Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Menjehere pas marrjes se Vendimeve Ekzekutive, 2008/16 dhe 2008/21, me ane te te cilave, kryeadministratori i Kosoves kerkon legalizmin e dhurates se dhene manastirit te Decanit nga Parlamenti i Serbise se viteve 90-te, doli me pese rekomandime, me kryesori nder te cilet ishte „qe kryeadmisntratori I Kosoves Joachim Ryker,t“I rishqyrtoje edhe nje here vendimet ekzekutive per t“iu dhene mundesi organeve te drejtesise, qofte vendore qofte nderkombtare, qe te bejne punen e vet.

 

“Cfaredo qe te jete epilogu, komuna dhe populli do ta pranojne ate! Faktet tona nuk mund te mohohen. Por ka gjase qe ne te vehemi para aktit te kryer!”-pat paralajmeruar shefi ekzekutiv i Kuvendit Komunal te Decanit, Halil Tolaj, ne seancen e 20 majit. Dhe, me kete duket te kishte te drejte. Sepse, nga burimet tona mesojme se komuna e Decanit, te ejten(19 qershor 2008)nga kryeadministratori Ryker ka marre nje leter ne te cilen behet e ditur se „pa marre parasysh nėse Komuna fizikisht i ndryshon Shėnimet Kadastrale ose jo, Vendimet Ekzekutive kane fuqinė e ligjit dhe pėrfaqėsojne pozicionin legal te Autoritetit te UNMIK-ut ne lidhje me Shėnimet Kadastrale te komunes se Deqanit.

 

"Prona i ėshtė grabitur Manasitirit nė vitin 1946”-thonė pėrfaqėsuesit e Manastirit tė Deēanit.“Toka shoqėrore I ėshtė dhuruar Manastirit me 1997, me ligjet e Serbisė sė udhėhequr nga Sllobodan Millosheviē-thonė zyrtarėt komunalė te Decanit. Kryetari i Komunes, Musa Berisha konfirmoi marrjen e kesaj letre, por nuk deshi ta komentoje permbajtjen e saj.

 

Rikujtome se nė vendimet ekzekutive 2008/16 dhe 2008/21, nėnshkruar nga kryeadministratori I Kosovės Joachim Ryker, kerkohet bartja mbi Manastierin e Decanit  Ngastrave te tokės tė regjistruara nė librat kadastralė tė komunės sė Decanit, nė pronėsi shoqėrore tė Qendrės sė Bletarisė "16 nentori",; ngastrat e tokės, tė regjistruara nė pronėsi tė "Ndermarrjes Hoteliere Turistike "Decani" si dhe, ngastrat e regjistruara nė emėr tė ndėrmarrjes shoqėrore, "Ndėrmarrja pėr Banesa Publike".

Ajete Beqiraj, Radio Kosova