Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Kushtetuta e 15 qershorit nuk eshte kushtetute e pare e shtetit te Kosoves. Me 7 korrik 1990 deputete e Parlamentit te atehershem, nenshkruan Kushtetuten e njohur si Kushtetuta e Kacanikut.

“Rendesia Kushtetutes se Kacanikut e shpallur ne kohe dhe rrethana te pushtimit klasik nga Serbia ksihte nje rendesit e vecante, ngase percolli mesazhin te opinioni i brendshem dhe ai nderkombtar se se ky popull nuk do te ndalet deri ne realizimin e synimeve te veta. Prandaj, s“ka si te mos besojme se Kushtetuta e aprovuar nga parlamenti I Kosoves  do te aplikohet ne tere territorin e Kosoves”-thote Rasim Selmanaj, deputet I Parlamentit te tashem te Kosoves, nga radhet e AAK-se.

Ne ceremonine solemne te hyrjes ne fuqi te Kushtetutes se Kosoves, me 15 qershor, te miratuar nga Parlamenti I tanishem I Re[ublikes se Kosoves, presidenti Fatmir Sejdiu premtoi shtrirjen e saj ne gjithe territorin e Kosoves.

“I besoj, cind per qind. T’lumte na si e kemi prit kete liri e kete pavaresi, e I kemi njerezit tane si ua kemi dhone voten. Jaaa, n“krejt Kosove inshalla, se pergjysme s“vyn kurgjo. Besoj, me emer te Zotit”-shprehet i bindur Hazir Tolaj, nga Prilepi, i cili  I beson premtimit te presidentit dhe eshte mbeshtetur pa frike ne ata qe ua ka dhene voten.

Por, presidenti I Kosoves Fatmir Sejidu, paraljemeroi, poashtu, ”tendencat nga Beogradi qė ta tensionojė gjendjen nė pjesėn veriore tė Kosoves dhe ta cenojė qenien e Republikės sė Kosovės si shtet”. Si kunderpergjigje me aktuale e pėrfaqėsuessve serb tė Kosovės ėshtė paraljemerimi I themelimit te parlamentit paralel serb dhe brenda ketij muaji.

“Nese thuhet se Kosova s’ka ndarje, atehere duhet me  mbajte ato. E kush o kah na mashtron, aty nuk e di”-thote Mete Neziraj nga Lluka e Eperme, nderkohe qe Shkodran Imeraj,kooautor i librit „jetesimi i Kushtetutes se Kacanikut ne Komunen e Decanit“, mendon se:

“As pas 15 qershrit, institucionet e Kosoves nuk do te kene mundesi te shtrine autoritetin e vet ne tere territorin e Kosoves. Sepse, dihet vendosmeria e Rusise, e Serbise dhe e shteteve aleate. Dihet veriu i Mitrovices, „ekstra zonat“ dhe funksionimi i strukturave paralale perbrenda Kosoves“.

Por, Curr Mazrekaj, gazetar shumevjecar, beson se me aprovimin e kesaj kushtetute:

“Kosova do te jete shtet ne kufijte e saj, sepse keto jane edhe qendrimet e bashkesise nderkombtare. Perndryshe, nese hapet qeshtja e kufijve dhe e ndarjeve, do te kemi edhe nje lufte tjeter”.

Pavaresisht te gjithave, lideret e institucioneve te Republikes se Kosoves premtojne se do te sfidojne cdo pretendim nga ana e kujtodoqofte, qe provon te ve ne dyshim ekzistencen e Republikes e Kosoves.

Ajete Beqiraj, Dojce Vele

©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org