Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
Blegtoria eshte nje sektor i rendesishem, i cili jep rezultate ne vazhdimesi ne bujqesine gjysme komerciale te komunes se Decanit. Kullosat natyrale prej mijera hektaresh si dhe burimet ujore ne gjithe territorin e komunes, favorizojne zhvillimin e nje blegtorie intenzive dhe me perspektive. „Komuna e Decanit ka mbi 7 mije hectare kullosa natyrale, kryesisht ne zonat e larta te bjeshkeve e poashtu edhe kullosa artificiale, ne zonat rurale. Nga siperfaqja e pergjithshme e tokes bujqesore prej 11 mije e 551 hektare, nje vend te vecante ze edhe ushqimi per pergatitjen dhe mbaresimin e kafsheve“-thote Bajram Qeku, zyrtar i Departamentit per Bujqesi, Pylltari dhe Zhvillim Rural. Gjate luftes se fundit ne Kosove, rreth 70 e infrastruktures blegtorale eshte demtuar. Nderkohe qe, fondi i bagetive i cili para luftes numeronte 40 mije dele dhe gjedhe, eshte reduktuar ne 15 mije krere. „Ende eshte nje gjendje jo e kenaqshme-thote z.Qeku, sepse 60 per qind te fermave jane ferma ekzistenciale, te cilat kane nje deri ne kater lope. Ferma te mesme kemi diku 38 per qind, ndersa ferma komerciale vetem 2 per qind. Keshtu qe, synimi yne eshte qe nga fermat ekzistenciale te shkohet ne krijimin e fermave gjysmekomerciale dhe komerciale-thote z.Qeku. Nevojat e Komunes e Decanit me produkte blegtorale plotesohen deri ne 60 per qind. Perpunimi i produkteve behet me metoda te vjetra-ne ekonomite familjare, ndersa shitja behet pa ndonje organizim te vecante. Nder rekomandimet e Strategjise Komunale per Zhvillimin e Qendrueshem te Bujqesise, per sektorin e blegtorise nder te tjera rekomandohet: Mbeshtetje per shoqatat e fermereve dhe orjentimi I tyre ne mbjelljen e siperfaqeve me te medha me bime forragjere si dhe mbrojtje institucionale per racat e autoktone te lopes se njohur si raca “Bushe” dhe te races se deles, „Bardhoka e Dukagjinit“. Ajete Beqiraj, Radio Kosova |