Ajete Shaban Beqiraj - Gazetari
Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
Leqinati i bukur dhe dy liqenjtė e kaltėrt nė kurorėn gjelbėrore tė Bjeshkėve tė Nemura, rreth 25 kilometra larg nga qyteti i Pejės, ishte vendi nė tė cilin u mbajt takimi i katėrt Ndėrkombtar i Bjeshkėtarėve dhe Alpinistėve ” Rugova 2008“, ku pėr tri ditė me radhė morėn pjesė mbi 150 bjeshkėtarė, alpinistė e speleologė nga Kosova, Bosnja e Hercegovina, Sllovenia, Mali i Zi, Shqipėria, Sllovakia, Maqedonia dhe Bullgaria. Takimi e mbajtur nėn pėrkujdesjen e Federatės kosovare tė Bjeshkėtareve, i mbėshtetur nga Ministria e Kulturės, Rinisė, Sporteve dhe Qėshtjeve Jorezidente si dhe Kuvendi Komunal i Pejės, e organizoi Shoqata e Bjeshkėtarėve, „Gjeravica“, nga Peja. Kryetari i kėsaj shoqate, Salih Maloku: “Se, me bjeshkėt tona, me Grykėn e Rugovės, me bjeshkėn e Hajlės, tė Roshkodolit, tė Milishevcit, pėrvec Sllovenisė asnjė shtet i ish-Jugosllavisė nuk mund tė krahasohet“ – Njohja reciproke e vlerave dhe e traditės bjeshkėtare dhe alpiniste, shkėmbimi I pėrvojave me vende tė ndryshme tė rajonit dhe bashkėpunimi mes kėtyre shoqatave pėr mbrojtjen e kėtyre zonave tė pasura, ishin qėllimet e kėtij tubimi. Qėllimi kryesor: pushtimi I Gurit tė Kuq! “Njė majė me lartėsi mbidetare prej 2522 metra, e cila pėr shkak tė motit tė lig, nuk u pushtua-thotė z.Maloku, Sepse prej restoranit nė Liqinat, ku nga Peja shkojmė me makina, ėshtė 7 orė ecje nė kėmbė deri te Guri i Kuq, kalimin e tė cilave na pamudnėsoi moti i lig, mjegulla…“-thotė z.Maloku. Zia Dreshaj, 66 vjeē, i cili ėshtė anėtari mė i vjetėr i shoqates “Gjeravica”, ndėrkohė, i ka tė gjitha pėrgatitjet pėr bjeshkėtari, si: “Alpinizmin, speloeogjine, udhėheqjen nė bjeshkė, dhe atė mė tė rėndėsishmen: shpėtimtarinė, sepse ndryshe s“mund tė ishe anėtarė i shoqatės ”-thotė bjeshkėtari Dreshaj. Me kėtė rast, nga bjeshkėtarėt dhe ushtarė tė KFOR-it slloven, me buqeta lulesh tė freskėta u pėrkujtjua edhe alpinisti slloven, Stane Tomshic, I cili humbi jetėn para 53 vitesh nė shkrepat e Bjeshkėve tė Nemura. „Aty, pjesėtarėt e tubimit bashkė me KFOR-in slloven, kemi vene kurora tė freskėta lulesh mbi pllakėn e alpinistit tė ndjerė tė shoqatės sė bjeshkėtarėve „PTT Ljubljana“. Shoqata e Bjeshkėtarėve, “Gjeravica”, nga Peja, njėra ndėr shoqatat mė tė vjetra nė rajon e themeluar qe nė vitin 1928, me kėtė rast shėnoi edhe 80-tė vjetorin e themelimit. Ajete Beqiraj, Dojce Vele & Blue Sky |