Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
Fshati Llukė e Epėrme, 2-3 kilometra nė verilindje tė Deēanit,
Dervish Shaqa dhe Demush Neziri u lindėn me 1910, gjegjsisht, 1912, nė familje me tradita bujarie, burrėrie e bese. Stuhive barbare tė atyre viteve, kur qindra fshatra u dogjėn e u rrėnuan dhe mijėra shqiptarė, u vranė e u masakruanDemush Neziri nga forcat serbo-malazeze, Dervish Shaqanuk iu shpėtoi as Nezir Binaku, I ati I demush Nezirit, I cili pasi I shpėtoi pushkatimit, u zu serish, u masakrua dhe u ekzekutua nė Prilep tė Deēanit. Fati I Demush Nezirit pėrcaktohet kėtu, sepse ai do tė rritet me ndjenjėn pėr hakmarrje ndaj atyre qė e lanė jetim qė nė moshėn 6 vjecare. Si rrjedhojė, pėrndjekjet, rrahjet e persekutimet do ta percjellin deri nė arratisjen pėrfundimtare nė Shqipėri. Rrefimin burimor pėr pėrplasjet e tė dy rapsodėve, fillimisht, i gjejmė tek bashkėshortja e Demush Nezirit, Dykė Haklaj-Mulliqi, e cila kujtimet e mbetura nė njė botė tjetėr, i ka ruajtur nė gji tė zemrės! “Baben e tij e ka vra Miliē Kersta. Edhe ky tovona, kur o ba I zoti, e kish pas ba njefare hakmarrje pėr babė t“vet.! Kur o hy Shqipnija o kanė nė detyrė, edhe kur o kone gjermoni ish kon do ditė nė punė, „kosturrė“ a qysh u kane thane atyne? Edhe, ky e ka marre qat hak tė babės sė vet...Ka vra pasha Zotin! Atėherė tķa shtrenė zullumin…Bum e bum e bum, tri vjet rresht! Po thom si evladit“, kur e shihsha qashtu n“zaval, me pas mujt me e ba gur e kisha gjujtė vet pertej granice,sa fort u ngushtojsha! Ato rrehe, mue hallakatem. Gjinia s“guxojke me m“ardhė hiq prej hyqymetit, se me I nxanė I rrehsin e I bajshin ibretin e Zotit! Tri vjet tuj u rreh nė dorė milicie, voftė pėr Hatėr tė Zotit! Sipas rrėfimit tė lokes, tri vjet pėrpara Demush Neziri u pėrjashtua, pa tė drejtė pune, pa tė drejtė kėnge, as jete veēse peng I pushtetit tė athershėm duke ju nėnshtruar dhunės sė pėrditshme e tė pėrnatshme. “Rrishim nė njė shpi t“keqe, pa mujtė me j anis pėr t“gjallė se bash pėr gjeth natė vishin milicia, ja lidhshin duart, e shtishin nė kerr, e ēojshin e e rrehshin nė stanicė tė Deēanit, e qashtu t“rrehun, e gjujshin ne bistricė tė Deēanit, pėrpjetė e teposhtė, nėpėr ujė tė bistricės…Sivallahi,kur vike kajherė, nuk e ngjihsha si osht qaj burri jem, qysh e bojshin! Kėtu vishin, m“rrethojshin e hishin me hallakat…Cfarė t“hallakatnit, oj nonė, si ta merrke mendja, kulm e temel po I bajnė bashkė! Djalin e vogėl e kisha lulak, n“grykė, tė madhin e majsha per dore, ēika mu avitke ngat. Me tė tretė nė kambė, bojsha si thupra n“ujė, prej tutve tėe tyne! I nxirrshin teshat e shtratit e m’ I qitshin nėpėr tokė. Hallakatshin e hallakatshin, e lėshojshin fyshekė nė arka tė teshave. “Pėr njė dakik thojshin, ti gruja e banditit, me e gjet nėnėn e kėtyne”. „Unė me e pas nonėn e kėtyne e maj per veti. Po nonen e ktyne e kini ju, e kėta I qitt ju, vet!”-iu thojsha. Se, je bandit…”Je bandit e na t“gjalle ty s“kem me t“lonė!”