Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

15 ari truall te familjes Syla nga Papiqi, do te jene tash e tutje pika ku do te grumbullohen besimtare katolike te komunes se Decanit, te cilet sot nuk I kish penguar as moti me shi te ngarendnin drejt kishes se Zonjes se Madhe, e cila sot per here te pare po hapte dyert per ta.  Perbrenda, altari I veshur me petkun e pashkeve, prifterinje, kori I femijeve e kenget ksihtare e perjashta, besimtare plot nen qatite qe pikonin apo nen ombrellat e tyre, nder te cilet edhe dy fqinjte, katolike e muslimane.

“Jam shume i lumtur,sepse me d ertimin e kishes ndryshojne shume sende. Kur nuk e kishim kishen, uhdetonim tri ore te tera deri ne Kishen e Gllogjanit te Pejes“-thote Sadik-Marjan Berisha.

Edhe Hajdar Dreni, besimtar musliman i gezohet ndertimit te vendit per falje, per vellane e tij katolike, me te cilin ne te shtaten faqe ishin te nje besimi.

„Kjo don te thote per mua shume, edhe si qytetare edhe si besimtare muslimane-thote z.Dreni. Eshte nje dhurate shume e madhe per te gjithe ne. Prandaj, falenderoj te gjithe ata qe kane kontribu e me se tepermi, KFOR-in italian“.

Kishen e pare katolike ne komunen e Decanit e bekoi Ipeshkvi I Ipeshkvise se Kosoves, imzot Dode Gjergji, i cili me kete rast tha se:

„Kjo kishe e kryen procesin e shenjterimint tone dhe e ngjall shpresen qe na e ka dhane Krishti i ngjallun. Prandaj, ne kete kishe dhe ne kete vend, ne ushqejme shpirtin tone qe te kalitemi me shenjterim ne menyre qe te jemi te zot me u perball me boten dhe me e lakmue qiellin“:

Per ndertimin e kishes katolike ne  nje hapsire prej 110 metra katrore,  CIMIK-u Italian investoi 34 mije euro, perderisa derkorimin e saj e ndihmoi KFOR-I polak. Xhavit Loshaj, pronar I firmes ndertimore, ndjehet I privilegjuar:

„Ky eshte nje privilegj per mua, sepse une mund te ndertoje me mijera objekte, por vetem nje mund te permendet".

Keshtu do te permenedet edhe festa e Pashkeve te sivjeme, e cila besimtareve katolike te komunes se Decanit ua solli dhuraten me te bukur; kishen e pare katolike, dedikuar Zonjes se madhe!

Ajete Beqiraj, Dojce vele & Radio Kosova

©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqës - Lidhje - Kontakt - kosova.org