Ajete Shaban Beqiraj - Gazetari
Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
Reportazh nga Prishtina
|
Qarkullim njerėzish, nė ēdo kohė e nė ēdo vend. Kolona tė gjata makinash nėpėr rrugė ku ajri kundėrmon karburante. Zėrat e lypėsve mbyten nė zhurma tė pėrziera e mes godinash tė cilat nga lart duken si pako tė hedhura pakujdesisht, shitės ambulantė. Kėto janė tabllotė mė tė shpeshta nė zemėr tė kryeqytetit tė Kosovės, i cili dikur merrte frymė lirshėm nė parkun Gėrmia. Esadi, banor i “Kodrės sė Diellit”, tė tillė e ruan nė kujtesė! „E mbaj mend Prishtinėn qe 40 vjet. Qytet i ri, i ngritur me plan urbanistik, me rregull nė ngritjen e godinave tė banimit dhe rrugėve tė reja. Sot, nuk ėshtė asgjė siē ka qėnė dikur….”-rrwfen Esadi. Por, pėrse Prishtina nuk ėshtė mė siē ishte dikur? „Qė nga paslufta, Prishtina ėshtė bėrė njė vend atraktiv pėr ndėrtime tė egra .Lagjet me shtėpi banimi, po zėvendėsohen me ndėrtesa kolektive, tė cilat nuk kanė as hapėsirė pėr gjelbėrim, as vendparkingje. Dhe, nėse vazhdon me kėtė trend, shumė shpejt nė Prishtinė do tė kemi njė bllokadė totale“-pėrgjigjet Arbeni. Dhe, kshtu filloi e tėra… „Nė hyrjen time ka pat ardhur njė i panjohur dhe kėrkoi leje pėr njė banesė mbi kulm-rrėfen ai-I thamė, po. Dhe ai, burri i dheut, ndertoi njė kat. Pa na pyetur ne, ndėrtoi edhe tė dytin dhe si pėrfundim, kemi dy kate dhe katėr banesa mė shumė. Kyqje pa leje tė rrymės, tė ujit, tė kanalizimit dhe tė ngrohjes.Dhe, ky urbanizim i egėr e ka shkatėrruar Prishtinėn pėr shumė dekada. Arqitektėt e krejt dynjasė e kanė vėshtirė ta sjellin nė rregull urbanistik kėtė kryeqytet tė Kosovės, i cili nesėr do tė jetė metropol evropian!”-rrwfen Esadi. Sipas Zyrės pėr Informim tė kėsaj komune, rreth 100 objekte individuale dhe kolektive janė rrėnuar gjate vitit 2008, nga tė 5000 objektet pa leje, sa ishin ndėrtuar gjithsejt. „Ky aksion ka dhėnė efektet e duhura-thotė kryetari i Kuvendit Komunal tė Prishtines, prof.dr. Isa Mustafa- Sepse konsiderojmė se ndėrtimet e larta i kemi vu nėn kotnroll tė plotė dhe posa t“i rumbullakėsojmė planet rregullues pėr tėrė pjesėn urbane tė qytetit, ne mund ta konsiderojmė problemin e ndėrtimeve pa leje si tė zgjidhur. Por, kontrolli ėshtė i pamjaftueshėm nėse njerėzve ju rrėnohen objektet e nuk iu ipet hapėsira qė tė ndėrtojnė me leje.“ Prishtina shtrihet nė pjesėn veriperėndimore tė Kosovės me gjithsejt 48 fshatra. Qyteti ėshtė I banuar me shqiptarė, turq, boshnjak, serb, rom, etj. Me njė hapėsirė prej 572 kilometrash katrorė dhe deri me shpėrthimin e luftės, me 120 mijė banorė, dyndja e popullsisė nga vise tė ndryshme pėr dhjetė vjet pas luftės rrit numrin e banorėve nė rreth 500 mije, shumica prej tė cilėve ėshtė koncentruar pėrbrėnda kryeqytetit. „Vetėm nė fundjavė kemi vend ku tė parkojme makinėn, ndėrsa ditėve tė tjera kemi vėshtirėsi tė ecim edhe nė kėmbė nga qarkullimi i makinave. Prishtina ėshtė stėrngarkuar me me njerėz tė paregjistruar qė nuk e dimė prej nga kanė ardhur? Unė s“po I njoh shumicėn e njerėzve tė lagjes sime e ata qė I njoh, poi kin gjithnjė e mė shumė nga kjo tollovi nė periferi. Pra, kjo ėshtė lagja ime nė vitin 2009." „Mendoj se, problem kryesor ėshtė papunėsia qė po mbretėron nė Kosovė dhe si rrjedhojė, shumica prej tyre detyrimisht shumica ia mėsynė kryeqytetit.“-mendon Valbona. „Lėvizja e njerėzve nga fshati nė qytet, mendoj se vjen pėr arsye se institucionet e Kosovės nuk po krijojnė njė perspektivė pėr tė gjithė ata njerėz qė jetojnė nė fshat. Pra, nė kėtė rsat t’iu sigurohet edhe infrastruktura e mirė, por ndoshta edhe bujqit tė stimulohen qė tė mos detyrohen tė shpėrngulen nė qytet“. “Dhe, njė zgjidhje pėr kėtė do ta bėjmė-thotė pėr Dojce Vele-n, kryetari Mustafa-Sepse, po bėjmė pėrpjekje pėr ndėrtimin e unazave tė qytetit. Sivjet do ta rrumbullakėsojmė unazėn nė qendėr, e cila nė njė forme do tė ndihmojė qė ata qė s“kanė nevojė tė futen nė zemėr tė qytetit, do ta tejkalojnė atė dhe do tė kemi njė tollovi mė tė vogėl nė qytet. Do fillojme edhe me ndėrtimin e unazės sė parė tė qytetit, si njė arterje e rėndėsishme pėr ata qė udhėtojnė pėr Gjilan, Mitrovicė, Peje, Podujeve dhe poashtu do ta zvogėlojnė presionin automobilistik nė qytet“. Nė njė hapėsirė 1000 hektarėshe nė pjesėn jugore tė qytetit, parashihet ndėrtimi i Prishtinės sė re. „Atje do tė bėhet shpėrngulja e objekteve qeveritare dhe institucioneve tė tjera shtetrore. Ndėrkaq, kjo pjesė mė tepėr mbetet pjesė e biznesit, institucioneve bankare, arsimore”. Buxheti i sivjemė i Kuvendit Komunal tė Prishtinės ėshtė 42 milionė euro, 20 milionė prej tė cilėve do tė shfrytėzohen pėr investime kapitale; buxhet ky tepėr i vogėl pėr nevojat e mėdha tė kryeqytetit tė Kosovės, tw cilit po i ngulfatet bukuria nė kaosin urbanistik. Ajete Beqiraj, Dojce Vele |
|
|
| ©2006-2009 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kalender 2009 - Kalender 2010 - kosova.org - Kontakt |