-i thojshin Demushit. Pasha krtyet tat, e kanė rreh 24 sahat, e e kanė lidh pėr tavolinė me krye teposhtė, pamukun nė gojė, e bakallin me ujė ja kanė derdh nėpėr bira t“hundve. Tha,ju thojsha: „Amon, pėr rize tė Zotit! Qyre qysh ikini mashinkat vjerrun. Pse s“po m vrani me njė harq?!“ Mė thijshin,tha: „Domė me e ul duqin e pamukut nė gjak tė trupit tond e me e “pa ti tuj e shtrydh n“pod!“ Atėherė, i ka dhanė kyvet, o rrėzu me gjithe tavolinė, e o ckurrue n“gjak. Si vallahi, kur m“ka ardhė, krejt krahun t“ngrimė n“gjak , flokėt e hekne nė onė tė djathtė…Veē sahatin n“dorė ja kom ngjoftė, se nuk e kam ngjoftė si asht qai Demush Neziri, ap o don me t“kallxue? N“qaq deregje si e kishin pas que e ēka kishin pas bo n“to! Qashtu rrike dy tri-ditė, e vishin e e merrshin apet. Bum e bum,bum…Tri vjet t“zeza tuj u rreh n“dorė milicie, loke, voftė pėr rize tė Zotit!...U lodh!...Kur e pau si po done vec me e mbyt, dul e shkoi….“. Por,Demush Neziri nuk ishte vetėm nė fatkeqėsinė e tij. Aty ishin tė gjithė shqiptarėt tė tė cilėt kishin njė vizion mė tė qartė pėr jetėn nė Kosovė dhe tė ardhmen qė i prsite. Se, rrrėsira e tunelit nė tė cilin gjėndej Kosova, po dendėsohej pėrditė ishte iv etdishėm edhe rapsodi i pavdekshėm, Dervish Shaqa. Por kėtė nuk duhej ta dinte. Pėrndryshe, duhej te burgosej, te internohej apo tė vritej. „Se, me 1976 ku ka pas intelektual shqiptar nė Kosove dhe si ka dit dicka, klika e Rankoviēit e udhėhequr nga Tito-ja, kanė lajmėru si nė Kosovė, njerėzit inteletktual me i zhduk- rrefen djali i Dervish Shaqes, Shpend Dervishi Mucaj, te cilin tė ati e la vetėm 7 vjeē. Disa kanė pėrfundu nėpėr burgje, disa janė vra e tė tjerė janė internu. Dervish Shaqa ishte jo vetėm rapsod, jo vetem qe ka qene jo vetem rapsod, por ai i ka parė mė larg. Ka qėnė me shėrbim edhe nė kohė tė Zogut, me 1937 ka punu tri vjet si gardjan, nė Tiranė, e apra kėsaj ka qenė nė perfekturėn e atherhsme, nė Prizren, nė krye me Asllan Boletinin. Por, baba veē nji herė ėshtė lajmėru nė polici nė Deēan, veē njė herė ju asht nėnshtru torturave. Hera e dytė kanė qėnė pėr vdekje. Mirėpo,. disa nga Lluka i kanė thanė tė mos lajmėrohet mė, se kulaqi asht i pėrgatitun.“ Qarku pėrreth dy rapsodėve po ngushtohej, derisa njė ditė gjenden para vendimit mė tė vėshtirė nė jetė: arratisje o vdekje! „E kujtoj, dimėr ka qėnė...Nė atė shtėpinė e vjetėr, nė ēiler, u nxjejshim pranė stufės tė cilėn e kish shti baba-shpalos Shpendi kujtiemt e fėmijėrisė-Njė ditė, baba erdh prej Deēanit idhnueshėm dhe krejt i rraskapitun, u ul nė shtrat. “Shka ki-i tha nana, se po m’duket dishka nuk je mirė?“. “Gati si m’ u ka sos uji nė Kosovė!-ia ktheu baba. Nuk asht puna mirė!“ Masandej ka nderhy b. Sylė:„Dervish, shka po t’thone?“. Baba i tha: “Sylė, nuk muj mo me nejt n’Kosovė se janė kah lypin shumė prej meje…Janė kah kėrkojnė shumė e mė duhet me dal dikah!“ Ishte dimėr i ashpėr i vitit 1956, kur Dervish Shaqa dhe Demush Neziri, bashkė me Adem Ramėn dhe Isė Botushėn, qanė borėn e Bjeshkėve tė Nemuna. Jeta nė Kosovė pėrfundon kėtu, pėr tė vazhduar matanė kufirit, nė njė rrugė tejet tė gjatė e cila s“do t““I kthejė kurrė mė pėr tė jetuar nė gjirin e Llukės.
