Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Dita e Pavaresise se Kosoves - Peje

Pritje per shpalljen e aktit madhor te pavaresise, nen valimin e  flamujve dhe i veshur me pankartat si: “Lavdi deshmoreve te kombit”, “Falemnderit Amerike”,”Faleminderit Evrope” si dhe “Me fat pavaresia, Kosove!”, eshte te atmosfera qe karakterizon Pejen e sotme. E qytetaret, kane te njejten pergjigje:

“Menxi c“kemi prit me e pa kete dite! E kjo pritje ka qene e gjate...Qe nga viti 1912 e deri dite te sodit, vuajtje e kiamtete! Kurse sot s“ka gezim ma t“madh per popullin shqiptar kudo ne bote. S “di cka me thane! Ma mire se sot s“mbaj mend ne ymer tem. As s“kam me pas si diten e sodit!”-thote Shaban Dedushaj, 57 vjec nga Vuthaj i Malit te Zi, me banim ne Peje.

“Po dal me e festu Pavaresine e Kosoves, qe te behemi te lire pergjithmone dhe t“i bashkangjitemi mi Bashkimit Evropian dhe botes mbare”-thote Shabani, 70 vjec.

“Po kremtoj me flamuj te Amerikes dhe te Evropes qe na kane ndihmu!”-thote Besniku, 7 vjecar.

“Me 28 prill bahen 9 vjet qe jam ne karroce, jam plagos ne Rrase te Koshares. Erdh dita per te cilen kemi luftu. Per fat te keq nuk jane edhe shoket me te cilet kemi luftu me e gezue bashke kete dite. Ja ka vlejte flijimit, sepse deri ne kete dite e kemi pas nje barre. Por, eshte paguar kjo pritje!”-thote luftetari i lirise, Shpetim Agusholli.

“Po presim pavaresine e Kosoves. Jam i emocionuar...-thote Namik Agusholli i cilk s“mund te perbaje lotet e gezimit. Dite me te lumtur s“ka edhe per tane popullin shqiptar... Mos te kish bota atehere shume veshtire kishim me e fitu pavaresine!”

Atmosfera festive e festes unike, te terheq si me dore ne gjirin e saj. Nderkohe qe gjithandej ndjehet fryma e gezimit te deshmitareve te ketij momenti historik e te papaperseritshem!

Lidhje:

 Ajete Beqiraj, Dojce Vele

©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org