Ajete Shaban Beqiraj - Gazetari
Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
Kur o konė koha e turkut, dikush me qejf e dikush me dhunė e kanė ndėrrue fenė, prej asaj katolike nė muslimane-tregon Ndue Velaj, 63 vjec, me banim nė Pejė, pėr tė parėt e tij. Mirepo, njė mėnyrė e mbrojtjes se fesė katolike ishte fenomeni I laramanisė apo tė qenit tė krishterė tė fshehur, tė cilėt pranė otomanėve mbaheshin si muslimanė ndėrsa nė familje ishin katolikė-thotė famullitari I Kishes Shėn Katarina nė Pejė, Don Franė Sopi.
Turqia, me ardhjen e vet ka ba dhunime tė mėdha nė
pikepamje religjioze, ekonomike, politike dhe arsimore. Ndėrsa,
populli shqiptar i cili e kishte pranu kristianizmin, e ka gjet njė
zgjedhje pėr tė deklaruar verbalisht se ėshtė nė islam, ndėrsa nė
brendinė e shpirtit e ka praktiku fenė katolike-Famullitari Don
Franė Sopi thotė famullitari Don Franė Sopi.
Papiqi, njė fshat I vogėl rreth 7 kilometra nė lindje tė Deēanit ėshtė shembull tipik i kėsaj dukurie. Mbiemri Berisha i rreth 40 familjeve, dėshmon se banorėt e fshatit janė tė njė trungu, ndėrsa katolikė e muslimanė ndahen nė brezin e shtatė. Ka bo vaki qe ne te njejten date kane rene te dyja festat. Pra, brenda nje familje janė shtru dy sofra: kush do mish e raki, urrno ne sofren e katolikeve. Kush do pite, hallve e bakllava, eja ne sofren e muslimaneve-sqaron Don Marjan Ukaj, famullitari i Kishės sė Gllogjanit nė kuadėr tė sė cilės ėshtė edhe kisha e Papiqit. Edhe gjithnjė kur katolikėt kanė pas festa, muslimanėt ua kanė mbajt ato. E kur ka ardhur festa e Bajramit, katolikėt ju kanė thanė muslimanėve: Tash ne punojmė e ju kremtoni festėn tuaj-ndėrlidhet Zenel(Mikel) Berisha, me rrefimin e gjysherve e tij. Por, si jetojnė kėto dy bashkėsi pas qindra vjetėsh tė ndarjes sė rrugėve tė besimit?
Kurrkund ndėr shqiptarė nuk ekziston ndasi e tillė. Toleranca fetare ėshtė ēdokund-thotė Salihu(Gjergji). Biemėrimi i banorėve tė kėtushėm ėshtė njė karakteristikė tjetėr e fenomenit tė laramanisė, e cila ende ėshtė prezente. Zeneli(Mikeli), Sadiku(Marjani), Ademi(Deda), Salihu (Gjoni), Cana(Nikolla), janė disa nga emrat e dyifshtė me tė cilet identifikohen banorėt e fshatit Papiq. Se, nuk kemi pas qare pa i pas dy emra N“shpi ke mbet katolikė, por jashtė ėshtė dashur tė jesh musliman, po deshe me jetu!-arsyeton Salihu(Gjergji), banorėt e fshatit te tij, tė cilėt edhe sot e kėsaj dite edhe kremtat fetare I festojnė bashkė.
Vinė e na i bajnė pėr hajr festat. Edhe na shkojmė
pėr Bajram tė Madh e tė Vogėl. Tash edhe po martohen Po, shkojmė edhe nėpėr festa. Na vllazėn jena dhe s“ß kemi kurrfarė dallimi. Tė gjithė besojme nė njė Zot!-thotė Adem Berisha, musliman nga Papiqi. Marta, 35 vjeēare dhe nėnė e dy fėmijėve, tash ka filluar pėrgatitjet pėr festėn e Pashkėve. Vezėt shumėngjyrėshe janė simbolikė e jetės! Fillimisht I ziejmė vezėt. Disa I ndajmė pėr t“shtruar me pije e tė tjerat I ngjyrosim me lule, me lara, e lloj lloj mėnyre. Pastaj e mbushim shportėn e I vėmė nė tavolinė pėr mysafirėt qė vinė! Sipas tė dhėnave tė Ipeshkvise sė Kosovės, numri i katolikėve nė Kosovė ėshtė 65,000, ndėrkohe qė nė disaporė jetojnė edhe 40,000 tė tjerė. Ndėrsa, besimtarėt e Papiqit janė njė shembull se si duhet pėrmbushur mesazhi i Pashkėve-thotė famullitari I kishės Shėn Katarina, nė Pejė, Don Franė Sopi- Sepse, dėshira e Zotit ėshtė qė tė jetojmė si vėllezėr me tė gjithė Kisha Shėn Katarina nė Pejė njerėzit. Dhe kshtu, mesazhin e Pashkėve e kemi realizuar nė mėnyrėn mė tė mirė . Ajete Beqiraj,Dojce Vele & Radio Kosova |