Atė natė nė fshatin Llukė, kishte dasėm. Dervish Shaqa po kėndonte pėr herė tė fundit mes dasmorėsh, para se tė braktiste Kosovėn pėrgjithmonė. „Dervish Shaqa kurre s’ ka mbajt sharki as ēifteli, por nė ēdo fshat i ka gjet ato-rrėfen Shpendi, duke sjellur kujtimet ia pėrcollen tė afėrmit e tij, pėr naten e arratisjes se t“atit. Para se tė shkontė nė dasėm, qenka pėrshėndet me hallėn Rukė. Ka qėnė baqicė dhe baba e kish pas deshtė shumė. Tuj e ditė se po del mos me u kthy ma, i kish pas thane:”Halla Ruke, lamtumirė se unė po shkoj!“-edhe tuj zbrit shkallėve, I kishin pas shkue lotėt. “Uh, Dervish nanė, ti nė darsėm je kah shkon e po kan kėshtu…Cka ke?!“-e kish pa pyet halla Rukė. Por, krejt Lluka e kishin pas ditė se ajo asht nata e fundit e kangės sė tij… Ish kanė pėrshendet me tė gjithė darsmorėt Pas mesnate, o shku te akēite e iu ka thanė:“Mbushmani kėtė sahan mish se du me ja ēu Shpendit“! Asht ardhė eme ma pru nė atė ēilerin me stufė, qysh e ka pas shti baba. Por, unė tek jam konė nė gjume. Ia ka lanė nanės e i ka thanė:“Zojė, qyre qeta mish po ta lo ktu e jepja Shpendit kur tė ēohet“ M“kish pas marrė pėr qafe dy herė dhe i kish pas thanė nanės:“Lamtumirė!“ Por, veē b.Sylė i paska pas tregue ku po shkon:“Baca Sylė, Amanet i ke fėmijėt se ma nuk shihemi bashkė!“ Nėnėlokja Dykė, e cila edhe me 80-tė vjetėt e saj ruan kthjelltėsinė, shpalos kujtimet me forcėn e nėnės kosovare. „Kur u dava me demush Nezirin m“u duk as dilli s“po bo dritė! Mue m“u dasht loke me dek pėr s“gjalli! Kunat, as kunatė, as vjehrri as korkon n“shpi, s“kisha. Gjinia s“guxojshin me ardhė prej hyqymetit. E paqa n“qafė kėtė katund, qekaq t“keqen kujt s“ia di! Po, edhe unė I mshela dy sytė e veshėt, e e kqyra detyrėn teme. E hoqa veshėn, e hoqa sefanė e tetana! Tri vjet nona jote i ka hek veē apongat e o hi ner jorgan, se isha e rrethume ton natėn prej milicisė. Me vetshin thmija: “Nonė, pse nuk po deshesh?” S“u kallxojsha se thojsha tuten e m“u dahet rrita, veē thojsha:”Po lejnė qentė e tė qilloj e veshne me dalė pėrjashta!” Se, si isha e rrethueme nė t“katėr onė, ec e kallxou thmive sa grima?!“ Rrethimi vazhdoi pėr dy vjet me radhė. E nėnlokja vetėm me fėmijė dhe alltinė qė ia kish lanė I shoqi pėr nder; pėr shpirt! “M“tha:”Po ta la pėr shpirt!”-rrėfen lokja. Kur vishin me m“hallakat, herė ja shtisha kėtij tė voglit nė mnela, here ketij tejtrit nė shpinė, kajherė e shtisha n“komza t“mia. Edhe, kurrė s“kanė mujte me ma gjet! Mas s“di sa vjete, bani dasėm vėllai I jem e mu tek djali i madh, me ia dhanė me qit kur t“vjen nusja. U ēova e ia dhashė. Dikush lajmėroi edhe m“rrethuen milicia. "A re ki?“,“Po!“,“Pse e ke majt?“,“E kam mbajtė pėr ftyre teme!“, „Ku e ke marr?“, „Ma ka lanė burri!“. Edhe u desht me e dorzu!