Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
Populli, mbi supet e te cilit barra e terrorit te pėrgjakshėm rendoi me se tepermi, si pasojė e poltikės sė presidentit tė ndjerė tė Serbise, Sllobodan Milloshevicit, perkrah deshires per perqafimin sa me te shpejt te vlerave demokratike, nuk mund te falin lehte. Ata qe ishin ne frontin e luftes, aq me pak! “Sepse une kam varrosur shoket me duart e mia, nje here ne male e pastaj, per se dyti, ne varre. Mjere per shqiptaret qe i kane harruar kaq shpejt!”-thote Avdyl Mushkolaj, kryetar i Oregnaizates se Veteraneve te Luftes se UCK-se per Dukagjin. Vesna Ilici, e kthyer para shtate muajsh ne Decan, tashme ka filluar punen ne Zyren Komunale per Kthim dhe Komunitete, ne Decan. Ajo eshte e entuziazmuar pėr pėrkrahjen e bėrė nga Zyrat Diplomatike, zyrtarėt komunal, nė veēanti tė liderit tė AAK-sė, Ramush Haradinaj. “Por, une kam kerkuar nga Ramush Haradinaj takim me z.Mushkolaj, ne menyre qe te shtrime mes dy komuniteteve ura miqesie”-thote Vesna. “Nuk dua te takohem me ata! Thuaje sic ta thashe: Asnje serb nuk guxon te kerkoje takim me mua,sepse jemi armiq! Ata kane kerkuar vdekjen time, pushkatimin tim, me kane denuar ne mungese. Nuk merzitem hic fare cka thone serbet. Te gjithe jane te njejte dhe per mua, nuk ka shka te mire!”–eshte pergjegja e prere e Avdyl Mushkolajt, Kryetar i Organizates se veteraneve te Luftės sė UCK-sė, pėr Dukagjin. Ne fillim te muajit qershor, kur te zhvendosurve decanas ne Mal te Zi, qeveria e Kosoves me ane te nje projekti qe implementon Programi per Zhvillim i Kombeve te Bashkuara ne Kosove dhe Keshilli Danez per Refugjate, ua kishte mundesuar viziten ne pronat e tyre dhe mundesine per te pare nga afer kushtet per kthim, me perfundimin e vizites, mediat serbe raportojne se „ata kane ikur per mungese sigurie dhe trysnie nga shumica shqiptare“. “ E gjithe kjo eshte propagande e mediave serbe. Fakti se jam ne Decan flet se kjo eshte vetem fushate mediale dhe asgje me shume. Une jam mire dhe e sigurt-i demanton mediat serbe, Vesna Ilic, e kthyer ne Decan. Ajete Beqiraj, Dojce Vele & Radio Kosova |
|
|
| ©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org |