Ajete Shaban Beqiraj - Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Dashinoci, fshat me afro  500 banorė, ngrihet nė njė kodrinė tė trevės sė Dushkajės, njė pjesė e sė cilės ėshtė e veshur me pyje.  12-tė kilometra rrugėtim nė lindje tė Deēanit, ēojne drejt kėtij fshati para tė cilit shtrihet Lumbardhi, si njė vijė ndarėse mes jetės normale dhe asaj tė shkėputur nga bota.

“Nė fshatin tonė jetohet nė kushte tejet tė veshtira. Infrastruktura ėshtė katastrofale, nuk kemi ujė pėr ujitje, madje as pėr pije, kur testet e ujit janė katastrofė,madje edhe nėpėr bunare. Rryma ndėrprehet kohė pas kohe, se rryma ėshtė ė varur nėpėr mal”-rrėfen Isuf Sadikaj, 38 vjec, nga Dashinoci, banorėt e tė cilit jetojnė nga dy burime tė vetme ekzistence: bujqesia dhe pylltaria.

“Jetojmė pak nga bagėtia, pak nga drutė...-thotė Musa Gjocaj, baba i tre fėmijėve, tė cilin e gjejmė tek hap themelet e njė muri rreth shtėpisė. Bereqet ka pak, se nuk kemi ujė pėr ujitje. Ma shumė shpenzojmė ser sa marrim fryt prej toke. Rrymėn e marrim shumė larg. Janė 60 shtylla larg nga trafoja dhe tė gjitha nėpėr mal.jemi tė rrezikuar edhe nga tensioni i lartė, pėrderisa e mirėmbajmė vet. Ndėrrojmė shtyllat, ndreqim telat, blejmė filagjanet...Kemi problem me ujė tė pijes, se pusat shkojnė deri ne 25 metra dhe kanė shumė pak ujė pėr pije. Ujėsjellės nuk kemi,se edhe ai ėshtė ndalur nė Lumbardh si tė gjitha tė tjerat”.

Por, brengė kryesore e banorėve tė Dashinocit, mbetet shkollimi i fėmijėve tė shpėrdarė nė tri shkolla tė fshatrave pėrreth.

“Njė pjesė shkon nė Maznik, disa nė Ratish, tė tjerė nė Lumbardh. Asnjė nuk shkojnė nė njė shkollė. Nuk ka autobus, ecin me kilometra...Bile, nxėnėsit qė shkojnė nė Maznik, kanė rrugėn nėpėr mal!”-rrėfen z.Gjocaj.

“Parashkollorėt duhet me shku nė Ratish. Le qė ėshtė larg njė kilometėr e gjysmė, por ėshtė rrugė malore, rrugė e paēelur. Paraqiten qen endacakė, derra tė egėr, ujē, sepse ėshtė vend malor. Ka pas rast qė fmijėt janė frigu aq shumė sa tė braktisin shkollėn. E veē me pėrcjellje a bėn?!”

Kuvendi Komunal i Deēanit ėshtė i njoftuar me problemin.

“Edhe ne kemi atė shqetėsim. Por, duke qėnė vendbanim i shpėrndarė, ne nuk kemi pas mundėsi tė ofrojmė kushte mė tė mira pėr edukim dhe shkollim. Sido qė tė jetė, ne nu kdo tė ndalim pėrpjekjet pėr tė dnėrtuar njė shkollė pesėvjeēare, qė nxėnėsit e kėtij fshati tė kryejnė shkollimin parafillor dhe fillor nė fshatin e tyre”-thotė Bajram Daci, zyrtar pėr arsim nė Kuvendin Komunal tė Deēanit.

E ankesat e banorėve tė kėtushėm vazhdojnė:

“Kemi njė gjendje tė mjerueshme. Asnjėri s“mund tė thotė se ka bėrė ndonjė investim nė fshatin tonė...”.

“Tetana sendet po ndalen nė fshatin Lumbardh. Tek ne nuk vie asgjė...”.

Pėrderisa, vetėm njė kilometer rrugė e asfaltuar, nga Lumbardhi nė Dashinoc jep shpresė se ndoshta nė tė ardhmen, jeta do tė vazhdoj tė zbres edhe nė kėtė fshat tė izoluar, i cili shpie nė pikėn mė tė largėt tė Deēanit; nė fshatin Maznik, banorėt e tė cilit jetojnė edhe mė larg njė jete normale!

Ajete Shaban Beqiraj, Dojce Vele & Radio Kosova