Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
Popujt qė kane njė kulturė, ruajne me fanatizėm vlerat trashėgimore tė historisė sė popullit tė vet. Une e pergezoj ate popull qe e ruan kulturen e gjashte shekujve te nje simboli kombtar, pėrkundėr pėrpjekjeve qė t“na i zhdukin gjurmėt nga thesaret e kulturės e tė historisė sė tė parėve tanė, qė nga varret. Thuhet se Rrafshi i Duakgjinit eshte kroi u burimeve te tradites se mikpritjes dhe te kultures shqiptare e ne vecanti fshati Isniq. Dhe, une ndjehem me se i lumtur e i kenaqur, dhe ju jam mirenjohes te gjithe vellezerve dhe motrave te ketij fhasti, qe kane bere nje pergatitje te cilen po ta kisha edhe leksikun me te begtashem te ate Fishtes, nuk do te dija te shpreh mirenjohjen ndaj kesaj mikpritjeje. Naim Prelvukaj, me 1999 ishte koordinator I vetem I logjistikes se luftes se Kosoves, ne Mal te Zi, per zonen e kufirit shqitparo-shqiptar. Pata fatin qe te hy edhe ne Kullat ku jane sjell vendimet me te medha. Dhe, meqe edhe une kam prejardhje prej nje kulle te tille, kulles se Metes se Bardhjave ne Martinaj, une u ndjeva sikur te isha ne ate legjenden e moteve te kaluara ku jane pru vendimet me te denja per ekzistencen kombtare, ku kane dalur koloset e mbrojtjes dhe te rezistences. Dhe sot, ne Kullen e Osdautajve u ndjeva si ne btoen e legjendave. Mikpritja e bashkekombasve nga Isniqi dhe nga viset tjera, ishte vellazerore. Ndersa, prekes ishte takimi me prinderit e atyre qe une kisha pasur rastin Te Kulla e Osdautaj t“i terheq si viktima, kur kishin ra ne altarin e lirise. U takova me ata qe kisha perjetuar ditet me te hidhura te nje eksodi, te nje debimi qe bene forcat repsresive serbe dhe ato miltirae, te cilat tentonin te na poshterorni per te pushtuar cdo gje qe ishte shqiptare. Keshtu qe, mund te them se kisha ndjenje kenaqesie, sa emocioni, sheshhere edhe e vajet, u gershetuan te gjitha ndjenjat njerezore u gershetuan ne mua, me kete takim ne fshatin Isniq dhe ne Rrafshin e Dukagjinit. Nė vitin 1999, kur Kosova po zbrazej dhe po digjej, njė pjesė e karvaneve shqiptare gjeti strehė edhe nė shtėpitė bujare tė Malėsisė. Nėntė vjet pas, ata qė i bashkoi mjerimi, tashmė kėnga e vallja i ka mbledhur tok. Ne shenje perkujtimi
te te gjithe ketyre, per cdo vit tubohemi here ne Tuz, here ne Plave e Guci,
here ne Rozhaje e here ne Peje, ku mbahet per Kemi ardhe t“jemi se bashku me shqiptaret, sepse s“po mund te rrime ma vetem! Na kane nda padrejtesisht...E kshtu, po kemi qejf te gjithe me u bashku ne nje vend-thote profesor Regjep Abazi, kryesues I grupit muzikor Shpėtimi, nga Medvegja, i cili ne Isnqi vie per here te pare. Ne Peje kam qene disa here dhe sa here qe vi, me duket me bukur. Por, Isniqi qenka me i bukur se Peja, per arsye se ketu pamė njerėz tė mrekullueshėm, mikpritės, bujar e punėtorė. Tri karakteristika qė unė I ēmoj shumė. Por, sa kane hapesire shqiptaret e Medvegjes te plasojne vlerat e trashegimise kulturore ne Serbi? Ansambli autokton "Rugova"
Haxhi Rrahman Lajēi, nga treva e Rozhajės. Jam ardhe per me ua urue ma s“pari pamvaresine. Athere, jom ardh me i pa trojet e Isniqit. Ky vend osht i bekuem, sepse prejse ekziston e deri ne dite te sodit, ka pas gjin qe kane dite me e marre pushken kur a nevoja, me i pajtua njerezit kur a nevoja...Tetana akcionet e Dukagjinit jane marre n“kte Isniq. Une jam kone shume here n“Isniq dhe ua kam lane amanet bijave tona: gjithsecila me i ba ma s“paku nga shtate femije; me e rujt vesha; me u rujt mbatha; me u rujt gjuha; me u rujt tradita; me u rujt bukedhenja dhe me u rujt besa! Prej qetuhi tetana kane burua ma heret e tash brezat e ri, kudo jane shiptare n“kte toke, duhet me i marre. Une muj me thone se, perzmerisht jam shume i kenaqun dhe me ju falenderua ne mikpritje. Dhe, e