“ Shpendi, atėbotė shtatė vjecar, kuptoi tė vėrteten vetėm kur nuk e pa babain mė nė shtėpi. Ndėrsa, Aliu gjashtė muajsh, s“do tė pėrjetonte kurrė ledhatimin e tij si fėmijė, sepse, Dervish Shaqa do tė ikte pėr tė mos u kthyer kurrė mė nė gjirin e familjes. „E disha si dikujt duhet me I thirr „Babė“, e nuk kisha kujt…Por, pas dy tri vjetėsh, nė njė aksham dimri, kėrset dera, bam-bam-bam, me tė madhe, por jo me thirr. O dale b.Sylė, veē kur o kthy n“ēiler me furrum, e m“tha:”Carrok, hajde me mu!” Nona I tha: “Baca Sylė, ēka ke tash?!”-se u tutke mos po me merr me m“qit n“Shipni, te baba. “Hajde se se Dervishi o kah knon n“Kukės e na thirri Ramė Haxhia(veē ai kish radio atėherė!), e t“vjen edhe Shpendi ta nigon!”-I tha b.Sylė. Alia ish I vogėl. Nana s“erdh. M“ka mar pėr dore baca Sylė, e zbathun vrap nėpėr katund, teposhtė te blini. Kur jem shku e e ka qel derėn, e kemi dėgjue…Kėndojke kangėn e Bajram Currit, ēfarė tė kėnduari. Baca Sylė I ka vnue duart nė krye e lotėt rrokotel! Unė mbeta syhapur, se ai veē rrugės si m“tha si po knon baba yt. Por, aty unė e dita se megjithatė paskam babė. Masanej, m“ka mungu shum! Ky ishte rasti i parė qė Shpendi u njoh me kėngėn e tė atit. Raste tė tjera do tė vinė kohė pas kohe, krejt rastėsisht. „Njė herė, isha me dhėn nė bjeshkė. E kam pas njė radio tė vogėl edhe shiriti i saj rrinte veē nė Kukės. Si e kam lėshue, kur doli baba tuj e kėndue kangėn e Skėnderbeut: „Lum e lum Vojsavė krenare, lum e lum nana shqiptare!“ Ia kam ē zonin sa ka pas. Ushtojke bjeshka…“ Kėnga e dy rapsodėve, jehona e sė cilės u muros nė kullat prej guri, ku mblidheshin burrat mė me zė tė trojeve shqiptare, tashmė ishte ringjallur nė gjirin e shtetit amė dhe zėri i dy rapsodėve, po i rikthehej Kosovės plot pėrmallim. „Kur delshin nė televizor m“bojshin zo kojshia:“Hajde se po don me dalė Demushi e Dervishi n“telrvizor. Shkojsha prej kėtuhit e n“kojshi me i pa. Vallahi s“dojshe tjetėr veē me i pa, tė dy bashkė tuj kėndu, tė dy bashke tuj kėrcye, tė dy bashke tuj nejtė…Si vallahi, kurrė dita as nata si ka da!“ Lokja po i rriste fėmijėt e saj me nder. Baca Sylė, e ēoi Amanetin nė vend, duke u pėrkujdesur si prind pėr Shpendin dhe Aliun e vogėl! „Sylė Shaqa ka qėnė njė vėlla hakikat pėr Dervish Shaqėn. Dhe tė gjithė e dimė se Sylė Shaqa ka vdek prej torturave tė policisė, se masi dul baba n“Shipni e policia e maltretuan shumė. Si mas gjashtė shtatė vjete kur ka vdek, b.Sylė, krejt kah i kanė ra ju nxi trupi dhe krejt e kanė ditė si ky njeri ka vdek prej torturave. Veē atėbotė, asnjėri s“ka mundur ta dijė se baba pas pesė vjetesh o taku me Syle Shaqėn, piėkrsht nė kėtė vend. Se, atėherė prej Shqipnije vihin diversantat e sillshin flamuj, se kėtu s“ka pas. E baba o taku me b. Sylė nė kohėn kur piqen manat, se ka kėsajde shumė. Baca Sylė ka dalė kishe po mbledh mana e asht taku me babėn, nėpėr kėto megja…” Nėpėr rrugė, fusha e megja, por kurrė mė nė gjirin e fshatit. Kurrė mė as nė familjen e tij, nusen e re e fėmijėt qė po rriteshin larg tij. Ėshtė vetėm njhė herė kur Dervish Shaqa takon tė birin,teksa po ruante bagėtinė nė fushė. “Mue m“ka pa njė herė n“Orrnica, e quajmė ne. Jam kanė
