Ajete Shaban Beqiraj - Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Dikur, me shtėpi, shkollė, ambulancė e me tė gjitha kushtet pėr jetesė, sot, fshatrat Jasiē dhe Gjocaj, jane veē njė zone e shkretuar dhe fushė e minuar nga mbetjet e luftės sė fundit nė Kosovė. E megjithatė, banorėt e kėtushėm, kėrkojnė burimin e jetės aty ku struket vdekja.

“I kam 15-tė hektar tokė. Nė muajin e katėr ngjitna e deri nė vjeshtė rri nelt, duhet me punu. S“kam qare...Duhet me hanger!-rrefen Remzi Gjocaj, njėri ndėr tre banorėt e vetėm qė merr guximin tė punoj nė arat e veta.

Shtėpitė e banuara prej 65 familjeve me rreth 600 banorė, janė shndėrruar nė gėrmadha. Mes tyre verė e dimėr tymon vetėm njė ogjak, sepse, tė zhvendosurit jetojnė nė njė lagje tė Junikut, nė tė 120 shtėpitė e ndėrtuara pėr refugjatet serb e malazez tė ardhur nga Shqipėria, nė vitet “90-tė.

“Tė gjitha insitucionet e dinė se fshtarat tona janė tė pabanuara. Unė i kam nė Gjocaj 4 hektarė e 80 ari. Shtėpinė e kam pas me 16-tė dhoma. Por, e kanė rrėnu forcat serbe”-rrėfen Asllan Ganijaj, njėri ndėr tė zhvendosurit nė kėtė lagje.

 “S“kemi ku me u kthy, se toka ėshtė ė minume, shpitė janė djeg e shkatrru, uji ėshtė prish...S`asht vend me rrnu asnji dakik”-ankohet bashkėshortja e tij.

“S“ka pas ditė gjatė luftės si s“kemi prit e pėrcjell nga 100 tė huaj, tuj iu kthy bukė e tuj nxjerr pėrtej kufirit. Tash na kanė lanė si t“humbun, as s“fol kush me neve as s“kqyrin send n“dynja tė Zotit. Rrymėn e kemi qu vet e as njė pėllėmbė kabėll s“na kanė dhanė. Cka tė bėj komuna pėrpara me 65 mije euro? Buxhet i kputun asht ai!”

Deminimi ėshtė kusht elementar pėr kthimin e kėtyre banorėve nė vatrat e veta. Deminimi ėshtė i domosdoshėm edhe pėr investime nė tė ardhmen. Por, nga qeveria e Kosovės deri mė tani s“ėshtė ndėrmarrė ndonjė hap konkret. Ndėrsa, Kuvendi Komunal i Junikut me buxhetin e limituar vetėm tani ka arritur tė bėj njė hap tė parė pėr krijimin e kushteve pėr kthim tė kėtyre banorėve nė dy fshatrat e brezit kufitar, Kosovė-Shqipėri.

“Kemi bėrė planin detal tė rrugės Junik-Gjocaj-Jasiq-Lugu i Gjatė, me njė largėsi prej 20-22 kilometrash. Pra, ėshtė njė rrugė strategjike jo vetėm pėr Junikun, por pėr gjithė kėtė pjesė tė Kosovės”.

“Deri sa ta shoh nuk besoj. Se, me u shtru rruga, i madh e i vogėl vjen lart, se atje ėshtė vendi ynė, ėshtė livadhi, ara, dardha, molla, qershia, lopa, viēi...Ėshtė jeta!”

Nė dy fshatrat rrėzė bjeshkėve tė Gjeravicės, tash nėntė vjet ka pushuar jeta.

 Ajete Beqiraj,Dojce Vele