Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
Manastiri i Deçanit |
|
Nje lugine gjelberore ne bregun e djathte te Lumbardhit, eshte vendi
ku Manastiri I Decanit ngrihet ne madheshtine e tij shekullore. Kjo oaze
magjepsese ne Gryke te Decanit rreth dy kilometra larg qytezes, eshte e
rrethuar me kuroren gjelberore te Bjeshkeve te Nemura qe lidhen me
brezin kufitar Kosove-Mali I Zi „Manastiri eshte i ndertuar nga mbreti Stefan Decanski III-te, qe ne shekullin XIII-te, 36 metra i larte dhe 24 metra i gjere, minaretë e te cilit kane nje lartesi prej 29 metrash. Ne teresine e tij jane te gershetuara stili gotik, romak dhe ai bizantin, me nje nderthurrje te stilit barok, poashtu.“ Mjeku Tomo Darjan, njeri nga vizitoret e sotem te Manasitirt te Decanit, ka punuar 35 Porta e Manastirit te Decanit vjet ne Gjermani. Tashme, me te drejte thote se vjen, „pak nga Sllovenia e pak nga Gjermania”: Bashke me shoket e tij, ai ka filluar turneun ne Slloveni, ka vazhduar ne Kroaci, ne Mal te Zi dhe pas njohjes me Kosoven, do te udhetojne per ne Shqiperi dhe ne Greqi. „Ky manastir eshte i njohur boterisht. Eshte thjesht, nje legjende shekullore! Por se, eshte deshperuese te shohesh se si duhet te ruhet si nje burg. Ne te gjithe iManastiri i Decanit dime rrenjet e mjerimit! Nacionalizmat e cuar peshe, ngulfaten Jugosllavine dhe kjo rrebeloi njerezit. Dhe, kur shpirti braktis trupin, atehere ai s´kthehet prapa me. Eshte e dhembshme, sidomos per ne qe jemi rritur ne ish-Jugosllavi, te shohim se si eshte shkaterruar cdo gje!“-thote doktori slloven Tomo Darjan. Perderisa ciceroni Rok Videc, nga qyteti Celje i Sllovenise, i cili qe kater dite po udheheq kete grup vizitoresh, sjell pershtypjet e tij: „Eshte fantastik, sigurisht! Manastirin e Decanit mund ta krahasojme me kishat me te bukura te cilat u ndertuan ne te njejten periudhe, ne Itali, ne bregdetin e Adriatikut, apo edhe ne vende te tjera. Por, manastiri duhet te clirohet nga ky presion ushtarak, qe te jete I hapur per te gjithe njerezit nga vende, kombesi e besime te ndryshme. Qe kjo hapesire te behet Manastiri i Decanit nje piketakim njerezish, qe ata te shijojne bashke bukurine e ketij manastiri“. Sepse: „Ardhmeria eshte ne tolerancen mes njerezve. Nje popull nuk duhet te ngritet kunder popullit tjeter. Popujt duhet te jetojne bashke dhe ne paqe, kjo eshte qenesore!“-thote dr. Tomo Damjan. Tashme, muzgu pranveror po derdh mbi Decan ajrin e paster te rrezebjeshkes. Dielli i perendimit, pemeve te lulezuara ua fal nje shkelqim te argjendte. E ne terhiqemi me shpresen qe Manastiri i Decanit, te mos jete edhe gjate i rrethuar me forca, por t´iu perkas si dikur edhe qytetareve te kesaj treve, te cilet e ruajten dhe e mbrojten nder shekuj. Ajete Beqiraj, Dojce Vele |
|
|
| ©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqës - Lidhje - Kontakt - kosova.org |