13-14 vjeē, kur tuj rujtė loptė ja kam nis me knue kangėn Dervish Shaqa dhe Demush Neziri, tė vendosur nė rrethin e Durrėsit, vazhdojnė traditėn e tė kėnduarit pėr Kosovėn, gjirin e sė cilės e kishin braktisur pa dashur. Nė Rashbull, Dervish Shaqa themelon dhe udhėheq grupin rapsodik, me tė cilin pėr herė tė parė prezantohet nė festivalin folklorik tė Shqiperisė, nė Gjirokastėr, me 1968. Ata ėrijuan dhe publikuan shumė kėngė, te cilat edhe sot e kėsaj dite dėgjohen me shumė dashuri nga auditori i gjėrė shqiptar. Rapsodėt para arratisjes njiheshin me tepėr me kėngėt me motive dashurie, si: “N’dėrrase tė vekut kush po kanė“, “Moj e mira n’derė tė stanit“, etj. Ndėrkohė qė pas arratisjes, ata iu pėrkushtohen kėngėve me motive patriotike, siē janė kėngėt: „Kurrė Kosovė s’tu da gazepi, „C’janė kto gjamė qe po i sjell era“, “Pyet Kosova pėr njė qikė“, “Ah, Kosovė mos thuej marova“,”Tane Kosova mbulue me tym”,etj. Dervish Shaqa me Shpendin Por, kėnga nuk lehtėson barrėn e viteve qė vinė e ikin tė stėrngarkuara me dhėmbje, pėr familjet e shpėrndara. Fėmijėt jetimė me etėr gjallė, janė e vetmja rreze drite, pėr tė dy gratė fatprera. „Apet e shtysha do mot me ymyd se bahet mirė e kthehet, se i riu qashtu po u habitke! I merrsha dy djemtė e i nojsha nė prehėr, njonin kėndej e tjetrin kėndej e ua bajsha shuplakat bashkė e ju thojsha:“Hej, kur t“bahen kto katėr duar bashkė, ka me u knaq nona e juve ēka keni me punu ju!“ Ua bajsha verė me mend, veē me i gzue ata. Kur u banė me shku n“shkollė, nuk m“I lanė, as qiken as dy djemtė, se atėherė jepshin msim shkijet. Ma kapke djalin pėr zylyf e m“I thojke: ”N“msofshi e n“u tranofsh, s“ke me dal n“detyrė as s“ki me pas tė drejtė, se je djali I banditit!” Ma leshuen djemte shkollėn, se s“paten cka me bo. Dulen, o, pa e maru rriten…-rrėfen lokja, me zėrin qė i mbetet nė grykė. Hajt hajt, hajt hajt…Shkuan ato vjet qashtu, e erdh puna deri qetu!“ Shpend Dervish Shaqa, I lėnė shtatė vjeē dhe Gani Demush Neziri, I lėnė vec 3 vjec, tashmė ishin rritur dhe nė njėrėn ndėr ditėt e kėsaj zije tė shumėmotshme, nė kullat e Llukės do tė jehonte kėnga, daullja e lodra edhe pėr martesėn e tyre. “Unė, kur jam shkue mas s“pari si kam nejtė qat muj ditė, n“krye tė tri javėve, kam pas me e martue djalin e madh. Pasha njė Zot, krejt fillim e marim, Demushi e Dervishi, kane inēuzu trakat tė dy tuj knu bashkė e m“I kane dhanė me veti, me I lshue kur tė vinė krushqit. Dervishi iu ka thanė nė trakė: “Merrni vesh! Tuj u martu djali i Demush Nezirit, si e ka lanė baba tri vjeē. Unė e Demushi s“kem marr pare kur jemi shku me knu nėpėr hallk kurrė, se s“jemi konė defatore po jemi konė kongatarė. E mos gaboni me marr pare nė dasėm tė djalit tė Demush Nezirit”. Vallahi mori loke, so met kush pa kajtė!” „Vaden e dasmės e damė pesė javė ditė, me shpresė se do t“vie baba-rrėfen Shpendi. Ishte viti 73, hera e parė si fola me babėn nė telefon. „Babė, me 20 janar martohem. A po vjen n“dasem?