Ajete Shaban Beqiraj - Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Kulla e Qelisė

Megjithese komuna e Decanit deri me tani nuk ishte e perfshire nė hulumtimet arkeologjike nga ministria pėrkatėse, shoqėria civile e ndihmuar financiarisht nga Fondacioni Suedez Trashėgimia pa Kufij (CHWB), me angazhimin e ekspertėve tė kėsaj lamie, ka bėrė evidentimet e para tė cilat premtojnė rezultate tė mėdha nė kėtė fushė. Ndėr evidentimet mė interesante vlerėsohet tė jetė vendi i quajtur “Qelia”, e cila shtrihet nė anėn e majtė tė “Lumbardhit” tė Deēanit.

“Kulla e Qelise eshte e lanun ne harrese te madhe dhe cdo vit po shkaterrohet, edhe pse vetem muret e kesaj kulle te japin me kuptu se aty ka pas vednbanim. Vlera te tilla ka edhe ne vende te tjera, te cilat ekspertet tane i kane evidentu”-thote Adem Lushaj, drejtor i Shoqates se Intelektualeve te Pavarur, ne Decan.

Sipas eksperteve pjesemarres ne evidentimin e vendeve arekologjike, nė kėtė pjesė ekzistojnė ende themelet e mureve tė cilat nė tė kaluarėn kanė rrethuar rreth 8 hektar tokė. Pjesa lindore ėshtė e pėrforcuar me shkėmbinj tė lartė, ndėrkohė qw pėr shkėmbin e madh janė ngjeshur muret e kullės sė lartė nė brendinė e sė cilės dikur ka pasur nje vendbanim. Tė moshuarit tregojnė se nė kėtė ambient kanė ekzistuar edhe  tunele, kurse per gjetjet tjera siē janė poqe tė dheut, gypa tė ujėsjellėsit, shpata, etj., gjatė sundimit serb i ka marrė Manastiri i Deēanit, per te cilat peshkopi e athershėm ka dhene shuma te majme parashe.

“Njesoj ndodh edhe sot, kur kjo pjese frekuentohet nga arkeologe-hajna te cilet provojne te zhdukin gjurmet e ekzistences shekullore shqiptare ne keto treva-thote Rexhep Maksutaj, i cili mori pjese ne evidentimin  e vendeve arkeologjike. Them kete se pas shpalljes se Zone se Mbrojtur, aty kane fillu te germojne nuk dihet kush, e sipas disa deshmive kane germu edhe “popat” e manastirit te mbrojtur Kulla e Qelise apo Keshtjella e Jerines(foto R.M) prej KFOR-it. Prandaj, nese nuk ndermerr dikush dicka,ajo pjese ka me u shkaterru dhe ka me sjell pasoja per historine Decanit, Dukagjinit dhe te Kosoves”.

Sido qe te jete, pėrkundėr tendencave tė vazhdueshme, keto vendbanime i kanė qėndruar kohes per te deshmuar pasurinė e qenies shqiptare, e cila do duhej te gjurmohej dhe tė vihet nėn mbrojtje tė shtetit te Kosoves.

Ajete Beqiraj,Radio Kosova

©2006-2009 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kalender 2009 - Kalender 2010 - kosova.org - Kontakt