kam vertetua ate qe e kam dite per tane jeten, se Isniqi o kane ven i trunit, ven i pleqnise, ven i trimnise. Grupi Muzikor "Shpetimi", nga Medvegja Rrahman Jasharaj, zėdhėnės i Shoqatės Vwllazwrore Kosovė-Malwsi, Martin Dreshaj, organizatore e Manifestimit, Zeri i Vellazerise 2008: Sivjet, ne fshatin Isniq, u lidhen ura te reja miqsie ne mes te ketij fshati dhe fshatrave te Malesise. Eshte dhene nje program i perbashket kulturoro artistik. Malesia sivjet ishte me Shqiponjat dhe vertet kane arritur te prezantojne folklorin burimor te asaj ane, ne menyren me te pelqyer per publikun. E vecante ishte edhe nje dreke tradicionale e fshstit per malsoret dhe karakteristike ishte ajo bashkebiseda e thjeshte, pa protokol. Shpalosja e trashegimine kulturore nė kėtė turne vėllazėror, pėr insiqasit ėshtė njė ditė e shėnuar: Trashegimia kulturore asht ruajt gjithmone ne Isniq, ne te gjitha aspektet. Sigurisht qe vlerat e sjellura nga malesoret nga Tuzi dhe viset e tjera, per ne jane te mireseardhura dhe na sollen nje gezim te madh. Sepse, trashegimia tek ne asht ruajtur e vleresuar gjithmone-thotė isniēasi, Malė Balaj. Ndėrkohė qė kusheriri I tij, Xhevat Balaj, me banim nė Zvicėr tash e 19 vjet, shpalos emocionin e tij: Osht ndjenje shume e vecnat, sidomos kur i presim keta vellazen qe po perjetojne vuajtjet qe i kemi perjetu edhe na. Per kta me vrajne shpirtrisht! Kisha pas deshire me ju thane te gjitheve qe mos t“i harrojme vlerat tona kaq te bukura e te cmueshme, qe mos ta harrojme kulturen topne dhe traditen, se qekjo do t“na mbaje gjalle sa t“jemi! Une per vete, si ta degjoj muziken shqiptare me kaplojne emocioetn e dobesohem. E, tash na ka ardhe dita me i gezue te gjitha. Ua uroj pavaresine te gjitheve. Inshallah more Zot, bahet Zvicra e dyte! Kam qejf Kosova me qene Zvicra ne Ballkan. Jetoj me ate mendim! Por, jo te gjithe shqiptaret e shperndare anembane globit, jane keshtu te flakte per atdheun. Shumica sish, duke emituar kulturat e huaja, nuk jane me as te tjeret as vetvetja. Per te tillet, Xhevat Balaj ka nje porosi: Une kam tre djem dhe prej klases se trete fillore, ua kam ba pagesen per mesim ne shqip. Dhe, apeloj tek te gjithe, mos t“iu dhimbsen 200 franga apo euoro per femijet, qe te mos e harrojne gjuhen. Le te punojne prinderit me ta, le t“ua tregojne traditat e stergjysherve tan, trimerine e vuajtjet, se ai femije qind per qind nuk do ta harroje vendlindjen dhe do te kthehet ne kete Kosove...E inshallah, do Zoti e kthehemi sa ma shpejt! Ne manfiestimin Zeri i Vellazerise 2008, me ane te te cilit cdo vit perkujtohet ekzodi kosovar, ansambli folklorik Shqiponja nga Malėsia e Madhe
prezantoi foklorin dhe veshjen kombtare te kesaj treve. Grupi folklorik Shpetimi nga Medvegja, u prezantua me tri kenge te percjellura me
veglen me te vjeter shqiptare, kavallin, me fyellin e bariut dhe me sharki e cilfteli. Ansambli Rugova, si mysafire u prezantua me vallet
autoktone rugovase. Ndersa, ansambli Mehmet Riza, nga Isniqi, u paraqit vetem me tri pike artisike, per t“i dhene kohe pasdite edhe
shfaqjes se drames Engjelli I lugjeve te verdha, I pergatitur nga Grupi i Drames se Shkolles Fillore, Isa Boletini, ne Isniq.
ansambli folklorik Shqiponja nga Malėsia e Madhe prezantoi foklorin dhe veshjen kombtare te kesaj treve. Grupi folklorik Shpetimi nga Medvegja, u prezantua me tri kenge te percjellura me veglen me te vjeter shqiptare, kavallin, me fyellin e bariut dhe me sharki e cilfteli.
Ansambli Rugova, si mysafire u prezantua me vallet autoktone rugovase. Ndersa, ansambli Mehmwt Riza, nga Isniqi, u paraqit vetem
me tri pike artisike, per t“i dhene kohe pasdite edhe shfaqjes se drames Engjelli I lugjeve te verdha, I pergatitur nga Grupi i Drames se
Shkolles Fillore, Isa Boletini, ne Isniq.