““ Mua s“mė tha gjė, por kusheririt tonė, Mic Sokolit, atėherė i tha:” Mos je ba matuf?” Kėtu u mor vesh se ai s“mund t“vinte. Prandaj, qato ditė, menjėherė ia kemi nis motrėn te baba na vizitė, pėr mos me u merzit baba atje pėr dasėm. Atė dasėm po m“duket edhe nė Radio Kukės e ka lajmėru baba. Kemi edhe kangė qė janė inēizu bash pėr dasėm, ku thote se:”Po i pėrshėndes tė gjithė ata krushq e ata dasmorė me kėngėn e Marash Palit!” Kėtu ish mbush oda grumbull e me majė, disa kajshin…”. Shpendi trashėgoi nga i ati Dervish Shaqa, dashurinė pėr kėngėn folklorike. Kėngėt e tij u mundua t“I mbajė gjallė edhe nė mėrgim, ku klubet e vetformuara ishin pika e vetme ku mund tė takoheshin bashkėatdhetarėt tanė. Njėri ndėr klubet, tė vetmet ku ndjhejsadopak ngrohtėsi Kosove, ishte edhe klubi Pėrparimi nė Cyrrih. Por, nėpėr kokėn e Shpendit pandalur sillej njė mėndim I vetėm! “Gjithė kohėn mendojsha si me u taku me babėn. Dhe njė ditė, tek po ecja nėpėr Cyrrih, fillova tė mendoj si t“ia bėj qė kėso vere me u la nė Durrės me babėn. Fluk, hina n“ambasadėe! “Qysh e ki emnin?”, “Shpend Dervishi-Mucaj”. “Auuu, po ti tha je djali i rapsodit Dervish Shaqa. Ti je Shpendi?!”. Dhe, deshira e fjetur qe nga femijerija, per pak kohe do te permbushej. Keshtu, ne vitin 1979, Shpendi I vogel, do te trokiste ne deren e te atit, i bere burre e baba. “O ku je Dervish Shaqa, bre?”-kam thirr te dera. „O, hajde bujrum, more!“-mu pergjigj. Baba ish ul kembekryq, me sharki e qifteli ne preher. Perze, nuk e ka lujt as komen me u qu me m“marr ngryk.Osa Nura, nje kusheri joni tonin, emigrant poashtu, o cue e m“ka marre n“gryke. Ai hic! Jom perkul e e kam marre per qafe. „A di shka? Hajt shko rruju!“-m“tha. „A je n“mend b.Dervish?”-I tha Osa. „Le te shkon-tha-te rruhet, se ma con mallin si atehere kur e kom perqafe si femije, ne gjume. S“ma ka pas regj faqen hic...E tash tek asht rrit e tek osht ba me lesh!” Kėnga pėr takimin e serishėm pas 18 vjetėsh, vazhdoi deri nė mėngjes, thotė Shpendi. Por, pritja e lokes ishte edhe mė e gjatė…
Dueti Dervish Shaqa dhe Demush Neziri, mbeten ne historinė e folklorit shqiptarė si ushqim i shpirtit tė shqiptareve qė duan kombin, gjuhėn dhe kėngėn e vet. Ishte kėnga ajo qė i bashkoi dhe do t“jetė vetėm vdekja, ajo qė do t“i ndajė. Me 14 prill tė vitit 1985, emblema e muzikės folklorike shqipe, Dervish Shaqė Mucaj, i lindur me 14 maj tė vitit 1910, nė Llukė tė Epėrme, vdiq nė Rashbull tė Shqipėrisė. “Dervish Shaqa o dek n“gjoks tė Demush Nezirit. Si, be ka ba Demushi: “Cka s“ka ba vaki, edhe pėr s“vdekuni I shkojshin lotėt rrokotel!”-rėfen lokja. „Atė ditė kam qėnė nė klubin “Pėrparimi”, nė Cyrrih. Telegramin e merr njė shok imi dhe kur lexon: “Shpend, ka vdek Dervish Shaqa!