Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
Frode Mauring, shef i zyres se Progrmait per Zhvillim te Kombeve te Bashkuara ne Ksoove, i shoqėruar nga keshilltari i ministrit per kthim ne qeverine e Republikes se Kosoves, Stanisha Petroviq, paraprakisht vizituan te sapokthyerit. Te gjashte te zhvendosurit po qendrojne ne apartamentet e Vesna Iliqit dhe Milanka Popovicit, te kthyerat e para ne Decan. “Ne Decan, procesi I kthimit ka qene me I veshtiri-thote Vesna Ilic. Mirepo, kur duam te zgjidhim nje qeshtje, duhet filluar nga pikat me te nxehta. Dhe, ne duam qe piekrisht prej ketu te japim shembullin e ndertimit te nje shoqerie demokratike. Ne jemi te gatshem per kete. Por, duam te shohim edhe hapat e anes tjeter, poashtu, qe ky kthim te jete I qendrueshem!” Deri me tash, nepermjet Programit per Zhvillim te Kombeve te Bashkuara ne Kosove, afro 8000 kosovare te zhvendosur jane kthyer ne vatrat e veta. Dhe, mbeshtetja e UNDP-se do te vazhdoje, thote z.Mauring,sepse: “Procesi I kthimit I godet te gjitha kombesite. Por, kosovaret kane arritur te perqafojn kete process. Dhe eshte shume inkruajuese te shohim se kembenguljen ketyre njerezve te kthehen ne Kosove. Sepse shumica prej tyre ishin njerez paqsor dhe viktima te pafajshme,te cilet jane te interesuar te shohin ne te ardhmen”. Mirepo, duhet pasur parasyh se jo te gjithe jane te gatshem te harrojne-thote z.Mauring, I cili me kete rast dehsi te degjoje edhe rrefimin e 75 vjecarit, Bozhidar Tomic, i cili me 21 maj, nė qendėr tė qytezės ishte sulmuar nga njė person tash per tash, i paidentifkuar. “S’mbaj mend sa here kam ardhur ne Decan dhe kurre s’ kam pasur ndonje problem nga shumica shqiptare. Heren e fundit, teksa po via nga Manastiri, nje person me te kuptuar emrin tim, me godet shpulle. Por, per nje huligan, une s’mund te njollos nje popull te tere, sepse ai sigurisht nuk ka qene decanas”-tha Bozhidar Tomic, per radion tone. Dhe, perderisa mediat serbe raportuan se plaku u rrah deri ne alivanosje dhe u bart nga helikoptere te KFOR-it ne baze, ngaqe nuk i doli ne ndihme njeri, decanasi Tomic, te njejtin rrefim perseriti edhe para perfaqesusit te UNDP-se Frode Mauring dhe keshilltari per kthim, Slavisha Petrovic. Per me teper, Tomic deshmoi para te gjitha mediave, daljen ne ndihme nga njerezit lokal, efikasitetitn e Sherbimit Policor te Kosoves si dhe reagimet e Kuvendit Komunalt e Decanit, duke vleresur kete akt te ardhur nga sherbime sekrete te ish“Jugosllavise, te cilat jane kunder kthimit. Ajete Beqiraj, Dojce Vele & Radio Kosova |