Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Nen hijen e drunjve qindravjecare  te pushimores, rreth tri kilometra mbi qytezen e Decanit, punetoret e ndermarrjeve te ndryshme, dikur kalonin pushimet verore. Uji i ftohte, era e fresket dhe aroma e luleve, joshnin cdo vizitor. Por, pas luftes, Pushimorja Decani nderroi emer-nderroi fytyre! Sepse, vendi i cili dikur per punetoret ishte fole verore, tashme eshte bere strehe e perhershme per hallegjinj e te pastrehe. Njera nder to eshte Burbuqe Iberhysaj:

„ Hallet e mia them nuk i ka kush me hi ne tri komunat- Ka pese vjet qe une nje pale papuqe femise tem nuk muj me ia ble, si kushtojne vec nje euro, se le mo per tjeter s´po hi. Femija e mi nuk dine ne tre muaj dite cka asht mishi. Vec me ua fale italianet ndonje sallam ose me ua jep kojshite, se nuk muj une me 70 euro. Nuk di cka jane kah bojne kta politikanet tane? Votat po ua qesim…Edhe ata duhet me kqyr pak. Jemi mbet ne meshiren e Allahut e te popullit Kosoves!"-rrefen Burbuqja, e cila me bashkeshortin dhe te pese femijet jeton me nje ndihme sociale prej 75 eurosh.

„Ha buke thate…Mish nuk e di kur kam hanger…Me pas pare blej akullore, kifle, gjithcka!“-rrefen Jolanda, 7 vjecare.

Nadire Geci, 40 vjecare, nga Bajram Curri i Shqiperise ka ardhe ne Kosove me shpresen per nje jete me te mire. Por, qe nga viti 2000, jeton ne kete kamp, ne dy dhoma, vet e nenta anetare e familjes pa asnje ndihme sociale.

„Punon pune krahu Burbuqja me femije me gjithe djemte, kanalizime te uejrave te abrdha,te zeza, kosisin, prashisin,  cdo gja qe behet me pune krahu-rrefen Nadirja. Sot, per shembul s´kane punu kurrnjo. Nje dite puno e dhjete jo, kjo s´eshte jete! Jemi drejtu per ndihme, por nuk i ka itneresu kurrkujt a kenmi pune a kemi halle. Social asnje grime!“

Agron Kuci nga qendra per pune dhe Mireqenje Sociale:

„Qytetaret te cilet nuk jane pervetesues te ndihmes sociale, mund te paraqesin kerkese. Mirepo edhe pse kemi ba kereksa te tilla, minsitria nuk eshte pergjigjur pozitivisht. Kjo eshte per keqardhje, sepse situata po rendohet vazhdimisht“.

Ne baze te te dhenave te Drejtorise per Ekonomi dhe Zhvillim, ne Kuvendin Komunal te Decanit, prej 60 mije banoreve te komunes, rreth 30 mije prej tyre jane te afte per pune. Numri i punekerkuesve te lajmeruar ne Zyren Komunale per Punesim, eshte 12 mije e 626, pjesa me e amdhe e te cileve i takon moshes 25-40 vet. Por, te dhenat zyrtare nuk paraqesin gjendjen reale, sepse ne kete zyre nuk paraqiten te gjithe punekerkuesit, numrin me te madh te te cileve e perben papunesia afatgjate. Ndersa, kapacitetet e shkaterruara ekonomike dhe aktivizimi i tyre i pjeserishem eshte i pamundur per te zvogeluar numrin e te papuneve. Si rrjedhoje, rritje e varferise. Jete ne skaj te ekzistences. Uri e vazhdueshme…

Ajete Beqiraj, Dojce Vele & Blue Sky