Ajete Shaban Beqiraj - Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Bjeshket e Nemuna nė trekėndėshin kufitar, Kosovė-Mal I Zi-Shqipėri, padyshim janė masivi me unik malor nė rajon. Shtrirja nė hark e komunės sė Burimit, Klinės, Pejės, Deēanit, Junikut, Gjakovės dhe Prizrenit, rrėzė kėtij masivi me sipėrfaqe prej 2,440 km2. Nė kėtė hark vargmalesh, ngrihet edhe Bjeshka e Gjeravicės me majėn mė tė lartė nė Kosovė, me 2,656 metra lartėsi mbidetare.

Ndėrsa, hapja rrugė drejt kėtyre resurseve natyrore ėshtė detyrė e insitucioneve kosovare-mendon Zeke Qeku, nga Asociacioni Kosovar I Turizmit

“Duhet tė pėrkrahet fuqishėm ndėrtimi I rrugės Deēan-Plavė-Vermosh, e cila do tė bėnte valorizmin e tė gjitha potencialeve dimėrore tė bjeshkėve tė mrekullueshme tė Belegut, si dhe bjeshkėve tė tjera tė Deēanit. Poashtu do tė ndėrlidhte edhe Grykėn e Rugovės, tė Junikut dhe tė Erenikut. Pastaj, rregullimi I rrugėve nga Dragashi pėr nė Maqedoni dhe Shqipėri si dhe vendoosja e infrastrukturės elektrike nė kėto anė”-thotė z.Qeku.

Veshtrim i  Tebanes se Prilepit nga Milishevci Republika e Kosovės, nė fushėn e turizmit ka marrėveshje bashkėpunimi me Republikėn e Shqipėrise, ndėrsa nė planin e punės sė Departamentit tė Turizmit dhe Hotelierisė nė Ministrinė e Tregtisė dhe tė Industrisė ėshtė arritja e marrėveshjes  me Republikėn e Maqedonisė dhe atė tė Malit tė Zi. Qėllimi ėshtė,  prezantimi me pako tė pėrbashketa turistike nė panairet nderkombtare-thotė drejtori i kėtij departamenti, Bujar Kuēi.

“Pas arritjes sė kėtyre marrėveshjeve, ne do tė pėrpiqemi qė Kosova dhe vendet e rajonit tė prezantojmė njė product tė pėrbashkėt”.

Pas luftės sė fundit nė Kosovė, janė ndėrtuar mbi 400 hotele, motele dhe bujtina.

“Por, pothuaj tė gjitha janė jashtė resurseve turistike -thotė Zekė Qeku-Sepse, nė Bjeshkėt e Rugovės, Bjeshkėt e Deēanit, tė Belegut, tė Junikut dhe tė Sharrit, I kemi potencailet kryesore, mė tė fuqishmet nė Ballkan".

Ndėr vlerat kulturore tė kėsaj ane tė Kosovės, veēohen monumentet kulturore e fetare si manastire e gjamia si dhe kullat shqiptare.

“Dhe, pikėrisht pėr kėtė, Kosova ėshtė vend i perspektivės sė turizmit-thotė Bllagoje Ragin, nga Aleanca Ballkanike e Turizmit.

Kosova ėshtė vend I duhur pėr investime, pėr dallim nga vendet e zhvilluara nė tė cilat nuk ka mė vend. Dhe, atje ku populli ėshtė I mirė dhe mikprites, aty ėshtė perspektiva“.

Ndėrkohė qė pėr Doncho Tanevksin, nga Asociacioni Ballkanik i Hoteleve: 

"Mikpritja dhe pėrzemėrsia e popullit tė Kosovės e cila nuk blihet me para, ju mungon vizitorėve perėndimor dhe duan ta shohin. Dhe, shteti I Kosovės duhet ta kuptojė se turizmi ėshtė industri nga njerėzit-pėr njerėzit dhe ju keni mjaft tė rinj me tė cilet Objekti i vetem hotelier ne Gryken e Decanit me pak ndihmė dhe arsimim, mund tė filloni ēdo gjė”.

Dhe, kėtė Ministria e Tregtise dhe e Industrise e Kosovės e ka kuptuar kaherė-thotė Bujar Kuqi, drejtor nė Departamentin e Turizmit dhe tė Hotelierisė nė Ministrinė e Tregtisė dhe tė Industrisė sė Kosovės, tė cilin e gjejmė nė nisje pėr Panairin e Berlinit.

„Panairi Ndėrkombtar i Turizmit nė Berlin, do tė jetė njė rast tjetėr pėr tė promovuar vlerat turistike tė Kosovės, ku do tė prezantojmė materjalet qė kemi pėrgatitur pėr rajonet turistike tė Republikės sė Kosovės. Sepse, ne kemi kapacitete tė mjaftueshme pėr turizėm“-thote z.Kuēi.

Pjesemarrja e Kosoves si shtet nė Panairin Ndėrkombtar tė Turizmit nė Berlin, ėshtė e dyta pas panairit tė Stambollit.

 Ajete Beqiraj, Dojce Vele

©2006-2009 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kalender 2009 - Kalender 2010 - kosova.org - Kontakt