Insiqi e ka nje tradite te trashegimiae kulturore dhe jo vetem Isniqi, por ne krejt territorin e komunes se Decanit, trashegimia kulturore ka nje vend te merituar. Njerezit interesohen vetvetiu qe sa me teper t“i ruajne reliktet e kesaj kulture. E kete e shton edhe me shumw, bashkepunimi me vellezerit nga trojet tjera shqitpare- thote drejtori i kesaj shkolle, Miftar Hakaj. Perderisa nė kullėn e Osdautajve nė Isniq, ne muzeun e se ciles ruhen reliktet e vjetra, si dehsmia me e mire e historise sone te lashte, ne odat isnicase u perkujtua serish historia e sė kaluarės dhe qėndresės shekullore te kullave tradicionale tė Dukagjinit. Tradita e mikpritjes nė keto oda u pėrsėrit edhe sot, me mikpritjen shqiptare: Bukė e kripė e zemer. Asht shtru nje dreke simbolike, m eushqim tradiconal, buke e kripe e zemer!-thote Rame Balaj nga familja nikoqire. U kthyem perze buke e djathe e turrshi, e mish oriz e tespishte te mocme edhe flia e krejt Insert nga drama "Engjelli i Lugjeve te Verdha" senet jane kthye-njofton lokja Mahie Sokol Balaj.
Sot m“kane ardhe miqte e mi ma t“dashur. Kjo eshte nje ure vellazerore per te gjithe qe kane qene te pranishem ne fshatin tone. Jemi krenar se, Isniqi ka qene, asht dhe mbetet ure lidhese me te gjitha trojet shqiptare, kudo qe jane-thtoe Rame Balaj nga kjo familje. Perderisa ne oden e Misin Balaj, prej se ciles doli Isa Boletini per te shpalur pavaresine e Shqiperise, ne bashqen e Sokol Balajt rrethuar me mure te larta, feja, kombi dhe historia e atdheut identifikohen me simbole te kalitura neper hapesiren e truallit. Lokja Mahije na shpien neper te: Atje eshte hona me yllin, se jam ne fe te muslimonit. Ketu osht harta e Kosoves. Ketu e kam Brahim Rugoven se Rugova ma ka dhane pavaresine, poo! Se, ai e ka njofte krejt boten, se per kta te tjeret kurre ti as une s“ishim ardhe qetu. Se, prej si e ka nu qat shall, o munu per kete popull shiptar. Thaci e ka shpall, faliminers...Ja kemi dhone te drejtat se, se Ne oden e Shpend Balajt kish shpall hic! E, ktu jane rremat e Rugoves. Ai pavaresine e ka lyp ma s“pari se krejt familja i ka shku prej serbit! Ne krye te rrugices qe
con te stani i drunjte prane bredhit, valojne krahas tre flamuj. Ketu osht bajraki i Kosoves. Ky asht bajraku i UCK-se, si m“kane luftue djemt e Kosoves e i kam ne toke, ma shume pa i gjet...E ktu e kam bajrakin dardan te Rugoves! Por, megjithese ne fshatin Isniq kultura dhe tradita zene nje vend te vecante, Regjep Maksutaj ka nje brenge: Me keqardhje them se traditat jane ne zhdukje e siper, e posaqerisht muzika eshte ne nje kolaps te vertet. Une kur e kam reklamu manfiestimin, kam thane: Ejani dy ore ta bejme pa tallava. Vet fakti se programi zgjati mbi dy ore dhe per pubikun mbeti i fresket, fillim e fund, jep te kuptosh se publiku eshte i uritur per kengen e mirefillte shqipe dhe tingullin kumbues te instrumenteve popullore. Ketu, sipas mendimit tim, fajtor kryesor jane institucionet qe aspak nuk ju jepet rendesi. Eshte nje fatkeqesi e madhe sepse po shuhet edhe talenti. Posaqerisht, Rrafshi i Dukagjinit ka nje brume te mirefillte. Naim Prelvukaj, terheq vemendjen e institucioneve: Mbi te gjtiha duhet qe ne menyre institucionale, ligjevenesit shqiptar t“i mbrojne keto vlera te trasheguara. Lokja Mahije te harta e Kosoves Sepse, ne baze te ketyre vlerave do te identifikohemi se jemi origjinaliteti i vjeter i popujve indo-evropiane, qe na deshmon se jemi nje popull me nje kulture te lashte qe kemi trasheguar, edhe perkunder te gjitha perpjekje te na i zhdukin gjurmet qe nga varret e thesaret kutlrues dhe historise e te mbetjeve te te apreve tane. Lipset nje ligj i perbashket qe ruan vlerat kombtare. Keto objekte nuk duhet te lihen vetem ne meshiren e forcave ekonomike te individeve, se dihet baza jone... Ne fund, karvani i ansambleve vazhdoi rrugėtimin pėr nė Prekaz, per te shpalosur e pasura tė trashėgimisė kulturore shqiptare; aty ku u ndez shkendia e pare e luftes se Kosoves per liri... Ajete Beqiraj, Radio Kosova |