Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

"Konsideroj se, nė bashkėsinė ndėrkombėtare ekziston pajtueshmėri e gjerė qė Serbia nuk duhet te mbaje zgjedhje lokale nė territorin e Kosovės, pasi kjo paraqet shkelje tė rezolutės 12/44-ka deklaruar per mediat e Beogradit, te premten, kryeadministratori i Kosovės, Joakim Ryker. 

„UNMIK-u deri me tani nuk ka penguar mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale te Serbise ne Kosove dhe kete nuk besoj se do ta bej as kesaj radhe. Dhe, une besoj se keto zgjedhje do organizohen edhe ne Gorazhdevc“-thote Sllobodan Petkovic nga Gorazhdevci.

Por, eurodeputetja Doris Pack, mendon ndryshe:

“Eshte e qarte se rezoluta 12/44 nuk lejon mbajtjen e zgjedhjeve lokale serbe ne Kosove dhe nese te gjithe i referohemi kesaj rezolute, atehere kete duhet ta bejme edhe kur eshe fjala per zgjedhjet lokale. Eshte e papranueshme qe Serbia te mbaje zgjedhje lokale ne Kosove“.

Qendrimi unanim I institucioneve te Kosoves eshte kunder mbajtjes se zgjedhjeve lokale tė Serbisė edhe nė Kosovė. Deputetet e Parlamentit synojne nxjerrjen e nje deklarate, me ane te se ciles, sic jane shprehur,“Kuvendi duhet tė thotė fjalėn e vet, pėr faktin se po cenohet integriteti i Kosovės“. Ata poashtu I bejne thirrje UNMIK ut qė nė fund tė mandatit tė mos provokojė situatė tė pavolitshme".

Por, si ndjehen serbet e Kosoves ne mes dy forcave qe ngrehin ne ane te kunderta?

„Paj, eshte ndjenje e rende…shume e rende, madje? Dhe, pikerisht per kete duhet kohe per t“u normalizuar jeta se pari, e tek pastaj te stabilizohet edhe ajo pjese e politikes“.

 Por, cfare bene institucionet e Serbise per te merituar voten e serbve te Kosoves dhe si u trajtuan ata, derisa jetonin si te zhvendosur ne Serbi? Dragan Llazovic nga Peja, i cili provoi kete jete pergjigjet i bindur:

“Nuk do te dal ne zgjedhje…As ne Serbi nuk kam dalur, se,te jem i sineqrte, kur kemi ikur nga Kosova nuk na kane pritur kurrqysh. Po mos te kisha punuar me meditje, ne do te vuanim urie. Me jepnin miell e oriz. Se mos nga keto jetohet? Pastaj, ne zgjedhjet lokale nuk kishim te drejte vote ne, sic na quanin atje, refugjatet, te zhvendosurit, shqiptaret e si te duash ndryshe. Kjo eshte e verteta, pse mos ta them? Prandaj, eshte e sigurt se nuk do te dal…C“me duhet mua te dal ne zgjedhje?“

Ajete Beqiraj, Dojce Vele