit jane ne shkaterrim e siper? A jeni te vetdishem se Decani eshte mes dy komunave te medha dhe kur jane ne pyetje thithjet buxhetore, komuna jone gjithmone ka me mbet anash? Nuk po them se pushteti i Decanit eshte me i miri as me I keqi, por po them se me buxhetin dhe kompetencat qe i ka komuna, eshte e pamundur te behet me shume edhe nese e sillni kryetarin me te fuqishem ne bote!“

Perderisa, Fahrije Haklaj, keshilltare komunale nga radhet e LDK-se, ben thirrje qe te hulumtohet per shkakun e  vertet te kesaj gjendjeje, e cila sic tha edhe Abedin Lataj nga Klubi i Debatit  ajo, bie me se tepermi mbi supet e qytetarit.

 „Decani, eshte vertet nje katastrofe! Tash, hajde ta gjejme shkakun e gjithe kesaj? A eshte menagjimi i dobet apo eshte qeveria per te cilen eshte formuar nje bindje se po na anashkalon? Le ta gjejme se cka eshte ne "  pyetje dhe te dalim para popullit me te verteten se i rrejtem boll!“

Debati dyoresh me temen „Roli i Deputetit Perballe Elektroatit dhe Qytetarit“ I cili u mbajt ne restoranin   „Gryka e Decanit”,debatuesit dolen me thirrjen per dalje te deputeteve nga gezhoja politike, per bashkepunim ne adresimin e projketeve me interes per komunen tek qeveria e Kosoves, si dhe per hapjen e nje zyre lokale ku te shtate deputetet decanas do te kontaktojne qytetaret per te prekur nga afer problemet e tyre si dhe per te Fahrije Haklaj,asambleiste gjetur zgjidhje te perbashketa.

Ajete Shaban Beqiraj, Radio Kosova & Blue Sky

©2006-2009 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqës - Lidhje - Kalender 2009 - Kalender 2010 - kosova.org - Kontakt