Ajete Shaban Beqiraj - Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

” Ėshtė e vėrtetė se punėt pėr pastrimin e pyjeve tė dhėna nga qeveria e vendit, kanė filluar me vonesė, me 17 korrik te ketij viti dhe pėr shkak tė vėllimit tė madh tė tyre, jemi detyruar tė marrim punėtor shtesė si dhe teknologji e cila na mungon. Por, cdo gje ecen nen kontrollin tone dhe  ky shtim i fuqisė punėtore prej afro 200 vetash, jo vetėm qė ka bėrė punėsimin e tyre tė pėrkohshėm, por nuk ju ka lėnė atyre kohė qė tė merren me prerjet ilegale nė pyjet e Deēanit”-thuhet nė sqarimin e udhėheqjes sė kėsaj ndėrmarrjes Pyjore Industriale “Gjeravica”, sipas te cileve, prononcimi publik i kryetarit tė komunės Musa Berisha, se “Gjeravica ka marrė kontraktor tė njėjtit njerėz, kundėr tė cilėve po luftojmė”, nuk qėndron.

Ne nje konference per shtyp, Haki Tahirukaj, drejtor, tha se ndėrmarrja tė cilėn e drejton ai, ka rėnė “viktimė” e Ligjit mbi pyjet, i aprovuar ne vitin 2003, me ane te te cilit Ndermarrjes “Gjeravica” i janė marrė asetet, duke e privuar nga ēdo e drejtė e shfrytėzimit tė pyjeve shoqėrore tė kėsaj komune.

 “Po mbijetojme vetem ne saje tė mėshirės sė Qeverisė sė vendit, e cila herė pas here dhe pėrkohėsisht na jep punė vetėm per pastrimin e pyjeve dhe nese ky ligj nuk nderrohet apo amandamentohet, te 160 punėtorėt e kėsaj ndėrmarrjeje do tė mbesin nė rrugė-thote drejtori Tahirukaj, duke nenvizuar se pėrkundėr privatizimit tė disa objekteve industriale qė pėrpara punonin nė kuadėr tė  Ndermarjes Pyjore Industriale, “Gjeravica”, nuk ėshtė lėvizur asgjė pėr zgjidhjen e statusit tė “Pylltarisė”, “Sharrės” dhe tė vet kėsaj ndėrmarrje, e cila pėrpara menaxhonte me pasuritė pyjore.

Ajete Beqiraj,Radio Kosova