Ajete Shaban Beqiraj - Gazetari
Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
Shoqata e Gruas JETA ne Decan
|
Shoqata e gruas "Jeta" ne Decan, eshte organizate joqeveritare e themeluar me qellim te vetdijesimit te femres mbi te drejtat e saj dhe parandalimin e dhunes ne familje, si dhe per edukim, keshillim dhe aftesim profesional. Per kater vjet te themelimit te saj, numri i anetareve te saj arriti ne 500, ku pas trajnimeve te ndryshme shume prej ketyre femrave u pavaresuan. Por, ne cfare rrethanash ka hyre shoqata Jeta ne vitin 2009? "Kur mungojne projektet e medha, perhere shfaqen edhe veshtiresit. Por, projektet e vogla nuk na mungojne kurre. Si p.sh.tash kemi nje projekt e Intersos-it per rehabilitimin e grave te moshuara, te cilat mblidhen ne shoqate dhe punojne me materjalin qe ua sigurojme. Ndersa, punedoret i sjellin ne dyqanin e artizanateve ketu ne Mullirin e Shabanajve dhe i shesin, qe t´iu gjinden sadopak ato te holla"-thote koordinatorja e shoqates se Gruas JETA, ne Decan, z. Safete Gacaferi. Ne vitin e kaluar, me mbeshtetjen e Ministrise per Kthim dhe Komunitete, ne fshatin Prapaqan te Decanit u hap Qendra e pare per Komunitete, ne te cilen afro 100 femra te fshatrave perreth vijojne kurse te ndryshme gjuhesh kompjuterike, rrobaqepesie, parukerie etj. "Viti 2008 ka qene shume i suksesshem. Suksesi me i madh eshte hapja e nje qendre per komunitete ku vajzat dhe grate kane nje mundesi te bashkohen, te keshillohen, te vetdijesohen. Ai eshte suksesi me i madh per gruan e Prapaqanit dhe te fshatrave perreth. Nderkohe qe me mbeshtetjen e Ministrise se Arsimit, ne lagjen „Pemishte“ te Baballoqit, brenda ketij viti do te impelementohet nje projekt njevjecar kunder analfabetizmit”-thote z.Gacaferi. Ne mbeshtetjte te fuqishme te fondacionit suedez CHWB (“Trashegimia kultuore pa kufi"), OJQ “Jeta” arriti qe Mullirin e rrenuar te Shabanajve ne qender te Decanit ta ktheje ne nje dyqan ku ekspozohen punedoret e gruas se kesaj ane. Ndersa, pas restaurimit te Kulles se Mazrekajve, ne Dranoc, nga po ky fondacion, anetaret e shoqates se gruas “Jeta” pergatisin ushqimin tradiconal per vizitoret te cilet jane te interesuar te njohin kulturen dhe traditen shqiptare. Ajete Beqiraj, Radio Kosova |
|
|
| ©2006-2009 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqës - Lidhje - Kalender 2009 - Kalender 2010 - kosova.org - Kontakt |