Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Zyra Ligjore e Pėrfaqesuesit Special tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė, Joachim Ryker, me ane te vendimit ekzekutiv 2008/21 ka kerkuar nga Drejtoria Gjeodete e Kuvendit Komunal tė Decanit, ndryshimin e te dhenbartjen e rreth 24 hektareve prone shqoerore mbi manas evidentimin e pronave tė manastirit, sė cilės kėrkese komuna nuk I ėshtė pėrgjigjur me kohė. Si rrjedhoje, vjen vendimi 2008/21.

Kryetari I Kuvendit Komunal tė Decanit, Musa Berisha, sjell pėrmbajtjen e vendimit:

"Kryeadministratori Ryker kėrkon qė, pronat shoqėrore, tė cilat me ligjet diskriminuese tė vitit '93 dhe '97, paralmenti I Serbisė ja jep dhuratė Manastirit tė Decanit pronat shoqėrore, qė nė njė afat prej dhjetė ditėsh kėto prona tė barten nė regjistrin kadastral tė komunės sė Decanit, si pronė e Manastirit".

Nė vendimin ekzekutiv 2008/21, nėnshkruar nga kryeadministratori I Kosovės Joachim Ryker, ndėr tė tjera thuhet:

"...Ngastrat e tokės qė aktualisht janė tė regjistruara nė librat kadastralė tė komunės sė Decanit, nė pronėsi shoqėrore tė "Qendrės sė bletarisė "16 nentori", nė Decan"; ngastrat e tokės, tė regjistruara nė pronėsi tė "Ndermarrjes Hoteliere Turistike "Decani"; dhe, ngastrat e regjistruara nė emėr tė ndėrmarrjes shoqėrore, "Ndėrmarrja pėr Banesa Publike", do tė zėvendėsohen me tė dhėna nė shėnimet kadastrale qė restaurojnė dhe janė konsistente me listėn e lėshuar nga Zyra mbi kadastrėn e tokės nė Pejė, me 10 mars 1998, e cila I ėshtė bashkangjitur kėtij vendimi".

Ndėrmarrjet shoqėrore tė lartpermendura, ishin baza e zhvillimit tė turizmit nė komunėn e Decanit, tė cilat nuk funksionojnė mė. Por, cfarė do tė veprojė komuna nė kėtė drejtim?

"Komuna po shqyrton qėshtjen dhe vendimet tona do t' I marrim konform ligjeve nė fuqi tė shtetit tė Kosovės"-thotė kryetari Berisha.

Rikujtojmė se nė prill tė vitit 2005, ish pėrfaqesuesi Special I Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė, Soren Jesen Petersen, me anė tė vendimit ekzekutiv 2005/5, shpalli Zonėn e Vecantė tė Manastirit tė Decanit, nė tė cilėn u pėrfshinė rreth 800 hektarė, pa pėrjashtuar as pronat private. Titullaret e pronave atėbotė u nxorėn para aktit tė kryer. Ndėrkohė qė, me vendimin e fundit 2008/21, lėshuar nga zyra e kryeadministratorit tė tanishėm Joachim Ryker, kufijtė pronėsor tė Mananstirit tė Decanit pėrbrėnda Zonės sė Vecante, shtrihen nė rreth 24 hektarė, duke fuqizuar kėshtu vendimet e sjellura me ligjet diskriminuese tė Serbisė sė viteve 90-tė, tė udhėhequr nga Sllobodan Milloshevic.

Ajete Beqiraj, Radio Kosova