Ajete Shaban Beqiraj - Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Pyjet qindravjecare, fushat gjelberore, klima e pershtatshme dhe llojllojshmeria e luleve ne Rrafshin e Dukagjinit, jane karakteristikat ideale qe mundesojne zhvillimin e bletarise ne kete rajon. Kullosa intensive per bleten ne kete komune konsiderohen: akacia, livadhet, bliri, pishat dhe geshtenja. Por, "perkrah rendimenteve te larta dhe produktit shume cilesor, pengese perben konkurenca jolojale-thote Hajdin Bajramaj, kryetar i Shoqates se bletareve “Pishat e Decanit. Importi iproduketeve te pakontrolluara fare plus falsifikatoret vendore, mospuna e inspekcionit qe duhet me u marr me ekte pune, bletaret I godet shume. Sepse, ne mund te bejem konkurence me kualtiet dhe me sadsi, vetem neve na duhet nje mebshtetje“.

Se sa e kane bletaret kete mbeshtetje institcuionesh, Selajdin Hasi, 65 vjec, nga Gjakova, i cili tash tri vjet sjell ne kullosat e Decanit te dhjetera kosheret e bleteve te tij.

„Kurgja s´na japin hic. Sivjet kane shku dem nga rriqera me qindra, por asnjeri nuk ka ardhe me thene cka eshte tuj ndodh. Vet eshte dashte me ekzistu, bile edhe prej pensionit me nda dicka...Por, une i dua bletet dhe s´mund te rri pa to, sepse asnje armate nuk eshte me e kompletuar se keto: me roje te porta, me bartes mjalti, me bartes uji, e palojne mjaltin mos te rrjedh poshte nga ngrohtesia, kur eshte vape flladiten me krahet e vet, kur ben ftohte, mblidhen ne nje bos. Krejt punet i kane te ndara...Eshte nje krijese e vecante!”

Data 1 gusht deri me 15 shtator eshte periudha kur bleta duhet pergatitur per dimer-thote bletari Hajdin Bajramaj, pronar I 150 shoqerive bletesh te ndara ne shoqeri furnizuese dhe prodhuese.

„Sepse, nese me nje gusht fillon bletari me punu me bleten dhe me e pergatit per dimer, atehere gjithe ate mund ia shperblen vitin e ardhshem, padyshim. Nese bletari I zvarrit sherbimet rreth bletes, aq me keq per bleten dhe per shfrytezuesin e bletes. Mesatarja e rendimenteve ne Ksooves sillet prej 15 kilogram deri ne 25 kilogram per shqoeri, porn e vite productive, une marr shume me teper”-thote z.Bajramaj.

Aktualisht, ne komunen e Decanit gjenden afro 3000 koshere blete, te cilat mbledhin nektarin ne lulet e fundit mjaltedhenese, pak para mbeshtjellejs ne boshtin e saj dimeror. Cmimi i nje shoqerie bletesh nderkohe sillet prej 100 deri ne 150 euro, ndersa cmimet e mjaltit ne tregun kosovar jane 6 deri ne 7 euro per kg.

Ajete Beqiraj, Dojce Vele

©2006-2009 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqës - Lidhje - Kalender 2009 - Kalender 2010 - kosova.org - Kontakt