Ajete Shaban Beqiraj - Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Klina, gjate vitit 2008 kishte nje zhvillim te hovshem. Objekte te reja shkollore per te 10 mije nenxenesit e kesaj komune dhe infrastrkutra rrugore, ishin prioritet i qeverise komunale. Por, ndonese eshte bere shume-shumecka tjeter mbetet per t´u bere-thote kryetari i Kuvendit Komunal te Klines, z.Sokol Bashota, sipas te cilit, buxheti i kesaj komune per vitin 2008 ishte 668 mije euro.

 „Por, me te hyrat qe i ka realizu komuna e Klines ne kete  vit, ne kemi arrit ne 700 mije euro fillimisht, ndersa kemi 1 milion e 700 mije euro nga te hyrat vetanake“.

Komuna e klines eshte nje vend bujqesor. 90 per qind te siperfaqes prej 308.8 kilometrash katrore, eshte toke bujqesore; e vetmja mundesi per zbutjen e papunesise, re cila ketu arrin shifren ne 56 per qind.  

„E vetmja mundesi per te kriju vende pune nderkohe, eshte ivnestimi ne agrokulture“-thote z.Bashota.

Neper te 14-te bashkesite territoriale te Klines me 54 vendbanime, kalojne gjashte lumenj. Mirepo te 60 mije banboret e saj edhe me tej perballen me mungesen e ujit te pijes.

„Gjashte lumenj te cilet nuk shterrojne kurre, por edhe sot e eksaj dite nuk kemi uje te pishem.  Prioreritet i qeverisjes sime do te jete nje investim per uje te pishem per qytetaret e komunes sone. Vertet, ne do te perballemi me nje ksoto te madhe dhe do t´na marre shume kohe, sepse na duhet nje fabrike e ujit qe do te pastroje ujin e pijes jo vetem bilogjikisht por edhe kimikisht dhe kostoja e saj do te jete mbi tre milione euro“.

Klina, e banuar me nje llojllojshmeri kombesishe dhe religjionesh, ka nje trajtim te barabarte per secilin. Si komuna e pare ne te cilen ka filluar kthimi, ne Kline jane krijuar kushtet per rikthimin e mbi 900 personave. Ndersa, nder shqetesimet krtyesore mbetet zbardhja e fatit te 94, prej te 125 te pagjeturve, sa ishin gjithsejt.

Ajete Beqiraj, Dojce Vele