Ajete Shaban Beqiraj - Gazetari
Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
Shenohet 27 vjetori i renjes se vellezerve Gervalla dhe Kadri Zekes
![]() Rrugėt e fshatit Dubovikė u vershuan nga autoritete tė jetės politike, tė institucioneve qendrore dhe komunale, familjare tė dėshmorėve dhe pėrfaqėsues tė shoqatave tė dala nga lufta e UĒK-sė dhe qindra qytetar, te cilet nė shenjė nderimi dhe pėrkujtimi per veprėn e vėllezėrve deshmor Gėrvalla dhe Kadri Zeka, bene homazhe dhe vune kurora lulesh prane varreve te tyre. Mbi varret e tyre kurora lulesh ka venė edhe lideri i AKK-sė Ramush Haradinaj, pastaj delegacioni i KK tė Pejės i udhėhequr nga kryetari i komunės, Ali Berisha si dhe ai i KK tė Deēanit, me kryetarin Musa Berisha. Pas homazheve ne Dubovike, nė Deēan ėshtė bėrė zbulimi i pllakės pėrkujtimore tė Jusufit, e vėnė nė hyrje tė Pallatit tė Kulturės me te njejtin emer. Zbulimin e pllakės pėrkujtimore e kanė bėrė lideri i AAK-sė, Ramush Haradinaj, kryetari i komunės Musa Berisha, bashkėshortja e Jusufit, Suzana Gėrvalla dhe bashkėveprimtari Nazmi Selamanaj. Krahas emocioneve dhe krenarise ne kete cast madhor, zonja Suzane shprehu mirenjohjen per respektin e vazhdueshme te isnitucioneve dhe popullit ndaj vellezerve Gervalla si dhe besimin se komuna e Decanit, sė cilės i takon edhe familja Gėrvalla, do tė pėrkujdesėt edhe pėr rregullimin e varreve tė vėllezėrve Gėrvalla, eshtrat e tė cilėve gjatė ditėve tė lirisė, nga Gjermania iu rikthyen Ramush Haradinaj gjate venjes se kurorave me luleKosoves pėr tė pushuar pėrgjithmonė nė atdheun per te cilin u flijuan. Bekim Vishaj, zyrtar i Drejtorisė Komunale pėr Kulturė, ka paraqitur njė fjalė tė shkurtėr pėr veprimtarinė e dėshmorėve Jusuf dhe Bardhosh Gėrvalla dhe Kadri Zeka, tė cilet 27 vjet mė parė nga UDB-je Jugosllave u vrane per t“u perjetesuar nga populli i vet. Manifestimi qendror i shėnimit tė 27-vjetorit tė rėnies heroike tė Jusuf dhe Bardhosh Gėrvallės dhe Kadri Zekės, ėshtė mbajtur ne teatrin profesional Istref Begolli ne Peje. Duke qene se emrin e Jusuf Gėrvallės e kishte mbajtur me krenari edhe Brigada 131, Zones Operative te Dukagjinit, me kete rast, kryetari i Kuvendit Komunal te Decanit, Musa Berisha, mirenjohjen vjetore “Jusuf gervalla”, ia ndau ish-komandantit te Brigades 131 Jusuf gervalla”, Daut haradinajt. Ajete Beqiraj, Radio Kosova |
|
|
| ©2006-2009 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kalender 2009 - Kalender 2010 - kosova.org - Kontakt |