Ajete Shaban Beqiraj - Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Gllogjan - Epopeja e Dukagjinit

Shenimi i 11-te vjetorit te shperthimit te luftes frontale ne Dukagjin dhe 10-te vjetori i nderhyrjes se forcave te NATO-s ne Kosove, filloi me homazhe dhe kurora lulesh ne varrezat e deshmnoreve te cilet prehen ne Kompleksin Memorial “Deshmoret e Kombit”, ne Gllogjan, perderisa ne oren 12-te prane kulles eshte mbajtur Manifestimi qendror.

Me kete rast, ne emer te familjeve te deshmoreve te Kosoves foli Murat Jasahri, bir i familjes Jasharaj, e cila ktheu dinjitetin e kombit shqiptar, duke thene se te pershendesesh ne emer te kombit tend eshte nder dhe pergjegjesi.

"Sot kujtojme natyrshem luften dhe qendresen e familjes Haradinaj dhe te luftetareve te Dukagjinit perballe forcave serbe dhe poashtu kujtojme NATO-n, Aleancen Veriatlantike e cila fale gjakut dhe sakrifices se ketij vendi nje here ne historine e saj 50 vjecare u gjend afer vendit tone per ta cliruar.Dhe fale kesaj mebshtetjeje ky vend u be shtet dhe ne jemi te lire”.

Manifestimin e pershendeti ish koordinatori i Grupit te Unitetit, publiciti Blerim shala, i cili me kete rast tha se 24 marsi nuk nuk njeh kohe as harrese.Murat Jashari gjate fjales se tij

"Se ai ka soiguruar perjetesine nder ne ne Kosove,si kalendar i prishjes se kobit historik dhe i ndreqjes se fatit si popull e ka 24 marsin e gllohgjanit si njeren nder ditet me te medha”.

Ne emer te Organizatės se Veteraneve tė Luftės pėr zonėn e Dukagjinit, foli Abdyl Mushkolaj i cili nder te tjera tha:

"Jemi sot ketu ne vendin e luftes dhe te betejave te medha per lirine tone, ne 11 te vjetorin e epopese se ushtise clirimtare te Kosoves ne Duakgjin dhe ne 10-te vjetorin qe mund ta quajme epope e natodhe te miqve tane nderkombtare ne mbrotje te se drejtes sone per jete liri e shtet. Jemi ketu te gjithe, ne kujtim te perbashket per te gjithe ata qe me renjen e tyre u perjetesuan”.

Nderkohe qe porosia e ish komandanti i Zones Operatvie te duakgnniti dhe tashme kryetar i aleances per ardhmerine e Kosoves Ramush haradinaj eshte:

"Jeto te tregosh histori te pashkruar. Kete histori te cilen jane mundu te na e marrin te tjeret. Por ne kemi jetuar pert“i dalur Zot vet historise dhe te vertetes sone. Askush nuk mund  te na e marre ate, sepse historia dhe e verteta jone jemi vet ne!”                                                                                                                                  Ramush Haradinaj, Ish komandanti i ZOD,

Manifestimi Epopeja e Dukagjinit u permbyll me njė program te pasur kulturoro artistik, ku kenduan yje te estrades gjitheshqiptare.

Ajete Beqiraj,Radio Kosova & Blue Sky

©2006-2009 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kalender 2009 - Kalender 2010 - kosova.org - Kontakt