Ajete Shaban Beqiraj - Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Qendra kryesore Mjekėsisė Familjare (QKMF) “Adem Ukėhaxhaj” nė Deēan, po kalon ditet me tė vėshtira tė funksionimit tė saj, vlerėsojnė menaxhuesit e kėsaj qendre dhe personeli i saj mjekėsor. Nė tė gjitha repartet, ankohen pėr mungesė tė ilaēeve mė elementare, ndėrsa nė barnatoren e qendrės ka vetėm ilaqe tė dhuruara nga KFOR-i. Buxheti pėr mallėra dhe shėrbime i kėtij institucioni me tri Qendra tė Mjekėsisė Familjare (QMF), nė: Isniq, Strellc, Irzniq, si dhe nė 5 e pika tė tjera, nė: Prejlep, Gramaqel, Prapaqan, Ratish dhe nė Pobėrgjė, pėr vitin 2008, ishte rreth 40 mije euro.

“Njė buxhet i cili as pėrafėrsisht nuk mund tė plotėsojė nevojat e kėtij insitucioni!”-thotė dr. Haki Shehu, drejtor i Qendrės sė Mjekėsisė Famniljare nė Deēan.

Nė vazhdėn e mbėshtetjes sė pėrhershme, Zyra Italiane pėr Bashkepunim Civilo-Ushtarak(CIMIK)e Brigadės Shumėkombėshe-Perėndim, me bazė nė fshatin Italia, nė Pejė, jo fort larg ,  Qendrės pėr Mjekėsi Familjare te Decanit, i ka dhuruar njė autoambulance me vlerė  prej 15.500 eurosh. Por, kjo ėshtė njė mbėshtetje e vogėl nė krahasim me nevojat e mėdha tė popullatės sė kėtushme, e cila vazhdon tė pėrballet me njė krizė tė rėndė sociale.

“Mjekt na kėqyrin, faliminers. Janė tė interesuem shumė dhe pėr fėmijė nuk na marrin pare. Po, barrnishtat...Vallahi, kur mė kanė thanė 22 eruo pėr shtatė nekcione, kryet m“ka kris. Veē, ajo motra nė barnatore mė tha:”Hajt, baca Ali, jepja fėmijės e i sjell kur tė mundesh!” E, sot m“u desh me ia pru. Bile s“i pata krejt...” –rrefen Ali Rama 67 vjeē, nga Mazniku, i cili tash shtatė ditė sjell nipin pėr vizitė.

Dr. Selman Berisha, drejtor per shendetesi dhe mirėqėnje sociale, nė Kuvendin Komunal tė Deēanit, thotė se buxheti i limituar pamundėson shėrbimet mjeksore nė kėtė komunė, pėr tė shtuar se:

 “Sė bashku me zyrtarin e financave nė Qendrėn e Mjekėsisė Familjare, kemi ba njė parashikim aq sa tė mbijetojmė. Kėshtu qė, buxheti pėr vitin 2009 pritet tė jetė shumė mė i mirė”.

Nė komunėn e Deēanit, numri i personelit nė shėndetin primar ėshtė 21, ndėrsa pagat sillen prej 130-140 euro, pėr kuadrin e mesėm deri nė 240 euro, pėr mjekun specialist.

Ajete Beqiraj, Radio Kosova