Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
Tingujt e lehte te insturmeneteve muzikore te luajtur nga nxenesit e shkolles fillore te muzikes „Lorenc Antoni“, ne Peje, percilinin kujtimet e te gjithe te pranishmeve nga komunat e Rajonit te Pejes, te cilet ne nje menyre apo ne tjetren, jeten e refugjatit e kishin perjetuar ne lekuren e vet. Zoje Sejfijaj, perfaqesue e Komunėsa se Decanit, sjell rrefimin e saj si refugjate, me 1999: „Kur permendet fjala refugjate menjehere me kthehet mendja ne perjetimin tim dhe nuk ndjehem mire as tash, kur jam e riatdhesuar. Vendi im i trete si refugjate ishte Zvicra dhe edhe pse ne Gjeneve ishte zyra e UNHCR-it,me besoni, nje vit me eshte dashur qe nje pacient t“ia siguroje kontaktin me nje specialist gjegjes. Me kujtohet perkthyesi qe thoshte:"Gezohem qe di te shkruaj dhe te lexoj, ngase drejtesi nuk ka askund...". Komesariati i Larte i Kombeve te Bashkuara per Refugjate, ofron mbrojtje te te drejtave dhe mireqenje per refugjatet e ikur nga dhuna dhe persekutimi, si dhe zgjidhjeje te qendrueshme per rifillimin e jetes se tyre. Ndersa, Millorad Sharkovic, zyrtar per kthim ne Kuvendin Komunal te Klines thote se: „Ckado qe t“i shtojė asaj qe tha zonjusha nga Decani, do te jete e tepert, sepse te gjithe ne e kemi perjetuar kete ndjenje ne lekuren tone. Dhashte Zoti qe dic e tille tek ne kurre me te mos perseritet! „Komisariati i Larte i Kombeve te Bashkaura(UNHCR) ofron ndihme per me shume se 11 milione refugjate ne mbare boten dhe ndihmon afer 14 milione persona te zhvendosur perbrenda vendeve te tyre. Agjencioni i Kombeve te Bashkuara per Refugjate ka nen perkujdesje poashtu, azilkerkuesit, te kthyerit, personat e pashtetesi dhe grupe te tjera te ikura nga dhuna e represioni, me nje shifer rreth 31,7 milione refugjate dhe te zhvendosur ne gjithe boten“-njofton Shefi i Misionit te OSBE-se ne Kosove, Martin Loptus, sipas te cilit, Zyra e UNHCR-se ne Prishtine, e hapur qe ne vitin 1993, aktualisht ofron mbrojtje ligjore per 245 refugjate nga Bosnja e Hercegovina dhe Kroacia dhe 398 refugjate nga ish Republika Jugosllave e Maqedonise. Ndersa, nen perkujdesje te UNHCR-se jane edhe 21 mije persona te zhvendosur perbrenda Kosoves per shkak te perkatesise se tyre etnike. Ajete Beqiraj, Dojce Vele |