Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
Nje nderhyrje e gabuar kirurgjike ne vitin 1982, ne Prishtine, ktheu kahjen e jetes se Zyrafete Ganijajt nga fshati Gjocaj i Junikut, shendeti I se ciles u rrenua dite pas dite, per te mbetur perfundimisht e shtrire ne shtrat. “Jom shku ne spital ne Prishtine, jam trajtu dy here si paciente, mi kane qit inekcionet kunder semundjes "Betaferom dhe Avonex“. Por, Minsitria nuk m´i ka dhanë- rrefen Zyrafetja, ecila ne diten plot diell e vape, me triko e qorape leshi, rri strukur nen jorgan. Sipas drejtorit te Departamenti te Farmacise, ne Ministrine e Shendetesise se Kosoves, Nexhdet Kondirolli, vetem per barerat e listes esenciale jane te domsodoshme afro 15 milione euro. Nderkohe qe Departamenti i Farmacise per vitin 2008 disponon me vetem 8 milione euro. „Ne mundohemi qe ta permiresojme kualitetin e furnizimit ne te gjitha qendrat me priroritete e caktuara prej ministrise. Buxheti prej tete milione e gjysme mundeson vetem mbajtjen ne jete te pacienteve tane brenda mudnesise se organizkmit te sheprndarjes. Besoj se me rritjen e buxhetit do te rritet edhe kualiteti i furnizimit“-thekson z.Kondirolli. Vitin e kaluar Kompania gjermane “Shering“ pat dhuruar nje donacion barerash per pacientet me “Skleroze multiple”, I cili kapte shumen rreth 53 mije euro. Informata ne nje te perditshme kosovare se nga kjo terapi do te perfitonin disa paciente kosovar per trajtim njevjecar, ishte rrezja e vetme e shpreses per sherimin e Zyrafetes, 40 vjecare, e cila kalon ditet e lidhur per shtrat. Por, e ema e saj, Xhevahirja nuk pati qasje ne to: “Jom cu e jom shku me gazete ne ministri te shendetesise, ne Prishtine. Cka kom hjek me i lyp paret te kunetet, per rize te Zotit edhe s´o kuq kurrkush.” A pse po me shihni me pallte e me shami!”-ju thojsha, e kajsha e kajsha... As nuk m'ka marre kush parasysh. S´kam cka me b avec me e dhane shpirtin..."-rrëfehet e ëma e Xhevahirja, teksa orvatet qe me tjegulla te ngrohta t´ia ngroh se bijes kembet qe i ndjen gjithnje e me pak. Sepse, gjendja e rende ekonomike eshte nje sfide tjeter per kete familje. „Vallahi kurrfare kushtesh vic me gjyks. Vallahi o hi dimni e o dale, qyre moj loke me tulla ja kam nu te komt se struja e shtrenjt me cka me i la. Gati ja kallsha teshat!“-flet e ëma,teksa zëri i mbeet ne gryke. I ati I Zyrafetes, Rize Rame Ganijaj, me 70 vjetet e tij ndjen se asnjehere me pare nuk e ka humbur fijen e jetes me keq se tani: “E kam qet vajze semure e si m´ka hup fija s´po di as ku jam,tash asht marre dy komve.ja ka dhane prishtina do nekcija me i amrr.i kemi qeu ne misntiri. Jo po i nimojem e si nimon kush´hic! Tash e sheh edhe me sy! Co n´spital,co neper shoqata psohte e nalt, bezeritem dynjane. Kush t´jene njeri sic thone, vofte per rize te Zotit me kqyr per to!“ Balli I plakut kapuqbardhe, erret. Syte e lokes me shami, mjegullohen nga lotet. Por, ne fytyren e zbehte te Zyrafetes ende shkelqen nje shprese se rrezet e diellit te veres s´do t´I shijoje edhe gjate permes dritares. Se, ne nje dite si kjo do te ngritet ne kembe, per t´u bere pejse e jetes, serish si dikur… Ajete Beqiraj, Dojce Vele & Radio Kosova |