Ajete Shaban Beqiraj - Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

 „ Nga komuniteti serb udhėhiqen: Komisioni pėr Komunitete nė Kuvendin e Kosovės; dy ministri; Kėshilli Konsultativ pėr Komunitete dhe Zyra e Kryeministrit pėr Komunitete. Kėto dėshmojnė se sa I privilegjuar ėshtė ky komunitet nė raport me komunitetet e tjera. Dhe, edhe pse ky komunitet nuk integrohet fare ne shoqėrinė kosovare por udhėhiqet nga Beogradi, prapė se prapė ndaj tyre ka lėshime nė investime. Nė ekonomi, nė hapje tė vendeve tė reja tė punės, nė shtyrjen e tyre pozitive nė shumė institucione, qoftė vendore apo ndėrkombtare, pėr dallim nga komunitetet e tjera qė janė harruar tėrėsisht“-thotė pėr radion tonė Xhevdet Neziraj, deputet i partisė egjiptiane “Iniciativa e Re Demokratike e Kosovės”.

Dhe kjo nuk do duhej tė ndodhte nė njė shtet qė synon tė ndėrtohet mbi standarde demokratike- thotė Gani Toska, kryetar i Iniciativės sė Romėve tė Kosovės, sipas tė cilit tė kthyerit e kėtij komuniteti jetojnė nė kushte tė rėnda sociale pėrderisa tė tjerėt jetojnė si tė zhvendsour nė kampe refugjatėsh, siē janė kampet nė Mal tė Zi.

„Ne e dimė se si jetojnė edhe komuniteti serb nėpėr enklava. Por, ky nuk ėshtė faji i komuniteteve tė tjera! Ėshtė faji I vet serbve, sepse dihet kush ka luftuar, pėrse ka lufutar dhe kush ishte shkaktar i luftės nė Kosovė... Pėr kėtė janė dėshmitarė Evropa dhe bota“.

Nė vitet e fundit ėshtė bėrė shumė nė qėshtjen e kthimit tė tė zhvendosurve, nė Kosovė. Deri mė tani, vetėm nė komunėn e Pejės janė kthyer afro 2000 tė zhvendosur, mbi 700 prej tė cilėve Deputeti Xhevdet Neziraj serb. Por, pėrderisa komunitetet e tjera jetojnė nė kushte tė rėnda e shumė prej tyre edhe mė tej janė tė pastrehė, lagje tė tera serbe me shtėpi dhe infrastrukturė pėrcjellėse, vazhdojnė tė qėndrojnė tė boshatisura. Sllobodan Petroviē, shef i nėnzyrės pėr Komunitete nė Kuvendin Komunal tė Pejės, sjell arsyet e kėsaj dukurie:

„Shtėpitė ndėrtohen dhe serbet kthehen dhe provojnė tė jetojnė nė Kosovė. Por, pas njė kohe ata ikin serish sepse kėtu nuk mund tė gjejnė veten. Kemi fshatra ku janė ndėrtuar me 70 shtėpi, siē ėshtė rasti i Bellopojės, mirėpo nuk janė tė banuara as 20 prej tyre. Prandaj duhet t“iu qasemi qėshtjeve seriozisht qė tė mund tė zgjidhim problemet e tyre jetėsore“.

Dhe ketu, komuniteti turk pėrballet me njė problem edhe mė tė rėndė; zhvendosjen pėrbrėnda vendit-thote Ergin Kala, nga kryesia e Partisė Demokratike Turke, i vetmi subjekt politik i cili pėrfaqėson komunitetin turk nė Kosovė.

 „Problem serioz ėshtė kthimi i turqve nė veriun e  Mitrovicės, tė cilet tash dhjetė vjet jetojne me qira nė pjesėn jugore dhe nuk lejohen tė kthehen nė pjesen veriore ku I kanė pronat. Pra, edhe ne si shumica shqiptare pėrballemi me problemin e njėjtė: rikthimin e banorėve turq nė pronat e veta nė veriun e Mitrovicės tė banuar nga serbėt“.

Nė Kosovė, para luftės sė fundit jetonin rreth 120 mijė pjesėtarė tė komunitetit boshnjak dhe tashmė janė pėrgjysmė mė pak. Por, krahas problemeve jetike, pėrfaqėsues tė kėtij komuniteti insistojnė nė prezencėn e tyre si komunitet nė Kosovė. Qemal Kurtishi, zėvendėskryesues i Asamblesė Komunale, Sllobodan Petrovic nė Prizren thotė sė: 

„Ndėr tė tjera, ne kemi kėrkuar pėrfaqėsimin e gjuhės sonė edhe nė emblemė tė komunės, sepse unė thjesht ndjehem mė i sigurt kur shoh gjuhėn boshnjake nė Logo-n e komunės sime“. 

Se kthimi i qėndrueshėm, riintegrimi, arsimi nė gjuhėn amtare dhe papunėsia janė probleme tė pėrbashkėta tė kėtyre komuniteteve, ėshtė e qartė. Por, me kėtė rast nga pakicat joserbe nė Kosovė vie njė thirrje e pėrbashkėt pėr pak mė shumė vėmendje si nga qeveria vendore poashtu edhe nga bashkėsia ndėrkombtare, nė mėnyrė qė nė tė ardhmen pikėrisht ata tė mos bėhen njė sfide e re pėr shtetin e Kosovės.

 Ajete Shaban Beqiraj,Dojce Vele & Radio Kosova