Ajete Shaban Beqiraj - Gazetari
Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
Kosovaret dhjete vjet pas fushates ajrore te NATO-s
|
Fushata ajrore e NATO-s mbi caqet e policisė dhe ushtrisė serbe, pasoi me kundėrpėrgjigjėn e kėtyre forcave me vrasje, masakrim dhe deportim tė popullit joserb tė Kosovės… „Ndėrhyrjen e forcave tė NATO-s e kam pėrjetu si gėzimin mė tė madh nė jetėn time. Kur kanė shpėrthy bombat nė Qabratin e Gjakovės, na ėshtė hap dera e dhomės nga presioni. Kam dalė jashtė saora dhe kam pa qiellin, duke pritur me padurim bombardime tė tjera sepse jeta nė geto ishte bėrė e rėndė, e padurueshme. Pastaj vrasje, masakrime, deportime…” -kujton Curr Mazrekaj, gazetar shumėvjeēar I cili deri nė ēastin e fundit kishte qėndruar nė Kosovė. Kosova, pas luftės sė vitit ‚98-‚99, pėrvec humbjes nė njerėz ka trashėgoi njė infrastrukturė tė rrėnuar. Duke qėnė se investimet kryesisht u orjentuan nė ngritjen e kėsaj infrastrukture, nė pėrmirėsimin e gjėndjes sociale ėshtė bėrė shumė pak. Ymer ymeri ėshtė vetėm njėri nga banorėt e Kosovės i cili megjithėse dikur punonte nė ndėrmarrje publike, sot jeton nė njė varfėri tė skajshme: „Kam punu 25 vjet nė hekurudhė, 6 muaj na kanė dhėnė nga 100 mark, 6 muaj nga 50-tė, e mė vonė e kėputėn krejt. Tash jetoj tuj sharru dru nėpėr qytet kush ka nevojė. Nuk kam as pension e as ndihmė tjetėr…“. Pr. dr. Husnija Bibulica, boshnjak, i cili ligjėron nė Fakultetin e Biznesit, nė Pejė, i dyti nė gjuhėn boshnjake krahas Fakultetit tė Edukimit, ne Prizren, thote se: „Pėrvec qėshtjes sė sigurisė, e cila ishte njė problem qė u tejkalua shpejt, mund tė thuhet se komuniteti boshnjak krahas gjėndjes sė rėndė ekonomike gjithnjė e me pak mendojnė tė migrojne. Ata duan tė kapin fillin e jetės kėtu, nė Kosovė, tė cilėn e kanė pranuar si shtet tė tyre“. „Njė pjesė e komunitetit egjiptas, dhjetė vjet pas ėshtė gjetur mjaft mirė. Mirėpo, njė pjesė e cila ka trashėgu njė infrastrukturė mė tė dobėt edhe ekonomike edhe arsimore e ka vėshtirė tė integrohet. Kriza ekonomike ka bėrė tė veten. Shkalla e papunėsisė ėshtė mjaft e lartė. Prandaj, unė kisha me thanė se pėr dallim nga komunitetet e tjera, komunitetin egjiptian e preokupojnė probleme socio-ekonomike“-thotė pėr popullin e tij, Xhevdet Neziraj, deputet nė Parlamentin e Kosovės. Sipas Sllobodan Petrovic, serb, I cili punon si shef i nėnzyrės pėr Komunitete nė Gorazhdevc thotė se tashmė problemi pėr serbėt nė Kosovė ėshtė papunėsia. “Dhe, pėr tė mbajtur serbėt nė Kosovė duhet t“I qasemi porblemit seriozisht. Ėshte thelbėsore tė hapim vendpunime tė reja dhe tė zvogėlojmė ndihmėn humanitare, qė tė mos krijojmė nga punėtori, parazit. Me kredi tė ndryshme t“iu mundėsojmė hapjen e bizneseve familjare nė mėnyrė qė tė zvogėlojmė numrin e tė papunėve. Mendoj se me njė klimė normale politike, kjo do tė ishte zgjidhja mė e mirė”-thotė Petrovic. Perderisa, Curr Mazrekajt, shqiptar I mjafton fakti se ai tashmė ka lirinė nė shtetin e tij tė ri. „Jeta nė Kosovė i ka problemet e veta. Por, mbi tė gjitha unė tash kam lirinė dhe kjo ėshtė pasuria mė e madhe pėr mua. Kjo do tė duhej tė mjaftonte pėr tė gjithė shqiptarėt e Kosovės, sepse lirinė dhe shtetin nuk i kishim kurrė. Por, tash kemi njė betejė tjetėr: atė tė ndėrtimit tė shtetit tė Kosovės“-thotė Mazrekaj. Ndėrhyrja 11-tė javore e Aleancės Veriatlantike nė Kosovė kujtohet si njė ngjarje e cila i dha fund kobit shumėvjecar tė shqiptarėve tė Kosovės, solli mundėsinė pėr jetė tė barabartė tė tė gjitha komuniteteve qė jetojnė nė Kosovė, ndėrsa vet Kosovės i hapi rrugė drejt gjirit tė familjes evropiane. Dhjetė vjet pas, Kosova ėshtė shtet i pavarur i njohur nga 56 shtete tė botės. Ajete Beqiraj, Dojce Vele |
|
|
| ©2006-2009 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kalender 2009 - Kalender 2010 - kosova.org - Kontakt |