Ajete Shaban Beqiraj - Gazetari
Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
Pozita e femrės nė Kosovė
|
Pozita e femrės nė Kosovė, nė tė kaluarėn, ishte e ulėt, gati fyese dhe denigruese jo vetėm nė shoqeri por edhe nė familje. E konsideruar jo vetėm si krijesė e rendit tė dytė, por si qenie e cila pothuajse nuk puqej askund me gjininė tjetėr, ajo nė vazhdimėsi duhej t“i nėnshtrohej fatit qė i diktohej nga tė tjerėt. Nushe Zogaj, 63 vjeē, nga Prilepi, ėshtė vetėm njėra nga tė mijėra gratė kosovare, tė cilat kėtij fati iu nėnshtruan natyrshėm. „Burrin ma zgjodhėn tė shpisė. I mirė boll o konė.Gjo mangut s“ka pas! ...Paj, nafaka duhet me t“pėlqye. E ka dhanė Zoti me u martue e me e ul kryet, mos me ia mos me ia marr ftyren babės, as nanės, as vllaut. Edhe fmijėt, tetanė veē t“parit, i kam lind vetun. Si vallahi, eshtrat i ndisha tuj m“ba krr,krr,krrr…Por, e lusja Zotin:“Qysh e ke nis n“bark edhe ma qet n“tokė!“ Me kohė, gruaja nė Kosovė bėhet me kėrkuese pėr t“u arsimuar, pėr t“u ngritur, pėr tė prosperuar dhe marrė vendin e merituar nė familje dhe nė shoqėri. Safete Gacaferi, nga Deēani, dikur njė amvise e pėrkushtuar dhe nėnė e mirė, sot ėshtė transformuar nė tjetėr njeri. Pas humbjes se bashkėshortit, krahas nevojės pėr tė ekzistuar dhe me forcėn dhe guximin pėr tė qėnė vetvetja, ajo sot menagjon njėrėn ndėr shoqatat mė tė sukseshme tė gruas nė Kosovė dhe ndjek studimet, poashtu. „Dikur isha njė amvise e cila gjithė ditėn kaloja me punė shtepie, ne kuzhinė dhe me fėmijėt. Ndėrsa sot, sot, dal nė mėngjes prej shtėpie dhe kthehem nė mbrėmje. Por, falė kėsaj pune, unė i rris pesė fėmijėt e mi, i shkolloj dhe poashtu, ndjek studimet sė bashku mė vajzėn time nė Adminsitrim Biznesi. Njė ndryshim total nė jetėn time!”
“Nė kohėn kur kishte nevojė qė ajo tė jetė nė logjistikė, qė tė jetė njė nanė e mirė pėr fėmijėt, edukatore e kreu misionin e saj. Ndėrsa, sot shteti i Kosovės ka nevojė pėr gruan tė jetė nė ballė tė institucioneve, sepse ėshtė shumė mė e pergjegjshme dhe mė e pėrkushtuar se vet gjinia e kundėrt, e them kėtė me shumė pėrgjegjėsi”. Me Ligjin pėr Barazinė Gjinore i miratuar nga Kuvendi I Kosovės me 19 shkurt 2004, “mbrohet, trajtohet dhe vendoset barazia ndėrmjet gjinive si vlerė themelore e zhvillimit demokratik tė shoqėrisė sė Kosovės, me mundėsi tė barabarta pėr pjesėmarrje tė femrave dhe meshkujve dhe pėr kontributin e tyre nė zhvillimin politik, ekonomik, social, kulturor dhe nė tė gjitha fushat e jetės shoqėrore“. „Mirėpo,nė Kosovė fatkeqisht asnjė ligj nuk e ka fuqinė e implementimit ashtu siē kėrkohet-thotė deputetja Gaxherri-E vetmja kuota e 30 perqindshit respektohet, por jo edhe Ligji pėr Barazinė Gjinore, nisur nga presidenca, nė qeveri, nė kryesi tė kuvendit, tek shefat e Grupeve Parlamentare, Besa Gaxherri,deputete e Kuvendit te Kosoves kryetaret e komisioneve e teposhtė nė institucione, do ta shohim se nuk respektohet….” Sipas deputetes Gaxherri, Kosova edhe mė tej vazhdon tė ndeshet me pabarazi gjinore tė cilėn sipas saj duhet luftuar vet femra. Prandaj, nė Festėn Ndėrkombtare tė Gruas, ajo ka njė mesazh: “Realisht unė festėn e 8 marsit nuk e kam fort nė qejf. Unė pretendoj qė gruaja tė festoj ose gruaja tė ndjehet e barabartė 365 ditė dhe mos ta kemi vetėm njė ditė nė vit. Nėqoftėse ne do tė punojmė seriozisht, kjo festė do tė jetė irelevante dhe nuk do ta ketė peshėn qė e ka tani“. Ajete Beqiraj, Dojce Vele & Radio Kosova |
|
|
| ©2006-2009 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kalender 2009 - Kalender 2010 - kosova.org - Kontakt |