Ajete Shaban Beqiraj - Gazetari
Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
Qytetarėt e Kosovės: "Mė shumė vendpunime pėr zvogėlimin e varfėrisė"
|
Ishte 17 shkurti i 2008-tės, dita kur fokusi i botės ishte kthyer kah Kosova, e cila pushonte besimplote se qė atė ditė do tė radhitej ndėr shtetet e pavarura. Populli shqiptar e priste me padurim shpalljen e pavarėsisė e tė gjithė kishin pėrgjigje tė njėzėshme: "Mezi kemi prit me e pa diten e sodit, e moti jemi duke e rpit…Prej 1912-tės e deri nė ditė tė sodit, vuajtje e kiamet. E sot, s“ka ditė ma t“madhe pėr popullin shqiptar!“ Pėr dallim, tek serbėt e Kosovės, akti i shpalljes sė pavaresise ngjalli pasiguri e skepticizėm. Vesna Spaleviē ėshtė ndėr serbėt e rrallė e cila dhjete ditė para shpalljes sė pavarėsisė, u kthy nė Deēan me shpresėn pėr njė tė ardhme nė shtetin e Kosovės. "Unė jam kthyer nė Deēan me 28 janar 2008. Qė don tė thotė, rreth 20 ditė para shpalljes sė pavaresisė sė Kosovės"-thotė Vesna Spaleviē. Por, sa i ka realizuar tė priturat e qytetarėve pavarėsimi I Kosovės dhe a ka ndryshuar diēka nė standardin e jetės sė tyre, njė vit pas bėrjes sė Kosoves shtet? "Send mbi kėtė tokė! Shit dru vjet-shit sivjet. Erdh shpirti te hunda, pa punė, pa punė...E me honger po duhet pėrditė!"-thotė Mustafė Hyseni 55 vjeē, nga Bardhaniqi I Gjakovės, tė cilin edhe sivjet e gjejmė me njė karroce dru buzė rrugės, pėr shitjen e tė cilit duhet tė pres me javė. "Si mos mė keq! Nuk kam ujė as s“kam asgjė. Mos pyet fare! Megjithėse fqinjtė shqiptarė janė tė mirė me mua dhe vinė e mė vizitojnė, pavarėsia e Kosovės nė jetėn time nuk ka ndryshuar asgjė"-pėrgjigjet 80-tė vjeēarja, Velika Sharkoviē, nga Bellopoja e Pejės. " Kosovėn shtet e kam paramendu krejt ndryshe, me vendpunime tė reja, pa pėrqarje tė politikanėve. E kta, ai pėr veti-e ky pėr veti, e nė fund po heē populli. Nxei karriket e mbushi xhepat pėr vete, e pėr popullin asgjė!”-thotė Milaim Hulaj, kamarier. "Nė standardin e jetės sime s“ka ndryshuar asgjė. Pėrkundrazi, ndoshta ėshtė edhe nė rėnje pėr shkak tė gjėndjes ekonomike-thotė Rasim Tolaj, nga Deēani-Strukturat udhėheqėse do duhej krijuar mė shumė vende pune, kur kemi parasysh njė rini e cila ēdo vit diplomon apo specializohet nė profile tė ndryshme e nė fund mbesin pa punė!” Nė familjen tonė nuk ka ndryshuar shumė, pėrveē ngritjes e pagave tė nivelit tė arsimit. Por, sot kemi institucionet tona legale, kam pasaportė dhe letėrnjoftim tė shtetit tim dhe kjo mė bėn tė lumtur dhe krenar!”-thotė Betim Qorraj, arsimtar, I cili Kosovėn e pavarur e sheh nga njė kėnd tjetėr. Njė vit pas kthimit, Vesna Spaleviē, mendon se nė Kosovėn e pavarur ka tė ardhme pėr secilin. "Pėrderisa tė ketė punė, kudo mund tė ketė tė ardhme. Unė u ktheva para njė viti, nė Deēan-thotė Vesna. Nė qershor fillova punėn nė Zyrėn Komunale pėr Komunitete, ndėrsa nė dhjetor arrita tė sjell nė Deēan njė projekt prej 40 milionė eurosh pėr ndėrtimin e njė impianti pėr riciklimin e mbeturinave, tė cilin do ta implementojmė sė bashku me komunitetin e kėtushėm dhe autoritetet kosovare"-thotw Spalevic. "Dhe, ne duhet tė japim nė vazhdimėsi pėr shtetin e Kosovės-mendon arsimtari, Sadik Mazrekaj, nga Dranoci. Asnjėherė s“duhet thėnė:”Bėra mjaft e tash do t“ndalem tė pushoj!” Edhe qeveria, edhe strukturat tjera politike nuk do duhej tė ndalen me kaq, sepse sot kemi shifra katastrofike tė varfėrisė sė skajshme. Kemi njė numėr tė madh tė papunėsisė. Njė moshė relöativisht tė re. Rreth 30 mijė krahė pune dalin nė vit tek kosovarėt. Pritet qė politika tė bėj edhe shumė nė zvogėlimin e varfėrisė. Se, sado qė njė pjese e popullit tė ketė, kur nuk kanė tė gjithė, qeveria nuk duhet me qenė tė knaqun". Krahas sukseseve, Kosova edhe njė vit pas bėrjes shtet pėrballet me ekonomi tė pazhvilluar, papunėsi tė madhe, varferi ekstreme dhe korrupcion, sot ajo shkėlqen nė frymėn festive tė pėrvjetorit tė pavarėsimit tė saj. Ajete Beqiraj, Dojce Vele & Radio Kosova |
|
|
| ©2006-2009 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kalender 2009 - Kalender 2010 - kosova.org - Kontakt |