Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Prizreni, qytet I lashte te kembet e Sharrit plak, tashme eshte I gatshem per diten e pavaresise.

 “Per programin artistic do te angazhohen shoqeri te ndryshme kulturoro arstiskte, me te cilat qyteti yne eshte shume I begate. Ka shoqeri shqiptare, boshnjake, turkee, rome, etj., te cilat do te kene mundesi te kontribuojne kenget, valet me valet me kenget dhe me defilimin neper rruget e qytetit, ne sheshin Shadervan dhe te Lidhja Shqiptare e Prizrenit, sepse dita e madhe e pavaresie eshte feste e te gjith qytetareve te Kosoves”-thote kryetari I kesaj komune, Ramadan Muja.

Decani ka filluar kremten qe tani. Femijet te cilet percjellin me kurreshetje cdo levizje, jane te vetdishem perse qyteza eshte veshur me petkun festiv.

“Po presim pavaresine!”-thone ata njezeri.

Rruget jane stolisur me pankarta te ndryshme e ne cdo qati valojne flamuj te shteteve aleate. Edhe Zeqe Kuqi, ne qatine e minimarketit te tij, perkrah flamurit kombtar po ve flamurin e Amerikes, „sepse,keta na kane ndihmuar me se tepermi“-thote ai.

Fluksi I konsumatoreve neper dyqane eshte ne rritje, nderkohe qe paralajmerimet per rritje cmimesh po realizohen.

“Dje e kam shkarku vajin me cmim te ri. Ka qene 22 e gjysme tashme eshte 24. Vaji me se tepermi importohet nga Serbia!”-thote y.Kuqi.

Sheshi I Decanit eshte I stermbushur me qytetare te te gjitha moshave. E ne balle te nderteses se Kuvendit Komunal pankarta:

 „Lavdi dėshmorėve tė kombit-Me fat Pavarėsia, Kosovė!”

“Nje pavaresie te cilen populli I Kosoves e meriton!-thote kryetari Musa Berisha, sepse:" Ky eshte momenti me historic.  Prandaj, le te kremtojme duke repsketuar ndjenjat e te tjereve, por ne radhe te pare, duke respektuar perpjekjet e te gjithe brezave per te ardhur te kjo dite!”

Edhe Peja, qytet I cili merr fryme ne Gryken e Rugoves eshte ne pritje te pavaresise.

“A po e presim a jo?”...”Per hajr na qofte!”-degjohen zera qytetaresh, te cilet gjithandej vene simbole e suvenire per festen e tyre historike.

Perderisa, edhe kryetari I komunes se Pejes, dr.Ali Berisha, i fton qytetaret te kremtojne me dinjitet:

“Te dime ta mengjaojme kete gezim, pasi qe cdo eksces e demton diten e gezimit, e lendon pavaresine e Kosoves sepse edhe pas dites se pavaresise na presin shume pune, ne menyre qe te integrohemi ne Bashkimin Evropian“.

 Tashme kur fokusi I botes eshte kthyer ne kete pike te vogel te globit, Kosova pushon besimplote se qe neser do te radhitet nder shtete e pavarurua...

Ajete Beqiraj, Dojēe Vele

©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org