“, e merr e fluturim vjen nė klub, edhepse kurrė ai njeri nuk vinte nė klub as nuk dilte nė demonstrate, se atėherė pėr njė tubim apo demontratė nė shtete tė perėndimit, e humbshme pasaportin. Unė kam qėnė tuj kėndue. Bash asi hovi baba ma kish cue nji sharki prej Shipnije. Si e kam pa t“ulun n“karrika t“para, thashė: “Ah bre, si Tefiku m“paska sjell njė lajm tė dhimbshėm!” Por, kur e pyeta, ma ktheu: „Ku e din ti si kom pru dishka unė?“ „E di-i thashe, se ti nuk vjen ktu me m“nigu mue!“ M“shkoji mendja edhe te nana, se edhe ajo ish plakė. Por, kur m“tha se asht prej Shqipnije, e dita…!“ Bashkėshortja e Demush Nezirit me fėmijėt Bashkėudhėtari I tij, Demush Nezir Mulliqi, I lindur me 1912, nė Llukė tė Eepėrme, vdiq me 7 gusht te vitit 2001, nė Shinavlash tė Shqipėrisė. „ Na erdh telegrami si o vdek Demush Neziri-rrėfen
lokja. Shkoi djali i madh prej Zvicre ne Shqipni, me shokė e me Kosova e robėruar dhe e larė me gjakun popullit tė saj, tashmė po rikthen dritėn. Nėpėr rrezet e kėsaj drite, rapsodėt legjendar I rikthehen Kosovės, Deanit, pėrmes festivalit gjithėkombtar, „Eshkė e ndezur mbi Shkėlzen“, kushtuar rapsodit legjendar, Dervish Shaqa dhe tė gjithė rapsodėve tė tjerė. “ Sivjet, pėr festival osht ardhė djali prej Zvicre, postofat me e pa. Shkuan bashkė me qikė. Ditėn e parė e kishin pas pėrmend edhe Demushin, kah kanė knue, tė dytėn herė-hic! Demushin e Dervishin, dita e nata s“i ka da. Vallahi, kanė dhanė shfaqje nė Prishtinė, nė Shkup, kanė kėndu nėpėr dasma e kurrė s“janė da prej shoqi shojit. Ka bo lazem, janė ardhė prej dasmave tė dy e m“kanė qu mu prej cilerit e janė ra tė dy nė njė shtrat e unė jam dalė e jam ra nė tjetėr sobė. Janė deshtė ner veti, si “sban vaki nė dynje, pa I da kurgjo. E qata po cuditna unė, si kaq fort jarani patėn ner veti e fort ke shyhret me I pa dikush nė televizor tė dy bashkė,e mu da ner veti, zor… Gjithmonė kan knu bashkė, gjithmonė kanė nejtė bashkė, kurrė s“janė prish ner veti. S“I dau Rankovici, si ke zavali ma I madh, s“i dau Enver Hoxha as kurrfarė mileti, e me I da tash per s“dekni…Pse ashtu?! Gjynah asht ashtu! Nana Dykė “Por, populli ėshtė vėzhguesi mė i mirė!”-thotė i biri i Dervsh Shaqės, Shpendi. “Unė mendoj se kur pėrmendet Dervish Shaqa, popullit tė Dukagjinit vetvetiu i shkon mendja edhe te Demush Neziri. Ktu nuk ka kurrfarė ngatėrrese. Se Demush Neziri ka qenė krah I Dervish Shaqės, e dinė krejt ky popull!“ Tė dy rapsodėt kosovarė, Dervish Shaqa dhe Demush Neziri, tė cilėt shkruan histori nė tel tė qiftelise, shkuan motin me kokė tė kthyer kah kufiri shqiptaro-shqiptar, matanė tė cilit kishin lėnė gjysmėn e vetvetes...Malli pėr Kosovėn i ndoqi deri nė frymėn e fundit, sepse u desh mė shumė se gjysmė shekulli rrugėtim I kombit shqiptar nga tė dyja anėt e kufirit, qė muri qė ndante zemrėn tė shembej pėrfundimisht! Ajete Beqiraj, Radio Kosova |
|
|
| ©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org |