Ajete Shaban Beqiraj - Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Ilirijana Tahiraj, nga Zyra pėr Marrėdhėnje me Publikun nė Reifeisen Bank, sipas sė cilės, depozitat e kesaj banke deri nė fund tė qershorit 2008 kanė arritur nė 450 milionė euro, pohon se nuk janė tė prekur nga kriza globale nė sistemin bankar.

„Kriza globale nuk ka pasur asnjė ndikim direkt nė bankėn tonė nė Kosovė. Kjo ėshtė konfirmuar edhe nga bankat e tjera qė veprojnė kėtu si dhe nga Banka Qendrore. Kėshtu qė, ēdo gjė ėshtė nėn kontroll“.

 Linda Sada, nga Gjakova, kliente e kėsaj banke, thotė se „nuk i frigohet humbjes sė parave tė deponuara, pasi qė bankat nė Kosovė funskionojnė ndryshe. Ato nuk japin kredi nėse nuk ke mbulesė. Ti mund tė shfrytėzosh vetėm paratė e tua, sepse ata nuk tė japin para duke u futur nė minus. Kjo krizė vlen pėr bankat qė kanė dhėnė kredi me hipoteka dhe ndėrkohė nuk besoj se ajo krizė do tė ndikojė nė Kosovė. Ndoshta mė vonė…”.

Krahas faktit se Banka pėr Biznes e Kosovės, nga institucioni prestigjioz "Finance Central Europe" ėshtė vlerėsuar si banka mė e mirė nė rajon nė kategorinė e kthimit tė kapitalit, Shqipe Bejtullahu, kliente e BpK-sė, ėshtė e shqetėsuar pėr krizėn globale, sepse thotė ajo: „Cka vjen n“kojshi-prite n“shpi! Unė nė fakt nuk kam mjete mė deponu nė bankė…Mirėpo, edhe po tė kisha, ekziston frika sepse nė shoqėrinė tonė asgjė nuk ėshtė e sigurt“.

Por, Armend Ibrahimi, drejtor Bankės pėr Biznes, dega nė Prizren, i siguron klientėt e vet:

„Banka pėr Biznes ėshtė institucion financiar i cili nuk ėshtė i lidhur nė asnjė formė me bankat e vendeve evropiane dhe kapitali dėrmues i kėsaj banke, ėshtė i investuar nė tregun kosovar. Kėshtu qė, nuk ka vend pėr shqetėsim“.

Megjithėse rreth 92 per qind e aseteve tė bankave qė vepronė nė Kosovė janė nė pronėsi ndėrkombtare, sipas pėrfaqėsuesve tė Bankės sė Kosovės, lėvizjet e caktuara nė bankat amė deri mė tani nuk kanė pasur ndikim tė drejtperdrejt nė sistemin bankar tė Kosovės.

Ajete Beqiraj,Dojce Vele